Tag: kërkimin

  • Dokumentet nxjerrin “zbuluar” Kinën: Kërcënoi universitetin britanik për të ndalur kërkimin mbi të drejtat e njeriut

    Dokumentet nxjerrin “zbuluar” Kinën: Kërcënoi universitetin britanik për të ndalur kërkimin mbi të drejtat e njeriut

    Kina zhvilloi një fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj Universitetit Sheffield Hallam në Mbretërinë e Bashkuar për ta detyruar të mbyllte kërkimet mbi abuzimet ndaj ujgurëve në Xinjiang, sipas dokumenteve të siguruara nga BBC.

    Sipas dokumenteve të brendshme, stafi i universitetit në Kinë u ngacmua dhe u kërcënua nga persona që u identifikuan si anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kinës.
    Në të njëjtën kohë, akseset në faqet e internetit të Sheffield Hallam u bllokuan nga Kina, duke penguar rekrutimin e studentëve kinezë, një goditje e ndjeshme ekonomike për institucionin që fitonte miliona paund çdo vit nga ky treg.
    Në një e-mail të brendshëm të korrikut 2024, zyrtarët e universitetit pranuan se:
    “Përpjekja për të mbajtur biznesin në Kinë dhe publikimi i hulumtimit tani janë partnerë të paqëndrueshëm.”
    Në qendër të çështjes është profesoreshë Laura Murphy, eksperte e të drejtave të njeriut dhe skllavërisë moderne, e cila hetonte përdorimin e punës së detyruar nga myslimanët ujgurë në rajonin kinez të Xinjiang.
    Kina e mohon kategorikisht këtë praktikë, por raportet e Murphy-t dhe ekipit të saj në Qendrën “Helena Kennedy” kishin gjetje që lidhin industrinë kineze të paneleve diellore, tekstilit dhe pjesëve të makinave me punën e detyruar.
    Pas presionit nga autoritetet kineze dhe një padie për shpifje, në fund të vitit 2024 universiteti nuk publikoi një raport të ri të ekipit të saj.
    Në fillim të vitit 2025, drejtuesit i thanë profesoreshës se nuk mund të vazhdonte më kërkimin mbi zinxhirët e furnizimit në Kinë.

    Top Channel

  • Në ndjekje të legjendës naziste, leje zyrtare për kërkimin e ‘Trenit të artë’

    Në ndjekje të legjendës naziste, leje zyrtare për kërkimin e ‘Trenit të artë’

    Një përparim i rëndësishëm mund të jetë bërë në kërkimin shumëvjeçar të “trenit të artë të Hitlerit”, trenit legjendar që, sipas gojëdhënave, është i ngarkuar me ar, stoli dhe madje edhe me “Dhomën e Ambrës”, një kryevepër artistike me një vlerë të përllogaritur deri në 300 milionë euro.

    Që prej vitit 1945, qeveri, forca ushtarake dhe gjuetarë thesaresh në Poloni kanë kërkuar pa ndërprerje për këtë tren misterioz, i cili besohet se u zhduk në kaosin e fundvitit të Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, vëmendja është përqendruar në veri të vendit, në zonën Dziemiany, ku autoritetet kanë dhënë zyrtarisht leje për kryerjen e shpimeve dhe sondazheve arkeologjike.

    Zyra për Mbrojtjen e Monumenteve ka miratuar kërkimet në një bunker të dyshuar të periudhës naziste. Një zëdhënës i Zyrës Rajonale deklaroi se vendndodhja mund të jetë një depo e fshehtë gjermane. “Disa spekulojnë se mund të jetë edhe Dhoma e humbur e Ambrës,” tha ai.

    Sipas Jan Delingowski, ish-oficer radioje në flotën tregtare, në fund të vitit 1943 nazistët ngritën një terren stërvitor për njësitë SS në atë zonë. Ai e lidh këtë aktivitet edhe me figurën e errët të Erich Koch, një prej zyrtarëve më famëkeq të regjimit nazist.

