Tag: këngët

  • Egli sqaron se çfarë ndodhi me bashkëpunimet e saja me Fifin

    Egli sqaron se çfarë ndodhi me bashkëpunimet e saja me Fifin

    Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 21:22
    Egli Tako ka sqaruar situatën e krijuar mes saj dhe këngëtares Fifi, lidhur me këngët “Shuj Shuj” dhe “Ka je nis”. Për ju që nuk e dini (dyshojmë të ketë ndonjë që i ka shpëtuar kjo dramë), Fifi fshiu në një moment nga Youtube bashkëpunimin me Eglin dhe aq u desh që të gjithë të mendonin se mes tyre ka ndodhur një keqkuptim. Këngët u publikuan sërish, por kjo nuk i ndali dyshimet për një krisje të raportit mes dy artisteve.
    E po, ku ka zjarr, ka edhe hi, thotë populli. Ndërsa Egli, lidhur me këtë situatë tha për “The Dalina Show” se: “Kam 2 me Fifin, por nuk janë këngë të miat, unë jam e ftuar bashkë me Gimi-O-në, me një artist shumë të mirë të Kosovës tjetër, DJ Gimi-O-në. Jemi të ftuar në ato materiale, nuk është se i posedoj unë”.
    “Janë këngë të artistes, të Fifit, por të krijuara në atë studio në SBS”, shtoi ajo. Pra, janë këngë të Fifit (dhe, nëse do, mund edhe t’i fshijë). Po ashtu, Fifi theksoi se aktualisht nuk është nën menaxhimin e asnjë studioje muzikore.

  • Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të

    Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të

    Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 20 këngëve garuese.

    Komisioni përzgjedhës në mesin e 44 aplikuesve ka vendosur për ata që do të performojnë gjatë tri netëve të festivalit.

    RTK sjellë më poshtë 20 këngët garuese të ‘Fest 3’, me emrin e artistit dhe të këngës:

    1. Almir Kraba – “Nuk ka si ti”

    2. Arjeta Palushaj – “Andrra”

    3. Arsi Bako – “Rreze Zjarr”

    4. Art Lokaj – “Ty”

    5. Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”

    6. Dea Berisha – “Afër”

    7. Egzon Pireci – “Kënga Jonë”

    8. Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”

    9. Florent Abrashi – “Unë dhe ti”

    10. Kiara Juba – “Nirvana”

    11. Klea Dina – “At”

    12. Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”

    13. Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”

    14. Santino de Bartolo – “Naze Naze”

    15. Semi Tafaj – “Vazhdoj”

    16. Teutë Halili – “Amin”

    17. Vlera Kastrati – “Nanë”

    18. Vjosa Shehu – “Alo”

    19. Xuxi – “Identitet”

    20. Zergjina Hasanaj – “Pres”/ KultPlus.com

  • Shaqir Cërvadiku, nga këngët e luftës në ekranin e madh me filmin “Pranvera e Përgjakur”

    Shaqir Cërvadiku, nga këngët e luftës në ekranin e madh me filmin “Pranvera e Përgjakur”

    Këngëtari i njohur Shaqir Cërvadiku, i cili u bë simbol i motivimit dhe shpirtit luftarak gjatë viteve të luftës, tashmë vjen në një rol të veçantë në filmin artistik “Pranvera e Përgjakur”, me regji të Ganimet Bytyqi Lalushit.

    Me zërin e tij të fuqishëm dhe këngët që dikur jehonin edhe në vijën e frontit, Cërvadiku ka mbetur në kujtesën e shumë ish-ushtarëve të UÇK-së si frymëzues në ditët më të vështira. Meloditë e tij, të mbushura me ndjenja atdhedashurie, u jepnin kurajë dhe forcë luftëtarëve përballë sfidave të luftës.

