Tag: kërcënime

  • Marjorie Taylor Greene ekspozon kolegët republikanë: Tallen pas shpinës së Trump, por kanë frikë përballë tij

    Marjorie Taylor Greene ekspozon kolegët republikanë: Tallen pas shpinës së Trump, por kanë frikë përballë tij

    Deputetja republikane Marjorie Taylor Greene ka shpërthyer në akuza ndaj kolegëve të saj të partisë, duke thënë se shumë prej tyre talleshin me Donald Trump pas shpinës së tij dhe se kishin frikë të flisnin hapur për presidentin.

    Deklaratat erdhën gjatë një interviste të tensionuar për “60 Minutes” me gazetarën Lesley Stahl.
    Greene, e cila është përjashtuar nga rrethi i ngushtë i Trump, tha se disa republikanë e kritikuan presidentin për mënyrën se si fliste dhe për politikat e tij, por menjëherë ndryshuan qëndrim pasi Trump siguroi nominimin për zgjedhjet e vitit 2024 kundër Nikki Haley.
    “E pashë shumë kolegë të mi që talleshin me të, talleshin me mua për mbështetjen ndaj tij. Kur ai fitoi primaret, të gjithë filluan, më fal, t’i puthnin të pa*met dhe vendosën kapelën MAGA për herë të parë,” tha Greene.
    Ajo gjithashtu kritikoi “kulturën toksike politike” që, sipas saj, Trump ka krijuar, ndërsa Stahl e akuzoi Greene-n për pjesëmarrje në të njëjtën kulturë. Ajo iu përgjigj: “Lesley, edhe ju keni kontribuar në këtë, jeni akuzuese, ashtu siç sapo bëtë.”
    Greene tha se marrëdhënia e saj me Trump u prish përfundimisht kur presidenti e quajti “tradhtare” për kërkesën e saj për transparencë mbi dosjet e Jeffrey Epstein dhe për mbrojtjen e viktimave të tij. Ajo tha se pas kësaj mori kërcënime me jetë ndaj saj dhe djalit të saj.
    “Pas kur Presidenti Trump më quajti tradhtare, mora kërcënime me bombë në shtëpi dhe disa kërcënime direkte ndaj djalit tim,” shtoi Greene. Ajo tha se Trump e përdori shënimin “Marjorie Traitor Greene” për të nxitur kërcënime ndaj familjes së saj.
    Greene gjithashtu tha se shumica e republikanëve frikësohen të dalin kundër Trump, pasi shqetësohen nga reagimet në rrjetin social Truth Social. Ajo paralajmëroi se këto tensione mund të ndikojnë negativisht në zgjedhjet e mesit të mandatit pas humbjes së ngushtë në zgjedhjet speciale në Tennessee, ku fituesi republikan mori vetëm 9 pikë përqindje, krahasuar me 22 pikë të Trump në 2024.
    Deputetja njoftoi se do të japë dorëheqjen nga Kongresi në janar, duke shprehur frustrimin e saj për paaftësinë e partisë për të bërë ligje pavarësisht kontrollit mbi Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit. Ajo akuzoi udhëheqësit e GOP për të mos vepruar dhe për t’u përqendruar vetëm te rizgjedhja e sigurt.
    Dorëheqja e Greene gjithashtu i siguron asaj përfitime nga sistemi federal i pensioneve për ligjvënësit, pasi shërbeu mbi pesë vjet në Kongres, duke i dhënë mundësinë të marrë përfitime të konsiderueshme pas largimit.

    Top Channel

  • Shoku i Will Smith padit gruan e tij për kërcënime dhe shpifje, kërkon tre milionë dollarë dëmshpërblim

    Shoku i Will Smith padit gruan e tij për kërcënime dhe shpifje, kërkon tre milionë dollarë dëmshpërblim

