Tag: kërcënojnë

  • “Ia tregoj unë atij”, Veliaj: Prokurorët kërcënojnë krerët e bashkive kur nuk u punësojnë fisin

    “Ia tregoj unë atij”, Veliaj: Prokurorët kërcënojnë krerët e bashkive kur nuk u punësojnë fisin

    Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ndodhet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku po zhvillohet seanca për dekretin e Presidentit, nëse ai do të vijojë të mbetet në detyrë, apo do të lihet në fuqi vendimi për shkarkimin e tij.
    Gjatë replikave me përfaqësuesin e Këshillit të Ministrave në seancë, Erion Veliaj tha se në mbledhjen e qeverisë, para se të merrej vendimi për shkarkim, duhej të ishte dëgjuar ai më parë.
    Sipas Veliajt, në këtë rast Këshilli i Ministrave do të ishte vënë në dijeni për konfliktin e interesit që prokurori i çështjes ka në rastin e tij.

    Ndërsa shtoi se ndodh shpesh që prokurorët ushtrojnë presion ndaj krerëve të bashkive për t’u punësuar të afërmit, dhe kur kjo nuk ndodh, atëherë ata i kërcënojnë përmes avokatit.
    “Shumica e kryetarëve të bashkive janë nën presion nga disa prokurorë për të punësuar njerëzit e tyre në bashki. Madje, në Bashkinë e Tiranës, unë vetë kam pasur raste të tilla. Dhe kur nuk ua plotëson dëshirat, ata kapin avokatin e kryetarit dhe i thonë: Ia tregoj unë atij”, tha Veliaj.

  • “Gjermania heq dyshtetësinë”, CDU/CSU: Revokim të pasaportës atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese

    “Gjermania heq dyshtetësinë”, CDU/CSU: Revokim të pasaportës atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese

    Kanë ngjallur shqetësim thirrjet e unionit gjerman CDU/CSU për reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizime mbi shtetësinë e dyfishtë, që shkojnë deri aty sa të apelojnë deri për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë.

    Disa politikanë të partive të CDU/CSU, shkruajnë mediat në Berlin, kanë vënë në pikëpyetje shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane.
    “Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” deputeti i CSU, Stefan Mayer.
    Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani kërkoi gjithashtu që “kriminelëve, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.
    “Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.
    “Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo ​​rregull”, deklaroi për gazetën Bild edhe politikania e CDU-së, Cornell Babendererde. Në vitin 2024, rreth 292,000 persona morën shtetësinë gjermane, apo 46 përqind më shumë se një vit më parë, që është një rekord i ri. Një në katër prej tyre janë me origjinë nga Siria.
    Për ndryshimin e këtij ligji kërkohet shumica e votave të partive në pushtet. Por Partia Socialdemokrate i ka kundërshtuar deri tani kërkesat për heqjen e dyshtetësisë.

    Top Channel

  • Britania do të jetë në gjendje të rrëzojë dronët nëse ata kërcënojnë bazat e saj

    Britania do të jetë në gjendje të rrëzojë dronët nëse ata kërcënojnë bazat e saj

    Forcat e armatosura britanike do të jenë në gjendje të rrëzojnë dronët nëse ata kërcënojnë bazat e tyre, raportoi të dielën The Telegraph, duke shpjeguar se ditën e sotme pritet të ketë një njofti nga Sekretari i Mbrojtjes John Healy.
    Healy pritet të përshkruajë vizionin e tij për mbrojtjen e bazave ushtarake më kritike të Britanisë në përgjigje të “kërcënimit në rritje që paraqet Rusia”, raportoi The Telegraph.
    Aktualisht, Forcat e Armatooosura mund të përdorin pajisje speciale kundër mjeteve ajrore pa pilot që u lejojnë atyre t’i monitorojnë.

    Politika e re do t’i japë aftësinë për të rrëzuar dronët sapo të zbulohen, por vetëm në rrethana që konsiderohen urgjente dhe absolutisht të nevojshme.
    Zyra e sekretarit Healy nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga Reuters.
    Më herët në tetor, qeveria britanike njoftoi se dy avionë të RAF kishin kryer një fluturim 12-orësh së bashku me avionë luftarakë amerikanë dhe të NATO-s, një operacion që pasoi ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore të shteteve anëtare të aleancës, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë, të cilat i atribuohen Moskës.
    Fluturimet me dronë kanë shkaktuar gjithnjë e më shumë probleme për udhëtimin ajror në Evropë kohët e fundit, duke çuar në mbyllje të aeroporteve, vonesa dhe anulime të fluturimeve.
    Të paktën 18 dronë “të dyshimtë” janë vërejtur në Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani nga shërbimi i mbikëqyrjes Enigma që nga 16 shtatori, disa pranë aeroporteve./vizionplus.tv

  • Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kërcënojnë me sanksione Izraelin, ndërsa vijojnë sulmet në Gaa

    Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kërcënojnë me sanksione Izraelin, ndërsa vijojnë sulmet në Gaa

    Forcat izraelite bombardojnë Gazën, duke vrarë të paktën 50 persona që nga mesnata, pasi ushtria u urdhëroi palestinezëve në qytetin jugor të Khan Younis të largohen përpara një “sulmi të paparë”.