    Në këtë projekt kinematografik, ai sjell të njëjtin emocion dhe frymë në ekran, duke u bërë pjesë e një rrëfimi që rikthen ngjarjet dramatike të pranverës së vitit 1998, periudhë e shënuar nga vuajtjet, dhuna dhe masakrat e kryera nga forcat serbe ndaj popullit shqiptar./KultPlus.com

  • Salih Bajrami – Krasniqi, rapsodi që jeton në kujtesën e popullit

    Salih Bajrami – Krasniqi, rapsodi që jeton në kujtesën e popullit

     1919-1987 )

    Njeri ndër rapsodët më të mirë dhe më të njohur të Kosovës Salih Bajrami-Krasniqi, u lind më 1919 në fshatin Llashka Drenoc të Prekorupës komuna e Malishevës.Sipas pohimit të vetë Salihut ai filoj të këndoj qysh në moshën 6-7 vjeqare,kur babai i tij e merrte me vete nepër fjalë nuse, në dasma në ndeja e në ahenxhe të ndryshme.Në fillim përveq me babain Bajramin,(për të thuhet se ka qene njeri nder këngetaret më të dalluar dhe është i pari qe e solli sharkinë në Drenicë)Saliu këndoj edhe me Amrush Ymerin,Riza Bllacën (i cili njeheri kishte kënduar edhe me (babanë e Salihut-Bajramin),dhe me Feriz Krasniqin.Me këtë të fundit këndoj gjatë edhe e përfundoj të kënduarit të vetë.Më së gjysmë shekulli këndoj një numer të madh baladash, këngësh epike legjendare, këngë historike të ashtuquajtura “kang të oxhakut”këngë lirike të dashurisë të traditës së vjetër,dhe posaqërisht këngë të ashtuquajtura të “ashikisë”.ka ditur të këndoj rrethë 500 këngë të llojeve të stileve të ndryshme, qe nga ato më të lashtat e deri të ato të historisë dhe përditëshmerisë sonë të re.Salih Bajrami ,së bashku me kusheririn e vet Feriz Krasnqin,mbi dyzet vjet këndoj në shumë dasma të Drenicës ,Llapit e anë e mbanë Kosovës.Po keshtu mori pjesë në koncerte dhe në manifestime të shumta me karakter krahinor,republikan,federativë të ish-Jugosllavisë e Nderkombëtare. Me 1966 së bashku me Feriz krasniqin,mori qmimin e parë në Festivalin Nderkombetar të Folklorit në Langolen (England).Për merita të veqanta në ruajtjen e kultivimin e krijimtarisë muzikore popullore të shqiptareve në Kosovë dhe për pjesëmarrje të shumëta në Revisten e Folklorit Burimor Kosovar të Gllogovcit (Drenasit),me rastin e 25 vjetorit të organizimit të ketij manifestimi të rendesishem të krijimtarisë popullore më1987 u dekorua me diplomë dhe me një orë xhepi.Sali Bajrami-Krasniqi,se bashku me Feriz Krasniqin, si ansambël me qifteli e sharki (nganjehere edhe me primin e adaptuar-akorduar si qifteli), ne menyre të veqant pasuroj vlefshmërinë e procesit të trashigimisë dhe ligjësitë e eksistimit të qenjës së saj si pjesë e krijimtarisë shpirtërore të popullit tonë.Paraqitja e Sali Bajramit si këngëtar i dalluar popullor është manifetuar në një menyrë të konsiderueshme në forma të ndryshme muzikore.Kështu përveq interpretimeve të shumta të melodive instrumentale,me endje edhe pse të gjata i këndonte baladat e vjetra,këngët epike legjendare për Muja dhe Halilin, këngët historike të përiudhave dhe heroive të ndryshme ndër të cilat dalloheshin ato të kohës së Rilindjes Kombëtare,pastaj këngët e dashurisëtë traditës së vjetër fshatare,dhe posaqerisht ato të “ashikisë”për të cilat thoshte se kane kuptim patriotik etj., përmes të cilave këngë shihej se si janë ruajtur elementet e vjetra dhe origjinaliteti interpretues.Ishte kjo menyra më e mire për të deshmuar se keto këngë në të shumtën e rasteve nuk iu kanë nënshtruar ndryshimeve të dukshme të kohës dhe ndikimeve të tjera nga jashtë. Kështu p.sh.edhe pse në të degjuar të thjesht,interpretimi vokalo-instrumental i Sali e Feriz krasniqit ishte ne një sistem tonal stabil,qe del nga lidhëshmeria e llojeve dhe tipave të këngeve qe këndohën me keto instrumente dhe të praktikës së të kënduarit të tyre në unisiono,me mjete akustike të radhës tonale të instrumenteve të vjetra me goditjen e perdeve sipas sistemit të vjeter të akordimit të ketyre instrumenteve,si dhe menyrës specifike të të kënduarit të tyre, të shumtën në menyrën e ashtuquajtur “vargore”, mund të verehej se inrervalët e rradhës tonale të këngëve të tyre shpeshherë nuk janë të sistemit të temperuar,gjë qe ketë e ka kushtëzuar menyra e lirë e goditjeve të “perdeve” të qiftëlise dhe të sharkisë,më të cilat Salih e Feriz Krasniqi luajtn mbi dyzet vjet.Gjatë këndimit të Sali Bajramit vërehej përdorimi i shtojcave të ndryshme melopoetike,si elemente zbukuruese ,që në menyrë artistike e funksionalizon tërë këngën.Kështu p.sh.zbukurimet në formë shtojcash të vargut melo-poetik,të cilat në pikëpamje muzikore paraqitën si melizma, glisando, kombinime të ndryshme ritmike dhe theksime të tjera melo-ritmike