Tag: kërkesat

  • Rama: Kosova duhet të përmbushë kërkesat e dialogut, “t’ia lërë topin” Serbisë

    Rama: Kosova duhet të përmbushë kërkesat e dialogut, “t’ia lërë topin” Serbisë

    edi rama

    GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e dialogut me Serbinë, duke i lënë Serbisë përgjegjësinë për nënshkrimin dhe njohjen e marrëveshjeve.
    Në një intervistë për Deutsche Welle Shqip, Rama theksoi se Kosova duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe të mos mbështetet mbi idetë ose pritshmëritë e saj. Ai shtoi se Kosova duhet të dërgojë një mesazh të qartë ndaj Evropës dhe vendeve që nuk e kanë njohur ende, duke treguar se Prishtina ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj.
    “Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës dhe vendeve të Evropës, dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma: ja kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë”, -nënvizoi Rama.
    Kreu i qeverisë foli gjithashtu për marrëdhënien e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai e cilësoi si marrëdhënie miqësore në aspektin personal, por me dallime të mëdha në këndvështrimin politik. Kryeministri u shpreh se bashkëpunimi ndërqeveritar vazhdon normalisht, siç është dhe projekti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, që sipas Ramës është një “vepër madhore”.
    “Ndërkohë, në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror. Ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar në një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”,- pohoi Rama./ZËRI

  • Naftëtarët e “Bankers” në ditën e 3-të të grevës së urisë, nisin problemet shëndetësore

    Naftëtarët e “Bankers” në ditën e 3-të të grevës së urisë, nisin problemet shëndetësore

    Situata mbetet kritike në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, ku 10 naftëtarë kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë. Kjo formë ekstreme proteste po jep shenjat e para të rëndimit shëndetësor.
    Naftëtarët kanë nisur të shfaqin shqetësime shëndetësore, përfshirë dobësim të theksuar të trupit dhe dhimbje të forta koke. Pavarësisht vështirësive, ata i kanë deklaruar mediave se janë të vendosur të shkojnë deri në fund, me shpresën për një ndërhyrje të qeverisë.
    Qëllimi i tyre është të detyrojnë strukturat qeveritare të pranojnë drejtësinë e kërkesave dhe të sigurojnë ndërmjetësim efektiv me shoqërinë shfrytëzuese, “Bankers Petroleum”.
    Kërkesat Kryesore të Naftëtarëve
    Dhjetë anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve janë ngujuar në mjediset e punës pasi kërkesat e tyre, të parashtruara që në muajin maj, nuk gjetën zgjidhje. Kërkesat kryesore janë:

    Njohja e Statusit të Naftëtarit: Njohja e statusit të naftëtarit, i cili është miratuar me ligj nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2017.
    Pagat e Unifikuara: Rregullimi i pagave të punonjësve në bazë të pozicionit të punës, siç e kërkon Kodi i Punës.
    Rritja e Pagës: Kërkohet një rritje page prej 9% për punonjësit me paga të ulëta, sipas një liste të përcaktuar nga vetë Sindikata.
    Fondet e Sindikatës: Alokimi i 1% të fondit total të pagave të kompanisë për krijimin e një fondi për Sindikatën.

    Mungesa e Dialogut Dhe Problemet Ligjore të Kompanisë
    Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve ka qenë në tratativa me drejtuesit e “Bankers”, e cila ka kontratën e shfrytëzimit për 20 vite.
    Megjithatë, dialogu mes palëve ka ngecur, pasi kompania pretendon se Sindikata që i përfaqëson punonjësit nuk plotëson kriteret ligjore për t’u njohur si partner negociues.
    Kjo protestë zhvillohet në një sfond të tensionuar, pasi ish-drejtuesit e shoqërisë “Bankers” ndodhen nën hetim nga SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) për akuza të rënda, si evazion fiskal dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal për pastrim parash. Pavarësisht këtyre hetimeve, kompania ka vijuar punën me një CEO të ri, duke mbajtur në punë rreth 400 punonjës, por duke refuzuar të plotësojë kërkesat e sindikalistëve.

