Tag: keniane

  • Lufta në Rusi/ Mbi 200 kenianë në radhët e rusëve, reagon ambasada e Kenias në Moskë: 18 mijë dollarë për kostot e vizitave

    Lufta në Rusi/ Mbi 200 kenianë në radhët e rusëve, reagon ambasada e Kenias në Moskë: 18 mijë dollarë për kostot e vizitave

    Ministria e jashtme e Kenias tha të martën se më shumë se 200 kenianë po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë, duke thënë se agjencitë e rekrutimit po përpiqen të rekrutojnë më shumë kenianë për t’u bashkuar me luftën.

    Javën e kaluar, Kievi tha se më shumë se 1,436 luftëtarë nga 36 vende afrikane po luftonin përkrah forcave ruse në Ukrainë. Ministri i jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibiha, tha se Rusia po i joshte afrikanët të nënshkruanin kontrata që ishin “ekuivalente me dënime me vdekje”, duke u bërë thirrje qeverive afrikane të paralajmërojnë qytetarët e tyre.
    “Operacionet e rekrutimit në Rusi thuhet se janë zgjeruar për të përfshirë afrikanët, përfshirë kenianët”, tha ministria e jashtme keniane në një deklaratë.
    “Më shumë se 200 kenianë mund të jenë bashkuar me ushtrinë ruse… rrjetet e rekrutimit mbeten aktive si në Kenia ashtu edhe në Rusi”, tha ajo.
    Sipas ministrisë së jashtme keniane, ambasada keniane në Moskë ka dokumentuar lëndime të rekrutëve të cilëve thuhet se u janë ofruar deri në 18,000 dollarë për të mbuluar kostot e vizave, udhëtimit dhe akomodimit.
    Në një operacion në shtator pranë Nairobit, autoritetet keniane thanë se shpëtuan 21 kenianë që po përgatiteshin të vendoseshin në vijën e frontit në Ukrainë. Një burrë i arrestuar përballet me akuza në këtë rast.
     

    Top Channel

  • Hetimet për vdekjen e kenianes, telefoni çohet në SPAK për të kryer ekspertim telefonik të avancuar

    Hetimet për vdekjen e kenianes, telefoni çohet në SPAK për të kryer ekspertim telefonik të avancuar

    Nga Elton Qyno

    Me shpresën e zbardhjes së misterit dhe rrethanave të vrasjes së shtetases Keniane, Joy Ayoko, prokuroria e Tiranës ka marrë një vendim për ekspertim të avancuar të dy telefonave të vajzës që kishte ardhur nga Kenia në Tiranë për të punuar në një kazino në zonën e Stadiumit.

    Dy aparatet e telefonit, janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës qysh prej muajit Gusht 2022 dhe prej kësaj kohe ata janë ekspertuar por nuk është bërë e mundur të gjenden të dhëna me produktivitet.

    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se në pamundësi të kushteve teknike dhe teknologjike që ka laboratori kibernetik i Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës, ka vendosur t’i shtrijë dorën për ndihmë ekspertëve kompjuterikë të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

    Kjo prokurori disponon programe të fundit të ekspertimit të pajisjeve kompjuterike, pasi prej disa vite, ka kontraktuar dy kompani të njohura në botë, si “Cellebrite DI Ltd” me bazë në Izrael dhe “INsig2 d.o.o” me bazë në Zagreb, lider në Ballkan.

    Mësohet se dy telefonat tashmë i janë nënshtruar një ekspertimi të ndërlikuar kompjuterik me shpresën e rikuperimit të aparateve të telefonit.

    Njëri prej telefonave që është përdorur nga shtetësia Keniane, Joy Ayoko, që në momentin kur është sekuestruar ka qenë i thyer, dhe ekspertët e SPAK kanë kthyer përgjigjen në prokurorinë e Tiranës, se nuk mund të ekzaminohet përmes programeve kompjuterike.

    Ekspertimit, po i nënshtrohet vetëm njëri prej aparateve, ku shpresohet ti rikuperohet e gjithë memoria telefonike që ka përdorur ai telefon që nga periudha e ndezjes dhe deri në momentet e fundit kur është përdorur nga vajza Keniane, Joy Ayoko.

