Tag: kërkesën

  • Organizoi transportimin e 7 emigrantëve që vdiqën në aksident, GJKKO rrëzon kërkesën e të riut

    Organizoi transportimin e 7 emigrantëve që vdiqën në aksident, GJKKO rrëzon kërkesën e të riut

    Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e një të riu që kërkoi të lirohet, pasi masën ndaj tij e ka vendosur një gjykatë e zakonshme dhe për këtë sipas tij kanë rënë afatet.

    Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, vendimi u dha ditën e sotme dhe siç arsyetoi gjykata në seancën me dyer të mbyllura kërkesa për lirimin e menjëhershëm të Steviljano Ndout është e pabazuar në ligj.
    Steviljano Ndou dyshohet se organizoi trafikimin e shtatë shtetasve nga Pakistani të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik e së bashku edhe me Edison Begajn, shoferi që po i transportonte.
    Aksidenti tragjik ndodhi në fshatin Kuqar pranë Këlcyrës pasi klandestinët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër dhe pas ndjekjes nga policia u konstatua se makina në largim e sipër kishte përfunduar ne lumin Vjosë.
    Për këtë ngjarje tragjik pati edhe një hetim nga AMP e cila konstatoi se policia nuk kishte kryer shkelje gjatë kontrolleve.

    Top Channel

  • GJKKO refuzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve të dosjes “5D”

    GJKKO refuzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve të dosjes “5D”

    Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve të dosjes “5D”.
    Sipas gjykatës, çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se çështja duhet t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm.
    Në vijim SPAK kërkoi kohë për të paraqitur listën e dëshmitarëve dhe të provave që do të paraqesë në gjykim.
    Seanca e radhës pritet të mbahet në 17 prill. Të pandehur në këtë çështje janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.
    Gjykimi i tyre në një proces të zakonshëm do të thotë që të pandehurit nuk përfitojnë ulje dënimi në rast se deklarohen të fajshëm në përfundim të gjykimit.

  • Interpol refuzon kërkesën e BiH, nuk lëshon urdhërarresti ndërkombëtar për Dodik

    Interpol refuzon kërkesën e BiH, nuk lëshon urdhërarresti ndërkombëtar për Dodik

    Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit ka refuzuar kërkesën e BiH-së për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik dhe Nenad Stevandiç, mëson Istraga.ba. Kërkesa u refuzua në bazë të nenit 3 të statutit të Interpolit, i cili ndalon përndjekjen politike. Gjykata e BiH-së, për përkujtim, urdhëroi lëshimin e një urdhër-arresti, por kjo kërkesë e BeH-së u refuzua. Dodik dyshohet për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç i kishte thënë se nuk do të ishte në fletarrest ndërkombëtar, transmeton Klix.ba. “Presidenti Aleksandër Vuçiç sapo më telefonoi për të më thënë se ka marrë një njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë është pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së BeH për të lëshuar një urdhër të kuq për mua dhe (Nenad) Stevandiçin”, ka pohuar Dodik në rrjetin social X.
    “Faleminderit Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për mbështetjen dhe komunikimin e qartë dhe parimor me Interpolin. “Faleminderit gjithashtu Presidentit (të Hungarisë) Viktor Orban, si dhe presidentëve të të gjitha vendeve të tjera që bënë ankesë, duke kuptuar sfondin politik të persekutimit ligjor ndaj të cilit jam i ekspozuar”, shtoi Presidenti i Republikës Srpska. Presidenti i Republika Srpska u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e postit politik në një vendim jo-përfundimtar në fund të shkurtit për miratimin e ligjeve të paligjshme. Aktualisht është në fuqi një urdhër-arresti i brendshëm ndaj Dodik.

  • Lidhje me grupin e Suel Çelës/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu

    Lidhje me grupin e Suel Çelës/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu për zëvendësimin e masës së sigurimit.
    Kërkesa u paraqit më 27 janar 2025 dhe kishte si objekt ndryshimin e masës së sigurimit të vendosur me vendimet nr. 138, datë 22.11.2024 dhe nr. 146, datë 27.11.2024 të së njëjtës gjykatë, për shkaqe shëndetësore.
    Apeli ka lënë në burg Fetahun pasi i jepte Suel Çelës vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime.

    Njoftimi:
    Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:
    1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah
    2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

    ​Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, u arrestua në nëntor të vitit 2024 në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo akuzohet për korrupsion dhe lidhje me grupe kriminale në Elbasan, veçanërisht me organizatat e drejtuara nga vëllezërit Çopja dhe Suel Çela. ​
    Sipas hetimeve, Fetahu dyshohet se ka marrë ryshfet nga anëtarë të këtyre grupeve kriminale, në këmbim të informacioneve sekrete dhe vendimeve gjyqësore në favor të tyre. ​
    Pajtime Fetahu ka pasur një karrierë 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë, por dha dorëheqjen në nëntor 2022, pak para se t’i nënshtrohej procesit të vetingut. Gjatë karrierës së saj, ajo është përballur me akuza të ndryshme, duke përfshirë pezullimin nga detyra në vitin 2017 për kërkesë të një ryshfeti prej 2 mijë eurosh për lirimin e një të burgosuri. ​
    Aktualisht, Fetahu po mbahet në paraburgimim e Pogracedit dhe ka kërkuar të lirohet për arsye shëndetësore, por kjo kërkesë u rrëzua në seancën e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme.