  • Tkurren kërkesat për azil, shqiptarët tani emigrojnë me leje pune

    Tkurren kërkesat për azil, shqiptarët tani emigrojnë me leje pune

    Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE) kanë shënuar tkurrje të fortë gjatë pjesës së parë të këtij viti.Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%.
    Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.Ndërsa kërkesat për azil janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.
    Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.
    EuropaSipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në korrik 2025 u regjistruan gjithsej 55,340 aplikime të para për azil nga shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Ky numër përfaqëson një rënie me 27 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, por një rritje me 6 % krahasuar me qershorin 2025.
    Në të njëjtin muaj, janë paraqitur gjithashtu 11,515 aplikime të përsëritura, një rritje e ndjeshme prej 62 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 41 % më shumë se një muaj më parë.Grupi më i madh i aplikantëve ishin shtetasit venezuelianë, me 6,660 kërkesa, të ndjekur nga afganët (4,900), bangladeshasit (3,110) dhe sirianët (2,685). Katër vende të mëdha anëtare – Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania – morën së bashku 73 % të të gjitha aplikimeve të para për azil, përkatësisht me 11,190, 10,720, 10,005 dhe 8,285 kërkesa secila.
    Në nivel të BE-së, norma e aplikimeve të para për popullsinë ishte 12.3 për 100,000 banorë, ndërsa Greqia regjistroi përqendrimin më të lartë, me 46.1 kërkesa për 100,000 banorë, ndjekur nga Luksemburgu (22.7) dhe Belgjika (22.1).
    Eurostat vëren gjithashtu se në korrik janë paraqitur 1,755 kërkesa nga të mitur pa shoqërues, kryesisht nga Afganistani (255) dhe Eritrea (250). Shtetet që pranuan numrin më të madh të këtyre aplikantëve ishin Holanda (330), Gjermania (315) dhe Spanja (235).Sipas institucionit evropian të statistikave, këto shifra tregojnë një dinamikë të ndryshueshme të flukseve të azilkërkuesve, me luhatje mujore dhe dallime të forta mes vendeve pritëse, ndërsa disa shtete mbeten nën presion të vazhdueshëm për shkak të numrit të lartë të kërkesave në raport me popullsinë e tyre./ Monitor

  • SYRI TV/ Marinzë, greva e naftëtarëve në ditën e 2-të: Kërkojmë plotësimin e kërkesave

    SYRI TV/ Marinzë, greva e naftëtarëve në ditën e 2-të: Kërkojmë plotësimin e kërkesave

    Hyn në ditën e dytë greva e 10 naftëtarëve të kompanisë Bankers në Marinzë. Ata kërkojnë kushte pune dhe paga më të mira, kërkesa të cilat për momentin janë refuzuar nga kompania naftënxjerrëse. Sipas grevistëve, ata do të vijojnë rezistencën deri sa kompania Bankers të plotësojë kërkesat e tyre

    Syri TV

    10 naftëtarët e kompanisë Bankers në Marinzë u futën në ditën e dytë të grevës së urisë. Ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave, kërkesa të cilët, pavarësisht protestave të zhvilluara gjatë javëve të shkuara, nuk kanë marr zgjidhje. Protestuesit dhe grevistët shprehen se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se do të vijojnë pezullimin e punës deri sa kompania të plotësojë kërkesat e tyre.

    Dritan Shahu, kryetar i sindikatës së naftëtarëve shprehet se pavarësisht vështirësive, naftëtarët janë të vendosur për të vazhduar grevën.

    Ndërkohë jashtë kamere, Shahu thotë se një përfaqësues i kompanisë Bankers i ka telefonuar dhe i ka thënë që për momentin kompania nuk ka gjendje financiare që tu zgjidhi kërkesat.

