Tag: keqja

  • Gjoba ndaj Twitter-it, Musk-ut nuk i del e keqja:  BE-ja “Rajhu i Katërt”

    Gjoba ndaj Twitter-it, Musk-ut nuk i del e keqja: BE-ja “Rajhu i Katërt”

    Zemërimi i Elon Musk-ut me Bashkimin Europian nuk fashitet: Manjatit nuk i del e keqja me gjobën prej 120 milionë eurosh që BE-ja i vendosi platformës së tij X, dhe këtë e tregoi qartë me postimin e tij të fundit, ku Brukselin e quante “Rajhu i katërt”.

    Kreu i Teslës ripostoi një foto me flamurin blu të unionit, cep i ngritur i të cilit ekspozonte poshtë një flamur me svastikën naziste dhe me komentin lakonik, me të cilin nënkuptonte se në thelb janë e njëjta gjë. Më herët sakaq, u ishte drejtuar 230 milionë ndjekësve të tij në internet me pretendimet se BE-ja duhet të “shfuqizohet fare” dhe sovraniteti t’i kthehet shteteve individuale.
    Gjoba kundër X ishte e para e vendosur nga Komisioni Europian sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, DSA, lidhur me përmbajtjen. Komisioni doli në përfundimin se platforma ishte fajtore për shkelje të detyrimit të DSA-së për transparencë. Shkeljet përfshijnë modelin mashtrues të “shenjës blu të kontrollit” të saj për llogaritë që supozohet se janë verifikuar dhe dështimin për të siguruar akses në të dhëna publike për studiuesit.
    Sipas Komisionit Europian, X gjithashtu nuk kishte arritur të ishte mjaftueshëm transparent në lidhje me reklamat e tij.

    Top Channel

  • E keqja që nuk i ndahet këtij vendi ka emër!

    E keqja që nuk i ndahet këtij vendi ka emër!

