Moderatori i njohur dhe ish-finalisti i Big Brother VIP 3, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas lajmeve të bujshme që qarkulluan në portale, ku thuhej se ai dhe i vëllai ishin arrestuar pas një sherri banal.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme, Meriton Mjekiqi hodhi poshtë këto raportime, duke sqaruar se lajmet e publikuara nuk përputhen me realitetin, teksa shprehej se dallimi i të vërtetës nga ajo që lexohet nëpër portale është shumë i madh.
“Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh, as jam arrestuar dhe as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit. Vitin e kaluar ka qenë diçka shqetësuese për një aksident. Këto zhurmat neve na bëjnë edhe mirë, përveç se shqetësojnë familjen.
Marketing të bënë mirë por jo të teprohet për të shkruar për arrestime. Gjatë kohës që dolën lajmet unë e pash një portal që fliste për mua për një rast të 2019 dhe gënjente. Është diçka që ka kaluar, nuk jam arrestuar, ishte një keqkuptim jo konflikt, jo arrestime.
Privatësia është shumë e shenjtë, prindërit dhe familja, nuk dua ti shqetësojë. Kur preken prindërit, unë aty e përcaktojë limitin e privatësisë”, tha ai.
Tag: keqkuptim
-

Meriton Mjekiqi reagon pas lajmeve për arrestimin e tij dhe të vëllait: Është një keqkuptim!
-

Keqkuptimi “foshnjarak” i Contes ndezi polemikat me Marotta dhe Chivu pas Napoli-Inter
Mbas tensioneve të shpërthyera pas Napoli-Inter 3-1 fshihet një keqkuptim “foshnjarak”, që çoi në deklaratat e Antonio Conte kundër Marotta dhe Chivu, të cilat i irrituan shumë interistët. Në klub, fjalët e Contes u konsideruan “të rënda”, si për formën, ashtu edhe përmbajtjen. Conte përmendi Cristian Chivu, që më pas u dallua për “fair play”, dhe kritikoi Beppe Marotta: “Një skuadër e madhe duhet të gjejë arsyet e vërteta të një humbjeje dhe jo të fajësojë të tjerët, sepse krijohen alibi për ambientin dhe lojtarët”.
Marotta, megjithëse kritikoi arbitrimin, kishte nënvizuar meritën e kundërshtarëve: “Goli i penalltisë së Napolit vendosi ndeshjen… Napoli e legjitimoi fitoren në 30 minutat e fundit”. Conte u përgjigj ashpër: “Nuk do ta lejoja kurrë një drejtues, ose president të fliste kështu… Unë gjithmonë jam mbrojtur vetë, nuk kam nevojë për avokat mbrojtës”.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, tensioni lindi nga një keqkuptim. Conte mendonte se Chivu nuk do të deklarohej për mediat, vetëm Marotta do të komentonte para gazetarëve. Ky keqkuptim e shndërroi një mosmarrëveshje të thjeshtë në çështje mediatike, ndërkohë që Chivu më pas foli për ta ulur tensionin, diskutoi vetëm për ndeshjen. -

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është dhunuar nga disa persona, gjatë një dasme mbrëmjen e 8 gushtit në Prishtinë.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Shpat Kasapi ishte ftuar të këndonte në një dasmë, por vonesa e tij u bë shkak që ahengu të kthehej në një skenë dhune.
Së fundmi këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale pas shqetësimit të fansave të tij, ku shprehet se është mirë me shendët dhe se gjithçka ishte një keqkuptim me dasmorët, pa treguar më shumë detaje.
“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë zotit ju lutem mos e egzagjeroni lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia, e cila tha se të lënduar nga ky incident mbetën Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç. Të dy kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre persona: Feim Kicaj 62 vjeç, Bledar Kicaj 36 vjeç dhe Blerim Kicaj 29 vjeç.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, sipas policisë. -

E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët!
Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e djeshme se së bashku me vëllain e tij u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë në Kosovë.
Shpat Kasapi nuk i mohon lajmet, por u kërkon mediave që të mos e ekzagjerojnë shumë. Ai thotë se është mirë me shëndet dhe se sihte vetëm një keqkuptim me dasmorët dhe asgjë për t’u shqetësuar,.
“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” – shkruan këngëtari në një postim në InstaStory.
Sipas raportimeve mediatike, sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në dasmë, ndërkohë që burime jozyrtare pretendojnë se ai kishte shlkuar edhe në gjendje të dehur. Pasi situata degjeneroi, dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht. -

“Keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër”/ Lirohet Noizy: Tani gjithçka është pas krahëve
Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka postuar një foto në rrjetet sociale, kur tregon se ka rifituar lirinë pak ditë pas arrestimit në Zvicër.
Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore.
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve“, shkruan reperi në “Instagram”.
Noizy, u arrestua të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri. Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike. -

