Tag: kërkesat

  • Çështja ndaj Berishës/ Gjokutaj: Kërkuam që SPAK të individualizonte provat, GJKKO rrëzoi kërkesat tona, akt i paprecedentë

    Çështja ndaj Berishës/ Gjokutaj: Kërkuam që SPAK të individualizonte provat, GJKKO rrëzoi kërkesat tona, akt i paprecedentë

    Çështja ndaj Berishës/ Gjokutaj: Kërkuam që SPAK të individualizonte provat, GJKKO rrëzoi kërkesat tona, akt i paprecedentë

    Pas përfundimit të seancës gjyqësore në lidhje me dosjen ‘Partizani’, avokati Genci Gjokutaj u shpreh se GJKKO ka rrëzuar kërkesat e tyre të bëra në seancën paraprake.

    Sipas Gjokutaj, ende nuk ka një vendim për kalimin e çështjes në gjykim themeli, ndërsa pala në gjyq, do të vijojë të bëjë kërkesat e nevojshme lidhur me këtë dosje.Genci Gjokutaj

    Ne sot përfunduam fazën e pretendimeve tona dhe gjykata u tërhoq dhe ka dhënë vendim në lidhje me kërkimet tona gjatë seancës paraprake që kanë të bëjnë me pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve dhe këtu, shteroi vendimmarrja e gjykatës, por jo, vendimmarrja për dërgimin ose jo të çështjes në gjyq.

    Ne kërkuam pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve për një sërë aktesh, nga kërkesa që Gjykata ti bëjë thirrje prokurorisë të kërkojë saktësimin dhe individualizojë provat për secilin subjekt në këtë proces, sepse sic e kemi thënë prokuroria i ka sjellë të gjitha provat për të gjithë. Kjo është e paprecedentë, sepse secili i pandehur në këtë proces ka fabulën e tij, individualitetin dhe provat që i përkasin sipas ligjit, për ato vepra penale që akuzohen dhe gjykata e gjeti të rregullt.

    Dhe gjykata e gjeti të rregullt këtë mënyrë. Ka rrëzuar dhe kërkesat tona për pavlefshmërinë e ekspertëve që s’kanë edhe njohurinë e posaçme. Pra gjithë vendimmarrja që ka dhënë sot, rrëzoi të gjitha kërkimet që ne kemi bërë gjatë seancës paraprake.

    Të gjitha kërkimet që kemi bërë, ajo i rrëzoi.

    Ne kërkuam një kohë të shpejtë siç u caktua që të konsultohemi për këtë vendimmarrje të kundraligjshme të gjykatës, të konsultohemi me ata që përfaqësojmë sepse sigurisht është vullneti i tyre ai që determinon nëse ne do të shikojmë ndonjë element procedurial.

    Nesër pastaj ne do të marrim vesh se kur gjykata do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të çështjes në gjykatë, në themel.

  • Afera ‘Partizani’, GJKKO shtyn vendimin për Berishën

    Afera ‘Partizani’, GJKKO shtyn vendimin për Berishën

    GJKKO vendosi të shtyjë për ditën e nesërme (24 prill) vendimin për dërgimin ose jo të çështjes së Sali Berishës në gjykatë.
    Avokati Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetarët tha se vendimmarrja u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.
    Gjokutaj: Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake.

    Ne kërkuam një kohë të shpejt për tu konsultuar për këtë vendimarre të paligjshme. Nesër do ta merrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të cëshjtes në gjyklatë, me themel.
    Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë.
    Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale.

  • Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn vendimin, mbahet nesër në orën 13:00! Rrëzohen kërkesat e avokatëve

    Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn vendimin, mbahet nesër në orën 13:00! Rrëzohen kërkesat e avokatëve

    Vendimi për dosjen “Partizani” është shtyrë nesër në orën 13:00.