     

  • Shqiptarët tani ikin me leje pune; Bien me 28% kërkesat për azil për 7-mujorin

    Shqiptarët tani ikin me leje pune; Bien me 28% kërkesat për azil për 7-mujorin

    Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE) kanë shënuar tkurrje të fortë gjatë pjesës së parë të këtij viti.Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%.Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.Ndërsa kërkesat për azil janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.EuropaSipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në korrik 2025 u regjistruan gjithsej 55,340 aplikime të para për azil nga shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Ky numër përfaqëson një rënie me 27 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, por një rritje me 6 % krahasuar me qershorin 2025.Në të njëjtin muaj, janë paraqitur gjithashtu 11,515 aplikime të përsëritura, një rritje e ndjeshme prej 62 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 41 % më shumë se një muaj më parë.Grupi më i madh i aplikantëve ishin shtetasit venezuelianë, me 6,660 kërkesa, të ndjekur nga afganët (4,900), bangladeshasit (3,110) dhe sirianët (2,685). Katër vende të mëdha anëtare – Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania – morën së bashku 73 % të të gjitha aplikimeve të para për azil, përkatësisht me 11,190, 10,720, 10,005 dhe 8,285 kërkesa secila.Në nivel të BE-së, norma e aplikimeve të para për popullsinë ishte 12.3 për 100,000 banorë, ndërsa Greqia regjistroi përqendrimin më të lartë, me 46.1 kërkesa për 100,000 banorë, ndjekur nga Luksemburgu (22.7) dhe Belgjika (22.1).Eurostat vëren gjithashtu se në korrik janë paraqitur 1,755 kërkesa nga të mitur pa shoqërues, kryesisht nga Afganistani (255) dhe Eritrea (250). Shtetet që pranuan numrin më të madh të këtyre aplikantëve ishin Holanda (330), Gjermania (315) dhe Spanja (235).Sipas institucionit evropian të statistikave, këto shifra tregojnë një dinamikë të ndryshueshme të flukseve të azilkërkuesve, me luhatje mujore dhe dallime të forta mes vendeve pritëse, ndërsa disa shtete mbeten nën presion të vazhdueshëm për shkak të numrit të lartë të kërkesave në raport me popullsinë e tyre.Burimi: EurostatBurimi: Eurostat     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Minatorët në protestë përpara parlamentit: Ne vuajmë për bukën e gojës, deputetët marrin 4 mijë Euro

    Minatorët në protestë përpara parlamentit: Ne vuajmë për bukën e gojës, deputetët marrin 4 mijë Euro

    Ish-minatorë, minatorë aktualë dhe banorë të Kurdarisë dolën sot në protestë para Kuvendit, duke kërkuar statusin e minatorit, një premtim që, sipas tyre, mbetet i paplotësuar nga qeveria.
    Protestuesit mbanin pankarta dhe përdorën megafonët për të bërë të ditura kërkesat e tyre, duke theksuar padrejtësitë që ndodhin mes punës së tyre të rrezikshme dhe pagave të deputetëve.
    “Është e turpshme që një minator vuan për një copë bukë nën tokë, ndërsa një deputet merr 4 000 €,” shprehu një prej protestuesve.
    Mes pjesëmarrësve ishte edhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, i cili mbështeti kërkesat për të përmirësuar statusin dhe kushtet e punës për minatorët.