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë shqyrton në 3 prill kërkesën e Mario Përlleshit për liri

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë shqyrton në 3 prill kërkesën e Mario Përlleshit për liri

    Mario Përlleshi, Luis Meçe dhe Martin Cani

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjyqim ankimimin e Mario Përlleshit lidhur me masën e sigurisë që i është caktuar nga shkalla e parë për vrasjen e Martin Canit. Trupa gjykuese, e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, do të vendosin më datë 3 prill në orën 10:00 nëse do e pranojnë kërkesën e mbrojtjes ndaj të miturit, ose do të lënë në fuqi masën “arres me burg”.
    Mbrojtja e të miturit shtjellon në rekursin e saj kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.
     

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Përlleshajt që kundërshton ‘arrestin në burg’

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Përlleshajt që kundërshton ‘arrestin në burg’

    Vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt mbi kundërshtimin e masës së sigurisë arrest në burg. I mituri akuzohet si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij Martin Cani në 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli”, ndërsa Shkalla e Parë refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

    Ndërkohë, togat e zeza të Gjykatës së Lartë e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të vendosin më datë 3 prill në orën 10:00 nëse do e pranojnë kërkesën e mbrojtjes së Përlleshajt për ndryshimin e masës shtrënguese, apo do lënë në fuqi vendimin e 2 shkallëve më të ulëta të gjyqësorit. Mbrojtja e të miturit pretendon në rekursin e saj se nuk ekzistojnë dyshimet e arsyeshme, kontestimet mbi ekspertizën e rrethanave të ngjarjes, nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.

    Kujtojmë se si pasojë e përleshjes mes të miturve mbeti i plagosur edhe vetë autori i dyshuar si dhe Luis Meçaj. Prej nëntorit të 2024, 14-vjeçari Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë.

  • MPJD: Ndaluam vizitën e ministrit serb për shkak të refuzimit të vizitës së Çekut në Preshevë

    MPJD: Ndaluam vizitën e ministrit serb për shkak të refuzimit të vizitës së Çekut në Preshevë

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuzuar kërkesën për vizitën e ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në Kosovë, në shenjë hakmarrjeje me refuzimin nga autoritetet serbe të vizitës të ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në preshevë.
    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita”, tha për REL-in, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në MPJD.
    “Nga ana tjetër, pala serbe ka parashtruar kërkesën e saj më 24 mars, pra katër ditë pas kërkesës sonë, dhe ka kërkuar që vizita e tyre të marrë përparësi. Pra që ne ta miratojmë kërkesën e tyre para se ata të trajtojnë kërkesën tonë, ani pse ne të parët kemi bërë kërkesën”, shtoi Fazliu.

    Nga MPJD-ja akuzuan Serbinë për “qasje destruktive”, duke shtuar se Beogradi synon “të imponojë njëanshmëri në trajtimin e vizitave zyrtare”.
    “MPJD rithekson se qasja e Kosovës do të mbetet e bazuar në reciprocitet dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës”, tha Fazliu nga MPJD.
    Më herët gjatë 26 marsit, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi se Çekut për herë të dytë i ishte refuzuar vizita në Preshevë, një nga tre komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.
    Në anën tjetër, ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.
    Sinani ka akuzuar autoritetet në Serbi se fshihen “pas një fasade pro-evropiane”, por vendime të tilla, sipas saj janë “akt i politikës nacionaliste serbe”.

    Serbia ende nuk ka dalë me një sqarim se pse iu refuzua kërkesa për vizitë Çekut.
    Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, po ashtu ka njoftuar se autoritetet në Kosovë ia kanë ndaluar kërkesën për vizitë në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.
    Ai ka thënë se ka synuar që të takohet me punëtorët shëndetësorë në institucionet shëndetësore serbe – që konsiderohen ilegale në Kosovë.
    Llonçar e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me këto ndalesa të vizitave “drejtpërdrejt po minon normalizimin e raporteve”.
    Ministri serb i Shëndetësisë ka pretenduar se për vizitën e tij në Kosovë kishte pasur njoftim, siç kërkohet me marrëveshje.
    Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
    Vizitat duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Më pas, autoritetet në shtetet përkatëse duhet t’i autorizojnë ato.
    Viteve të fundit, si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë refuzuar kërkesat për vizita të zyrtarëve qeveritarë, por edhe të figurave fetare, teksa raportet mes dy vendeve janë të tensionuara.
    Tensionet janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
    Tensionet kulmuan shtatorin e atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.
    Po ashtu, vitin e kaluar kanali i Ibër-Lepencit në veri u sulmua me mjete plasëse. Për sulmet, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në to./REL

  • Vr*sja e Martinit, kalon për gjykim çështja ndaj autorit

    Vr*sja e Martinit, kalon për gjykim çështja ndaj autorit

    Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit.
    Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për dërgimin në gjyq të të miturit për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në të njëjtën seancë gjykata ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga i akuzuari.

    Psikologia Lindita Hoxha ka shprehur dakordësi për vijimin procesit me gjykim të zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel.
    Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës ”Fan Noli”.