    Gjykta e Posaçme Antikorrupsion  e vendos nesër nëse të akuzuarit e dosjes, mes tyre kreu i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë për gjykim.
    Avokati Genc Gjokutaj në deklaratën për mediat u shpreh se kanë kërkuar kohë për konsultim ndaj vendimmarrjes.
    “Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejtë për t’u konsultuar për këtë vendimmarrje të paligjshme. Nesër do ta merrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të çëshjtes në gjykatë, me themel. Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale”, tha avokati Gjokutaj.
    Berisha dhe Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

    Top Channel

  • GJKKO vendos nesër nëse kalon ose jo për gjykim dosja “Partizani”

    GJKKO vendos nesër nëse kalon ose jo për gjykim dosja “Partizani”

    Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “Partizani”. GJKKO pritet të marrë vendimin nesër në 13:00 për kalimin ose jo për gjykim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe tre të pandehurve të tjerë për aferën Partizani.
    Avokati Genc Gjokutaj në një fjalë për media u shpreh se kanë kërkuar pavlefshmërinë për një sërë aktesh, por shtoi ai, gjykata u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.

    “Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejt për t’u konsultuar për këtë vendimmarrje të paligjshme. Nesër do ta marrim vesh se kur gjykata do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të çështjes në gjykatë, me themel”, u shpreh Gjokutaj.

  • GJKKO shtyu vendimin për Berishën/ Gjokutaj: Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që…

    GJKKO shtyu vendimin për Berishën/ Gjokutaj: Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që…

    GJKKO ka vendosur të shtyjë sërish seancën për dosjen “Partizani” në GJKKO.Pas këtij vendimi, avokati Genc Gjokutaj ka dalë me në një prononcim për gazetarët, ku thotë sevendimmarrja u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.
    ”Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake.Ne kërkuam një kohë të shpejt për tu konsultuar për këtë vendimarre të paligjshme. Nesër do ta merrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të cëshjtes në gjyklatë, me themel.
    Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale”, tha Gjokutaj.

  • Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK po shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

    Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK po shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

    SPAK pranon se aktualisht është duke shqyrtuar kërkesat për të futur në regjimin e ashpër edhe disa të dënuar të tjerë, për të cilët po analizohen të dhënat e referuara nga autoritetet përgjegjëse për dyshimet se këta të burgosur mbajnë kontakte me protagonistë të krimit jashtë burgut. Por edhe se porosisin ngjarje.

    Siç bëhet me dije në raportin e dorëzuar Kuvendit, gjatë një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar vendosjen e 41 bllokimeve ndaj 26 të dënuarve më së shumti të burgosur për grabitje me armë, masakra gjatë ‘97-ës, por edhe anëtarë grupesh si grupi i Lushnjës, por edhe autorë krimesh tronditëse gjatë viteve.

    Por pas hetimit të mëtejshëm dhe verifikimeve nga SPAK, prej këtyre kërkesave sekrete, tetë janë refuzuar, ndërsa nga drejtuesi i SPAK iu referuan ministrit të Drejtësisë propozimet për mbyllje në regjimin e kopjuar nga italianët për 12 të dënuar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

    Arsyetimi ishte se për secilin prej tyre kishte prova sekrete që dyshohet se vazhdojnë të kryejnë aktivitete kriminale edhe nga qelia.

    Siç rezulton, të gjithë të burgosurit, duke nisur nga Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Fran Marashi, Klement Çala, Neim Avdyli, Anteo Kaloshi, Aldo Hoxha, Altin Kodra, Dan Hutra, Sokol Mjacaj, iu drejtuan Gjykatës së Posaçme për heqjen e vendimit të Ulqinit, por kërkesat e tyre nuk u pranuan.

    Ndërkohë, SPAK bën me dije se gjatë një viti shpalli në kërkim ndërkombëtar 117 persona për krime nga grupet kriminale, vrasje dhe trafikime, dhe emrat e tyre vazhdojnë në kartelën e kuqe të Interpol.

    SPAK bën me dije se, pavarësisht kërkesave, nuk janë sjellë ende në Shqipëri djemtë nga Dubai. Për SPAK, vazhdon të mbetet problematike çështja e mos-ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse kërkesat për t’i sjellë në Shqipëri nuk kanë munguar.