  • Shqiptari Pano Ruçi i jep fund grevës së urisë në Athinë, plotësohen kërkesat e tij

    Shqiptari Pano Ruçi i jep fund grevës së urisë në Athinë, plotësohen kërkesat e tij

    Pas 23 ditësh, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur ta ndalojë grevën e urisë, pasi autoritetet greke kanë pranuar të gjitha kërkesat e tij.
    Pano Ruçi kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij, Denis Ruçi, si dhe kryerjen e ekzaminimeve të specializuara për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
    Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë tensioni dhe përpjekjesh të vazhdueshme nga ana e familjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes që çoi në vdekjen e të riut.
    “Drita mund ta mposhtë errësirën. Sot është dita e fitores së të mirës mbi të keqen. Një person me të gjithë të drejtën në anën e tij mund të mposhtë mekanizmat më të pamëshirshëm”, tha avokatja e tij, Zoe Konstantopoulou.
    Në deklaratat e tij më herët sot, ai kishte bërë thirrje për transparencë të plotë në procesin e testeve toksikologjike, pasi të jetë dhënë drita jeshile që ato të kryhen.
    Ai shtoi se i përjetoi 23 ditët e grevës së urisë “me shumë dhimbje dhe lodhje. Në të njëjtën kohë, jam i duruar dhe kjo mbështetje nga njerëzit më bën të duroj dhe të shpresoj. Derisa të gjitha kërkesat e mia të marrin përgjigje, unë do të jem këtu”.
    Djali i Pano Ruçit, Denis Ruçi 22 vjeç, është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë. Pano Ruçi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij.

  • Pano Ruçi fiton “betejën” për të birin që u shua në tragjedinë e përplasjes së trenave, pranohen kërkesat nga shteti grek

    Pano Ruçi fiton “betejën” për të birin që u shua në tragjedinë e përplasjes së trenave, pranohen kërkesat nga shteti grek

    Prokurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga Pano Ruci, babai i një prej viktimave, Dennis Rucit.

    Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruci vendosi ta ndalojë atë pasi janë pranuar të gjitha kërkesat e tij.
    Ruci kërkoi që të kryhej zhvarrosja e trupit të djalit të tij, Denis, si dhe të bëheshin analiza të specializuara toksikologjike dhe biokimike. Ai gjithashtu kërkoi që procesi i këtyre testeve të jetë plotësisht transparent.
    Në praninë e bashkëshortes së tij, avokatja e tij,  bëri të ditur se greva e urisë ndalet pasi janë plotësuar kërkesat.
    Ruci, i emocionuar, falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë 23 ditëve të grevës: “Njerëzit që ishin pranë meje këto ditë, mbështetja dhe dashuria që më dhanë, dhe lufta jonë do të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve Është një betejë e përbashkët dhe vazhdojmë deri në fund.”
    Pas njoftimit, ai bëri thirrje për një tubim tjetër në mbrëmje të mërkurën në Sheshin Syntagma për “të festuar këtë fitore .”
    Më herët, prokuroria e Larisës kishte bërë të ditur se pranonte kërkesat e tij dhe po rivendoste në dosje një çështje të vjetër që lidhej me përgjegjësi të mundshme penale të mjekëve ligjorë për shkelje detyrimi dhe certifikata të rreme.