    Jada Pinkett Smith është përfshirë në një çështje të re ligjore, pasi Bilaal Salaam – një mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Will Smith – ka depozituar një padi prej tre milionë dollarësh kundër saj. Salaam akuzon aktoren e Hollywoodit për kërcënime fizike, shpifje dhe përpjekje për ta detyruar të heshtë përmes një marrëveshjeje konfidencialiteti.
    Sipas dokumenteve të padisë, incidenti kryesor thuhet se ka ndodhur në shtator të vitit 2021, gjatë një feste private në ‘Regency Calabasas Commons’. Salaam pretendon se Pinkett Smith, e shoqëruar nga shtatë pjesëtarë të ekipit të saj të sigurisë, iu afrua dhe e kërcënoi verbalisht. Ai thotë se aktorja i ka thënë se mund të “zhdukej ose të qëllohej” nëse guxonte të fliste për çështjet e saj personale. Më tej, ai pohon se Jada kërkoi që ai të firmoste një NDA, ndërsa anëtarët e stafit e ndoqën deri te makina duke e intimiduar.
    Tensionet mes palëve dyshohet se u rritën pas incidentit të Oscarëve në vitin 2022, kur Will Smith goditi Chris Rock në skenë. Salaam pretendon se çifti i kërkoi ndihmë për “menaxhimin e krizës”, por ai refuzoi duke thënë se nuk mund të angazhohej në veprime të paligjshme apo joetike.
    Padia nënvizon se pas këtij refuzimi, ai u vu në shënjestër të një “fushate hakmarrjeje”, sidomos kur nisi të shkruante një libër kujtimesh dhe dha një intervistë virale, ku pretendoi se kishte parë Will Smith në një marrëdhënie intime me aktorin Duane Martin.
    Pala e Jada Pinkett Smith nuk ka dhënë ende një reagim publik mbi akuzat, ndërsa çështja pritet të marrë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

  • E parakaloi Norris në xhiron e fundit, akuza dhe falje për Antonelin, italiani kërcënohet…

    E parakaloi Norris në xhiron e fundit, akuza dhe falje për Antonelin, italiani kërcënohet…

    Përveç autogolit të McLaren, zhurma pas garës në Losail u shkaktua nga “parakalimi” kontrovers i Lando Norris ndaj Andrea Kimi Antoneli, në xhiron e fundit të Çmimit të Madh të Katarit në F1.

    Ky përfundim i lejoi liderit të përgjithshëm të Botërorit 2025 Lando Norris të merrte dhe dy pikë të tjera duke e mbajtur fituesin e kësaj gare Maks Verstapen me 12 pikë larg dhe Oskar Piastrin me 16 pikë.

    Ndërkaq në epokën e rrjeteve sociale, piloti italian teksa figuron te Mercedes, prodhuesi që furnizon njësinë e fuqisë së McLaren, ka marrë kërcënime (mbi një mijë, disa prej të cilave përfshijnë kërcënime me vdekje) dhe fyerje të ndryshme, duke e theksuar incidentin me një njollë të zezë në foton e profilit të tij në Instagram.

    Më shumë se treqind kërcënime janë “dërguar” në llogaritë e mediave sociale të Mercedes. Prodhuesi gjerman është gati t’ia përcjellë ato FIA-s.

    Me motorët e fikur, por ende qartësisht “të nxehtë”, përfaqësuesi i Red Bull, Hermut Marko, dhe inxhinieri i makinave të Red Bull, Xhanpiero Lambiaze (i cili pati një përballje të ashpër në padok me Toto Volf) e akuzuan hapur Kimin se ishte tërhequr qëllimisht, duke u shtirur në thelb si një gabim drejtimi.

    Sidoqoftë më pas ka ardhur ndjesa e tyre. Formula 1 ka në program edhe një garë me tre pilotë në valle për titullin kampion./Foto ‘X’/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve”, Iris Luarasi: Jam nënë vetë. Nuk do të doja të më thërrisnin…

    “Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve”, Iris Luarasi: Jam nënë vetë. Nuk do të doja të më thërrisnin…

    Deputetja e PS, Iris Luarasi, ka zbuluar se është kërcënuar me jetën e fëmijëve. Sipas saj, këto kërcënime vijnë vetëm pse mbështeti projektligjin për Barazinë Gjinore. 
    “Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve. 
    Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo. 