    SPAK i përgjigjet Parlamentit se, pavarësisht gatishmërisë për të dhënë informacion shtesë për shqiptarët e dyshuar, Emiratet e Bashkuara ende nuk kanë dorëzuar shumë të akuzuar.

  • Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

    Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

    SPAK pranon se aktualisht është duke shqyrtuar kërkesat për të futur në regjimin e ashpër edhe disa të dënuar të tjerë, për të cilët po analizohen të dhënat e referuara nga autoritetet përgjegjëse për dyshimet se këta të burgosur mbajnë kontakte me protagonistë të krimit jashtë burgut. Por edhe se porosisin ngjarje.
    Siç bëhet me dije në raportin e dorëzuar Kuvendit, gjatë një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar vendosjen e 41 bllokimeve ndaj 26 të dënuarve më së shumti të burgosur për grabitje me armë, masakra gjatë ‘97-ës, por edhe anëtarë grupesh si grupi i Lushnjës, por edhe autorë krimesh tronditëse gjatë viteve.
    Por pas hetimit të mëtejshëm dhe verifikimeve nga SPAK, prej këtyre kërkesave sekrete, tetë janë refuzuar, ndërsa nga drejtuesi i SPAK iu referuan ministrit të Drejtësisë propozimet për mbyllje në regjimin e kopjuar nga italianët për 12 të dënuar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Arsyetimi ishte se për secilin prej tyre kishte prova sekrete që dyshohet se vazhdojnë të kryejnë aktivitete kriminale edhe nga qelia.
    Siç rezulton, të gjithë të burgosurit, duke nisur nga Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Fran Marashi, Klement Çala, Neim Avdyli, Anteo Kaloshi, Aldo Hoxha, Altin Kodra, Dan Hutra, Sokol Mjacaj, iu drejtuan Gjykatës së Posaçme për heqjen e vendimit të Ulqinit, por kërkesat e tyre nuk u pranuan.
    Ndërkohë, SPAK bën me dije se gjatë një viti shpalli në kërkim ndërkombëtar 117 persona për krime nga grupet kriminale, vrasje dhe trafikime, dhe emrat e tyre vazhdojnë në kartelën e kuqe të Interpol.
    SPAK bën me dije se, pavarësisht kërkesave, nuk janë sjellë ende në Shqipëri djemtë nga Dubai. Për SPAK, vazhdon të mbetet problematike çështja e mos-ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse kërkesat për t’i sjellë në Shqipëri nuk kanë munguar.
    SPAK i përgjigjet Parlamentit se, pavarësisht gatishmërisë për të dhënë informacion shtesë për shqiptarët e dyshuar, Emiratet e Bashkuara ende nuk kanë dorëzuar shumë të akuzuar.

  • INTERVISTA / Zef Mazi: Nga Ukraina në Levant, pse një shkëndijë mund të ndezë globin

    INTERVISTA / Zef Mazi: Nga Ukraina në Levant, pse një shkëndijë mund të ndezë globin