gjithnjë sillnin efekte të fuqishme artistike.Këto elemente të ketij rapsodi të njohur më së shumti ishin rezultat i qasjeve dhe i frymëzimeve spontane me qka karakterizohëj kënga dhe interpretimi i tij i tërësishëm vokalo-instrumental.Numri i madh i këngeve të regjistruara qe gjenden në arkivin Institutit Albanologjik të Prishtinës, paraqesin lëndë të rendesishme për analiza dhe studime etnomuzikologjike nga e cila mund të nxirrën rezultate të ndryshme, qe kane të bejnë me formen e vargut apo strofës melo-poetike dhe elemente të tjera qe u përmenden,qoftë si vlera të veqanta folklorike,qoftë si bazë për një monografi apo studime të tjera etnomuzikologjike.Jeta, kënga dhe pse jo edhe tregimet dhe barcoletat e rapsodit Sali Bajrami mbeten të pashlyeshme në kujtesen e të gjithë atyre qe e njihnin dhe qe e donin krijimtarinë e mirefilltë folklorike.Ishte mjeshterr i madh jo vetëm i të kenduarit dhe luajtjes me sharki, por edhe i krijimit të tregimeve dhe barcoletave më të cilat njesoj ishte i suksesshem sikur edhe me këngët më të mira më të cilat gjithnjë ishte në nivel të lartë artistik.Sa herë kujtojme Sali Bajramin-Krasniqin na kujtohën këngët dhe menyra specifike e interpretimit ,të cilat i realizoj me aq pasion dhe dashuri.Ishte njohës i mire i të gjitha stileve të trevave dhe zonave etnografike të mbarë Kosovës.Me menyrën me origjinale dhe autenticitetin të theksuar,se bashku me Feriz Krasniqin interpretoj shume balada dhe këngë epike-historike, të cilat sipas sistemit modelativ të traditës sonë më të hershme lahutare i këndonin neper festa ,dasma dhe gëzime të ndryshme.Ato gjithnjë kishin si karakteristikë kryesore mbizoterimin e të luajturit me qifteli e sharki dhe tingëllimin e intonacioneve tradicionale të traditës lahutare, si parim ky qe është për ruajtjen e formave të njohura të të interpretuarit –eksekutimin të tyre origjinal e autentik.Po kështu përmes këngeve epike-historike ia doli të nxjerr në pah disa elemente të rendesishme të struktur[s formale,të mjeteve shprehëse muzikore dhe menyrës së interpretimit –këndimit të këngeve të cilat paraqesin kreacione qe me vleren artistike dhe kuptimore të tyre ,gjithnje mbahen mend,dhe vazhdojne të kultivohën e këndohën edhe nga këngëtar të tjerë të rinjë.Me këngët qe për objekt trajtimi marin ngjarjet e ndryshme të historisë kombëtare,apo edhe ndonjë figurë të spikatur patriotike siq janë këngët e Lidhjes së Prizrenit ato për Haxhi Zekën,Ymer Efendi Prizrenin,Bajram Currin,Hasan Prishtinën,Isa Boletinine shumë të tjerë,këta këngetar nuk e përseritnin historinë,por asaj i dhanë dimensione më të gjera dhe më të thella shpirtërore gjithëpopullore,të realizuara në menyre maestrale përmes të cilave ata gjithnjë i gdhendnin kujtimet vetjake për ngjarjet historike,mesazhi i të cilave,përveq tjerash,është edhe ruajtja e nderit dhe truallit shqiptar.Në këngët e lirikës së dashurisë të interpretuara nga Sali e Feriz Krasniqi kemi dy menyra karakterizuese:Së pari mënyra ekzotike e interpretimit të këngeve të dashurisë,të cilat si frymëzim i thellë i ketyre rapsodeve,inkuadrojne ne vete ndjenjat dhe përjetimet me etotike.Dhe së dyti këngët e ashtuquajtura të “ashikisë”strukturen e te cilave Salihu e Ferizi e zhvillonin në formë dialogjësh retorike të pyetjeve, ku Salihu gjithnjëkëndone si prijsë dhe përgjegjes se Ferizit si përcjellës në regjistër të lart intonativ dhe në një fortissimo posible.Janë keto këngë të cilat paraqesin forma më të zhvilluara melo-ritmike.Mirepo e veqanta e interpretimit të tyre beri qe Salih e Feriz krasniqitë mbesin si një duo apo ansambël i paharueshëm dhe i pa përseritshëm. Ata na erdhen dhe na u paraqitën si një degëzim në të cilin.natyrisht Salihu e kishte rolin kryesor, edhe se jo gjithnjë udheheqës,ishin dhe mbetën përshkrues të përhershëm të ndjenjave me suptile të realizuara tërësisht dhe në menyrë të veqant.Shqiptimi i këngës së tyre gjithnjë ishte shprehje plotë i lartë në intonacion për qka edhe fort i vështirë për interpretim, ishte i rrjedhshëm, i pastër dhe i sakt; intonacioni i përkryer dhe ndjenja e sigurt për ritem në të gjitha shpejtësitë dhe disponimet shpirtërore,inteligjenca e virgjert e Salihut si udhëheqës i këngës gjithnjë krijoj mundësi apsorbimi artistik në realizimin interpretues të zhanreve ,stileve tipeve dhe llojeve të folklorit tonë burimor.Ishte fat i madh qe e patem një këngëtar si Salih Bajrami-Krasniqi që së bashku me Feriz Krasniqin, u bë aji Salihu i madh i cili me talentin e tij të rrallë ishte dhe mbeti si një ndër këngëtaret më të mirë të kohës sonë.

    Bahtir SHEHOLLIInstituti Albanologjik i PrishtinesGjurmime albanologjike / Folklor dhe Etnologji / Faq.215-218 Prishtine 1998. /Trungu & InforCulture.info

  • Getoar Selimi “thumbon” industrinë muzikore: “Këngët sot janë të gjitha njësoj”

    Getoar Selimi “thumbon” industrinë muzikore: “Këngët sot janë të gjitha njësoj”

    Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka komentuar me ton kritik gjendjen aktuale të tregut muzikor në Shqipëri, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
    Getoari u ndal veçanërisht te mungesa e origjinalitetit në këngët dhe bashkëpunimet që publikohen, duke i cilësuar ato si shumë të ngjashme dhe të konsumueshme, pa identitet të veçantë.
    “Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum,” tha ai, duke nënvizuar se për të, muzika duhet të ketë një qëllim më të thellë.
    Ai shtoi se edhe vendimi për të sjellë një album të ri ishte i mirëmenduar dhe nuk vinte si pjesë e një vale bashkëpunimesh apo trendi.
    “Një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten. Kam bërë album vetëm për këtë arsye, për njerëzit që më duan dhe e kërkojnë muzikën time. Bashkëpunimet që kam bërë nuk janë të zakonshme,” u shpreh Getoari.