  • “Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti më i rëndësishëm për mbrojtjen që nga antarësimi në NATO

    “Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti më i rëndësishëm për mbrojtjen që nga antarësimi në NATO

    Projektbuxheti më i rëndëisshëm që në momentin kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Kjo ka qene deklarata e ministrit të mbrotjes Pirro Vëngu përpara gazetareve pas diskutimeve në komision për ndarjen e tortes se investimeve për vitin 2026. Vëngu u ndal tek pjesa më e rëndësishme e buxhetit, që është pikërisht prodhimi i armëve që pritet të relaizohet gjatë vitit tjetër duke nisur nga mjetet e blinduara e deri tek sistemet antidron.
    Projektbuxheti synon që të financojë prodhimin e municioneve, prodhimin e uniformave, prodhimin e mjeteve të blinduara. Një kapacitet kaq i nevojshëm prej dekadash i cili nuk ishte në disponim të Forcave të Armatosura prej shumë kohës. Mjetet e Emergjencave Civile, dronët luftarakë dhe sistemet antidron që siç e dini shumë të nevojshme sidomos për infrastrukturat kritike në mbarë Evropën, që besoj e keni ndjekur kërcënime të kësaj natyre në shumë aeroporte të kontinentit tonë.
    I pyetur për deklaratën e Sali Berishës i cili tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Vëngu u përgjigj:

    Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra.
    Prodhimi i armatimeve të rënda dhe atyre të lehta ‘Made in Albania’ priten të nisin nga kompania shtetërore KAYO.
    /vizionplus.tv

  • Berisha tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Pirro Vengu: I marr si kërcënime…

    Berisha tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Pirro Vengu: I marr si kërcënime…

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu hedh poshtë pretendimet se “kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen”.
    I pyetur nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të Sali Berishës, Vengu e mohoi kategorikisht një kërkesë të tillë, duke e cilësuar pretendimin si “delir politik”.
    “Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre.
    Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes.
    Nuk janë fare të vërteta këto gjëra dhe lutem herën tjetër kur flasim për projektbuxhetin t’i përmbahemi projektbuxhetit dhe të mos flasim për delire të kësaj natyre”, u përgjigj ministri i Mbrojtjes.

  • Takimet në Tinder që u bënë ferr për dhjetëra gra, si shpëtoi pa u ndëshkuar një përdhunues për vite me radhë

    Takimet në Tinder që u bënë ferr për dhjetëra gra, si shpëtoi pa u ndëshkuar një përdhunues për vite me radhë

    E gjitha filloi si çdo histori në Tinder, një çift, që prej disa javësh shkëmbenin mesazhe dhe pastaj takohen për një darkë.