    Intervistë me Ambasadorin Zef Mazi
    Pyetje: Situata në dhe përreth Ukrainës po përkeqësohet. Duket se ka edhe një lloj përplasje indirekte me ndonjë shtet të NATO-s. A shikoni që të ketë përshkallëzim të mëtejshëm midis NATO-s dhe Rusisë?
    Përgjigje: Propandanda mediatike 10-vjecare e ka bërë efektin e vet në popullatë. Vazhdohet me lajme të njehsuara dhe të mirëkontrolluara kudo. Nga burime alternative dhe sipas ekspertëve të pavarur ushtarakë mësohet  se Rusia po përgatit një sulm masiv në Ukrainë këtë pranverë. Rusia vazhdon të avancojë në terren (mbi 2000 km vijë fronti), ndërsa ushtria ukrainase degradohet gradualisht në këtë luftë “sfilitëse” që është e humbur. Trajektorja e luftës nuk mund të ndryshohet, as të ndodhë ndonjë mrekulli në terren.
    Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë jetë njerëzish do humben, aq më shumë shkatërrim do të ketë, aq më shumë territor do të humbasë Ukraina. Mish për top! Ajo luftë nuk duhej të ishte kurdisur dhe nisur, ajo duhej të ishte ndalur dje!
    Kuptohet që kjo nuk është luftë për territor, por luftë politiko-strategjike që perëndimi e kurdisi, e provokoi dhe po e shtyn të vazhdojë, përmes një të treti – Ukrainës – për të dobësuar Rusinë politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, për të vënë dorë te pasuritë enorme natyrore ruse, etj., (eNeë York Times pati artikull pët këtë para disa ditësh), mundësisht edhe për të ndarë territorialisht, siç mësohet të jetë thënë nga dikush që shquhet për rusofobi të skajshme patologjike.
    Rusia do t’a vazhdojë luftën derisa, sipas saj, të jetë bërë denazifikimi, me fjalë të tjera, derisa të jetë larguar përfundimisht qeveria e një grupimi të ekstremit të djathtë që, në thelb, është radikalisht kundër çdo gjëje ruse, si dhe kur të jenë adresuar të gjitha shkaqet rrënjësore të kësaj lufte. Po flitet dhe se do krijohen kushte për zgjedhje. Qeveria e re, në mos e dashur me rusët, së paku nuk do jetë armiqësore me ta, por në fqinjësi normale, një qeveri që nuk do e kthejë vendin në platformë ushtarake për të sulmuar Rusisë. Ajo e sheh si rrezik egzistencial.
    Për pjesën e dytë të pyetjes: kohët e fundit ka pasur përplasje midis forcave ruse dhe atyre të NATO-s në Detin Baltik dhe në Detin e Zi. Në këto tre vjet luftë, Rusia rrallë ka ndërhyrë tek fluturimet e zbulimit, të monitorimit dhe grumbullimit nga ajri të informacionit për vendndodhjen, stacionimin e forcave të kundërshtarit, të terrenit, që njihet si ISR, në këto rajone.
    Rusia filloi të ndjekë një përqasje më agresive ndaj misioneve ISR të NATO-s. Ajo po përdor luftën elektronike për të bllokuar sistemet e navigacionit (të aviacionit), si dhe duke ngritur avionët e saj për të interceptuar dhe shënjestruar objektivat e NATO-s nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse. Shtete të NATO-s, në mënyrë të veçantë Franca, duke turfulluar, janë ankuar ndaj këtyre veprimeve, por duke injoruar përgjegjësinë e saj që provokoi këtë reagim rus. Dhe është rritur numri i fluturimeve sfiduese ruse ndaj fluturimeve të NATO-s, veçanërisht pas takimit të Putini me këshilltarët e sigurisë kombëtare. Zor të jetë koincidencë.
    Ecën dorë-për-dore synimi i Perëndimit për të siguruar që të vijojë t’a përdorë Ukrainën si “mashë” për të dobësuar Rusinë si dhe për të vënë dorë te burimet natyrore ukrainase. Mendohet se nëse Rusia shtie në dorë këto burime, do të ishte katastrofë për aleatët e Ukrainës. Cështja e mineraleve është kthyer në katastrofë politike. Të nxjerrësh nga toka minerale kushton miliarda, dhe për ta vënë në vijë atë proces duhen dekada. Rusët e kuptojnë këtë dhe nuk bien dakord për armëpushim derisa të plotësohen kërkesat që u paraqitën në takimin e Putinit me punonjësit e MPJ ruse në qershor 2024.
