Tag: kërcënimi

  • Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovë, Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi është i një shtetasi serb

    Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovë, Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi është i një shtetasi serb

    Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se një numër telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën është i një shtetasi serb.

    Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrmë, sipas autoriteteve kosovare.Lexo edhe :Related Posts
    Sveçla tha të dielën në Facebook se autoritetet e sigurisë e trajtuan me prioritet të lartë “këtë sulm hibrid” ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është “konfirmuar se ka origjinën në Serbi”.

    Ai tha se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.
    “Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.
    Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës – i njohur me nofkën “kasapi i Ballkanit” – qëndron në qendrën e ndalimit të OKB-së në Hagë që nga dënimi i tij përfundimtar në vitin 2021.
    Mlladiç udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje nga viti 1992 deri më 1995.
    Ai u dënua nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
    Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
    Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.
    Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”.
    “Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, tha policia./rel

  • Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se thirrja telefonike erdhi nga Serbia

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se thirrja telefonike erdhi nga Serbia

    Pas alarmit të sotëm për mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka intensifikuar hetimet në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë.
    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga hetimet e deritanishme dyshohet se kërcënimi është bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.

    “Hetimet po vazhdojnë në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente, si dhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të burimit të kërcënimit, identifikimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit të përdorura”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Kjo ngjarje ka ndodhur në orët e paraditës dhe ka shkaktuar evakuim dhe tension në Kuvendin e Kosovës, ku pritej vazhdimi i seancës konstituive.
    Pas konfirmimit se alarmi ishte i rremë, seanca është zhvilluar me vonesë dhe është ndërprerë sërish pa sukses./Telegrafi/

  • Sveçla: Kërcënimi me bombë në Kuvend erdhi nga nr serb, i lidhur me Ratko Mladiç

    Sveçla: Kërcënimi me bombë në Kuvend erdhi nga nr serb, i lidhur me Ratko Mladiç

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar se numri i telefonit nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës i përket një shtetasi serb me emrin Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur edhe fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiç.Në një postim në Facebook, Sveçla theksoi se institucionet relevante të sigurisë në Kosovë po e trajtojnë këtë sulm hibrid me prioritet të lartë, ndërsa konfirmoi se kërcënimi ka origjinën në Serbi. Numri i përdorur është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.Ministri paralajmëroi se autorët e kërcënimit, të cilët strehohen në Serbi dhe kanë mbështetje nga shteti serb, nuk do të shmangen nga përgjegjësia. Ai theksoi se institucionet e Kosovës do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës sa më shpejt që të jetë e mundur.Ky rast pasqyron sfidat serioze të sigurisë dhe vazhdimin e sulmeve hibride ndaj institucioneve të Kosovës nga struktura jashtë vendit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar se numri i telefonit nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës i përket një shtetasi serb me emrin Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur edhe fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiç.Në një postim në Facebook, Sveçla theksoi se institucionet relevante të sigurisë në Kosovë po e trajtojnë këtë sulm hibrid me prioritet të lartë, ndërsa konfirmoi se kërcënimi ka origjinën në Serbi. Numri i përdorur është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.Ministri paralajmëroi se autorët e kërcënimit, të cilët strehohen në Serbi dhe kanë mbështetje nga shteti serb, nuk do të shmangen nga përgjegjësia. Ai theksoi se institucionet e Kosovës do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës sa më shpejt që të jetë e mundur.Ky rast pasqyron sfidat serioze të sigurisë dhe vazhdimin e sulmeve hibride ndaj institucioneve të Kosovës nga struktura jashtë vendit.

  • Kërcënimi me bombe në Kuvend, Policia e Kosovës: Erdhi nga një numër telefoni serb

    Kërcënimi me bombe në Kuvend, Policia e Kosovës: Erdhi nga një numër telefoni serb

    Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimin për vendosje bombe në Kuvendin e Kosovës, i cili ndodhi një ditë më parë. Sipas autoriteteve, nga hetimet paraprake rezulton se kërcënimi është bërë përmes një numri telefoni që dyshohet të jetë nga Serbia.
    “Forcat e rendit, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, po vijojnë hetimet për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit të përdorura në këtë kërcënim,” thuhet në njoftimin zyrtar. Policia ka bërë të ditur se janë aktivizuar edhe kontaktet me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Pas sinjalizimit, ndërtesa e Kuvendit u kontrollua me imtësi, përfshirë automjetet në parking, ndërsa të gjithë deputetët, punonjësit dhe gazetarët u evakuuan.
    Kjo ngjarje ndodhi në ditën kur Kuvendi u mblodh për herë të 42-të që prej 15 prillit, në një tjetër përpjekje për konstituim. Megjithëse ishin të pranishëm vetëm 74 nga 120 deputetë, takimi u ndërpre për shkak të alarmit për bombë.
    Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do të ketë pasoja ligjore për ata që pengojnë procesin kushtetues.

  • Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia: Dyshohet se thirrja telefonike erdhi nga Serbia

    Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia: Dyshohet se thirrja telefonike erdhi nga Serbia

    Pas alarmit për mjet shpërthyes në një objekt shtetëror të Kosovës, Policia ka intensifikuar hetimet në bashkëpunim me institucionet e sigurisë.

    Dyshohet se kërcënimi erdhi nga një thirrje telefonike me origjinë nga Serbia. Hetimet vazhdojnë në koordinim me prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë.

    Qëllimi është të lokalizohet burimi i kërcënimit dhe të identifikohen rrjetet e komunikimit të përdorura. Ngjarja shkaktoi evakuim dhe tension në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës konstituive.

    Pas konfirmimit që alarmi ishte i rremë, seanca u zhvillua me vonesë. Megjithatë, ajo u ndërpre përsëri pa sukses. Situata mbetet e ndjeshme dhe hetimet vazhdojnë.z

  • Alarm i rremë për bombë në Parlamentin e Kosovës, Policia evakuuon deputetët, seanca mbahet në mbrëmje

    Alarm i rremë për bombë në Parlamentin e Kosovës, Policia evakuuon deputetët, seanca mbahet në mbrëmje

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Një alarm për bombë ka zbrazuar Kuvendin e Kosovës! Një mesazh kërcënues në gjuhën angleze është dërguar në adresën e një punonjëseje në zyrën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca. Përmbajtja e mesazhit paralajmëronte se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit dhe se do të shpërthente pas 10 minutash. Kështu menjëherë pasi është vendosur në dijeni të mesazhit,  ajo menjëherë ka njoftuar Sigurimin e Kuvendit që kanë nxjerrë jashtë deputetët. Më pas, në godinë kanë mbërritur efektivët e Policisë së Kosovës që kanë rrethuar të gjithë perimetrin.
    Përveç deputetëve, nga godina janë evakuuar të gjithë zyrtarët dhe stafi i Kuvendit. Ndërkohë pasi ka dalë nga salla, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka komentuar para gazetarëve situatën krijuar në Kuvend. Më shumë detaje ka dhënë Glauk Konjufca.
    “Kërcënimi ka qenë i qartë, Policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë kërcënimi është bërë përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta,”-tha ai para mediave, duke dhënë një version tjetër për mënyrën e marrjes së informacionit.
    Arben Loshi, sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca të mbahet në orën 20:00.
    “Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari…Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj policore. Ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së kuvendit, së paku 50 metra largësi sipas rekomandimeve kryesore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë polica për t’i liruar hapësirat. Ndërsa njoftimet e tjera i ka Policia,”- tha ai.
    Por pas kontrolleve, duke folur për gazetarë pranë ndërtesës së Kuvendit, prokurori Zejnullah Gashi tha se kërcënimi ishte i rremë duke shtuar se telefonata u bë nga një burrë përmes telefonit.
    “Kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket për rezultatet në vendin e ngjarjes. Kërcënimi u bë nga një person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor.”
    Sot, Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur për të mbajtur seancën e 42-të për konstituimin e Kuvendit, betimit të deputetëve dhe zgjedhjen e kreut të institucionit./ZËRI

  • Kërcënimi i luftës dhe stabiliteti rajonal, Gani: Izraeli ka arritur sukses në luftën kundër grupeve terroriste të Iranit

    Kërcënimi i luftës dhe stabiliteti rajonal, Gani: Izraeli ka arritur sukses në luftën kundër grupeve terroriste të Iranit

    Në një intervistë për Syri TV, Jeta Gani tregon se situata aktuale në rajon është më e tensionuar se kurrë, duke përmendur se sulmet dhe kërcënimet janë bërë më të shpeshta.

    Ajo thekson se ndonëse ka pasur një ndalim të trajnimeve raketore, kjo nuk do të thotë se kërcënimi është shuar, përkundrazi, ai është bërë më i pranishëm.

    Sipas Ganit, shfaqjet e reja të luftës dhe intensifikimi i aktiviteteve ushtarake kanë krijuar një ambient të rëndë për jetën e përditshme, duke rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe jetën e qytetarëve.

    Për më tepër, ajo sjell në vëmendje rolin e Izraelit në luftën kundër këtyre grupeve terroriste dhe rëndësinë e veprimeve të tij strategjike për ruajtjen e sigurisë.

