Tag: këngës

  • Gjurmët: Kur dielli perëndon (Teksti dhe kënga)

    Gjurmët: Kur dielli perëndon (Teksti dhe kënga)

    Teksti i këngës “Kur dielli perëndon” e kënduar nga Gjurmët

    Meta gjithë ditën hijeveSe m’thanë në hije rriEtjen e shova krojeveKrojeve ku pinë tiE mira u raft-o hijeveQi mujtën me m’freskuI kjart’ ardht’ uji krojeveSe etjen ma kan’ shu

    Po t’jemi bashk’ ne të dyDo t’na shikjojn’ me ziliE do të na flasin nër sySa duhemi unë e ti

    Sa herë bjen dielli majaveE muzgut terri i l’shonSa kandshëm ju thrret’ deleveKur zanin nis e i l’shon

    Besa u k’naqa hijeveGjith ditën tuj t’pritKur zanin ja l’shoj deleveE ti përgjigje m’jepPo t’jemi bashk’ na të dyDo t’na shikjojn me ziliE do t’na flasin nër sySa duhemi unë e tiPo t’jemi bashk ne të dyDo t’na shikjojn me ziliE do n’na flasin nër sySa duheni unë e ti

    Videon e këngës mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHPRESA BERISHA: TË DESHA ME HAKIKAT (TEKSTI DHE KËNGA)

    Teksti i këngës “Të desha me hakikat” e kënduar nga Shpresa Berisha.

    Të deshta me hakikatetë çmova mikeshë të shtrenjtëmirëpo paskem qenë pa fat hej amonç’ma punove pa të drejtë.Me gjithë zemër unë të deshtasi njëri me mirësidisa herë unë të buzëqesh aj amonme mallin e djalit të ri.

    Tekstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

  • Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore

    Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore

    Këngëtarja e njohur Bay T ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë përmes rrjeteve sociale. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person shumë të dashur nga familja e saj, një humbje që e ka prekur thellë dhe ka ndikuar në planet e saj profesionale. Për këtë arsye, ajo njofton se data e publikimit të këngës së re është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
    Në mesazhin e saj, Bay T shprehet me keqardhje për situatën dhe falënderon të gjithë ndjekësit për mirëkuptimin.

    “Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të humbjes së një personi të dashur (familjar), data e publikimit të këngës do të shtyhet deri në një datë tjetër.
    Në këto momente zie, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,” – shkruan Bay T në njoftim.
    Ky njoftim tregon se edhe artistët, përtej shkëlqimit dhe suksesit në skenë, kalojnë vështirësi personale dhe situata të dhimbshme që ndikojnë në jetën dhe punën e tyre. Bay T ka treguar një qasje shumë njerëzore duke ndarë këtë moment me fansat e saj, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në mënyra të ndryshme.
    Shtyrja e publikimit të këngës së re është një vendim i kuptueshëm dhe njëkohësisht një shenjë respekti ndaj humbjes që ajo dhe familja e saj po përjetojnë. Ngushëllimet më të sinqerta për Bay T dhe familjen e saj. 
     
  • Drake nuk fiton padinë për shpifje pas këngës së Kendrick Lamar “Not Like Us”

    Drake nuk fiton padinë për shpifje pas këngës së Kendrick Lamar “Not Like Us”

    Drake ka pësuar një humbje të madhe në përpjekjen e tij ligjore kundër Universal Music Group (UMG), pas padisë që ngriti për këngën diss të Kendrick Lamar, “Not Like Us”. Gjyqtarja federale Jeannette A. Vargas rrëzoi padinë e Drake, duke argumentuar se tekstet e këngës nuk përbëjnë deklarata faktike, por janë shprehje të lirisë artistike dhe hiperbolike.
    Drake, i cili kishte paditur kompaninë e labelit të tij Republic Records, pretendoi se kënga e Lamar e përshkruante në mënyrë shpifëse si “pedofil”. Megjithatë, gjyqtarja theksoi se vargjet e Lamar ishin pjesë e një këngë diss, një formë e artit ku artistët shpesh përdorin akuza dhe fyerje për efekte dramatike, dhe se ato nuk mund të interpretoheshin si pretendime faktike.
    Në vendimin e saj, gjyqtarja përmendi gjithashtu një këngë të mëparshme të Drake, “Taylor Made Freestyle”, ku ai përdorte zëra të gjeneruar nga inteligjenca artificiale për të bërë aluzione për “vajzat e reja”, duke u treguar se këngët diss shpesh përmbajnë gjuhë figurative. Padia e Drake përfshinte gjithashtu akuza për manipulim të popullaritetit të këngës dhe incidente të dhunshme në shtëpinë e tij, por ato u hodhën poshtë për mungesë provash.
    Pavarësisht kësaj përplasjeje ligjore, Drake vazhdon me karrierën e tij, duke përgatitur albumin e tij të ri “Iceman”.

  • Dervish Shaqa, rapsodi i njohur që u detyrua të ikte nga Kosova…

    Dervish Shaqa, rapsodi i njohur që u detyrua të ikte nga Kosova…

    Rapsodi Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 ndërsa ndërroi jetë më 11 prill 1985. Deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën.

