Tag: kërcënuar

  • “Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës

    “Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës

    Milaim Zeka ishte i ftuar në një intervistë për “UëTëFë Show” në Andale Media, ku moderatorët Fatos Sulo dhe Artemis Senja e përfshinë në sfidën e rubrikës “Caliente”. Detyra? T’i telefononte Oltës Gixhari vetëm për ta përshëndetur.
    Telefonata mori një kthesë të papritur sapo Olta u përgjigj. Pas një përshëndetjeje të shkurtër, ajo u fut menjëherë në temë dhe i kërkoi llogari për deklaratat e tij:
    “Pse del me ato deklarata se nuk të kam thënë kurrë? Unë s’flas kurrë nëpër televizione, po ti si s’pushon? Kush të ka kërcënuar ty? Unë të kam kërcënuar?”
    Milaimi, që para telefonatës dukej i qetë dhe i sigurt, nisi të qeshte i zënë ngushtë, pasi Olta po e “vërshëllente” direkt. Ai ndryshoi tonin dhe nuk dukej më aq i bindur për pretendimin se ishte kërcënuar prej saj:
    “S’më ke kërcënuar, por… dëgjo, je në emision live. Të mora vetëm të të uroj shumë sukses ty dhe Leonorës.”
    Olta e mbylli bisedën shkurt:
    “Faleminderit, me mend në kokë.”
    Në fund, mbetet e qartë se Milaimi mund t’i ketë ekzagjeruar deklaratat e mëparshme, ku kishte pohuar se Olta e kishte “kërcënuar” duke i kërkuar të mos përmendte më Morinën, madje duke aluduar se ajo ishte arsyeja e largimit të tij nga roli i opinionistit në “Big Brother VIP Kosova”.

  • “Ndihet i kërcënuar, po i bën presion Kushtetueses”/ Pezullimi i Ballukut, avokati: Rama po ngre barrierë për vete

    “Ndihet i kërcënuar, po i bën presion Kushtetueses”/ Pezullimi i Ballukut, avokati: Rama po ngre barrierë për vete

    Avokati Indrit Sefa bëri një analizë të situatës së krijuar pas ankimimit që ka bërë kryeministri Rama në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
    Teksa e cilësoi veprimin e Rama si brenda kompetencave të tij, Sefa tha, se kryeministri po e bën këtë gjë për të krijuar dhe një opinion sesi të reagojë për të mbrojtur dhe veten e tij në rastin më të keq.
    “Mendoj se Balluku për dinjitetin e saj, në momentin që i është ndër vënë SPAK, është rënduar më shumë. Praktika që tenton të instalojë Rama, që kërkon të dijë a ka ndërhyrje nga Kushtetuesja, kërkon të ngrejë një barrierë për veten e tij. Ndihet i kërcënuar. Nuk e ka menduar që të vijë një Strukturë e Posaçme dhe të marrë të pandehur ministren e tij më të fuqishme.
    I shkarkon, kush e pengon, duke qenë në detyrë. Shantazhon dëshmitarët, bën të vështirë marrjen e provave. Fakti që duan të përballen si ministër me gjyqtarin, është më e rëndë. Në këtë rast e ke pranuar fajësinë, sepse nuk do të përballesh si qytetarët e tij”, tha Sefa.

  • Pse Shërbimi sekret amerikan mori në dorë sigurinë e SPAK? Karanxha tregon prapaskenat

    Pse Shërbimi sekret amerikan mori në dorë sigurinë e SPAK? Karanxha tregon prapaskenat

    Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur për një emision televiziv, lidhur me trajnimin e rojeve të sigurisë së SPAK nga shërbimi sekret amerikan.
    Ai tha se kjo ka lidhje me faktin që prokurorët e SPAK janë të kërcënuar nga politika, krimi dhe sulmet e mediave.
    Karanxha thekson se kjo tregon që kemi një informacion që mund të rrezikohet jeta, por shtimi i sigurisë shmang ndonjë ngjarje kriminale apo pasojat e këtyre kërcënimeve.
    -Si e shihni faktin që shërbimi sekret amerikan ka trajnuar rojet e sigurisë të SPAK. Sepse Dumani ka folur këto ditë edhe në takimet e fundit në Bruksel që është kërcënuar shumë nga politika, nga krimi, nga media. Ka lidhje kjo?
    Karanxha: Normal që ka lidhje. Po të kemi parasysh edhe sot që diskutojmë, zoti Dumani ka një numër të caktuar personash që e ruajnë.
    -Dakord, por është shtuar siguria…
    Karanxha: Fjala shtuar do të thotë që kemi një informacion që mund të rrezikohet, domethënë, jeta… Mendoj që ka lidhje dhe me ngjarjet, me retorikën politike. Ai është ndjerë i kërcënuar. Tani sa janë reale këto apo jo, është gjë tjetër. Por kur një person ndihet i kërcënuar, shihet nga ana subjektive e vetë personit. Pra në qoftë se ai ndihet i kërcënuar, duhet të tregojë shkaqet ose një mesazh që është diskutuar, nuk e di çfarë ka, çfarë informacioni ka, aq më tepër nga shërbimet e huaja. Sepse dhe shërbimet e huaja siç e dimë ka. Mendoj që shtimi i sigurisë është diçka e mirë që të eliminohen ndonjë pasojë e mundshme.

  • “Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve”, Iris Luarasi: Jam nënë vetë. Nuk do të doja të më thërrisnin…

    “Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve”, Iris Luarasi: Jam nënë vetë. Nuk do të doja të më thërrisnin…

    Deputetja e PS, Iris Luarasi, ka zbuluar se është kërcënuar me jetën e fëmijëve. Sipas saj, këto kërcënime vijnë vetëm pse mbështeti projektligjin për Barazinë Gjinore. 
    “Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve. 
    Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo. 

  • E lidhën dhe e dogjën në makinë, ish-partneri i të dashurës e kishte kërcënuar

    E lidhën dhe e dogjën në makinë, ish-partneri i të dashurës e kishte kërcënuar

    sulo halili

    GREQI- Policia greke po përpiqet të zbardhë vrasjen makrabre të 27-vjeçarit shqiptar, Sulo Halili, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar dhe i lidhur në pjesën e pasme të një makine në zonën Skourta, Viotia.
    Hetuesit po përpiqen të bashkojnë copëzat e ngjarjes, ndërsa motivi i krimit mbetet ende i paqartë. Një nga pistat kryesore që po shqyrton policia është ajo e rivalitetit romantik, pasi nuk ka asnjë provë që viktima të ketë qenë e përfshirë në aktivitete të paligjshme.
    Sipas burimeve hetimore, një ish-partner i vajzës me të cilën 27-vjeçari kishte një lidhje e kishte kërcënuar më parë, çka ka shtyrë hetuesit të hetojnë mundësinë që krimi të ketë ndodhur për motive xhelozie.
    Ndërkohë, familjarët e viktimës pritet të paraqiten sot në selinë e Policisë së Athinës (GADA) së bashku me avokatin e tyre, Alexandros Papaioannidis, për të dorëzuar prova dhe informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Sipas hetimeve, autoret e panjohur e qëlluan fillimisht të riun, më pas e vendosën trupin e tij në sediljen e pasme të një makine të vjedhur dhe i vunë zjarrin për të zhdukur gjurmët.

    Identifikimi i viktimës u bë përmes analizës së ADN-së, ndërsa makina e përdorur në krim rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat korrespondonin me një automjet të ngjashëm në Pieria.
    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes vazhdojnë, ndërsa policia greke po përpiqet të gjejë lidhjet mes viktimës, vajzës dhe personit që e kishte kërcënuar. 

