Tag: kërcënimet

  • E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…

    E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…

    Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.  

    “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu.
    “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer detyrën time”, tha ajo ndër të tjera.
    Ndërkohë e pyetur për një vlerësim për dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Musabelliu u shpreh: Të bësh një krahasim mes dy drejtuese në dy periudha të ndryshme, është e vështirë ta bësh, sepse u ha ose u shton merita.. Kraja ka qenë në fillim, ne s’kemi pasur as godinë në atë kohë, nuk ishim akoma hetuesit, pra ishte një situatë shumë e vështirë për të punuar. Pra që të bësh një krahasim duhet të ketë kushte të njëjta. Gjithsecili për kushtet që kanë pasur kanë bërë maksimumin e tyre. Të bëjë një krahasim, do ishte e padrejtë, dhe për mua padrejtësitë nuk I toleroj. Unë asnjëherë nuk e krahasoj veten time me dikë tjetër.
    Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.
    “Qe tronditjeje mua, por ngaqë kisha zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze… familjarët e patën më problem atë situatë, ndërsa unë u mësova”, tha ajo në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale, dosjet e të cilëve i ka pasur në hetim.

    Top Channel

  • Makthi i Madhërisë / Mërtiri: Kërcënimet e Sali Berishës  po ‘i ha’ vetëm Ilir Alimehmeti

    Makthi i Madhërisë / Mërtiri: Kërcënimet e Sali Berishës  po ‘i ha’ vetëm Ilir Alimehmeti

    Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike referuar krijimit të dy ‘kampeve’, ai i Sali Berishës dhe tjetri i Ervin Salianjit së bashku me Ilir Alimehmetin e të tjerë më të votuar nga primaret.
    Mërtiri thotë se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.
    “Nuk besoj se është betejë e ashpër për sa kohë që grupi që ka marrë këtë nisëm nuk po tregohen të ashpër ndaj Berishës. Këtu ka ashpërsi të njëanshme është Berisha që tregohet i ashpër me ata dhe ata të butë me Berishën. Ky disproporcionalitet tregon gjendjen ku është Berisha. Berisha është në makth politik. Çdo gjë sado e fortë apo e butë, atë e turbullon sepse është kundër arsyes. Në një kohë që mezi mbledh 200-300 vetë në shesh, ka humbur 3 çerekun e votave të marra në 2021, partia është zhytur në apati. Të gjithë kanë humbur besimin dhe të gjithë logjikojnë se ai duhet të ikë sepse po zhyt partinë drejt shkatërrimit”, tha Mërtiri.
    Ndër të tjera, pedagogu tha se Berisha fjalën protestë e ka zëvendësuar me atë foltore, për të justifikuar numrin e pakët të qytetarëve të pranishëm në bulevard.
    “Ajo që po bëjnë ata me takimet, po evidentojnë problematikat. Vetë foltorja është protestë. Ai nuk mbledh dot njerëz në shesh, thotë se është foltore dhe nuk është protestë sepse nuk i justifikon dot që protestat i ka me aq pak njerëz”, tha Mërtiri.
    Teksa komentoi reagimet e bëra dje nga Berisha, Mërtiri tha se kërcënimet e tij bëjnë punë tek njerëzit e paqëndrueshëm si Alimehmeti, por jo tek Ervin Salianji, i cili duket i vendosur në nismën e tij për të reformuar Partinë Demokratike.
    “Kërcënimet e Berishës bëjnë punë tek disa dhe tek disa të tjerë jo. Një njeri i butë dhe i pavendosur sa Alimehmeti i ha presionet dhe ka nevojë për të qetësuar Berishën që nuk janë kundër tij. Salianji duhet më i vendosur në nismën që ka marrë. Ai që është më i vendosur përfiton dhe më shumë në politikë. Me Berishën nuk kanë një të ardhme, as ata që janë në krah të Berishës sot”, tha analisti.
    Protestave të thirrura çdo të hënë nga Sali Berisha përballë kryeministrisë, ish-deputeti Ervin Salianji iu përgjigj me një takim me qytetarët në Durrës. Kjo erdhi pas nevojës për të reformuar Partinë Demokratike, e cila gjithmonë e më shumë po anon nga dështimi. Të gjithë personat e renditur krah Salianjit, janë konsideruar nga Berisha i tradhtarë ndërsa nisma e tyre si një angazhim privat.

  • Kërcënimet e Berishës? Mërtiri: Prekin Alimehmetin, jo Salianjin!

    Kërcënimet e Berishës? Mërtiri: Prekin Alimehmetin, jo Salianjin!

    Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike referuar krijimit të dy ‘kampeve’, ai i Sali Berishës dhe tjetri i Ervin Salianjit së bashku me Ilir Alimehmetin e të tjerë më të votuar nga primaret.
    Mërtiri u shpreh në një intervistë për Report Tv se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.
    “Nuk besoj se është betejë e ashpër për sa kohë që grupi që ka marrë këtë nisëm nuk po tregohen të ashpër ndaj Berishës. Këtu ka ashpërsi të njëanshme është Berisha që tregohet i ashpër me ata dhe ata të butë me Berishën. Ky disproporcionalitet tregon gjendjen ku është Berisha.
    Berisha është në makth politik. Çdo gjë sado e fortë apo e butë, atë e turbullon sepse është kundër arsyes. Në një kohë që mezi mbledh 200-300 vetë në shesh, ka humbur 3 çerekun e votave të marra në 2021, partia është zhytur në apati. Të gjithë kanë humbur besimin dhe të gjithë logjikojnë se ai duhet të ikë sepse po zhyt partinë drejt shkatërrimit”, tha Mërtiri.
    Ndër të tjera, ai tha se Berisha fjalën protestë e ka zëvendësuar me atë foltore, për të justifikuar numrin e pakët të qytetarëve të pranishëm në bulevard.
    “Ajo që po bëjnë ata me takimet, po evidentojnë problematikat. Vetë foltorja është protestë. Ai nuk mbledh dot njerëz në shesh, thotë se është foltore dhe nuk është protestë sepse nuk i justifikon dot që protestat i ka me aq pak njerëz”, tha Mërtiri.
    Teksa komentoi reagimet e bëra dje nga Berisha, Mërtiri tha se kërcënimet e tij bëjnë punë tek njerëzit e paqëndrueshëm si Alimehmeti, por jo tek Ervin Salianji, i cili duket i vendosur në nismën e tij për të reformuar Partinë Demokratike.
    “Kërcënimet e Berishës bëjnë punë tek disa dhe tek disa të tjerë jo. Një njeri i butë dhe i pavendosur sa Alimehmeti i ha presionet dhe ka nevojë për të qetësuar Berishën që nuk janë kundër tij. Salianji duhet më i vendosur në nismën që ka marrë. Ai që është më i vendosur përfiton dhe më shumë në politikë. Me Berishën nuk kanë një të ardhme, as ata që janë në krah të Berishës sot”, tha analisti.

  • “Kërcënimet e Trumpit të pashmangshme”, Mamdani paraqet planin pas fitores

    “Kërcënimet e Trumpit të pashmangshme”, Mamdani paraqet planin pas fitores

    Në intervistën e tij të parë pas fitores në zgjedhje, Zohran Mamdani i tha ABC News se rezultati i jep atij “një mandat për të ndjekur një axhendë ambicioze përballueshmërie”, me synimin për ta kthyer “qytetin më të shtrenjtë në SHBA në një qytet të përballueshëm për të gjithë”.
    I pyetur nëse mund ta realizojë këtë pa rritur taksat, Mamdani u shpreh se “do të duhet t’i rrisë ato për 1% të banorëve më të pasur të Nju Jorkut”.
    Sipas planit të tij, do të prezantohet një taksë e sheshtë prej 2% për qytetarët që fitojnë mbi 1 milion dollarë në vit (rreth 770 mijë £). Përveç kësaj, ai synon të rrisë normën e taksës së korporatave në 11.5%, duke e barazuar me nivelin më të lartë të taksimit në Nju Xhersi. Mamdani vlerëson se këto masa do të sigurojnë rreth 9 miliardë dollarë të ardhura për qytetin.
    Duke iu përgjigjur kritikave se rritja e taksave mund të largojë bizneset dhe krijuesit e vendeve të punës, ai theksoi se problemi kryesor është tashmë kostoja e lartë e jetesës.
    “Punëtorët po largohen sepse nuk përballojnë kujdesin për fëmijët apo qiratë, dhe kjo e bën të vështirë për bizneset të mbajnë talentet,” u shpreh ai.
    Para zgjedhjeve, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar se do të shkurtonte fondet federale për Nju Jorkun nëse Mamdani fitonte.
    Por kryebashkiaku i ri thotë se është i përgatitur për një përballje të tillë:
    “Kërcënimet e tij janë të pashmangshme,” tha Mamdani. “Nëse ai vendos të dëmtojë qytetin tonë, unë do të jem aty për ta mbrojtur atë.”

  • Gjermania formon plan veprimi për t’u mbrojtur nga kërcënimet hibride ruse

    Gjermania formon plan veprimi për t’u mbrojtur nga kërcënimet hibride ruse

    Qeveria gjermane po zhvillon një plan gjithëpërfshirës veprimi për t’u mbrojtur nga kërcënimet hibride nga Rusia, tha të enjten kancelari Friedrich Merz.
    Dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i sapoformuar i vendit do të diskutojë planin në takimin e tij themelues në ditët në vijim.
    Në një fjalim para ligjvënësve në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, përpara samitit të Këshillit Evropian javën e ardhshme në Bruksel, Merz akuzoi Rusinë se dëshiron të destabilizojë Gjermaninë dhe Evropën.