    E keqja që nuk i ndahet këtij vendi ka emër!Nga Enver Bytyci
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një pensionisti në njësinë administrative dy, thoshte se kreu i opozitës është “e keqja që nuk i ndahet këtij vendi”. Më duhet thjesht të sqaroj në këtë rast se çfarë do të thotë e keqja që nuk i ndahet këtij vendi. Më pas lexuesi ta mendojë dhe besojë vetë se kush, cili, cila, pra pse dikush është e keqja që nuk i ndahet Shqipërisë. Dhe jo vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës dhe çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
    Për Edi Ramën janë njerëzit e keqja që nuk i ndahen Shqipërisë. Në fakt janë fenomenet ato që përcaktojnë të keqen për një vend, për një popull, komb apo shtet. Prapa çdo fenomeni ka njëkohësisht një emër përgjegjës. Por po rendis disa prej fenomeneve që nuk i ndahen Shqipërisë dhe më pas publiku mund ta përcaktojë edhe atë kush, cili, cila ka lidhje me këtë të keqe.
    1. E keqja që nuk i ndahet Shqipërisë që nga koha e Skënderbeut e deri në këtë moment që hedh këto fjalë shkrimi është emigracioni i shqiptarëve, pra shpopullimi. Kush dëshiron të mësojë të vërtetën, le të marrë statistikat dhe të shohë se në cilat kohëra ka ndodhur dhe pse sot po ashtu ndodh shpopullimi i vendit tone. Tri janë eksodet më të mëdha. Ajo e viteve të para pas vendosjes së sistemit dhe regjimit kriminal të komunistëve. Pastaj eksodi i kohës së rënies së sistemit bolshevik komunist në Shqipëri dhe eksodi i 13 viteve të fundit. Eksodi i parë ka të bëjë me dhunën dhe terrorin deri në luftë civile që shkaktoi regjimi totalitar i Enver Hoxhës. Eksodi i dytë ka të bëjë me hapjen e Shqipërisë pas një izolimi absolut, sërishmi si rezultat i politikave shtypëse të regjimit totalitar enverist. Dhe i treti lidhet me regjimin e Edi Ramës, i cili duket qartë se shpopullimin e ka si agjendë të tij dhe grupeve mafioze me të cilat ai është i lidhur. Kishte emigrim përtej limiteve në vitin 1997, por edhe ai erdhi si rezultat i kryengritjes së armatosur dhe revolucionit të ish-bolshëvikëve të regjimit totalitar. Në vitet 2005-2009 çdo vit pati vetëm shtim të popullsisë.
    2. E keqja që nuk i ndahet Shqipërisë është mafia politike, ekonomike dhe e trafiqeve të drogës. Vendi ynë kurrë nuk ka pasur një simbiozë kaq të dukshme midis shtetit, grupeve kriminale dhe grupeve mafioze si në dekadën e fundit. Kurrë shteti nuk është vënë në dispozicion të mafies, siç është vënë nën drejtimin e Edi Ramës. Ligjin tek ne sot e bën mafia. E bëjnë mafiozët e Sibaloes, Ndraghetës dhe organizatave të tjera, të cilët kanë marrë prej kryeministrit të Shqipërisë liçencën e “partnerit strategjik” me mafiozin në krye të qeverisë. Mafiozët e vegjël janë partnerë strategjikë të kryemafiozit. Prej Pëllumb Gjokës e deri te Lefter Hysaj. Këta diktojnë projektet, politikat e zhvillimit, deri ato të bashkëpunimit me Beogradin në sektorë strategjikë si energjetika. Kjo është një e keqe që jo vetëm nuk i ndahet Shqipërisë, por e ka rrezikuar vendin tonë.
    3. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë që tri kabinete qeveritare të jenë në burg ose në arrati. Edhe kjo e keqe nuk iu nda Shqipërisë sonë. Diktatura hoxhiste i pushkatoi shumicën e ministrave dhe kryeministrave të kohës, regjimi i sotëm ka krijuar ushtrinë e ish-ministrave në qelitë e burgut. Kjo e keqe e madhe nuk po na ndahet për shkak të politikave që ndjekin të dy këto regjime. Emrat dihen. I pari ishte diktator. I dyti, Edi pra, është një megaloman, që vjedh, duke qenë i sigurt se “nuk i hyn ferrë në këmbë”! Kjo e keqe duhet larguar.
    4. Më e madhja e keqe që nuk i ndahet Shqipërisë është tradhtia ndaj interesave kombëtare. Dy herë ka ndodhur që të bëhen lutje për ta shkatërruar kombin shqiptar. Në vitin 1944-1948, kur forcat partizane të Enver Hoxhës shkuan në ndihmë të ushtrisë partizane të Jugosllavisë (Serbisë) për t’i ndihmuar ata në gjenocidin serb kundër shqiptarëve. Dhe kur diktatori shqiptar i lutej Titos që ta pranonte Shqipërinë si Republikë të Shtatë të Jugosllavisë. Kjo ishte hera e parë. Hera e dytë lidhet me kryeministrin e sotëm. Ky i sotmi lidhi marrëveshje me presidentin e Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe më pas për krijimin e atij që u quajt Minishgengen ose Open Ballkan. Të dyja këto janë turpi i historisë anti-shqiptare të regjimeve tona. E keqja e pas Luftës së Dytë Botërore u ripërtëri në dekadën e dytë të shekullit XXI nga kryeministri aktual. Pra është një e keqe që nuk na ndahet. Sepse tradhtia është mjeti me të cilin pasurohen këta lloj politikanësh shqiptarë.
    Tani hajde gjejeni se kush është e keqja që nuk na ndahet? Edi Rama dhe etërit e tij, apo Sali Berisha! A ka Berisha gabime? Sigurisht që po. Por e keqja që nuk na ndahet si komb, si popull e si vend është e lidhur me komunistët dhe post-komunistët. Këtë garë në spektrin politik shqiptar e kanë fituar ata! Pikërisht kjo është arsyeja pse lideri i Rilindjes e transferon të keqen që na ndjek te kundërshtari i tij.