  • “Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose…”/ Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia

    “Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose…”/ Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia

    Monika Kryemadhi ka rrëfyer takimin e fundit me Ilir Metën para se ai të largohej nga shtëpia dhe më pas të njoftonte divorcin prej saj.
    Në një intervistë për News24, ajo tregoi se largimi i Metës ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për shkak të akuzave se Kryemadhi kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vjehrrin e Tedi Blushit.
    “I kërkoi djalit të marrë rrobat dhe iku nga shtëpia. Ishte një sebep i kotë, një histori e ndërtuar,” tha ajo.
    Kryemadhi shtoi se ende nuk është gati ta takojë Metën, ndonëse pranoi se do të duhet të përballet me të në të ardhmen në gëzime familjare.
    “Takimi im i fundit me Ilir Metën vetëm për vetëm ka qenë takimi i 1 prillit në mëngjes kur ka ikur nga shtëpia, i ka kërkuar djalit të marrë rrobat. Një nga arsyet e ikjes nga shtëpia ishte se unë i kisha kërcënuar gruan apo vjehrrin Tedi Blushit në atë kohë, kot, mendoj se ishte një mendoj se ishte një sebep nga e gjithë historia e ndërtuar. Pastaj ka qenë mbledhja e KDK së famshme, nqs e mbani mend që thash nuk më ashtu… as për SPAK-un dhe as për burgun.
    Nuk do ta takoja Metën. Sigurisht unë do takohem me Ilir Metën se do martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër dhe d.m.th do të kemi gëzime familjare… Nuk jam gati të takohem me Ilir Metën qoftë emocionalisht, qoftë edhe në aspektin e mënyrës se si, sepse e ndjej veten të fyer, si më linçoi rrethi shoqëror i Ilir Metës dhe Ilir Meta vetë në atë kohë. Akoma nuk jam gati për një gjë të tillë. Akoma nuk kam mundur të harroj, se për të falur i kam falur të gjithë, por nuk i kam harruar për atë që kanë bërë për presionin që është ushtruar tek fëmijët e mi”.

  • “Të dorëhiqet menjëherë”, Shehaj: Përgjimet nxjerrin zbuluar Ballukun, le të flasë kush e mban peng

    “Të dorëhiqet menjëherë”, Shehaj: Përgjimet nxjerrin zbuluar Ballukun, le të flasë kush e mban peng

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas rrjedhjes të përgjimeve që, sipas tij, zbulojnë mënyrën se si zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në bashkëpunim me drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi dhe me miratimin e Edi Ramës, kanë vjedhur me tenderin e tunelit të Llogarasë.
    Shehaj tha se komunikimet mes tyre tregojnë qartë një skemë të tipit mafioz, ku vendimet për tenderë merren me “SMS” dhe nën kërcënime. Ai e quajti këtë një “bandë” dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut dhe Ramës, duke theksuar se “paratë e qytetarëve janë në duart e një bande që vepron mbi kërcënime dhe interesa korruptive.”
    Reagimi i plotëDolën përgjimet që tregojnë qartë sesi Belinda Balluku me drejtorin e saj dhe me shefin e saj kanë vjedhur qytetarët shqiptarë në aferën e tunelit të Llogarasë. Tani, i thotë drejtori, Berberi i thotë Belindës: Shiko, për pak nxjerr tunelin, edhe pak. I përgjigjet Belinda: Prit. Berberi: Për tunelin, okay? Belinda Balluku thotë: Po po, por prit t’i coj fjalën atij ** që kërcënon me SMS.
    Okay, i përgjigjet Evis Berberi. Pas dy orësh Belinda i konfirmon, mesa duket ka folur me atë ** dhe ka marrë konfirmimin. Dhe i thotë tani mund ta nxjerresh. Kjo është mënyra sesi vepron një bandë në fakt, më shumë sesa një qeveri dhe një administratë që duhet të kujdeset për paratë e qytetarëve shqiptarë. Bandat veprojnë në këtë mënyrë, bandat veprojnë nën kërcënimin, por nuk e kemi të qartë kush e ka kërcënuar Belinda Ballukun për nxjerrjen e tenderit për tunelin e Llogarasë. E ka kërcënuar shefi i saj, Edi Rama? E kanë kërcënuar bandat? Apo e kanë kërcënuar ata që kanë fituar tenderin?
    Ky është një skandal i paimagjinueshëm. Prandaj Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt, por bashkë me të edhe Edi Rama, sepse imagjinoni në duart e kujt janë paratë e qytetarëve shqiptarë. Në duart e një bande.