    Nga ana tjetër për këtë çështje penale, prokuroria e Tiranës është në pritje nga spitali i Kenias, të aktit të autopsisë si dhe diagnozën e vdekjes së Joy Ayoko.

    Përmes këtyre provave dhe kryerjes së një eksperimenti, ekspertët kërkojnë të ndërtojnë një version të mundshëm, mbi dinamikën e lëvizjeve, që besohet të ketë kryer mesnatën e 13 Gushtit 2022, shtetasja Keniane, Joy Ayoko.

    Kjo e fundit mësohet se është rrëzuar ose hedhur nga dritarja e katit të 3-të, duke rënë në pjesën e pasme të pallatit.

    Kujtojmë se mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qenë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj policia, gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf dhe dy telefonat, njëri i thyer.

    Ndërkohë veprimet e para hetimore, Policia e Shtetit, i ka kryer në 15 gusht 2022, kohë kur dhe ka dërguar materialin për vlerësim në prokurorinë e Tiranës.

    Por për shkak se shumë procedura hetimore nuk janë kryer nga policia në Muajin Gusht, tashmë duket se prokuroria e Tiranës duket se ka “mbetur në klasë” në këtë çështje.

    Dy nga tre pistat kryesore, ku prokuroria e Tiranës, po zhvillon hetime për rastin e shtetases keniane, Joy Ayoko, është ajo e “Vetëvrasjes” dhe “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

    Gjatë kësaj kohe disa persona janë marrë në pyetje dhe disa kontrolle banesash u kryen, por nuk sollën asnjë rezultat.

    Keniania Joy Ayoko ndodhej në Shqipëri pasi ishte pjesë e stafit të “Arena Kazino”, që menaxhohet nga Bledar Sinanaj. SYRI.NET

  • Tre vite nga vdekja e 21-vjeçares keniane, Berisha: Kriminelë të lidhur me qeveritarë i moren jetën Joy-t të pafajshëm! Skrapi mbron kriminelët e qeverisë!

    Tre vite nga vdekja e 21-vjeçares keniane, Berisha: Kriminelë të lidhur me qeveritarë i moren jetën Joy-t të pafajshëm! Skrapi mbron kriminelët e qeverisë!

    22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e dhunuar brutalish dhe u hodh nga kati i tretë i një hosteli në Tiranë në gusht 2022. Ngjarja tronditi Shqipërinë, por tre vite më pas hetimet mbeten të paqarta për shkak të mungesës së provave dhe pengesave procedurale.

    Në një reagimin në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë dhe SPAK-un për mbrojtje të kriminelëve të lidhur me pushtetin. Ai deklaroi se kriminelët morën jetën e Joy-t të pafajshëm dhe se drejtësia shqiptare ka dështuar përballë këtij rasti.

    Berisha u shpreh se tragjedia e Joyt është një paralajmërim për paaftësinë dhe korrupsionin që mbizotëron në institucionet e drejtësisë. Nëna e Joy, Ruth Abongo, njoftoi se do të kthehet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi për vajzën e saj. Rasti mbetet simbol i dështimit të hetimeve dhe i nevojës për llogaridhënie të autoriteteve.

    Nëna e Joyt të ndjerë  deklaroi se nuk do të dorëzohet dhe do të kthehet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi.

    “Unë e di kush e vrau fëmijën tim. Edhe policia e di. Jam shumë e zhgënjyer nga drejtësia në Shqipëri. Ishte dhimbje e madhe për mua por tani jam bërë më fortë dhe tani kam forcën për t’u përballur me frikërat e mia, përfshirë kthimin në Shqipëri në të ardhmen e afërt. Po, do të vij për ta mbyllur çështjen dhe për t’ia marrë telefonin nga gjykata. Me këshillat e duhura do të vij, por këtë herë do të sigurohem që kam vizituar personalisht zyrat në Kenia.”, tha ajo.

