Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtoje në themel edhe kërkesën e Ilir Metës për masën e tij të sigurisë. Por Ilir Meta nuk do të gëzojë privilegjet e kryebashkiakut të rikthyer të Tiranës.
Seanca nuk do të transmetohet live, ai nuk do të ketë mundësi as të flasë e as të jetë prezent. As avokatët e tij nuk do lejohet të flasin, por në salle të mbyllur do dorëzojnë vetëm dokumente.
Në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara tha se Ilir Meta kërcënon dëshmitarët dhe provat.
Ndërsa theksoi se është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata.
“Besoj do të shihet ligjshmëria dhe proporcionaliteti. Ka vend për t’u verifikuar a qëndron kjo masë, apo kemi pasur gjithmonë të nevojshme prishjen e provave, apo kërcënimin e dëshmitarëve. Duke e parë në të gjitha shkallët nëse është e justifikuar kjo masë. Besoj që në përfundim gjykata do të shprehet dhe besoj mund të përdoret, pasi edhe pala vetë e ka shprehur mund të përdoret për Strasburg. Unë kam bindje se kërcënon edhe gjithë organin e akuzës. Ai dhe Berisha. Është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata. Kjo është evidente dhe e njohur. Mund të ketë edhe argumente të tjera”, tha ai, duke shtuar: “Po të ishte vetëm një rrugëtim gjykata kushtetuese do ta refuzonte për momentin duke thënë që Gjykata e Lartë të shprehet dhe më pas të shprehemi ne”, tha ai.
Gjithashtu, avokati Romeo Kara foli edhe për çështjen e 21 janarit, duke thënë se zjarr u hap kur protesta po mbyllej.
Ndërsa theksoi se nëse kjo konstatohet është shumë e rëndë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Gjatë intervistës u tregua i ashpër ndaj kreut të PD, Sali Berisha duke e cilësuar atë ‘gjakatar’.
“Mënyra se si grupi i zjarrit të Gardës nuk u lejua të arrestohej, tregon që ka marrë edhe garanci. Për mua ka qenë një gjykim i turpshëm. Kemi një ish-prokuror që thotë janë shkatërruar provat. Kjo ngjarje është një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet. Dhe duhet të zbardhet. Ajo vijë gjaku nuk duhet kaluar. Ne nuk duhet të harrojmë, ajo që ndodhi me ’97, çfarë ka ndodhur mijëra të vrarë me pasojë të ligjit 7051 e them me vetëdije që ky person është gjakatar dhe është e frikshme që një gjakatar i tillë vazhdon të jetë në politikën shqiptare”, tha ndër të tjera ai.
Tag: kërcënon
-

Kushtetuesja pranon me kushte Metën/ Avokati: Kërcënon dëshmitarët dhe provat
-

SHBA kërcënon Panamanë me anulim vizash për lidhje me Kinën
Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, deklaroi sot se një zyrtar në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar me anulimin e vizave të disa zyrtarëve panamezë, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump po ushtron presion ndaj Panamasë për të kufizuar marrëdhëniet me Kinën.
Duke folur në një konferencë shtypi javore, Mulino tha pa dhënë prova konkrete se “një zyrtar i ambasadës amerikane po na kërcënon për të marrë vizat”, duke shtuar se veprime të tilla “nuk janë në përputhje me marrëdhëniet e mira që unë dua të ruaj me SHBA-në”. Ai nuk përmendi emrin e zyrtarit.
Ambasada amerikane në Panama nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Administrata Trump më herët ka refuzuar të komentojë për vendime të veçanta mbi vizat.
Në shtator, Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se do të kufizonte vizat për individë që “mbajnë marrëdhënie me Partinë Komuniste të Kinës” ose “minojnë demokracinë në rajon në emër të Kinës”.
Këtë javë, SHBA-ja revokoi vizat e gjashtë të huajve që, sipas autoriteteve amerikane, kishin bërë komente përqeshëse lidhur me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk muajin e kaluar.
Raste të ngjashme janë raportuar në rajon: në prill, ish-presidenti i Kosta Rikës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Oscar Arias, tha se SHBA-ja i kishte anuluar vizën; ndërsa në korrik, Vanessa Castro, nënkryetare e parlamentit të Kosta Rikës, deklaroi se ambasada amerikane i kishte revokuar vizën për shkak të kontakteve të supozuara me Partinë Komuniste Kineze.
Panamaja ndodhet në një pozicion delikat për shkak të tensioneve SHBA–Kinë dhe rolit strategjik të Kanalit të Panamasë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Panama në shkurt, e para jashtë vendit në këtë post, kërkoi që Panamaja të zvogëlojë menjëherë ndikimin e Kinës mbi kanalin detar.
-