    Por kur Nadia, atëherë 27 vjeç, shkoi në apartamentin e Christopher për të shkuar së bashku në restorant, gjërat morën një kthesë që ende i shkakton të dridhura, shtatë vjet më vonë.
    Ajo nuk është e vetme. Gjashtë gra kanë ndarë përvojat e tyre në një podcast të BBC- së rreth Christopher Harkins, një mashtrues serial i cili jo vetëm që zhvatte para, por gjithashtu përdorte dhunë fizike dhe ekstreme psikologjike, sulme seksuale, kërcënime dhe madje edhe përdhunim. Pavarësisht ankesave të bëra në policinë e Skocisë që në vitin 2012, autoritetet filluan hetimin e Harkins, tani 38 vjeç, vetëm në vitin 2019. Policia u përqendrua në aspektin financiar dhe, për shkak se nuk kishte ankesa për kërcënime ose dhunë, ata i trajtuan rastet si civile (mashtrim) dhe jo si penale. Për më tepër, ankesat iu bënë departamenteve të ndryshme të policisë në Skoci dhe sulmet u hetuan veçmas nga njëra-tjetra. Ajo që më në fund i bëri autoritetet ta merrnin çështjen më seriozisht ishte iniciativa e një gruaje për t’iu drejtuar medias në tetor 2019 për të denoncuar Harkins. Policia e kishte refuzuar atë pavarësisht ankesës së saj se Harkins i kishte zhvatur 3,247 paund për një paketë pushimesh që nuk ekzistonte.
    Sot, Nadia thotë se shenjat paralajmëruese filluan kur ajo i ra ziles së derës së apartamentit të tij në vitin 2018. Harkins hapi derën me tuta sportive dhe i tha se ishte shumë i lodhur për të dalë. Ai i tha se mund të merrnin ushqim për të ngrënë në shtëpinë e tij. Nadia hyri brenda dhe gjeti një apartament bosh – madje edhe televizori ishte në kuti. Ai i ofroi vodka, por ajo preferoi të hidhte një pije të gazuar për vete. Kjo e zemëroi atë, madje edhe më shumë kur ajo aksidentalisht derdhi pak pije të gazuara në dysheme. “Sa e ngathët je, nuk po e respekton pronën time,” do t’i thoshte ai me inat. Por Nadia e cila kishte qëndruar vetëm 20 minuta me të doli menjëherë nga apartamenti me makinën e saj.Harkins menjëherë filloi ta bombardonte me mesazhe: “Si guxon dikush si ty të ketë guximin të dalë në një takim me mua,” shkroi ai, përpara se ta kërcënonte pak kohë më vonë se do të hidhte një koktej Molotov në makinën e saj, do ta vriste dhe pastaj do ti sulmonte të atin. Shënjestra tjetër e ofendimeve të Harkins ishte pamja e saj: “Lopë e shëndoshë, dukesh si derr, ke shumë grim.” Ai i shkruante deri në agim, duke shkatërruar vetëvlerësimin e Nadias, të cilin ajo kishte luftuar aq shumë për ta rifituar pas një periudhe të vështirë që kishte kaluar.
    “Nëse nuk do kisha pasur vajzën time, do t’i kisha dhënë fund jetës sime”, thotë ajo sot. Edhe pse menjëherë i raportoi kërcënimet e Harkins në polici, asaj iu tha se “nuk kishte asgjë që mund të bënim”. Nuk kishte kërcënime të drejtpërdrejta kundër saj, kishte thënë policia.
    E paaftë për të bërë shumë, Nadia bllokoi numrin e tij, por Harkins vazhdoi ta ngacmonte në rrjetet sociale përmes njerëzve që e njihnin. Më vonë, Nadia lexoi dëshminë e një gruaje që u përdhunua nga Harkins dhe kuptoi se kjo mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërmarrë veprime kundër tij . Harkins e përdhunoi atë dy muaj pas takimit me të, “vajza mund të ishte shpëtuar”, thotë ajo.
    Harkins u burgos më në fund në vitin 2024, pas pothuajse një dekade “veprimi”. Dënimi është 12 vjet për 19 vepra penale të dhunës fizike dhe seksuale kundër 10 grave. Midis tyre ishin kërcënime dhe frikësime kundër Nadias dhe familjes së saj.
    Përveç këtyre, Harkins pranoi akuzat për mashtrim. Ai kishte nxjerrë një total prej 214,000 paundësh (rreth 240,000 euro) nga gratë, përfshirë edhe skema investimi të rreme, por edhe duke përdorur identitete grash për të marrë kredi bankare. Hetimi i BBC zbuloi se ai kishte zhvatur edhe 70,000 paund të tjera nga gratë. Në total, viktimat e tij ishin të paktën 30 gra.
    Megjithatë, autoritetet nuk duken veçanërisht të gatshme t’u kërkojnë falje viktimave që nuk u kanë dhënë vëmendjen që meritonin. Shtatë vjet më vonë, Nadia thotë se është rikthyer. “Jam shumë mirë, krejtësisht ndryshe dhe me shumë më tepër vetëbesim. Nuk kam frikë të flas hapur dhe nuk do t’i injoroj më kurrë sinjalet e forta.”

    Top Channel

  • Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

    Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

    Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.
    E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.
    Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.
    Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.
    Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj.
    Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.
    “Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.
    Deklarata e plotë:
    Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.
    LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.
    Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.
    Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na reklamojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur.

  • Plagosje me thikë, “Molotov” dhe kërcënime për borxhin e drogës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Romë

    Plagosje me thikë, “Molotov” dhe kërcënime për borxhin e drogës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Romë

