Tag: kërçovë

  • Përçarja e partive shqiptare çon drejt fitores partinë maqedonase në Kërçovë

    Përçarja e partive shqiptare çon drejt fitores partinë maqedonase në Kërçovë

    Kandidati i VMRO-DPMNE-së kryeson në Kërçovë

    Kandidati i VMRO-DPMNE-së kryeson në Kërçovë

    Kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së për komunën e Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, kryeson ndaj kandidatit të BDI-së, Fatmir Dehari, sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga 75.63 përqind e vendvotimeve të përpunuara.

    Sipas KSHZ-së, Jovanovski ka fituar 8.784 vota ose 48.52 përqind, ndërsa Dehari 3.667 vota ose 20.26 përqind. Pas tij është kandidati i VLEN, Fatmir Limani, me 2.833 vota.

  • Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

    Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

    Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor.
    Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës në Kërçovë, humbën jetën në një aksident me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar.
    Shkolla shprehu ngushëllimet e saj duke theksuar se humbja e Erionës dhe Albinës i ka tronditur thellë.
    Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.
    Postimi i shkollës:
    Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!U prehshin në paqe!Me respekt dhe pikëllim të thellë,Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë.

  • Aksident tragjik në Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona! Raportohet për 8 të plagosur

    Aksident tragjik në Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona! Raportohet për 8 të plagosur

    Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku 3 persona raportohet se kanë humbur jetën.

    Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Trapçindoll, ku kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa të lënduarit disa janë  transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
    “Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”– thuhet në njoftimin e policisë.

  • Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

    Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

     Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar. Fatkeqësisht nga ky aksident kanë humbur jetën 3 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona.

    Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:55 në fshatin Trapçindoll. Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë tre makina. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Disa prej të lënduarve janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa të tjerë në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

    “Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

  • Aksident tragjik në Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, raportohet për 8 të plagosur

    Aksident tragjik në Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, raportohet për 8 të plagosur

    Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku 3 persona raportohet se kanë humbur jetën. Nga aksident i rëndë në në fshatin Trapçindoll janë mbetur të plagosur edhe 8 persona. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa të lënduarit disa janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
    “Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.