  • “Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si e shantazhonin 29-vjeçarin tre vëllezërit nga Librazhdi

    “Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si e shantazhonin 29-vjeçarin tre vëllezërit nga Librazhdi

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ersi Cekanit, të riut nga Librazhdi i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij dhe 3 shokë të tjerë kanë kërcënuar një 29-vjeçar për shkak të një borxhi.
    Burime bëjnë me dijie se ka qenë 29-vjeçari ai i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga vëllezërit Cekani për një borxh të pashlyer. Cekani bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë.
    Sipas burimeve, Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen leket që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.
    Ditën e djeshme tre vëllezërit nga Librazhdi kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun. Në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij. Ndërsa vëllai i tretë së bashku me 3 shokët e tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
    Tre vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.

  • Berisha: Rama ka kërcënuar prokurorin që ka dosjen e Lubi Ballukut, është i regjistruar

    Berisha: Rama ka kërcënuar prokurorin që ka dosjen e Lubi Ballukut, është i regjistruar

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën për ndërhyrje dhe kërcënim ndaj prokurorit që po heton çështjen e ministres Belinda Balluku.
    Sipas Berishës, prokurori është kërcënuar drejtpërdrejt nga Rama për shkak të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK ndaj Ballukut.
    “Dënoj ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe çdo kërcënim tjetër që i është bërë një prokurori që, i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme, ka marrë vendimin e duhur,” deklaroi Berisha jashtë Kuvendit.
    I pyetur nëse ka prova për kërcënimin e pretenduar, Berisha u shpreh me bindje se ngjarja është e dokumentuar. “Ju them me garanci që është kërcënuar. Rama nuk e pranon dot, por është i regjistruar,” tha ai.
    Berisha përmendi edhe emrin e kreut të SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka qenë ndër ata që i ka bërë presion prokurorit. “Altin Dumani është pak a shumë ai që i ka thënë ‘mendo për kokën tëndë’, por kërcënimi i Ramës është më i rëndë,” shtoi ai.
    Këto deklarata vijnë në një kohë kur SPAK po heton disa dosje penale që lidhen me ministren Belinda Balluku, ndërsa tensionet mes mazhorancës dhe opozitës për çështjet e drejtësisë vijojnë të thellohen.

  • “Shqipëria e kërcënuar indirekt nga Serbia”/ Xhavit Shala: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak

    “Shqipëria e kërcënuar indirekt nga Serbia”/ Xhavit Shala: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak

    Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, ka theksuar se rritja e kërcënimeve në rajon kërkon një përgatitje më të mirë të Shqipërisë në aspektin ushtarak. Sipas tij, përderisa Kosova është e kërcënuar indirekt nga Serbia edhe Shqipëria ndodhet nën të njëjtin rrezik në mënyrë të tërthortë.

    Shala theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe përfshirjen e ushtrisë në rritjen e investimeve strategjike të vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e krijimit të forcave rezerviste, duke përmendur se shumë shtete të zhvilluara i kanë këto struktura të konsoliduara, ndërsa Shqipëria duhet t’i rikthehet ndërtimit të tyre nga e para.

    Eksperti kërkoi gjithashtu rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe rivendosjen e zborit, për t’u siguruar që popullsia të jetë e përgatitur për çdo situatë.

    “Mendoj se përderisa Kosova është e kërcënuar indirekte nga Serbia edhe ne jemi të kërcënuar në mënyrë indirekte. Unë gjykoj që edhe në rritjet e investimeve të Shqipërisë duhet që të jetë edhe ushtria. Forcat rezerviste i kanë shumë vende, por ne i shkatërruam dhe po i kthehemi nga e para. Për rezervistët është llogaritur që të jetë rreth 8000 forca. Maqedoni ka 14500 forca rezerviste, kurse Shqipëria ka 10 mijë ushtarë në total dhe 6500 ushtarë në total.

    Variantet më të mira të forcave rezerviste mund të përmendin Zvicrën, Irlanda,, por edhe Izraelin lidhur edhe me shkallën e kërcënimeve. Në Shqipëri duhet që të futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe të rikthehet zbori siç ishte dikur. Të përgatitet populli. Mendoj që të kopjojmë modelet më të mira që kanë vendet e NATO-s. Niveli i kërcënimeve është rritur dhe ne duhet që të përgatitemi shumë mirë në këtë fushë”, tha eksperti.