    Dokumente të deklasifikuara nga Instituti i Kujtesës Kombëtare tregojnë se shërbimi sekret polak dhe KGB-ja sovjetike kanë qenë të interesuara për Koch, me shpresën se ai do të zbulonte vendndodhjen e “trenit të artë”.

    Një dëshmi interesante vjen nga një i burgosur që e takoi Koch në vitet ’80. Ai pretendon se nazisti i tha vendin ku ishte fshehur thesari. Sipas këtij rrëfimi, treni kishte devijuar nga itinerari i tij drejt lumit Oder dhe kutitë me pasuri ishin fshehur në një bunker të kamufluar mbi një kodër, pranë një liqeni dhe në afërsi të ish-barakave të SS-ve.

    Kërkimet e mëparshme në këtë zonë kanë zbuluar një strukturë murature të vjetër, një rezervuar i ndërtuar me tulla, duke i dhënë më shumë peshë teorive që qarkullojnë prej dekadash.

    Nëse zbulimi konfirmohet, ai mund të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme arkeologjike të shekullit – jo vetëm për vlerën materiale të thesarit, por edhe për ndriçimin e pjesëve të errëta dhe ende të pashpjeguara të fundit të Luftës së Dytë Botërore./KultPlus.com

  • Mbyllja e doktoraturave/ Berisha: Duke bllokuar kërkimin shkencor, Ramaduro po ia kalon edhe Enver Hoxhës! Studentët dhe pedagogët të ngrihen në protesta

    Mbyllja e doktoraturave/ Berisha: Duke bllokuar kërkimin shkencor, Ramaduro po ia kalon edhe Enver Hoxhës! Studentët dhe pedagogët të ngrihen në protesta

    Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi rilindjen gjatë një konferencë shtypi se, “duke bllokuar kërkimin shkencor, Ramaduro po ia kalon edhe Enver Hoxhës!”.

    Ai u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që të ngrihen në protesta.

    Berisha: Sot unë gjithashtu dua të denoncoj një deklaratë të Ramaduros me të cilën ai de facto ka tejkaluar çdo diktator në planetin Tokë, ka tejkaluar në mënyrë totale paraardhësin e tij, Enver Hoxha, ka tejkaluar Kim Jong-un, ka tejkaluar Maduron.

    Dje, Ramaduro deklaroi para pedagogëve, të quajtur pedagogë, se mbyllëm doktoraturat se ishin kot.

    Siç jeni në dijeni, unë kam denoncuar gjatë këtyre viteve në mënyrën më të përsëritur ndalimin e doktoraturave në universitetet publike dhe lejimin e tyre në universitetet private, çka krijoi një biznes doktoraturash të jashtëzakonshme me fitime kolosale për Edi Ramën dhe ata që përfituan nga ky vendim absolutisht antikushtetues, antiligjor.

    Por Edi Rama hoqi maskën dhe u mburr dje para një këshilli që ai tha se janë pedagogë, se mbyllëm doktoraturat sepse ato ishin kot.

    Nuk ka deklaratë që në rrafshin e injorancës mund të tejkalojë.

    Nuk ka akt dëshmi më flagrante të një urrejtje ky person zhgarravitës me një kulturë mizerabël socialiste të tregojë për kërkimin shkencor dhe universitetet, por nuk ka goditje më të rëndë për mendimin intelektual, mendimin akademik, mendimin universitar se sa ky vendim.

    T’u heqësh universiteteve të drejtën e kërkimit shkencor, doktoraturave pra, do të thotë t’i sterilizosh ato nga mendimi akademik, nga mendimi shkencor.

    Do të thotë në mënyrë absolute t’i shkatërrosh në mënyrë përfundimtare dhe këtë nuk e ka bërë njeri në botë.

    Kjo ndodh për herë të parë që nga themelimi i tij i Universitetit të Tiranës.

    Diktatura hoxhiste, as në periudhën e revolucionit kulturor kinez, periudhën më të zezë ideologjike që ka njohur Shqipëria, periudhë në të cilën u sulmua Rilindja shqiptare si dekadente, nuk bllokoi kërkimin shkencor.