    Një borxh i papaguar për drogë, kërcënime me vdekje, goditje me thikë dhe madje edhe hedhje e një kokteji “Molotov” në shtëpinë e viktimës. Ky është skenari i rindërtuar nga hetuesit e Distriktit të 10-të të Lido di Ostia në Romë, për një nga ngjarjet e rënda të ndodhura. Pas një hetimi të thelluar të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Romës, u arrestua një 35-vjeçar shqiptar.
    Sipas hetuesve, ngjarjet datojnë që nga gushti i kaluar. 35-vjeçari dyshohet se i shiti kokainë një të njohuri të tij , duke rënë dakord për një pagesë të shtyrë, por duke ngarkuar interesa shumë më të larta se vlera e tregut, në një mënyrë të ngjashme me një fajdexhi.
    Kur viktima nuk arriti të paguante shumën e rënë dakord, shitësi dyshohet se reagoi me një spirale dhune dhe kërcënimi: fillimisht kërcënime me armë, pastaj një përplasje me biçikletë pranë një stacioni karburanti dhe në fund një koktej Molotovi i hedhur në shtëpinë e debitorit si një formë kërcënimi. Situata u përshkallëzua disa javë më parë, kur i dyshuari – i shoqëruar nga disa të njohur – u përball me familjen e viktimës për të kërkuar pagesën e borxhit.
    Gjatë përballjes, e cila degjeneroi në një përleshje të dhunshme, 35-vjeçari dyshohet se u përpoq ta godiste me thikë debitorin e tij. Babai i viktimës, i cili kishte ndërhyrë midis të dyve, ishte viktimë e tërbimit të burrit. Ai u plagos rëndë, përfshirë lëndime në fytyrë, të cilat pritet të shërohen brenda jo më pak se 45 ditësh.
    Falë analizës së imazheve të kamerave të mbikëqyrjes me video të zonës dhe aktivitetit të kujdesshëm hetimor, agjentët e Distriktit të 10-të të Lidos, nën koordinimin e magjistratëve të grupit të “krimeve të përhapura dhe të rënda” të Zyrës së Prokurorit Publik të Romës, arritën të rindërtonin të gjithë historinë dhe të kapërcenin murin e heshtjes të ngritur fillimisht nga viktimat nga frika e hakmarrjes. 35-vjeçari u dërgua më në fund në burgun e Rebibbias, ku do të mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

  • Plagosje me thikë, ‘molotov’ dhe kërcënime për borxhin e drogës, pranga shqiptarit në Romë

    Plagosje me thikë, ‘molotov’ dhe kërcënime për borxhin e drogës, pranga shqiptarit në Romë

    Një borxh i papaguar për drogë, kërcënime me vdekje, goditje me thikë dhe madje edhe hedhje e një kokteji “Molotov” në shtëpinë e viktimës. Ky është skenari i rindërtuar nga hetuesit e Distriktit të 10-të të Lido di Ostia në Romë, për një nga ngjarjet e rënda të ndodhura pak muaj më parë. Pas një hetimi të thelluar të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Romës, u arrestua një 35-vjeçar shqiptar.

    Sipas hetuesve, ngjarjet datojnë që nga gushti i kaluar. 35-vjeçari dyshohet se i shiti kokainë një të njohuri të tij, duke rënë dakord për një pagesë të shtyrë, por duke ngarkuar interesa shumë më të larta se vlera e tregut, në një mënyrë të ngjashme me një fajdexhi. Detyrimi mësohet se ishte 1 mijë euro.

    Kur viktima nuk arriti të paguante shumën e rënë dakord, shitësi dyshohet se reagoi me një spirale dhune dhe kërcënimi: fillimisht kërcënime me armë, pastaj një përplasje me biçikletë pranë një stacioni karburanti dhe në fund një koktej Molotovi i hedhur në shtëpinë e debitorit si një formë kërcënimi.

    Situata u përshkallëzua disa javë më parë, kur i dyshuari – i shoqëruar nga disa të njohur – u përball me familjen e viktimës për të kërkuar pagesën e borxhit.

    Gjatë përballjes, e cila degjeneroi në një përleshje të dhunshme, 35-vjeçari dyshohet se u përpoq ta godiste me thikë debitorin e tij. Babai i viktimës, i cili kishte ndërhyrë midis të dyve, ishte viktimë e tërbimit të burrit. Ai u plagos rëndë, përfshirë lëndime në fytyrë, të cilat pritet të shërohen brenda jo më pak se 45 ditësh.

    Falë analizës së imazheve të kamerave të mbikëqyrjes me video të zonës dhe aktivitetit të kujdesshëm hetimor, agjentët e Distriktit të 10-të të Lidos, nën koordinimin e magjistratëve të grupit të “krimeve të përhapura dhe të rënda” të Zyrës së Prokurorit Publik të Romës, arritën të rindërtonin të gjithë historinë dhe të kapërcenin murin e heshtjes të ngritur fillimisht nga viktimat nga frika e hakmarrjes.

    35-vjeçari u dërgua më në fund në burgun e Rebibbias, ku do të mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.