Vrasja e gjyqtarit, Manjani: Reforma s’paska kthyer besimin e publikut te drejtësia, por urrejtjen!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, duke e konsideruar ngjarjen jo vetëm një akt kriminal, por edhe një pasqyrë të zymtë të gjendjes së drejtësisë shqiptare.
Manjani thekson se qëllimi i Reformës në Drejtësi ishte ngritja e besimit të publikut te drejtësia, por në vend të kësaj “është vendosur urrejtja”. Ai e quan këtë situatë “një dështim spektakolar” dhe shton se gjykatësi sot është zyrtari më i kërcënuar në Shqipëri: “E kërcënon shteti, e shan politika, e përgjon prokurori, e kërcënon pala humbëse.”
Sipas ish-ministrit, pa gjyqtarë të mbrojtur dhe të qetë nuk mund të ketë drejtësi të paanshme. Ai apelon se “reforma e vërtetë në Shqipëri duhet të nisë me ndërtimin e një gjykate të sigurtë e të pavarur”, duke shtuar se drejtësia shqiptare “është ende shumë larg standardeve europiane, ku asgjë nga këto që ndodhin këtu nuk ndodh”.
Postimi i plotë i Manjanit:
Duke parë mllefin ekstrem në rrjete sociale pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, pyetja nuk është më besohet apo jo gjykata.
Pyetja është sa shumë urrehet gjykata në këtë vend?! Në këtë vend ku popullsia beson më shumë policinë dhe prokurorinë. Pra beson xhelatin më shumë se gjykatësin…
Kujdes!
Qëllimi i reformës në drejtësi ishte të vendoste besimin e publikut te drejtësia.
Por qenka vendosur urrejtja!
Dështim spektakolar!
Kjo nuk është klimë drejtësie.
Insistoj:
gjykatësi është zyrtari publik më i kërcënuar. E kërcënon shteti; e shan politika; e përgjon prokurori; e kërcënon pala humbëse.
Mirëpo pa gjykatës të sigurtë e të qetë nuk ka gjykatë të paanëshme.
Reforma reale në Shqipëri duhet të jetë reforma e ndërtimit të një gjykate të paanëshme, në radhë të parë të sigurtë.
Ka sigurisht disa gjëra të tjera për të bërë, por gjykata jonë është larg, ende shumë larg gjykatës së standardit europian.
Nuk ndodh askund në gjykatat e Europës këto që ndodhin këtu -

Në vend të ndihmës, bashkia kërcënon: Mos u anko në media, do të marrim fëmijët – VIDEO
Në vend të ndihmës, bashkia kërcënon: Mos u anko në media, do të marrim fëmijët – VIDEOFamilja e Englantinës sërish nën qiell të hapur – Bashkia Sarandë kërcënon në vend që të ndihmojë
Dimri ka trokitur dhe temperaturat e para të ftohta kanë përfshirë edhe Sarandën. Por ndërsa qyteti përgatitet për stinën e vështirë, familja e Englantinës prej vitit të kaluar jeton te Shatërvani, pa një strehë dhe pa mbështetje institucionale.
Në vend që të marrë ndihmën e merituar, kjo familje e brishtë, me 2 fëmijë të vegjël nën kujdes, po përballet me kërcënime të hapura nga Bashkia Sarandë. Mesazhi i përcjellë Englantinës është i qartë: “Mos u anko në media, përndryshe do të hiqet kujdestaria e fëmijëve!”. Një presion i tillë jo vetëm që cenon të drejtën për liri fjale dhe për të kërkuar ndihmë publike, por shton edhe më tej pasigurinë dhe dhimbjen e një familjeje që tashmë është në kufijtë e mbijetesës.
Saranda Web e ka trajtuar më herët këtë çështje, duke ngritur zërin për mungesën e përgjegjësisë dhe indiferencën institucionale. Englantina dhe fëmijët e saj po kthehen në simbolin e një realiteti të hidhur, ku varfëria dhe braktisja bëhen pjesë e përditshmërisë, ndërsa ndihma institucionale mbetet një premtim i pambajtur.
Në vend që të ndërhyjë me mbështetje konkrete – strehim, ndihmë ekonomike, kujdes social – Bashkia zgjedh rrugën më të lehtë: të mbyllë gojën e atyre që flasin. Ky qëndrim e shndërron hallin e një nëne dhe fëmijëve të saj në një problematikë edhe më të rëndë, pasi përveç varfërisë dhe mungesës së kushteve minimale të jetesës, shtohet edhe frika nga ndëshkimi institucional.
Në një shoqëri që synon të quhet e drejtë dhe humane, këto histori nuk mund të mbulohen me heshtje. Englantina dhe fëmijët e saj nuk kanë nevojë për kërcënime, por për një dorë ndihme. Sot është detyrë e institucioneve të tregojnë përgjegjësinë e tyre, para se ky dimër të kthehet në një tjetër provë të dhimbshme për një familje që ka mbetur vetëm.
Saranda Web do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje nga afër, duke i dhënë zë çdo historie të ngjashme që përndryshe do të humbiste në hijen e harresës.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Al Khelaifi kërcënon Juventus: Jeni tallur për javë të tëra, do t’i kujtoj këto metoda
10 Shtator 2025
9:12
Telesport
Negociatat e dështuara për të risjellë Randal Kolo Muani përsëri në Torino kanë lënë pasoja të rënda, duke i ftohur marrëdhëniet midis Juventus dhe PSG. Të paktën kjo është ajo që po qarkullon këto ditë nga mediat franceze, të cilat raportojnë se Nasser Al-Khelaifi është i tërbuar për rezultatin e kësaj çështjeje.
Sipas “Sports Zone”, presidenti i klubit parizien dyshohet se e sulmoi ashpër drejtorin e përgjithshëm të Juventusit, Comolli, gjatë një telefonate, duke bërë vërejtje të ashpra dhe kërcënime të fshehura.
“Ke qenë duke na tallur për disa javë“, tha Al Khelaifi, siç raportohet nga portali francez i futbollit. “Mbaroi, nuk do ta fitosh këtë betejë kundër meje. Do t’i kujtoj metodat që përdore, më beso!”
Prandaj edhe udhëzimi për agjentin e Kolo Muanit për të gjetur një zgjidhje alternative dhe kthesa e papritur drejt Tottenham. Sulmuesi shkoi në Premier te Spurs në formë huazimi, me mundësi blerjeje, në n ditën e fundit të merkatos.