    Të bllokosh kërkimin shkencor do të thotë të vrasësh që në ngjizje ëndrrat shkencore të mijëra e mijëra të rinjve, të cilët nga laboratorët dhe klinikat dhe auditoret e këtij universiteti kanë publikuar, kanë realizuar punimet shkencore origjinale nga më seriozet, të publikuara në revistat më serioze të Europës dhe botës si punime origjinale.

    Të mburresh se mbyllëm doktoraturat se ishin kot, do të thotë jo vetëm se je një injorant kongjenital, një urrejtës i universiteteve dhe mendimit akademik, por je një armik i egër i mendimit kombëtar, i mendimit shkencor dhe iu bëj thirrje studentëve, pedagogëve të universiteteve të ngrihen me forcën më të madhe kundër këtij injoranti urrejtës të tyre që me përroin e tij të shkatërruar psikik, kërkon të censurojë, të bllokojë ëndrrën e tyre shkencore, kërkimin shkencor, formimin e tyre shkencor si shtyllë kryesore e përparimit akademik.

    Nuk mund të ketë… u them atyre pedagogëve që e kanë dëgjuar aty, unë nuk e pashë, se pashë vetëm Korbën e Kovidit, u them atyre pedagogëve që kanë qenë dhe kanë heshtur, kanë kryer një turp kombëtar intelektual.

    Ata duhet të braktisnin sallën, jo të heshtnin para një deklarate të tillë.

    Ndaj dhe ftoj studentë, pedagogë të marrin në dorë fatin e universiteteve të tyre.

    Të ngrihen kundër një grupi lakejsh që i lëpijnë këpucët Edi Ramës për një favor apo një tjetër dhe e lejojnë të lavdërohet me mbylljen e doktoraturave, akt i padëgjuar në botë.

    Preteksti se Shqipëria është dheu i plagjiaturave, Edi Rama, Shqipëria është dheu i narkozyrtarëve, i zyrtarëve kriminelë, vrasës, i kryeministrit më hajdut në historinë e saj dhe në planet.

    Pa diskutim që ka plagjiaturë, por në kushtet e sotme të programeve të shumta për diktimin e plagjiaturave, krijimi i sektorëve pranë universitetit anti-plagjiaturë është zgjidhja më e thjeshtë.

    Po plagjiatura nuk është vetëm e Universitetit të Tiranës. Kanë dalë ministra, kanë dalë kryeministra, kanë dalë persona të njohura të vendeve më të zhvilluara që kanë kryer plagjiatura dhe është mbajtur qëndrim ndaj tyre.

    Por as Kim Jong-un, as diktatorët më mizorë nuk kanë ndërmarrë një akt të tillë që të mbyllin doktoraturat që janë edhe praktika kryesore e kërkimeve shkencore.

  • Trump i bën nder Europës? Ka shansin që të rikthejë “trurin” e larguar, por…

    Trump i bën nder Europës? Ka shansin që të rikthejë “trurin” e larguar, por…

    Administrata amerikane po godet fort kërkimin shkencor, duke krijuar mundësi për Europën që të tërheqë talentet. Por për të arritur këtë, duhet një mbështetje financiare më e madhe.
    Për dekada me radhë, “rrjedhja e trurit” nga Europa në Shtetet e Bashkuara ka qenë e njëanshme, një rrjedhje e vazhdueshme përtej Atlantikut. Por tani situata po ndryshon. Ndërsa qeveria amerikane e Donald Trump-it po redukton ndjeshëm buxhetet për kërkimin shkencor, shumë studiues po mendojnë të largohen nga Amerika.
    Ndryshe nga pritshmëritë që goditja do të ishte e përqendruar në çështje kulturore të ideologjisë liberale të majtë, si mjedisi apo studimet gjinore, goditjet prekin fusha themelore të shkencës, pa dallim ideologjik. Për shembull, janë prekur fondet për kërkime mbi diabetin, sterilizimin e insekteve, kirurgjinë me lazer, dhe madje edhe studimet mbi valët gravitacionale që fituan çmimin Nobel.
    Sipas të dhënave, fondet për Institutin Kombëtar të Shëndetit (NIH) janë ulur me 40%, ato për NASA-n me 25%, ndërsa për Fondin Kombëtar për Shkencën (NSF) është bërë një shkurtim drastik prej 57%, që do të thotë 6 miliardë dollarë më pak. Financimi për matematikanët dhe fizikantët është ulur me mbi 60%, ndërsa edhe Inteligjenca Artificiale po merr më pak fonde sesa kërkohet.
    Kërkuesit duan të ikin
    Një pjesë e madhe e studiuesve amerikanë po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit. Sipas një sondazhi të revistës shkencore Nature, 75% e 1 mijë e 600 kërkuesve që u anketuan po mendojnë të emigrojnë kryesisht në Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.
    Tashmë edhe Europa ka mundësinë e saj. Mes viteve 2012-2020, 1 milion të diplomuar europianë shkuan përtej oqeanit. Shpesh mes tyre ishin më të mirët. A mund të shpresohet në një kthim të madh të talentëve të rinj në shkencë? Madje, jo vetëm të rinjve premtues.
    Një studim i institutit Bruegel tregoi se rreth 10% e shkencëtarëve kryesorë në SHBA kanë lidhje me Europën. Madje kjo shifër arrin në 20% për universitetet e mëdha si Harvard dhe Columbia.
    A do të rikthehen në Europë?
    Shansi për Europën është i madh, por nuk duhet harruar se pagat për kërkuesit janë ende shumë më të ulëta në krahasim me Amerikën.
    Në Francë, për shembull, një studiues 35-vjeçar fiton rreth 4 mijë euro në muaj, ndërsa në SHBA paga është 2 mijë euro më e lartë. Për shkencëtarët më të njohur, diferenca është edhe më e madhe.
    Në SHBA mund të fitojnë mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa në Europë pagat zakonisht nuk kalojnë 100 mijë euro. Megjithatë, për shumë studiues rëndësi ka edhe mbështetja morale, infrastruktura dhe financimi i projekteve.
    Bashkimi Europian ka krijuar një fond prej 500 milionë eurosh për kërkime, por kjo shumë është shumë e vogël për të konkurruar seriozisht me SHBA-të.
    Financimi është çelësi
    Bruegel sugjeron se duke përdorur fondet e mbetura nga paketa anti-Covid, Europa mund të arrijë të sigurojë deri në 4 miliardë euro për kërkimin shkencor gjatë 5 viteve të ardhshme.
    Kjo shumë do të ishte në nivel me investimet amerikane, ku vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë atje ka pësuar shkurtime fondesh prej 2.2 miliardë dollarësh.
    Deri tani, 13 vende europiane kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të rrisë ndihmën financiare. Disa universitete në Bruksel dhe Marsejë kanë nisur programe për të tërhequr kërkues nga SHBA-të.
    Italia, e cila nuk ofron stabilitet për studiuesit, mbetet jashtë kësaj gare, megjithatë potenciali që këta talentë të sjellin në Europë është i rëndësishëm për të gjithë rajonin./ Shkrim nga La Repubblica

  • Vendimi/ Edi Rama edhe kryetar i Akademisë së Shkencave

    Vendimi/ Edi Rama edhe kryetar i Akademisë së Shkencave

    Vendimi/ Edi Rama edhe kryetar i Akademisë së Shkencave

    Me një vendim të datës 28 maj, të firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, qeveria ka ngritur Këshillin Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (KKSHKSH), një organ i ri që do të drejtohet de facto nga Kryeministri Edi Rama, i cili është emëruar si kryetar i këtij këshilli.

    Vendimi, që ka kaluar pa shumë bujë publike, parashikon që në përbërje të KKSHKSH-së të jenë 19 anëtarë, mes tyre 7 ministra, përfaqësues të agjencive shtetërore dhe vetëm 4 përfaqësues nga universitetet, si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave. Në thelb, akademikët zëvendësohen nga politikanët, ndryshe nga struktura e mëparshme ku kërkimi shkencor drejtohej nga Këshilli i Akademikëve dhe vetë universitetet.

