Tag: kërkesat

  • Më shumë nëna të vetme kërkojnë të birësojnë, rriten kërkesat edhe nga emigrantët shqiptarë

    Më shumë nëna të vetme kërkojnë të birësojnë, rriten kërkesat edhe nga emigrantët shqiptarë

    Përpjekjet gjithmonë e më shumë për emancipimin e gruas, por edhe rënia e numrit të lindjeve, një problem ky global, ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e numrit të fëmijëve, të cilët kërkojnë të birësohen.

    Alma Sulstarova, Drejtoreshë e Komitetit të Birësimeve thotë se kërkesat vijojnë të jenë të larta, veçanërisht nga emigrantët shqiptarë.

    “E gjithë puna e bërë për emancipimin e vajzave dhe forcimin e familjes kanë dhënë rezultat pozitiv, që shumë pak vajza vendosin të braktisin fëmijët e tyre. Kërkesat e mëdha nuk janë vetëm nga brenda vendit, por edhe nga emigrantët tanë jashtë, por edhe të huaj. Këtë vit kemi realizuar më shumë birësime se vitin e kaluara, deri tani kemi realizuar 20 të tilla. Momenti më i gëzuar për ne ishte kur arritëm të birësojmë 3 fëmijë nga njëjta familje, ku u birësuan nga një familje e huaj”, u shpreh Sulstarova.

    Sulstarova ndalet edhe tek rastet e shtuara nga nëna të vetme, që janë të gatshme të birësojnë një fëmijë

    “Ka kërkesa pafund për birësim nga nënat e vetme, të cilat ndihen në pozita të forta ekonomike. Gjithmonë e më tepër kuptojnë që janë të pavarura dhe kjo është nxitje për modelet që ekzistojnë”, tha Sulstarova.

    Mbarëvajtja e çdo rasti ndiqet për dy vite me radhë nga komiteti, të cilët mbajnë kontakte të vazhdueshme me familjen birësuese. Ndërsa për birësimet që ndodhin jashtë vendit është agjencia ndërmjetësuese ajo që ndjek ecurinë e jetës që ka çdo fëmijë pas birësimit të tij.

  • Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve me transparencë fiskale

    Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve me transparencë fiskale

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin kërkesat minimale në këtë fushë.
    Sipas raportit, nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri janë vlerësuar si përmbushëse të standardeve minimale të kërkuara, ndërsa 69 të tjera nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret. Në mesin e vendeve që kanë përmbushur kërkesat minimale janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Brazili, India, Portugalia, Rumania, Turqia dhe Afrika e Jugut. Për Shqipërinë, raporti thekson se janë përmbushur kriteret që lidhen me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e dokumenteve buxhetore, kontratave dhe licencave publike. 
    Raporti analizon nëse qeveritë publikojnë dokumentet kryesore të buxhetit, si buxheti i përgjithshëm, raportet e auditimit të jashtëm dhe informacionet mbi kontratat dhe licencat e qeverisë. Për të plotësuar kërkesat minimale, këto dokumente duhet të jenë të disponueshme për publikun, të jenë mjaftueshëm të plota dhe të jenë përgjithësisht të besueshme. Në raportin e këtij viti, 72 shtete kanë plotësuar këto kërkesa, ndërsa 25 të tjera kanë bërë përparim të dukshëm drejt përmbushjes së tyre.
    Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike. Ajo ndihmon në ndërtimin e besimit të tregut, mbështet qëndrueshmërinë ekonomike dhe promovon llogaridhënien e qeverisë. Për qytetarët, transparenca fiskale ofron mundësinë për të kuptuar se si shpenzohen taksat e tyre dhe për të mbajtur qeverinë përgjegjëse për përdorimin e fondeve publike./ZËRI

  • Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet për transparencë fiskale

    Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet për transparencë fiskale

    Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka renditur Shqipërinë mes 71 veneve të cilat plotësojnë kërkesat për transparencën fiskale.
    Në raportin e DASH për vitin 2025-së, Shqipëria ishte mes 71 vendeve të cilat u vlerësuan se i përmbushnin kërkesat për transparencë fiskale, ndërsa 69 vende të tjera nuk arritën të “kalonin klasën”.
    Në raport theksohet gjithshtu se  Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre.

    Në listën e vendeve që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe vende si Brazili, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj.

    “Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) të vlerësuara, 71 qeveri përmbushën kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe 69 nuk i përmbushën kërkesat minimale. Megjithatë, nga këto 69, 26 bënë përparim të konsiderueshëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale. Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si qeveri që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025: Shqipëria, Argjentina, Armenia, Bahamas, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Estonia, Fixhi, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Mauritiusi, Meksika, Mikronezia (Shtetet e Federuara), Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Serbia, Sejshelet, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timori Lindor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai.
    Departamenti vlerësoi se sa vijon nuk i përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, dhe tabela më poshtë identifikon nëse secila prej tyre ka bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre kërkesave”, theksohet në raportin e DASH.
    Ky raport nënvizon se transparenca fiskale është një komponent thelbësor i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, pasi rrit besimin e tregjeve dhe forcon llogaridhënien e qeverive ndaj qytetarëve të tyre.

  • DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet

    DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet

    Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet.

    DASH deklaron se nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri rezultojnë se përmbushin kërkesat minimale, ndërsa 69 nuk arritën të plotësonin kriteret.
    Shqipëria së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre, thuhet në raportin e DASH.
    Sakaq, vendet që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe Brazili, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj.
    “Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) të vlerësuara, 71 qeveri përmbushën kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe 69 nuk i përmbushën kërkesat minimale. Megjithatë, nga këto 69, 26 bënë përparim të konsiderueshëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale.
    “Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si qeveri që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025: Shqipëria, Argjentina, Armenia, Bahamas, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Estonia, Fixhi, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Mauritiusi, Meksika, Mikronezia (Shtetet e Federuara), Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Serbia, Sejshelet, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timori Lindor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai.
    Departamenti vlerësoi se sa vijon nuk i përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, dhe tabela më poshtë identifikon nëse secila prej tyre ka bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre kërkesave’, teksohet ndër të tjera në raport.

    Top Channel

  • Cilat janë kërkesat e Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Cilat janë kërkesat e Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Pas vizitës së Presidentit Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një takim mes Putinit dhe Zelenskyt mund të jetë në horizont.
    Por cilat janë kërkesat e Putinit për paqe?
    Trump ka deklaruar se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO dhe Rusia kërkon që kjo garanci të përsëritet dhe të ratifikohet zyrtarisht.
    Moska kërkon kontroll të plotë mbi rajonin e Donbasit, që do të thotë se Kievi duhet të heqë dorë nga tokat që ende kontrollon në Donetsk dhe Luhansk.
    Gjatë samitit në Alaskë javën e kaluar, Putin i paraqiti Trump-it një ofertë paqeje që përfshinte tërheqjen e Ukrainës nga Donetsku, në këmbim të ngrirjes së vijave të frontit nga Rusia në Zaporizhzhia dhe Kherson.
    Rusia e konsideron Donbasin si territor rus, duke kontrolluar pjesën më të madhe të Luhanskut dhe rreth 70% të Donetskut. Ajo gjithashtu ka aneksuar ilegalisht gadishullin e Krimesë në vitin 2014.
    Putin ka refuzuar thirrjet për armëpushim dhe duket se ka bindur Trump-in, i cili tani dëshiron të anashkalojë një marrëveshje armëpushimi dhe të kalojë direkt në një marrëveshje paqeje të përhershme, një ndryshim i madh në qëndrim, shkruan BBC.

  • PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

    PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

    15 Gusht 2025

    19:03

    Telesport

    Pasi fitoi Superkupën e Europës dhe siguroi transferimin e portierit Lucas Chevalier, për 55 milionë euro në total (duke përfshirë bonuset), dhe mbrojtësit Illia Zabarnyi, për 67 milionë euro, PSG planifikon të bëjë edhe dy goditje të tjera para se të mbyllet merkato më 1 shtator.
    Kërkesat e Luis Enrique janë shumë të qarta, për pozicionet ku dëshiron të forcohet. Sipas “L’Equipe”, trajneri spanjoll kërkon një mbrojtës të djathtë për të mbuluar mungesën e Achraf Hakimi gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës dhe për t’i lejuar atij të pushojë gjatë sezonit, duke ditur numrin e madh të ndeshjeve.
    Kërkesa e dytë është një sulmues i krahut të majtë, i aftë për të shënuar gola dhe sigurisht të ndihmojë në efektivitetin e repartit ofensiv. Deri tani nuk përmendet ende ndonjë emër konkret.

  • “Kush i bëri kërkesat për lobim”/ SPAK i komunikoi Ilir Metës mbylljen e hetimeve, avokati: Nuk kishte asgjë të re

    “Kush i bëri kërkesat për lobim”/ SPAK i komunikoi Ilir Metës mbylljen e hetimeve, avokati: Nuk kishte asgjë të re

    Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj tij pas marrjes si i pandehur nga organi i akuzës
    Avokati i tij deklaroi se Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK të bëhen hetimet të thelluara se kush i bëri kërkesat për lobim, ndërsa shtoi se gjatë komunikimit të akuzave nuk ka pasur tensione.
    Gjithashtu theksoi përfaqësuesi ligjor i presidentit të PL-së, se “ai nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni”
    “Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin.
    Seanca ishte e qetë.
    Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha ai.

  • Vinicius, i vendosur në kërkesat e rinovimit: Do të ishte absurde ta pranoja ofertën e Real Madridit

    Vinicius, i vendosur në kërkesat e rinovimit: Do të ishte absurde ta pranoja ofertën e Real Madridit

    Real Madridi do të kthehet në punë javën e ardhshme, teksa ka shumë çështje për t’u zgjidhur. Një nga më shqetësueset është ajo e Viniciusit, për të cilin rinovimi dukej i sigurt para disa muajsh. Ky proces është ndalur për shkak të kërkesës së brazilianit që të barazohet në pagë me Kylian Mbappé.
    Dëshira e lojtarit 25-vjeçar është të vazhdojë në skuadrën e Realit, por kontrata i skadon në qershor të vitit 2027. Kushtet që ai po kërkon tani për zgjatjen e kontratës nuk pranohen nga Real Madridi, ndaj nëse do të vinte një ofertë me kushte të mira, do ta mendonin shitjen e tij. Duhet të kujtojmë se ai ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.
    Situata është tani në limite. Në programin “El Larguero” të “Cadena SER” u shpjegua se “përfaqësuesit e lojtarit ka vendosur të qëndrojë të vendosur në kërkesat e tyre deri në një njoftim të ri. Vinicius nuk dëshiron as të dëgjojë për rinovimin me kushtet e ofruara”.
    Gazetari Toño García shtoi se “nga njerëzit përreth Vinicius theksojnë se ka pasur një keqkuptim, ose nuk e kuptojnë pse është marrë si e sigurt që ai do të rinovonte me Real Madridin. Më thonë se braziliani kurrë nuk ka dhënë pëlqimin për shumën që ofron Real Madridi.
    Në fakt, ata e konsiderojnë absurde ta pranojnë ofertën e bërë, rreth 20 milionë euro në sezon, pasi kjo është shumë afër asaj që fiton aktualisht. Vinicius dëshiron të fitojë më shumë se 25 milionë euro neto, pavarësisht nga paga e lojtarëve të tjerë. Pra, dëshiron të jetë më i paguari i skuadrës dhe se përgjegjësia tani është te Real Madridi.
    Jemi në të njëjtën situatë si muajt e fundit. Ai vazhdon të besojë se duhet të marrë atë që meriton, as më shumë, as më pak. Për momentin, palët duan të bëjnë të qartë se çështja e rinovimit është pezulluar, situata duhet të qetësohet dhe bisedimet të rifillojnë më vonë, por prioritet është pushimi, nisja e sezonit dhe ndihma për Real Madridin që të fitojë trofe”.

  • Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

    Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment me djalin e saj, duke treguar dy kërkesat e sinqerta që ai i ka bërë.
    “Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.
    Modelja shtoi se, pavarësisht se e respekton vendimin e atyre që zgjedhin të futen në reality show, për veten e saj nuk e sheh të përshtatshëm: “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”
    E pyetur më tej se si do të reagonte nëse partneri i saj hipotetik do të merrte pjesë në “Big Brother”, ajo u përgjigj prerë: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

  • Asnjë shans për opozitën/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesat për Durrësin, Fierin dhe Elbasanin

    Asnjë shans për opozitën/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesat për Durrësin, Fierin dhe Elbasanin

    Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar sot kërkesat e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Fierit dhe Elbasanit, duke i rrëzuar ato.

    Partia Demokratike kishte ankimuar rezultatin me pretendimin se gjatë procesit zgjedhor ka patur parregullsi dhe ka kërkuar të mos njihet rezultati zgjedhor.

    Vendimi i sotëm i Kolegjit lë në fuqi vendimmarrjen e mëhershme për vlefshmëri të rezultatit nga KQZ ndërsa pritet që kjo e fundit të certifikoje rezultatin zgjedhor përfundimtar.