    Pyetje: Presidenti Trump njoftoi shtypin se kanë filluar bisedimet direkte me Iranin dhe ato po vazhdojnë. Ai ka bërë edhe një paralajmërim ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Si e shihni?
    Përgjigje: Koloneli amerikan Macgregor e ka krahasuar ultimatumin e Presidentit Trump me atë që Austro-Hungaria i bëri Serbisë në 1914, një “ofertë që nuk mund të refuzohej”. Serbia pranoi 9 nga 10 kërkesat austro-hungareze dhe refuzoi vetëm një. Austro-Hungaria menjëherë i shpalli luftë. Kështu u ndez Lufta e Parë Botërore.
    Më 4 shkurt 2025, Presidenti Trump nënshkroi një Memorandum Presidencial për Sigurinë Kombëtare (NSPM), që do të thotë direktivë ligjërisht e detyrueshme për zbatim. Memorandumi i kërkon agjencive të Administratës të kryejnë me përpikmëri veprimet e specifikuara. Ato kërkesa përmbanin: Irani nuk duhet të lejohet të ketë armë bërthamore; nuk duhet të ketë raketa ndërkontinentale; dhe nuk duhet të ketë as dy kapacitete të tjera të armëve asimetrike dhe konvencionale.
    Këto kërkesa i kapërcejnë kufijtë e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) dhe të JCPOA-së (Joint Comprehensive Plan of Action) me Iranin. Për të arritur qëllimin, Memorandumi urdhëron që t’i bëhet presion ekonomik maksimal; që Thesari i SHBA të veprojë për të çuar në kuotën zero eksportet e naftës iraniane; që SHBA të punojë për të aktivizuar rikthimin e menjëhershëm të sanksioneve; dhe që të neutralizohet “ndikimi negativ i Iranit jashtë”. Sipas JCPOA-së, rikthimi i menjëhershëm i sanksioneve skadon në tetor të këtij viti. Pra, është kohë e shkurtër për të përmbushur kërkesat procedurale për rikthimin e sanksioneve. Kjo shpjegon përse Presidenti Trump dhe zyrtarët izraelitë japin pranverën si afatin e fundit për të arritur një marrëveshje të negociuar. Ngjan me shkëndijën që ndezi Luftën e Parë Botërore në 1914.
    Kërkesat ligjërisht të zbatueshme nuk mund të arrihen. Po të pranohen kërkesat e Presidentit Trump do të thotë që Irani, si shtet, të neutralizohet krejt, të zhvishet nga sovraniteti i tij. “Toni” i kërkesave, si rezultat, nënkupton kërcënimin për ndryshim regjimi.
    Kërkesat e tanishme janë në thelb të njëjta me 12 kërkesat që Presidenti Trump pati bërë në 2018, pasi u tërhoq nga JCPOA dhe, me pëlqimin e Netanyahut, iu bashkua linjës së tij ndaj Iranit, se çdo marrëveshje me Iranin është “e keqe”. Aty përfshihet heqja dorë, në mënyrë të përjetshme dhe të verifikueshme, nga programi bërthamor dhe ndërprerjen e pasurimit të uranit. Ndryshimi i vetëm me sot është: nëse Irani nuk bën marrëveshje, do ketë pasoja të tilla që nuk e kanë parë ndonjëherë më parë.
    Kërkesat e tanishme ndaj Iranit bien ndesh me Vlerësimin e Kërcënimit të Zbulimit Amerikan (US Intelligence Threat Assessment) i datës 25 mars 2025, sipas të cilit Irani nuk po ndërton bombë bërthamore. Kjo u konfirmua edhe nga Tulsi Gabard në Senat. Ky Vlerësim po injorohet. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, Uolc, tha para se të dilte raporti, se Administrata kërkon “çmontimin e plotë” të programit bërthamor të Iranit: “Irani duhet të heqë dorë nga programi i tij në atë mënyrë që të mund ta shohë e gjithë bota.” “Është koha që Irani të largohet plotësisht nga dëshira për të pasur armë bërthamore.”