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas publikimit të lajmeve në mediat zviceriane se u arrestua në aeroportin e Zyrihut.
Në një postim në rrjetet sociale, Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, thotë se bëhet fjalë për një keqkuptim të rëndë. Ai pretendon se është përfshirë padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zviceriane pas shpifjeve ndaj tij nga një person.
“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore”, shkroi Noizy në Instagram.
Ai theksoi se tashmë gjithçka është lënë pas krahëve ndërsa do të vijojë koncertet. Një dedikim e ka edhe për të ëmën.
“MAMA JA DOLA”, shkroi ai.
Ndër të tjera, Noizy i kërkoi falje edhe fansave në Zvicër pasi nuk mundi të performojë në koncertin që ishte planifikuar.
Lajmi për arrestimin e Noizy-t u publikua nga media zviceriane Watson.
Sipas saj, Zyra e Prokurorisë së Zyrihut për Krimet e Rënda e akuzonte Noizy-n për disa krime të ndryshme.
Deri më tani nuk është publikuar se për çfarë veprash penale bëhet fjalë, por Noizy me këtë reagim i ka mohuar të gjitha, duke pretenduar për një shpifje ndaj tij. -

Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!
Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e Noizyt në aeroportin e Cyrihut, nuk kanë munguar reagimet nga kolegët e tij në muzikë dhe një ndër ta është edhe Stresi.
Përmes një videoje në InstaStory, reperi shprehu keqardhje për mënyrën si publiku shqiptar shpesh reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve:
“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq,” tha ai.
Stresi u shpreh i bindur se gjithçka është rezultat i një keqkuptimi të madh, madje e cilësoi si një inskenim të qëllimshëm ndaj Noizyt, që sipas tij, ndodhi në një moment kritik për karrierën e tij, menjëherë pas publikimit të albumit të ri dhe nisjes së projekteve të reja.
“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh… një padrejtësi shumë e madhe,” u shpreh ai, duke u pozicionuar hapur në krah të kolegut të tij. -

U arrestua në Zvicër, reagon Noizy pas lirimit: Ishte një keqkuptim i rëndë!
Showbiz E Enjte, 10 Korrik 2025 19:18
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar më 5 korrik nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zyrihut, me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, ku thuhet se ndaj 38-vjeçarit ekzistonin akuza për disa vepra penale. Për të ishte kërkuar masa e paraburgimit, megjithatë një vendim përfundimtar ende nuk është dhënë.
Sipas autoriteteve, hetimet janë në vijim dhe për Noizyn – emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku – vlen parimi i prezumimit të pafajësisë derisa të ketë një vendim gjyqësor përfundimtar.Arrestimi ndodhi pak para një koncerti të planifikuar në klubin “Rinora 4” në Rümlang, i cili u anulua menjëherë. Organizatorët hoqën të gjitha njoftimet për eventin, ndërsa fansat u lanë pa performancën e shumëpritur. Pas lirimit të tij, Noizy ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë për mungesën dhe duke sqaruar situatën.
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4. Një keqkuptim i rëndë, i bazuar në një shpifje të pastër, më përfshiu në një verifikim zyrtar nga autoritetet zvicerane,” shkruan reperi.
Ai shton se personi që ka bërë akuzën e rreme do të përballet me ligjin dhe se tashmë gjithçka është pas tij: “Jam përsëri me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA.” -