    Deklarata e saj:

    “Kjo natë, siç do natë tjetër, ka qenë më sulme, por këtë herë nuk ka pasur trenime të raketave dhe kjo është diçka shumë e madhe.

    Edhe mbrëmë ka pasur rënie të sirenave dhe gjendja nuk është aspak e lehtë, bëhet gjithmonë diçka dhe ka shfaqje të reja të luftës, se këto gjëra të stresojnë, të prishin normalizimin e jetës, por gjithsesi çdo mëngjes themi faleminderit Zotit që të paktën nuk kemi rënë këtu ku jetojmë dhe në të gjithë Izraelin.

    Izraeli e quan këtë si një sukses vrasjen e krerëve të kësaj pjesë terroriste të shtetit të Iranit, që në kokën e saj është Khamenei, i cili ka 25 vjet që organizon luftën kundër Izraelit, ka bërë me dhjetra luftëra ndaj tij dhe është momenti që këta krerë që kanë punuar për të bërë një bazë të fortë ushtarake për të zhdukur shtetin e Izraelit, duke përdorur të gjitha mënyrat për të luftuar Izraelin, kështu që Izraeli është një sukses për to.

    Qëllimi i parë i Izraelit është të ruajë ekzistencën e popullit të tij dhe ajo që është më kryesorja është të rrëzohet një qeveri terroriste, me në krye Khamenein, i cili ka si qëllim të shkatërrojë dhe të vrasë, dhe do të jetë një sukses edhe për popullin e Iranit, që është në një diktaturë mjaft të vështirë.

    Në këtë luftë, të gjitha gjërat janë të lidhura bashkë dhe kur themi për një armë bërthamore të Iranit, kjo armë, e cila kishte kaluar kufijtë, ishte kërcënimi kryesor i Iranit, i cili kishte të gjitha mundësitë vetëm për të zhdukur shtetin izraelit nga harta”.

  • “Kërcënimi për vrasjen e Khameneit është i turpshëm”, Hezbollah paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Do ketë pasoja të rënda

    “Kërcënimi për vrasjen e Khameneit është i turpshëm”, Hezbollah paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Do ketë pasoja të rënda

    Hezbollahu ka paralajmëruar për “pasoja serioze” në rast se goditet udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

    Sipas tyre, kërcënimi ndaj jetës së Khameneit është “i turpshëm” dhe përbën një fyerje ndaj qindra milionë besimtarëve myslimanë.
    Ky reagim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm, pas sulmeve dhe kundër-sulmeve mes Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani. Khamenei, si figura më e lartë politike dhe fetare në Iran, shihet si simboli kryesor i rezistencës iraniane ndaj presionit të jashtëm.
    Hezbollahu, si aleat i fortë i Iranit në rajon, ka theksuar se çdo goditje ndaj Khameneit do të ketë pasoja të rënda, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

    Top Channel

  • “Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë!”, Trump tha se Irani kërkon negociata në SHBA, reagon Terehani:  Do i kundërpërgjigjemi çdo kërcënimi

    “Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë!”, Trump tha se Irani kërkon negociata në SHBA, reagon Terehani:  Do i kundërpërgjigjemi çdo kërcënimi

    Misioni diplomatik i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Donald Trump se negociatorët iranianë duan të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.
    “Asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar të përulet para portave të Shtëpisë së Bardhë”, thotë misioni në X sipas BBC.
    “E vetmja gjë më e përçmueshme se gënjeshtrat e tij është kërcënimi i tij frikacak për të ‘rrëzuar’ Udhëheqësin Suprem të Iranit”, thuhet në postim.
    Kjo i referohet pretendimit të fundit të Trump se SHBA-të e dinë se ku është Udhëheqësi Suprem i Iranit, por nuk duan që ai të dëmtohet “për momentin”.
    Postimi thotë gjithashtu se Irani nuk negocion “nën presion” dhe do t’i përgjigjet çdo kërcënimi me një kundërkërcënim, dhe çdo veprimi me masa reciproke.
     
     

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Erdogan sulmon Netanyahun: Ai është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit!

    Erdogan sulmon Netanyahun: Ai është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit!

    “Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani të martën.
    Në një postim në rrjete sociale, qeveria turke tha gjithashtu se Erdogan i tha udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran “nuk mund ta errësojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza”.
    Presidenti turk i tha bashkëbiseduesit të tij se ka mbajtur kontakte intensive diplomatike në lidhje me tensionin në rajonin e gjerë për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.
    Ai shtoi se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund dhunës.
    Kujtojmë se Erdogan e ka kritikuar ashpër Netanyahun që nga fillimi i luftës në Gaza, duke shkuar deri aty sa e ka krahasuar atë me Hitlerin.