    Taktikat e Moskës përfshijnë sabotim, spiunazh dhe vrasje, sulme kibernetike dhe dezinformim të synuar, “përfshirë edhe nga radhët tuaja”, tha Merz për Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD).
    Kancelari tha se Gjermania do të “mbështesë luftën mbrojtëse të Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
    Takimi i ardhshëm në Bruksel do të përfshijë diskutime se si të rritet më tej presioni mbi Rusinë për të hyrë në negociata paqeje me Ukrainën, tha Merz, përveç paketës së 19-të të sanksioneve që po negociohet.

  • Vrasjen e Charlie Kirk reagon Meloni: Kërcënimet po shumëfishohen, por ne nuk kemi frikë

    Vrasjen e Charlie Kirk reagon Meloni: Kërcënimet po shumëfishohen, por ne nuk kemi frikë

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në festivalin rinor të partisë Vëllezërit e Italisë u shpreh se vendi i saj është i aftë të qeveriset dhe se nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve.
    “Ndërsa ne vërtetojmë se jemi të aftë të qeverisim vendin tonë, kërcënimet shumëfishohen. Por ne nuk kemi frikë”, theksoi Meloni.
    Duke iu referuar vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ajo theksoi se kundërshtarët e tij “donin ta ndalonin sepse ishte i lirë, i guximshëm dhe i aftë, duke dekonstruktuar narrativën kryesore me logjikë”.
    Meloni u shpreh e tronditur nga pamjet pas vrasjes së Kirkut, ku disa persona shpërndanin bluza me foton e tij të përgjakur dhe shprehjen ironike “tani ai e fitoi këtë debat publik”.
    “Si Charlie Kirk, ne nuk u rritëm kurrë me idenë se kush është ndryshe duhet të rrëzohet. Për këtë arsye vdekja e tij shkaktoi zemërim dhe shqetësim në të gjithë botën”, përfundoi Meloni.

  • Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska: Akt tipik frikësimi që nuk duhet..

    Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska: Akt tipik frikësimi që nuk duhet..

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi investigativ në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.
    Në deklaratën e saj, AGSH e cilëson ngjarjen si një akt tipik frikësimi ndaj medias, i cili nuk duhet të tolerohet në një vend demokratik.
    AGSH nxit institucionet të hetojnë me profesionalizëm dhe shpejtësi rastin pasi “Kërcënimet nuk mund të heshtin zërin e gazetarëve,” – theksohet në reagim.
    Ky rast ngre edhe një herë alarmin për rreziqet me të cilat përballen gazetarët në ushtrimin e profesionit të tyre, duke treguar se liria e medias mbetet ende e brishtë në Shqipëri.
    Deklarata e plotë e Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH):
    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.
    Ky është një akt tipik frikësimi që nuk duhet toleruar.
    AGSH përshëndet reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, duke i nxitur këto institucione të hetojnë me profesionalizëm dhe shpejtësi rastin.
    AGSH qëndron krah gazetarit Almer Toska dhe çdo gazetari tjetër që kërcënohet për shkak të detyrës së tij. Kërcënimet nuk mund të heshtin zërin e gazetarëve!

  • Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi investigativ në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.

    Në deklaratën e saj, AGSH e cilëson ngjarjen si një akt tipik frikësimi ndaj medias, i cili nuk duhet të tolerohet në një vend demokratik.

    AGSH nxit institucionet të hetojnë me profesionalizëm dhe shpejtësi rastin pasi  “Kërcënimet nuk mund të heshtin zërin e gazetarëve,” – theksohet në reagim.

    Ky rast ngre edhe një herë alarmin për rreziqet me të cilat përballen gazetarët në ushtrimin e profesionit të tyre, duke treguar se liria e medias mbetet ende e brishtë në Shqipëri.

    Deklarata e plotë e Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH):

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.

    Ky është një akt tipik frikësimi që nuk duhet toleruar.

    AGSH përshëndet reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, duke i nxitur këto institucione të hetojnë me profesionalizëm dhe shpejtësi rastin.

    AGSH qëndron krah gazetarit Almer Toska dhe çdo gazetari tjetër që kërcënohet për shkak të detyrës së tij. Kërcënimet nuk mund të heshtin zërin e gazetarëve!

  • Fifi publikon kërcënimet që po merr nga fansat e Eglit

    Fifi publikon kërcënimet që po merr nga fansat e Eglit

    Showbiz E Mërkurë, 20 Gusht 2025 21:04
    Fifi dhe Egli Tako i kanë prishur prej kohësh raportet mes tyre. Fifi së fundmi ka reaguar publikisht ndaj një ndjekëseje që i kishte dërguar mesazhe fyese dhe banale në rrjete sociale, në lidhje me partnerin e saj, Eglin. Në një postim në “Instagram Story”, ajo publikoi screenshot-in e bisedës, ku gjuhës së rëndë të ndjekëses iu përgjigj me ironi, duke e quajtur “klienti i radhës të një kompanie pelenash”. Ky reagim i artistes vjen vetëm dy ditë pas raportimeve se marrëdhënia e saj me Eglin është krisur, pasi të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe duket se kanë ndërprerë çdo kontakt.