“Është një kohë e mirë për të marrë përsipër sfida të reja”, prashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
Dashi
Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të jetë plot me propozime interesante. Është koha për të marrë vendime të rëndësishme, edhe nëse ato përfshijnë ndryshime. Vendosmëria do të jetë çelësi për kapërcimin e çdo pengese burokratike ose ligjore.
DemiËshtë koha për të marrë vendime të rëndësishme, edhe nëse ato përfshijnë ndryshime. Vendosmëria do të jetë çelësi për kapërcimin e çdo pengese burokratike ose ligjore.
Binjakët
Java fillon me entuziazëm dhe perspektiva të mira, veçanërisht në punë. Në dashuri, ata që kanë kapërcyer vështirësitë e fundit do të jenë në gjendje të shijojnë momente më të qeta. Në dashuri, dialogu do të jetë thelbësor për të kapërcyer çdo keqkuptim. Në punë, është koha të përqendroheni te qëllimet afatgjata.
Gaforrja
Tensionet e mundshme në sferën sentimentale kërkojnë vëmendje dhe dialog. Shmangni reagimet impulsive në mënyrë që të mos kompromentoni marrëdhëniet. Në dashuri, dialogu do të jetë thelbësor për të kapërcyer çdo keqkuptim. Në punë, është koha të përqendroheni te qëllimet afatgjata.
Luani
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 6 maj 2025), një ditë e favorshme për t’u mburrur dhe për të marrë iniciativa. Energjia dhe karizma juaj do të vlerësohen si në punë ashtu edhe në jetën personale.
Virgjëresha
Një periudhë rikuperimi pas kohërave të vështira. Përqendrohuni në mirëqenien tuaj personale dhe përpiquni të mos i lini pas dore marrëdhëniet tuaja emocionale.
Peshorja
Është koha të bëni një vlerësim të situatës, veçanërisht në vendin e punës. Në dashuri, marrëdhëniet mund të kalojnë nëpër një fazë reflektimi. Venusi është ende në shenjën tuaj, duke favorizuar dashurinë dhe vetëbesimin. Është një kohë e mirë për të marrë përsipër sfida të reja profesionale me entuziazëm.
Akrepi
Gjatë kësaj jave do të përballeni me disa tensione, veçanërisht në sferën familjare. Nga nesër situata do të përmirësohet, duke ju lejuar të rikuperoni energjinë dhe qartësinë. Një ditë që kërkon përkushtim dhe vendosmëri. Në dashuri, dialogu do të jetë thelbësor për të kapërcyer çdo keqkuptim. Në punë, është koha të përqendroheni te qëllimet afatgjata.
Shigjetari
Një periudhë rinisjeje dhe ambiciesh të ripërtërira. Qëndrueshmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë e fundit dhe të shikoni të ardhmen me optimizëm.
Bricjapi
Ditët e para të javës janë të favorshme për të bërë kërkesa ose projekte. Në dashuri, përpiquni të sqaroni çdo keqkuptim me partnerin/en tuaj.
Ujori
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 6 maj 2025), Hëna në opozitë mund të shkaktojë lodhje, por nuk do të pengojë planet tuaja. Dëgjojeni trupin tuaj dhe jepini vetes momente pushimi. Planetët janë të favorshëm, por suksesi varet nga përkushtimi juaj. Në dashuri, ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund ta forcojnë lidhjen. Mundësi interesante lindin edhe në vendin e punës.
Peshqit
Një ditë pozitive me shpresa të reja, veçanërisht në sferën e marrëdhënieve. Nga 12 maji, idetë do të jenë më të qarta, duke favorizuar marrëveshjet dhe vendimet e rëndësishme. -

Vranë 15 mjekë në Gaza, ushtria izraelite: Ishte një keqkuptim!
Ushtria izraelite ka pranuar se një “keqkuptim operacional” dhe një “shkelje e urdhrave” çuan në vrasjen e 15 punonjësve të emergjencës në Gaza muajin e kaluar.
Hetimi i kryer nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) evidentoi disa dështime serioze. Zëvendëskomandanti i njësisë që mori pjesë në incident është shkarkuar për raportim të pasaktë dhe jo të plotë gjatë analizës së ngjarjes.
Ngjarja ndodhi më 23 mars, kur një autokolonë e Kryqit të Kuq Palestinez dhe e Kombeve të Bashkuara, që përfshinte ambulanca, një makinë të OKB-së dhe një zjarrfikëse, u qëllua nga ushtria izraelite. Si pasojë, humbën jetën 14 punonjës të emergjencës dhe një punonjës i OKB-së.
IDF pretendoi se ushtarët menduan se kishin të bënin me një kërcënim armik dhe se gjashtë nga viktimat ishin pjesëtarë të Hamasit – por nuk dha prova konkrete për këto pretendime, pavarësisht se emrat e viktimave janë të njohur publikisht.
Raporti i IDF fajësonte terrenin e rrezikshëm, pamjen e kufizuar gjatë natës dhe perceptimin e komandantit në terren për një kërcënim të menjëhershëm. Por një video e gjetur në telefonin e një mjeku të vrarë tregoi se autokolona kishte dritat dhe sinjalizimet ndezur dhe punonjësit kishin veshje reflektuese, duke rrëzuar versionin e parë të Izraelit.
Trupat e 15 viktimave ishin mbuluar me rërë dhe u zbuluan vetëm pas një jave, për shkak të pamundësisë së agjencive ndërkombëtare për të hyrë në zonë.
IDF gjithashtu konfirmoi se mban të ndaluar një mjek të Kryqit të Kuq Palestinez, Assad al-Nassasra, për të cilin organizatat ndërkombëtare po kërkojnë lirimin.
Shumë organizata humanitare, përfshirë Kryqin e Kuq dhe OKB-në, kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi këtë ngjarje.
Ky nuk është rasti i parë: vitin e kaluar, pas vrasjes së 7 punonjësve të organizatës World Central Kitchen, ushtria izraelite shkarkoi dy oficerë dhe mori masa disiplinore ndaj të tjerëve.
Që prej nisjes së luftës më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë rreth 1200 persona dhe marrë peng 251 të tjerë, ofensiva izraelite në Gaza ka lënë mbi 51,200 të vrarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh