Tag: kërkimet

  • 27-vjeçari i humbur në Has/ Rinisin kërkimet në bjeshkët e Hasit

    27-vjeçari i humbur në Has/ Rinisin kërkimet në bjeshkët e Hasit

    Kërkimet për gjetjen e 27-vjeçarit Ajet Leshi, i cili ka humbur kontaktet që prej 6 prillit, kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në bjeshkët e Domajve të Hasit.
    Kërkimet po kryhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit.
    Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, njoftoi se nëse kërkimet nuk do të japin rezultate gjatë ditës së sotme, të premten do të dërgohen 100 trupa ushtarake për të ndihmuar.
    Ajet Leshi, i cili jeton në fshatin Kishaj të Hasit, u largua më 6 prill për të shkuar në gjah në bjeshkët pranë Malit të Pashtrikut.
    Pas një telefonate për ndihmë që bëri në mesditën e 6 prillit, ai humbi çdo gjurmë, dhe kërkimet vazhdojnë pa rezultate, pavarësisht operacioneve me helikopter dhe dron nga ushtria dhe Shërbimi Kombëtar i Kërkimit Shpëtimit Malor i Kosovës, që dy ditë më parë njoftuan ndërprerjen e operacionit deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

  • Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Rinisin kërkimet për të riun nga Hasi

    Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Rinisin kërkimet për të riun nga Hasi

    Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.
    Kërkimet për Ajet Leshin edhe në ditën e katërt do të bëhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.
    Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit u largua nga banesa mëngjesin e së dielës me 6 prill për gjah në bjeshkët afër Malit të Pashtrikut.
    Në mesditën e 6 prillit, 27-vjeçari telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej katër ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter nga ushtria e dron nga skuadra e Shërbimit Kombëtar i Kërkimit Shpëtimit Malor i Kosovës, që dy ditë më parë njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

  • I zhdukur prej dy ditësh në malin e Pashtrikut/ Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin

    I zhdukur prej dy ditësh në malin e Pashtrikut/ Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin

    Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej dy ditësh është zhdukur në malin e Pashtrikut. Në operacion është angazhuar policia, Emergjencat Civile, ushtria ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit.
    Kërkimet sipas Prefektit të Kukësit Dritaj Baji po bëhen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru. Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim- Shpëtimit Malor të Kosovës. Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.
    Në fillim u raportua se i riu kishte dalë për të gjuajtur në mal dhe rreth mesnatës ai ka telefonuar për ndihmë familjarët. Terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë kanë vështirësuar punën dhe familjarët nuk kanë arritur të pikasin të riun. Kërkimet gjatë ditës së djeshme nuk ishin të suksesshme pasi nuk gjetën asnjë shenjë të tij dhe familjarët nuk kanë asnjë kontakt me riun.

  • I zhdukur prej dy ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në Has, ndihmë edhe nga Kosova

    I zhdukur prej dy ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në Has, ndihmë edhe nga Kosova

    Pamje nga kërkimet

    HAS- Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur, Ajet Lleshi! Kërkimet kanë riniszur në orët e para të mëngjesit, teksa në operacion janë angazhuar Policia, Emergjencat Civile, Ushtria,ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit. Prefekti i Kukësit, Dritan Baji, lajmëron se kërkimet po zhvillohen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut, ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru.
    Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim –Shpëtimit Malor të Kosovës. Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.
    Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen më 6 prill, pasi kishte dalë për të mbledhur dru. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë, familjarët edhe pse ishte kohë e keqe u ngjitën në mal për ta gjetur por nuk arritën ta pikasnin.
    Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar duke u ndarë në drejtime të ndryshme, por nuk mundën që ta gjenin të riun e zhdukur. Mirëpo, gjatë kërkimeve, humbi edhe i ati i 27-vjeçarit.
    Riza Lleshi u gjet pasditën e djeshme, pas disa orësh kërkime në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa, kërkimet për të birin ende vazhdojnë./ZËRI

  • Doli për të prerë dru në pyll, zhduket 27-vjeçari në Has

    Doli për të prerë dru në pyll, zhduket 27-vjeçari në Has

    Një 27-vjeçar nga Hasi është zhdukur pasi ka dalë për të prerë dru në pyll.Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.”, njofton Policia.