    Këshilli i ri do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), që do të veprojë si sekretariat teknik.

    Sipas Qëndresës Qytetare, ky vendim cënon lirinë akademike dhe bie ndesh me ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, duke i dhënë goditjen përfundimtare pavarësisë së universiteteve dhe zhvillimit të arsimit cilësor në vend.

    Situata është edhe më alarmante në aspektin financiar:

    Vetëm 0.056% e PBB-së është alokuar për kërkimin shkencor në vitin 2025, shumë larg minimumit 1% të kërkuar nga direktivat e BE-së;

    Universitetet përdorin mesatarisht vetëm 0.15% të të ardhurave nga tarifat e studentëve për kërkimin shkencor, ku Universiteti i Tiranës bie në nivelin më të ulët me vetëm 0.09%;

    Shqipëria renditet e fundit në Evropë përsa i përket intensitetit të kërkimit shkencor, me vetëm 6 artikuj shkencorë për 100,000 banorë.

    “Ky vendim është simboli i kapjes përfundimtare të arsimit nga politika dhe një hap mbrapa në ringjalljen e universiteteve shqiptare”, thekson Qëndresa Qytetare në reagimin e saj.

  • A ka jetë jashtë Tokës?/ Ja çfarë zbuluan astrofizikantët në ‘univers’

    A ka jetë jashtë Tokës?/ Ja çfarë zbuluan astrofizikantët në ‘univers’

    Një ekip kërkimor nga Universiteti i Kembrixhit ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm që mund të shënojë një hap të madh në kërkimin e jetës jashtëtokësore. Ata kanë zbuluar molekula kimike në atmosferën e eksoplanetit K2-18b, të cilat në Tokë janë prodhuar ekskluzivisht nga organizmat e gjallë. Ky është një hap i rëndësishëm pasi mund të sjellë një përgjigje për pyetjen që ka shqetësuar njerëzimin për shekuj, ‘a ka jetë diku tjetër në universit?’

    Përmes teleskopit hapësinor James Webb të NASA-s, ekipi ka arritur të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së këtij planeti të largët. K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe ndodhet rreth 700 trilion milje larg nesh. Megjithatë, teleskopi JËST ka pasur aftësinë të analizojë atmosferën e planetit dhe ka zbuluar gjurmë të molekulave që zakonisht gjenden në Tokë dhe janë të lidhura me jetën, si dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS), të cilat prodhohen nga organizmat si fitoplanktoni dhe bakteret në oqeanet e Tokës.

    Ky zbulim është shumë i rëndësishëm dhe, për shumë shkencëtarë, është i dyti më i rëndësishëm pas një të ngjashmi që u bë rreth 18 muaj më parë. Por edhe pse gjetjet janë emocionuese, studiuesit e pranojnë se duhen më shumë prova për të konfirmuar se këto molekula vërtet janë të lidhura me jetën. Profesor Niko Madhusudan, i cili drejton hulumtimin në Kembrixh, tha se kjo mund të jetë ‘pikë kthese’ në kërkimin e jetës jashtëtokësore. Ai beson se brenda një deri në dy viteve mund të kemi provat që do të vërtetojnë ekzistencën e jetës në K2-18b.

    Megjithatë, ky zbulim është ende në fazë të hershme dhe kërkon më shumë hetime. Disa shkencëtarë, përfshirë profesor Catherine Heymans nga Universiteti i Edinburgut, e paralajmërojnë se edhe nëse gjetjet janë të sakta, mbetet e paqartë nëse molekulat që janë zbuluar kanë origjinë biologjike apo mund të kenë ardhur nga procese gjeologjike që ndodhin në planetë të tillë.

    Një tjetër pjesë e debati shkencor është se si mund të shpjegohet mungesa e amoniakut në atmosferën e K2-18b, pasi disa studiues sugjerojnë se ky mund të jetë një tregues për një oqean të lëngshëm që mbulon planetin. Megjithatë, disa sugjerojnë se mungesa e amoniakut mund të ketë ardhur nga një oqean të shkrirë shkëmbor, një teori që do të përjashtonte mundësinë e jetës.