    “Bombardimet izraelite në Gazës vazhduan nga mesnata deri në orët e para të ditës, duke shkaktuar vdekjen e 50 personave, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe dhjetëra të plagosur, pas masakrave të reja të kryera nga pushtuesi…në disa zona të Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, për AFP, përcjell A2 CNN.

    Ndërkohë presioni ndërkombëtar është shtuar mbi Izraelin për shkak të ofensivës së tij të re ushtarake në Gaza, e cila ka lënë qindra të vdekur vetëm në ditët e fundit.

    Udhëheqësit e Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar kërcënojnë të ndërmarrin “veprime konkrete” kundër Izraelit, nëse ky i fundit nuk i jep fund ofensivës së tij të ripërtërirë në Gaza, ndërsa 22 vende i kërkojnë Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave në enklavën e rrethuar, shkruan A2 CNN.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i hedh poshtë thirrjet dhe premton të vazhdojë ofensivën, e cila përfshin plane që Izraeli të marrë kontrollin e të gjithë Gazës.

    Që nga 2 marsi, nuk është lejuar futja e ushqimit, karburantit apo ilaçeve në Gaza, një situatë që OKB-ja më parë e përshkroi si një “ndikim katastrofik” për popullsinë palestineze.

    Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 53,475 palestinezë dhe ka plagosur 121,398 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Zyra e Medias e Qeverisë e përditësoi numrin e të vdekurve në më shumë se 61,700, duke thënë se mijëra njerëz të zhdukur nën rrënoja supozohet të jenë të vdekur.

    Rreth 1,139 persona u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, dhe më shumë se 200 të tjerë u morën robër. 

  • Alizoti ngre akuza të forta: B*ndat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    Alizoti ngre akuza të forta: B*ndat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    Alizoti ngre akuza të forta: B*ndat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.

    Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”.

    Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh.

    Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.

    Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.

    “Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.

    Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë. (A2 Televizion)

  • Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë qytetarët për votën

    Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë qytetarët për votën

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.
    “Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”.
    Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh.
    “Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave
    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.
    Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.
    “Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.
    Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë.

  • “Ma thanë troç”, Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    “Ma thanë troç”, Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ishte i ftuar në një emision televiziv nga ku ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.
    “Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”.
    Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh.
    “Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave
    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.
    Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.
    “Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.
    Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë.

  • Bardh Spahia: Në Shkodër b*ndat janë aktivizuar, po kërcënojnë qytetarët

    Bardh Spahia: Në Shkodër b*ndat janë aktivizuar, po kërcënojnë qytetarët

    Bardh Spahia: Në Shkodër b*ndat janë aktivizuar, po kërcënojnë qytetarët

    Kandidati i PD-së, Bardh Spahia, deklaron se bandat kanë nisur që të kërcënojnë qytetarët në Shkodër me anë të telefonatave dhe takimeve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në terren.

    Sipas tij, po kërcënohen gjithashtu edhe njerëzit e PD-së në këtë qytet, komisionerët apo dhe zyrtarë të tjerë.

    Spahia deklaron se strukturat e shtetit dhe SPAK-u nuk po veprojnë për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.

    “Shumë shpejt, kemi bindjen absolute se shqiptarët do të zgjedhin për ndryshime të mëdha në këtë vend.

    Fatkeqësia e madhe është simbioza, lidhja e ngushtë që është krijuar mes shtetit që shfryëzon krimin e organizuar dhe e përdor dhe në fushata elektorale.

    Zgjedhjet e dy viteve të kaluara, ishin shëmbëlltyra e një batërdie elektorale, që veç votime nuk mund të quheshin. Kishim prezentë të krimit të organizuar të paktën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku thërrsnin me listë, persona me influencë të zonave të ndryshme, i kërcënonin ose i blenin me para, në mënyrë që të tjetërsonin vullnetin e qytetarëve.

    Pastaj ditën e zgjedhjeve, parakalimi i bandave nga qendra në qendër votimi.

    Fatkeqësia e madhe është se ka filluar edhe sot, intimidimi, kërcënimi i rëndë i strukturave kriminale, krimit të organizuar, bandave ndaj njerëzve të PD, komisionerëve etj.

    E realizojnë nëpërmjet telefonave, përfaqësuesve të tyre në terren dhe gjëja e trishtë është se strukturat e shtetit edhe ai SPAK-u i famshëm nuk po vepron për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.

    Ne do bëjmë gjithçka për ta frenuar si fenomen, por edhe për ta dokumentuar. Edhe krijimi i asaj Task Force, është prej denoncimeve dhe fakteve të ofruara nga PD”- tha Spahia në SYRI TV.