  • “Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

    “Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

    Në zemër të Labërisë, aty ku mali takon detin dhe fjala shndërrohet në këngë, është rikthyer festivali “Netët e Bejkës së Bardhë”, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të gjashtë.
    Nën qiellin e hapur të Pilurit, në një atmosferë ku tradita takon dashurinë për vendin, festivali mblodhi artdashës, këngëtarë të polifonisë dhe adhurues të trashëgimisë shqiptare.
    “Këto janë këngët tona, janë burimore, janë këngët e kohës, janë këngë lirike, patriotike, historike që kanë përcjellë historinë e këtij kombi në jetën e tij të përgjithshme. Ky aktivitet është në nder të Lefter Çipës, Nderi i Kombit,” tha poeti Kristo Çipa.
    “Në ditët e festivalit vijnë grupe dhe të interesuar për kulturën shqiptare dhe sidomos për polifoninë, e cila është një pasuri e mbrojtur edhe nga UNESCO,” tha Aleksandër Çipa, organizator i “Netëve të Bejkës së Bardhë”.
    “Kostumografia, këngët absolutisht janë… ky është tabani popullor, kjo është kultura jonë.”
    “Një kënaqësi e veçantë që jemi pjesë e këtij eventi. Duhet të vazhdojë tradita, përpiqemi ta mbajmë.”
    “Këndojmë këngë polifonike, të cilën e kemi të trashëguar nga gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. E kemi dhe si mision, meqë jemi edhe brezi i ri.”
    “Të rinjtë tanë kanë ikur. Ka shumë talente, ka shumë që e duan, por është shumë e vështirë për t’u… dhe e mbajmë me aq sa mundemi.”
    “Netët e Bejkës së Bardhë” vazhdojnë të jenë një pikë referimi për ruajtjen dhe promovimin e kulturës. Organizuar në një nga fshatrat më emblematikë të Jugut, ky festival nuk është thjesht një ngjarje artistike, por një akt kujtese, respekti dhe vazhdimësie për një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë sonë kombëtare: këngën polifonike.
    Nata e parë solli interpretime të grupeve të njohura polifonike, por edhe zëra të rinj që mbajnë gjallë frymën e Labërisë me pasion e përkushtim.
    “Kur këndon Labëria, heshtin edhe zogjtë,” thonë vendasit, dhe kjo ndjesi përjetohet më fort se kudo tjetër në Pilur, ku çdo tingull përçon histori, mall dhe krenari.
    Klan News

  • Çfarë ka ndodhur? Zhduken këngët e Gjestit

    Çfarë ka ndodhur? Zhduken këngët e Gjestit

    Showbiz E Mërkurë, 11 Qershor 2025 22:01
    “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” janë krijimet me miliona shikime që Gjesti i arriti ndër vite. Por janë thjesht kujtime të momentit, të zhdukura krejtësisht nga YouTube. Fansat kanë nisur të parashtrojnë pyetje nëpër rrjete sociale, në postimet e këngëtarit pejan. Këngët janë hakuar dhe se po punohet për t’i rikthyer sërish në platformat online. Nuk dihen akoma arsyet se çfarë qëndron prapa kësaj dhe kush mund të jetë sulmuesi.
     

     

  • Fifi i fshiu këngët, Egli i jep fund menaxhimit: Tani do të shoh në një spektër më të gjerë

    Fifi i fshiu këngët, Egli i jep fund menaxhimit: Tani do të shoh në një spektër më të gjerë

    Showbiz E Hënë, 9 Qershor 2025 16:57
    Pas fshirjes nga platforma YouTube të projekteve, këngëtarja Egli Tako ka reaguar publikisht përmes një deklarate të sinqertë dhe të qartë. Egli thotë se ndonëse ka qenë pjesë e projekteve muzikore, ajo nuk është autore dhe nuk mban të drejta mbi to. Këngët janë hequr përkohësisht nga YouTube për arsye personale të autores, dhe Egli shpjegon se nuk ka ndërhyrë apo reaguar për shkak se nuk ka kontroll mbi projektin.
    Postimi i plotë

    Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes & dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to. Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi-O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi. Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.
    Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi-O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese! Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni.
    Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit. Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji. Ju dua shumë dhe gjatë këtij muaji do shihemi ashtu siç ju keni pritur gjithmonë, të më shihni, plot me surpriza të bukura dhe shumë muzikë! Faleminderit për gjithë dashurinë që më jepni, ju dua shumë.