  • Rama e quajti si e keqja më e madhe, Berisha: E kam për nder, më konsiderojnë të tillë sepse…

    Rama e quajti si e keqja më e madhe, Berisha: E kam për nder, më konsiderojnë të tillë sepse…

    Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama e cilësoi Sali Berishën si “e keqja më e madhe e këtij vendi”.

    Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i PD-së u përgjigj se kryeministri e cilëson të tillë vetëm për arsyen se ai po përpiqet të mbrojë interesat e qytetarëve.
    “Më ka nderuar, sepse Rama dhe altoparlantët e tij shqiptarë dhe ndërkombëtar më konsiderojnë mua të tillë, sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Të nderuar zotërinj, sot ndaj Sali Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj me teza se Shqipëria është një narko-shtet. Edi Rama bën gjithçka që ta denoncojë këtë”, tha ndër të tjera Berisha.

    Top Channel

  • Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet: E mira për të është…

    Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet: E mira për të është…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ” e keqja më e madhe e vendit”. Berisha u shpreh se “e kam për nder”, duke shtuar se e konsiderojnë të tillë pasi mbron interesat e qytetarëve. Kryedemokrati theksoi se “unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik”.
    Berisha:
    “Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin.
    Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha.

  • Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”/ Reagon Berisha: E mira për të është krimi dhe droga. E kam për nder..

    Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”/ Reagon Berisha: E mira për të është krimi dhe droga. E kam për nder..

    “Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin. 
    Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. 
    E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha. 
     
     

  • “Do përfundojmë si ish-republikat sovjetike”, Dash Shehi: E keqja po na pushton

    “Do përfundojmë si ish-republikat sovjetike”, Dash Shehi: E keqja po na pushton

    Dash Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.
    I ftuar në “Off the Record”, Shehi shprehet se e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.
    “Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që Brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Dikur I bënim dhe ne programet dhe thonim është më I bukuri. Opozita duhet të ofrojë një program më të mirë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare. Ne se kemi kuptuar. Për të folur kam folur. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.

  • “E keqja po na pushton”/ Rrëzimi i qeverisë, flet Shehi: Pushteti absolut i kryeministrit Rama, mund të kemi fatin e…

    “E keqja po na pushton”/ Rrëzimi i qeverisë, flet Shehi: Pushteti absolut i kryeministrit Rama, mund të kemi fatin e…

    Dash Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.
    I ftuar në një studio televizive, Shehi shprehet se e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.
    “Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare. Ne se kemi kuptuar. Për të folur kam folur. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.

  • Shehi: E keqja po na pushton, do të përfundojmë si ish-republikat sovjetike

    Shehi: E keqja po na pushton, do të përfundojmë si ish-republikat sovjetike

    Dashamir Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Ramës nga pushteti. Për të e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.
    “Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Dikur i bënim dhe ne programet dhe thonim është më i bukuri.

    Opozita duhet të ofrojë një program më të mirë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare.

    Ne se kemi kuptuar. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.

  • E mira dhe e keqja – kush i përcakton?

    E mira dhe e keqja – kush i përcakton?

    Që prej fillimit të njerëzimit, njeriu ka kërkuar të kuptojë dallimin midis së mirës dhe së keqes.

    Çdo epokë, kulturë apo fe ka përpjekur ta përkufizojë këtë ndarje, por e vërteta është se kufiri mes tyre nuk është gjithmonë i qartë. Ajo që për një njeri është e drejtë, për një tjetër mund të jetë gabim. Kështu lind pyetja e përjetshme: kush e përcakton të mirën dhe të keqen – natyra, ndërgjegjja, apo shoqëria?

    A lind njeriu i mirë apo bëhet i tillë?

