Tag: kërkesën

  • Kërkuan Veliajn në mbledhje, SPAK rrëzon kërkesën e Këshillit Bashkiak Tiranë

    Kërkuan Veliajn në mbledhje, SPAK rrëzon kërkesën e Këshillit Bashkiak Tiranë

    SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet ditën e nesërme ku do të diskutohet për buxhetin 2026. Burime e bëjnë me dije këtë, por nuk dihet nëse do ta lejojë kryebashkiakun që të marrë pjesë online në mbledhje.
    Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë thuhej se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
    Kjo kërkesë erdhi pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë dhe la Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.

  • PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik

    PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik

    kuvend

    TIRANË- Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik në seancën e kësaj të mërkure.  Mazhoranca votoi kundër mocionit, duke refuzuar kërkesat e opozitës për shqyrtim dhe diskutim të thelluar të politikave sociale në këtë fushë.
    Opozita kishte kërkuar debat për të adresuar nevojat e qytetarëve më të prekur dhe për të nxitur masa konkrete për rritjen e standardit të jetesës. Kjo nuk është hera e parë që PS rrëzon kërkesat e opozitës, pasi që në mesin e muajit shtator, kur ka nisur parlamenti, mazhoranca ka rrëzuar pesë mocione me debat, tre kërkesa për komision hetimor dhe dy kërkesa për interpelancë me kryeministrin./ZËRI

  • SPAK kërkon ekstradimin e Ben Ahmetajt nga Zvicra

    SPAK kërkon ekstradimin e Ben Ahmetajt nga Zvicra

    Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.
    Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë. Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë.
    Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.
    “Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër.”, tha avokati.
    Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa palët nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë paraprake.

  • Opozita kërkoi shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut, rinis Komisioni i Ekonomisë

    Opozita kërkoi shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut, rinis Komisioni i Ekonomisë

    Pas disa minutash ndërprerjeje ka nisur Komisioni i Ekonomisë.

    Komisioni u ndërprerë për të shqyrtuar kërkesën e opozitës, se dëgjesa me Ministrinë e Infrastrukturës për projekt-buxhetin 2026, të bëhet në praninë e ministres Belinda Balluku.
    Kryetarja e komisionit deklaroi se projekt-buxheti të diskutohet, teksa shtoi se do të paraqesë kërkesën e tyre për të mundësuar pjesëmarrjen e ministres.

  • Irena Gjoka “heq dorë” nga “Gërdeci”, pritet vendimi i kreut të GJKKO, nëse pranohet

    Irena Gjoka “heq dorë” nga “Gërdeci”, pritet vendimi i kreut të GJKKO, nëse pranohet

    fatmir mediu-irena gjoka

    TIRANË- Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka kërkuar të largohet nga procesi i gjykimit të dosjes së tragjedisë së Gërdecit. Kërkesa e saj ka ardhur pasi të martën Gjykata e Posacme, i rrëzoi kërkesën ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi. Po në të njëjtën seancë, Gjoka deklaroi se do t’i paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, kryetarit të GJKKO-së Erion Bani. 
    Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake. Sipas ligjit, dejtuesi i Gjykatës së Posaçme do të shqyrtojë kërkesën dhe nëse pranohet, atëherë gjyqi pritet të rinsi nga e para me një tjetër trupë gjykuese.
    Ish-ministri i Mborjtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

  • Kërkoi mandatin në Kushtetuese, gjykata rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

    Kërkoi mandatin në Kushtetuese, gjykata rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit, duke çuar Asim Vokshin drejt konfirmimit si anëtar i GJK.
    Llagami ishte një nga tre kandidatët që garonin për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese, për të pasuar Holta Zaçajn.
    Për të fituar garën, një kandidat duhet të sigurojë të paktën 3/5 e votave të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, por asnjëri prej kandidatëve nuk arriti këtë kuorum.
    Si rrjedhojë, sipas rregullores, u emërua kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), pra Asim Vokshi, me 89.5 pikë.
    Llagami depozitoi një kërkesë pranë Kushtetueses, ku shprehu dyshime mbi vlefshmërinë e procesit, duke pretenduar se vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, çka e privoi nga mundësia për të fituar postin me shumicë të cilësuar votash.

  • “Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

    “Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

    Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për dalë nga paraburgimi.

    Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.
    Gjon Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
    Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.

    Top Channel

  • Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

    Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia.
    Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg të caktuar nga Shkalla e Parë.
    Gjon Shkambi pretendon se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

  • Plarent Ndreca do gjykohet me procedurë të zakonshme, GJKKO rrëzon kërkesën për moskompetencë

    Plarent Ndreca do gjykohet me procedurë të zakonshme, GJKKO rrëzon kërkesën për moskompetencë

    plarent ndreca

    TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme. Ndërkohë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për shpalljen e moskompetencës nga kjo gjykatë dhe kalimin për gjykim të çështjes në Gjykatën Penale të Tiranës.
    Me këtë vendim, Ndreca do të përballet i vetëm me një proces, ndërsa 15 zyrtarët e tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje do të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Ata akuzohen për shkelje gjatë procedurave të prokurimit publik në vitin 2019. Ndreca akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
    Për të njëjtën vepër penale akuzohen: Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Deni Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari dhe Aida Shehi. Ndërsa, për falsifikim dokumentesh akuzohen: Erand Majko Rroboçi, Klejdi Kujtim Meço dhe Emiliano Flamur Mehmeti.
    Ndreca akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve. Sipas SPAK, deputeti socialist dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Gjon Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk, ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore. Radovani sikurse thuhet në dosjen e SPAK rezulton të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institucionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme. /ZËRI

  • Plarent Ndreca kërkoi shpalljen e moskompetencës për çështjen, GJKKO rrëzon kërkesën e tij

    Plarent Ndreca kërkoi shpalljen e moskompetencës për çështjen, GJKKO rrëzon kërkesën e tij

    GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të PS, Plarent Ndreca, për t’u gjykuar me gjykim të zakonshme. Ndërkohë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për shpalljen e mungesës së kompetencës së GJKKO-së në shqyrtimin e çështjes.
    Me këtë vendim, Ndreca do të gjykohet i vetëm në GJKKO, ndërsa 15 anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave do të përballen me drejtësinë përmes procedurës së shkurtuar.
    Plarent Ndreca u mor i pandehur nga SPAK më 28 tetor, nën akuzën për veprën penale “shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”. Procedurat e këtij tenderi janë zhvilluar gjatë kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.
    Nga ana tjetër, 13 prej të pandehurve akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, ndërsa 3 të tjerë për “falsifikim dokumentesh”, po ashtu të kryer në bashkëpunim.