    Ndërkohë, është në fuqi “fatwa” e Ayatollahut. Ali Larixhani, ish-Kryetar i Parlamentit Iranian dhe këshilltar i Ayatollah Khameneit, tha se në rast se do bombardohet Irani, kjo do jetë nxitje që Irani të prodhojë armë bërthamore. Nëse ndodh, “ekuacioni” do të ngrihet në një nivel krejt të ri.
    Tre ditë më parë Netanjahu u prit në Shtëpinë e Bardhë. Pardje u takuan në Moskë Irani, Kina dhe Rusia për programin bërthamor të Iranit. Po pardje Parlamenti rus, DUMA, miratoi marrëveshjen e partneritetit strategjik me Iranin. Irani ka dy miq dhe partnerë të mëdhej! Para disa ditësh, sipas shtypit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Mariano Grossi, me të cilin kam punuar dy vjet në një kabinet, tha se Irani nuk ka armë bërthamore, por ka material bërthamor të mjaftueshëm për të prodhuar 5 ose 6 bomba. (Irani ka uran të pasuruar në nivelin 60 përqind.). SHBA ndërkohë ka njioftuar se ka pasur takim direkt me Iranin dhe do ketë përsëri takim direkt nesër në Muskat, Oman.
    Një luftë me Iranin do jetë katastrofale. Ajo do shrregullojë, do prishë tërë furnizimin global të energjisë, do mbyllet Gryka e Hormuzit, ndoshta edhe Deti i Kuq, nga ku kalon një pjesë shumë e madhe e naftës dhe gazit, do bombardohen impiante nafte dhe energjie, porte, baza ushtarake,etj. Ka rëndësi të dihet se Kina sot importon nga Irani 30 perqind të nevojave të saj për naftëi!
    Armiqësi e skajshme! Ndoshta disa milionë në Izrael e shohin veten të destinuar për të kontrolluar gjithëçka ne sot e quajmë Lindja e Mesme, Levanti, që disa e quajnë Azia Perëndimore, ndërsa disa të tjerë Izraeli i Madh. Besohet se Zoti i ka mandatuar t‘a marrin këtë tokë, dhe të gjithë ata që kundërshtojnë janë Amalek. Besohet se Amalek-ët kanë dëshirë të pashoqe për të vrarë hebrenjtë. Torah e ka të shkruar historinë e Amalek: „Parshat Ki Teitzei“ kur thotë „machon timcheh et Zecher Amalek“ ( duhet të fshijmë kujtesën e Amalek).
    Ky komandament i Torah është një nga faktorët kyç që qëndron në rrënjë të obsesionit të Izraelit me Iranin. Izraelitët duket se e perceptojnë Iranin si tribu Amalek, që komploton për të vrarë hebrenjtë dhe pengon hegjemoninë izaelite në Lindjen e Mesme. Me ta muk është i mundur asnjë kompromis. Kjo lidhet edhe me sfidën strategjike të Iranit ndaj shtetit të Izraelit. Ka disa dekada që kërkohet të sulmohet Irani, por duke tentuar të tërhiqet SHBA në këtë luftë.
    Rreziku zot është absolutisht me i madh se ka qenë ndonjëherë, sepse nuk ka më rregulla! Çdo përshkallëzim dhe, më keq, luftë tjetër në këtë rajon, vecanërisht me Iranin, do jetë katastrofë me dimension botëror me pasoja jashtëzakonisht të mëdha për gjithë njerëzimin, në të gjitha drejtimet. Vetëm mund të shpresohet që nuk do bihet në grackën e luftënxitësve ekstremë, por do mbizotërojë arsyetimi i fortë, analiza e thellë, kalkulimi i kostove, peshimi real i mundësive për fitore ose humbje.

  • Nico Williams tremb Arsenalin me kërkesat e tij! Klubi anglez tërhiqet menjëherë kur lexon shifrën

    Nico Williams tremb Arsenalin me kërkesat e tij! Klubi anglez tërhiqet menjëherë kur lexon shifrën

    6 Prill 2025

    11:20

    Telesport

    Arsenali ka vendosur t’u japë fund tentativave për transferimin e Nico Williams.
    Menaxherët e sulmuesit spanjoll po e teprojnë me kërkesat e tyre financiare. Ata i kanë dërguar një dokument klubit anglez, ku shkruajnë se Nico Williams kërkon pagë mbi 250 mijë paundë në javë.
    Lojtari i kombëtares spanjolle ka oferta nga PSG, Barcelona, Bayern dhe Chelsea. Ai e ka kuptuar se ka vlerë të lartë në treg dhe po kërkon shumë.
    Arsenali është tërhequr menjëherë. Në Londër nuk duan ta teprojnë, sepse kanë një strukturë pagash dhe nuk duan të kalojnë limitet.