    Disa besojnë se njeriu lind i mirë, me një shpirt të pastër që dallohet natyrshëm nga e keqja. Të tjerë mendojnë se është jeta që e formëson – përmes përvojave, edukimit dhe shembujve që sheh. Në të vërtetë, njeriu është si një fletë e bardhë mbi të cilën jeta vizaton. Mjedisi, familja, shoqëria, dashuria apo mungesa e saj – të gjitha ndikojnë në atë se kush bëhemi. Por brenda secilit ekziston një zë i heshtur që na udhëzon drejt të mirës, nëse dimë ta dëgjojmë.

    Ndërgjegjja – gjykatësi i brendshëm

    Ndërgjegjja është busulla jonë morale. Ajo nuk pyet për ligje, trende apo interesa, por për drejtësinë që vjen nga zemra. Kur bëjmë diçka të gabuar, ajo na e kujton. Kur ndihmojmë dikë pa pritur shpërblim, ajo na jep paqe. Por ndërgjegjja nuk lind e formuar – ajo rritet me përvojën, me reflektimin dhe me guximin për të parë veten në pasqyrë.

    Shoqëria dhe morali i saj i ndryshueshëm

    Ajo që sot quhet “e mirë”, dje mund të ishte “e ndaluar”. Shoqëria ndryshon, dhe me të ndryshon edhe morali. Por e mira e vërtetë mbetet përtej kohëve – ajo që nuk dëmton, që sjell dritë, që nxit dashuri. Prandaj, për të qenë i mirë, njeriu duhet të dijë kur të ndjekë rregullat dhe kur t’i sfidojë ato, kur ato bien ndesh me ndërgjegjen.

    E mira dhe e keqja – dy anë të së njëjtës monedhë

    Brenda secilit prej nesh jetojnë të dyja. Nuk ekziston njeri plotësisht i mirë apo i keq. Ne jemi një përzierje e dritës dhe hijes, e dashurisë dhe egos, e ndjeshmërisë dhe mbrojtjes. Ajo që na bën njerëzor është aftësia për të zgjedhur, çdo ditë, cilën anë do të ushqejmë më shumë.

    Në fund, ndoshta nuk është bota që përcakton të mirën dhe të keqen, por mënyra se si ne e jetojmë vetë këtë ndarje. Çdo zgjedhje, çdo fjalë, çdo veprim është një votë për njeriun që duam të jemi. Dhe ndoshta qëllimi i jetës është pikërisht ky: të bëhemi pak më të mirë se dje.

  • Lev Tolstoi: Nga na vjen e keqja?

    Lev Tolstoi: Nga na vjen e keqja?