    Top Channel

  • Shqiptari në Athinë ndalon grevën, plotësohen kërkesat e tij

    Shqiptari në Athinë ndalon grevën, plotësohen kërkesat e tij

    Shqiptari Pano Ruci, ka vendosur të ndalë grevën e urisë pas 23 ditësh, pasi të gjitha kërkesat e tij u morën parasysh.
    Ai kishte kërkuar që të bëhej zhvarrosja e djalit të tij, Denis Ruci, që humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes si dhe kryerja e ekzaminimeve të specializuara.
    Në deklaratat e tij më herët gjatë ditës së sotme, Ruci theksoi se ka kërkuar transparencë të plotë në procesin e ekzaminimeve toksikologjike dhe të tjera, pasi është dhënë drita jeshile për zhvillimin e tyre.
    Ai shtoi gjithashtu se i ka përjetuar këto 23 ditë grevë urie “me shumë dhimbje dhe lodhje. Megjithatë, kam durim dhe mbështetja e njerëzve më jep forcë të qëndroj dhe të shpresoj. Do të jem këtu derisa të marr përgjigje për të gjitha kërkesat e mia.”
    “Sot bëhen 23 ditë që jam këtu në Sintagma dhe do të vazhdoj këtë luftë deri sa të marrim një konfirmim nga qeveria se kërkesat tona do të pranohen,” tha ai në një deklaratë të dhënë pasditen e së martës, më 7 tetor.
    “Sot drita mposhti errësirën,” deklaroi mbrëmjen e së martës nga Sheshi Sintagma Zoi Konstantopulu, avokatja e Panos Rucit.
    “Drita mund ta mposhtë errësirën. Me forcën e shpirtit të tij dhe të gjithë shoqërisë, me të drejtën në anën e tij, ai po sfidon mekanizmat më të ashpër dhe të pamëshirshëm. Fshehja, mbulimi dhe skemat për të groposur të vërtetën nuk triumfuan. Sot u vërtetua se Pano Ruci ia doli të mposhtë ata që donin të fshehnin të vërtetën. Mekanizmat rezistonin, por rikthimi në qarkullim i dosjes me 3.000 faqe që dokumenton neglizhencat e institucioneve përgjegjëse, është dëshmi se lufta dhe këmbëngulja e Panos Rucit nuk ishin të kota,” theksoi ajo.

  • I biri vdiq në tragjedinë e trenave, trupi do të zhvarroset për ekzaminime.. Pano Ruçi fiton “betejën”, pranohen kërkesat

    I biri vdiq në tragjedinë e trenave, trupi do të zhvarroset për ekzaminime.. Pano Ruçi fiton “betejën”, pranohen kërkesat

    Prokurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga Pano Ruci, babai i një prej viktimave, Dennis Rucit. 
    Vendimi vjen si rezultat i kërkesave të përsëritura për hetim të plotë mbi shkaqet e vdekjes së të afërmve, përmes analizave toksikologjike dhe biokimike që nuk ishin kryer më parë. Kjo përfshin edhe rastin e 23-vjeçarit Dennis Ruci, për të cilin babai i tij, Pano, ka qenë në grevë urie përballë Parlamentit grek, duke kërkuar drejtësi. 
    Zyra e Prokurorit nxori nga arkivat një dosje të mëparshme që lidhej me mjekët ligjorë, në të cilën ofrohej një bazë ligjore për të lejuar zhvarrimin dhe analizat, siç kishin kërkuar familjet Ruci, Aslanidis, Karystianos dhe Konstantinidis. Kjo çështje ishte më parë arkivuar, por tashmë është rihapur si precedent ligjor. 
    Autoritetet kanë informuar gjithashtu avokatët e të gjitha familjeve të viktimave se edhe ata mund të paraqesin kërkesa për zhvarrim dhe analizë laboratorike. Në rast se analizat nxjerrin në pah gjetje të reja, do të hapet një dosje e veçantë hetimore për të ndjekur çështjen në mënyrë të pavarur. 
    Fitorja e Panos Rucit dhe e familjeve të viktimave 
    Panos Ruci, i cili ka qenë simboli i qëndresës së familjeve të viktimave, arriti të detyrojë autoritetet dhe sistemin gjyqësor të rishikojnë qëndrimet e tyre. Ai sfidoi retorikën zyrtare se qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, duke bërë të mundur që kërkesat e tij dhe të familjeve të tjera të merren në konsideratë. 
    Së bashku me Rucin, fitoren e ndanë edhe të afërmit e 57 viktimave të aksidentit në Tempi. Ata që nuk kanë paraqitur ende kërkesa për zhvarrim, tani kanë mundësi ta bëjnë. 
    Megjithatë, Pano Ruci ka deklaruar se do të vazhdojë grevën e urisë deri në zbatimin e plotë të vendimeve dhe kryerjen faktike të analizave të premtuara, duke mbetur skeptik ndaj premtimeve të autoriteteve dhe mënyrës së ekzekutimit nga ana e drejtësisë.