    Ky hulumtim është vetëm një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm në kërkimin e jetës jashtëtokësore. Zbulimi i molekulave të lidhura me jetën mund të na çojë një hap më afër kuptimit të një nga pyetjeve më të mëdha të njerëzimit: A jemi ne të vetmit në univers?

    Zbulimi është publikuar në revistën shkencore ‘The Astrophysical Journal Letters’, dhe debati shkencor është ende në zhvillim e sipër. Hulumtimet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të kuptuar nëse këto molekula janë prova të jetës, apo nëse ato mund të kenë një origjinë tjetër. Syri.net-to vima.gr.

     

  • Bullgaria dhe Shell marrëveshje për kërkimin e naftës dhe gazit në Detin e Zi

    Bullgaria dhe Shell marrëveshje për kërkimin e naftës dhe gazit në Detin e Zi

    Ministri i Energjisë Zetso Stankov dhe Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Kërkimin, Strategjinë dhe Portofolin Eugene Okpere nënshkruan sot një kontratë për projektet e kërkimit të naftës dhe gazit në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, në emër të divizionit të kërkimit dhe prodhimit të Shell.

    Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në godinën e kabinetit, në prani të kryeministrit Rosen Zhelyaskov.
    Kërkimet do të shtrihen në Bllokun 1-26 Han Tervel, duke mbuluar afërsisht një sipërfaqe prej 4,000 km katrore .
    Stankov tha se marrëveshja është jashtëzakonisht e rëndësishme. “Me nënshkrimin e tij, ne po hedhim një hap të rëndësishëm drejt zbulimit të potencialit të thellë të Detit të Zi për furnizime të ardhshme me gaz,” theksoi ai.
    Ky pritet të jetë “gazi më i lirë” që Bullgaria do të përdorë, pasi nuk do të përfshijë tarifa shtesë dhe vendi do të fitojë gjithashtu nga të drejtat e shfrytëzimit.
    Kryeministri Zhelyaskov vuri në dukje se projekti ka “rëndësi të madhe politike”, pasi e vendos Bullgarinë midis lojtarëve aktivë në rajon që eksplorojnë potencialin e paeksploruar të pellgut të Detit të Zi. Zhvillimi i vetë depozitave të vendit, tha ai, ka “potencial të madh”, ndërkohë që njeh kohën e nevojshme që rezultatet e prekshme të jenë të dukshme.
    Në mars, Stankov nënshkroi një dokument me OMV Offshore Bulgaria dhe NewMed Energy Balkan për të vazhduar eksplorimin në Bllokun 1-21 Khan Asparukh, i vendosur gjithashtu në detin e Zi të Bullgarisë.

    Top Channel

  • Ngjarje e rëndë/Burri plagos gruan në Sarandë

    Ngjarje e rëndë/Burri plagos gruan në Sarandë

    Identifikohet autori që goditi bashkëshorten me thikë. Ai është Adriatik Bodini, 55 vjeç.
    Policia vijon kërkimin. Për momentin është duke krehur gjithë zonën në lagjen nr.4. Përveç forcave policore, në punën për kërkimin e autorit po përdoret edhe droni.
    Njoftimi i policisë:
    Sarandë/Informacion paraprak
    Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • EMRI/ Plagosi bashkëshorten me thikë, kush është 55-vjeçari që kreu krimin

    EMRI/ Plagosi bashkëshorten me thikë, kush është 55-vjeçari që kreu krimin

    Identifikohet autori që goditi bashkëshorten me thikë. Ai është  Adriatik Bodini, 55 vjeç.

    Policia vijon kërkimin. Për momentin është duke krehur gjithë zonën në lagjen nr.4. Përveç forcave policore, në punën për kërkimin e autorit po përdoret edhe droni.

    Njoftimi i policisë:

    Sarandë/Informacion paraprak

    Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.