    Nga Lev Tolstoi

    Një heremit jetonte në pyll, pa pasur frikë nga kafshët e egra. Heremiti dhe kafshët e egra kuveduan së bashku dhe e kuptuan njëri-tjetrin. Një herë, heremiti qe shtrirë, si rëndom, nën një pemë; aty u mblodhën një korb, një pëllumb, një dre dhe një gjarpër për të kaluar natën. Sesi ndodhi që kafshët filluan të kuvendojnë për zanafillën e së keqes në botë. Korbi tha: – E keqja vjen nga uria. Kur keni ngrënë dhe jeni të ngopur, uleni mbi një degë dhe krrokisni: gjithçka ju duket e gëzuar, e mirë dhe e hareshme; por provoni të qëndroni vetëm dy ditë pa ngrënë dhe nuk do të keni më zemër as të shikoni natyrën; ju ndiheni në ankth, nuk mund të rrini më të qetë, nuk keni një çast prehjeje; kur ju bie në sy një copë mishi, është edhe më keq, turreni pas saj pa u menduar. Sado fort t’ju godasin me shkopinj apo t’ju gjuajnë me gurë; edhe pse qentë dhe ujqërit sulen t’jua rrëmbejnë, ju nuk e lëshoni. Sa prej nesh janë vrarë nga uria! E gjithë e keqja vjen nga uria.Pëllumbi tha: – Sa për mua e keqja nuk vjen nga uria; e gjithë e keqja vjen nga dashuria. Nëse do të jetonim vetëm, nuk do të duhej të vuanim aq shumë: përndryshe fatkeqësia që do t’ju binte për short, kufizohet vetëm me kokën tuaj. Por ne jetojmë gjithmonë në çifte; dhe e duam aq shumë shoqen sa nuk kemi gjallë pushim, mendojmë vetëm për të: a ka ngrënë vallë ajo? A ndjehet ngrohtë sa duhet? Dhe kur ajo largohet pak nga shoqja e saj, atëherë ju ndiheni krejt të humbur; ju trand mendimi se mos e ka rrëmbyer një fajkua, apo mos e kanë kapur gjahtarët. Dhe nis ta kërkosh dhe vetë bie në telashe, në kthetrat e një shkabe, apo në kurthin e një rrjete. Dhe nëse shoqja juaj humbet, nuk hani më, nuk pini më, vetëm kërkoni dhe qani. Sa shumë vdesin kështu mes nesh! E gjithë e keqja nuk vjen nga uria, por nga dashuria. Gjarpri tha: – Jo, e keqja nuk vjen as nga uria, as nga dashuria, por nga ligësia. Nëse do të jetonim të qetë, nëse nuk do të njihnim telashe, atëherë gjithçka do të ishte mirë: por, nëse diçka jua vret dëshirën, ju humbni durimin dhe gjithçka ju fyen; atëherë mendoni vetëm për të shfryrë zemërimin tuaj mbi dikë tjetër; dhe pastaj, si në panik, ju veçse fërshëlleni dhe spërdridheni, përpiqeni të kafshoni kush t’ju dalë përpara. Dhe nuk keni më keqardhje për askënd; do të kafshonit dhe babë e nënë; do të hani veten tuaj; dhe tërbimi juaj s’ka të sosur derisa të keni shkatërruar vetveten. E gjithë e keqja vjen nga ligësia. Dreri tha: – Jo, as nga keqdashja, as nga dashuria, as nga uria nuk vjen çdo e keqe, por nga frika. Nëse nuk do të kishim frikë, gjithçka do të ishte mirë. Këmbët tona janë të lehta kur vrapojmë dhe ne jemi të fuqishëm. Nga një kafshë e vogël, mund të mbrohemi me brirë; nga një e madhe, mund të ikim me vrap: por është e pamundur të mos kemi frikë. Mjafton të kërcasë një degë në pyll, një gjethe të frushullojë dhe ju befas dridheni nga frika; zemra fillon t’ju rrahë, sikur të do të çajë kraharorin e të dalë jashtë; dhe nisni atëherë të fluturoni si shigjetë. Herë të tjera, është një lepur që kalon, një zog që rreh flatrat ose një degë që bie; por ju tashmë mendoni se është bisha e egër që po ju ndjek dhe vraponi t’i ikni rrezikut. Ndonjëherë, për të shmangur një qen, ndesheni me një gjahtar, ndonjëherë, të pushtuar nga frika, vraponi pa e ditur se ku, bëni një kërcim dhe rrokulliseni në një greminë ku gjeni vdekjen. Flini me një sy hapur, gjithmonë në gatishmëri, gjithmonë të tmerruar. Nuk ka paqe; e gjithë e keqja vjen nga frika.Atëherë heremiti tha: – As nga uria, as nga dashuria, as nga ligësia, as nga frika nuk na vijnë të gjitha fatkeqësitë: nga natyra jonë vjen e keqja; sepse është ajo që e lind urinë, dashurinë, ligësinë dhe frikën.Përktheu nga origjinali: Agron Tufa

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ECO: MOS E FIKNI TELEVIZORIN, SHIKOJENI “ME TRU”!