    Postimi i Berishës:

     

  • 3 vite nga vrasja misterioze e vajzës nga Kenia/ Nëna e Joy-t: E di kush është vrasësi, e di dhe policia

    3 vite nga vrasja misterioze e vajzës nga Kenia/ Nëna e Joy-t: E di kush është vrasësi, e di dhe policia

    Joy Ayoko

    TIRANË- Mesnata e 13 gushtit të vitit 2022 ishte e fundit për vajzën keniane Joy Ayoko, e cila ndërroi jetë në rrethana misterioze në zonën e Qytet Studentit, në Tiranë. Edhe pas 3 vitesh, rasti i rëndë i 22-vjeçares ende nuk është zbardhur nga autoritetet shtetërore. Sa i përket hetimeve të ngjarjes prokuroria e Tiranës po shkon drejt pezullimit për shkak se nuk ka prova për të vërtetuar se cili është autori i vrasjes së Joy-t.
    Burime për A2 CNN tregojnë se policia shqiptare e ka neglizhuar marrjen e provave nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu prej dy vitesh autoritetet keniane nuk i kanë kthyer përgjigje letër-porosive të prokurorisë shqiptare e cila kërkon skedën e vdekjes së 22-vjeçares. Por për nënën e Joy-t, kjo ngjarje nuk do të shuhet pa zbuluar se kush është fajtori i vrasjes së vajzës së saj. Në një intervistë për A2 CNN, Ruth Abongo thekson se do të kthehet në Shqipëri për të gjetur drejtësinë e munguar për të bijën, pasi sipas saj Policia e di se kush e vrau Joy-n.
    “Unë e di kush e vrau fëmijën tim. Edhe policia e di. Jam shumë e zhgënjyer nga drejtësia në Shqipëri. Ishte dhimbje e madhe për mua por tani jam bërë më fortë dhe tani kam forcën për t’u përballur me frikërat e mia, përfshirë kthimin në Shqipëri në të ardhmen e afërt. Po, do të vij për ta mbyllur çështjen dhe për t’ia marrë telefonin nga gjykata. Me këshillat e duhura do të vij, por këtë herë do të sigurohem që kam vizituar personalisht zyrat në Kenia.”, u shpreh ajo për Televizionin A2.
    Më datë 14 gusht rreth orës 12 të drekës, Joy u gjet në gjendje të rëndë në oborrin e një banese ngjitur me banesën në të cilën jetonte. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia. Se çfarë ka ndodhur mesnatën e 13 gushtit me 21- vjeçaren keniane Joy Aoko është ende e pasqaruar, madje Policia nuk e raportoi ngjarjen menjëherë, duke tentuar ta fshinte. Rasti i Joy-t u bë publik pas 3 muajsh./ZËRI

  • Vrasja e vajzës keniane, çështja drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna : E di kush është vrasësi

    Vrasja e vajzës keniane, çështja drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna : E di kush është vrasësi

    Edhe pse kanë kaluar 3 vite nga ngjarja e rëndë ku 22-vjeçarja keniane u dhunua barbarisht dhe e hodhën nga kati i tretë i hostelit, ende ngjarja nuk është zbardhur. Joy Ayoko punonte në një kazino në Tiranë dhe gushtin e vitit 2022 ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Pas 6 muajsh në koma ajo ndërroi jetë në Kenia. Sa i përket hetimeve të ngjarjes prokuroria e Tiranës po shkon drejt pezullimit për shkak se nuk ka prova për të vërtetuar se cili është autori.
    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se policia nuk ka kryer siç duhet këqyerjen e vendit të ngjarjes dhe nuk ka mbledhur provat e mjaftueshme, po ashtu është prishur edhe vendi i ngjarjes.
    Po ashtu prej dy vitesh autoritetet keniane nuk i kanë kthyer përgjigje letër-porosive të prokurorisë shqiptare e cila kërkon skedën e vdekjes së vajzës nga keniane.
    Nëna e vajzës keniane, Ruth Abongo ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për A2 CNN. Ajo thotë se nuk do të dorëzohet dhe do të kthehet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi. Abongo thekson se e di kush është vrasësi i vajzës së saj.
    “Unë e di kush e vrau fëmijën tim. Edhe policia e di. Jam shumë e zhgënjyer nga drejtësia në Shqipëri. Ishte dhimbje e madhe për mua por tani jam bërë më fortë dhe tani kam forcën për t’u përballur me frikërat e mia, përfshirë kthimin në Shqipëri në të ardhmen e afërt. Po, do të vij për ta mbyllur çështjen dhe për t’ia marrë telefonin nga gjykata. Me këshillat e duhura do të vij, por këtë herë do të sigurohem që kam vizituar personalisht zyrat në Kenia.”

  • Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

    Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

    Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë për femra, Ruth Chepngetich, është pezulluar përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar.
    Një diuretik – hidroklorotiazid (HCTZ) – u zbulua në një mostër të marrë nga atletja keniane më 14 mars, sipas një deklarate të lëshuar së fundi nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU). Kreu i AIU-së, Brett Clothier, e komentoi kështu situatën me kampionen keniane: “Chepngetich nuk u pezullua përkohësisht nga AIU në kohën e njoftimit, megjithatë, më 19 prill, ajo zgjodhi një pezullim të përkohshëm vullnetar ndërsa hetimi i AIU-së ishte në vazhdim.

    Në muajt ndërmjetës, AIU vazhdoi hetimin e saj dhe këtë të enjte njoftoi vendimin për pezullimin e saj të përkohshëm”. Atletja tani ka të drejtë që çështja e saj të dëgjohet në një Gjykatë Disiplinore.
    Keniania vendosi rekordin e femrave për distancën e maratonës (42.2 km) në Çikago tetorin e kaluar, duke u bërë gruaja e parë që theu barrierën e 2 orëve e 10 minutave, duke shënuar rekordin 2:09:56. Ajo garoi edhe në maratonën e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, të mbajtura në vitin 2021, por nuk arriti ta përfundonte garën. 30-vjeçarja keniane duhej të vraponte në Maratonën e Londrës në prill të këtij viti, por u tërhoq, duke thënë se nuk në formën e saj më të mirë.

  • Gjykata keniane dënon katër persona për kontrabandë milingonash

    Gjykata keniane dënon katër persona për kontrabandë milingonash

    Një gjykatë në Kenia ka dënuar katër persona, përfshirë dy belgë 18-vjeçarë, me një vit burg ose me një gjobë prej një milion shilingash keniane (rreth 6,810 euro) për përpjekje për të kontrabanduar milingona të gjalla jashtë vendit.

    Rasti tërhoqi vëmendje të madhe në vendin e Afrikës Lindore, pasi Shërbimi i Jetës së Egër të Kenias (KWS), agjencia kombëtare për mbrojtjen e faunës, i akuzoi të katër për përfshirje në “biopirateri”.
    Belgët David Lornois dhe Sepp Lodewiks, vietnamezi Duh Hung Nguyen dhe keniani Dennis Nganga u deklaruan fajtorë për posedim milingonash, por mohuan akuzat për tentativë kontrabande.
    Sipas aktakuzës, të dy belgët u arrestuan më 5 prill në një shtëpi pranë liqenit Naivasha, në Kenian qendrore, me 5,000 milingona mbretëreshë të llojit Messor cephalotes, një specie vendase, të vendosura në 2,244 epruveta. Dokumentet e gjykatës tregojnë se milingonat, të cilat vlerësohen të kenë një vlerë tregtare prej rreth 6,780 euro, mund të mbijetojnë për të paktën dy muaj në tuba.
    Ndërkohë, Nganga dhe Nguyen u arrestuan po më 5 prill në Nairobi dhe Matsaka, secili në posedim të qindra milingonave të tjera në rreth 140 tuba. Edhe ata pranuan fajësinë.
    Megjithëse rastet u trajtuan veçmas, të katër të pandehurit u gjykuan së bashku. Ligji kenian parashikon që posedimi i çdo specieje të egër pa leje është një vepër penale, e dënueshme me një gjobë minimale prej rreth 8,800 euro ose me burgim prej të paktën pesë vjetësh.
    Gjykata vendosi që të dyshuarit të vuajnë një dënim prej një viti burg ose të paguajnë gjobën, e cila përkon me vlerën tregtare të milingonave sipas vlerësimeve të policisë.
    Në një deklaratë zyrtare, Shërbimi KWS theksoi se veprimet e tyre jo vetëm përbënin një shkelje ndaj faunës së egër, por ishin gjithashtu një akt i biopiraterisë. “Të dyshuarit kishin për qëllim të kontrabandonin milingonat drejt tregjeve të kafshëve ekzotike në Evropë dhe Azi, ku kërkesa për insekte të rralla është në rritje”, thuhej në deklaratë.

    Top Channel