    Kjo për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

    Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën…”.

    Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patriotëve të devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

    Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar në Gjirokastër.

    Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij, rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç’janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n’Nish“, Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shotë Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

    Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

    Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës.

    Populli ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndonte për këngën dhe jo për para.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DERVISH SHAQA: PYET-O KOSOVA PËR NI ÇIKË (TEKSTI DHE KËNGA)

    “Këngë për Shotë Galicën” interpretuar nga Dervish Shaqa

    Pyt-o, Kosova për ni çikë,Veç o, mor anën me ja ditë,U mblodhën burrat në log të kuvendit,E po pyesin bjeshkët e Kelmendit,E po pyesin bjeshkët e Kelmendit.Ku o Shota e Azemit,Ushtun’ malet larg u nin’,E n’Shqipni osht heroinë.Knon o Kosova, po knon Drenica,Heroinë Shote Galica.Shqipe e malit me dy fletë,Dymbdhjetë vjet i kaloi në çetë,Qysh se e vogël rrit’ me trima,Ajo shkrepke si vetima,Me pre hekrin edhe gurinKrahë për krahë luftoi me burrin,Burri i saj Azem Galica

    Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • VIDEO/ Nëna akuzon për racizëm mësuesen në Florida, i thotë djalit “dukesh si majmun” në vend që t’i urojë ditëlindjen

    VIDEO/ Nëna akuzon për racizëm mësuesen në Florida, i thotë djalit “dukesh si majmun” në vend që t’i urojë ditëlindjen

    Një nënë afro-amerikane ka akuzuar për racizëm një mësuese të bardhë në shkollën fillore Floral Avenue Elementary School në Florida, pasi kjo i këndoi djalit të saj 6-vjeçar një version “humoristik” të këngës së ditëlindjes, ku e quante “majmun”.
    Në një video të bërë publike, shihet mësuesja duke i mësuar fëmijëve të vegjël tekstin klasik të këngës “Happy Birthday”. Më pas, ajo i drejtohet djalit duke i thënë nëse dëshiron të dëgjojë versionin “gazmor” të këngës. Kur ai u tregua i entuziazmuar, mësuesja filloi të këndojë: “Gëzuar ditëlindjen. Jeton në kopshtin zoologjik. Dukesh si majmun dhe ke erë si majmun”, ndërsa nxiti klasën ta duartrokasë.
    Nëna e djalit, Desiree Prather, u shpreh e tronditur nga ngjarja: “Nuk mund ta besoja. Nuk ka asgjë gazmore në këtë”. Sipas saj, djali është tepër i mërzitur dhe i frikësuar për t’u kthyer në shkollë, nga frika se do të ngacmohet apo etiketohet si “majmun” nga bashkëmoshatarët.

    “E turpëron para gjithë klasës. Kjo është dhimbje për çdo nënë. Askush nuk duhet të dërgojë fëmijën në shkollë dhe të frikësohet se do të përballet me fjalë raciste nga mësuesit. Tani djali im ka nevojë për ndihmë psikologjike, qan dhe nuk do të kthehet në shkollë”, shtoi ajo.
    Administrata e shkollave publike të qarkut Polk njoftoi se sjellja e mësueses është në proces hetimi. Ndërkohë, nëna e fëmijës kërkon që mësuesja të pushohet nga puna dhe të kërkojë falje me shkrim: “Ajo duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e saj. Djali im u lëndua, kjo ngjarje është bërë tashmë globale dhe nuk duhet të mbetet pa pasoja”.
    /vizionplus.tv

    People are claiming this teacher is racist for singing the monkey in a zoo version of happy birthday to this little boy
    What do you think? pic.twitter.com/PCUChp6n2k
    — TaraBull (@TaraBull808) October 1, 2025

  • Era Istrefi drejt Festivalit të Këngës në RTSH 2025?

    Era Istrefi drejt Festivalit të Këngës në RTSH 2025?

    Lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH 2025 ende nuk është shpallur, por në rrjetet sociale dhe rrethet artistike kanë nisur të qarkullojnë “bastet” e para për emrat që mund të marrin pjesë në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare, e cila njëkohësisht jep biletën për Eurovision.
    Ditët e fundit është përfolur gjerësisht emri i këngëtares së njohur Era Istrefi, e cila prej vitesh është një nga artistet shqiptare më të suksesshme në tregun ndërkombëtar. Zëra nga korridoret e RTSH-së tregojnë se Istrefi është tashmë në bisedime me organizatorët e festivalit, duke e bërë emrin e saj një nga më të përmendurit për këtë edicion.
    Era Istrefi është e njohur për hitet e saj që kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke mbledhur miliona klikime dhe duke fituar famë në shumë vende të botës. Një pjesëmarrje e saj në Festivalin e Këngës do të ishte një risi dhe një garë më e fortë për skenën shqiptare, ku publiku pret gjithnjë emra të mëdhenj dhe surpriza të veçanta.
    Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, Era do të ishte një nga konkurrueset më të forta, duke sjellë një atmosferë ndërkombëtare në festival dhe ndoshta duke synuar përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

  • Don Xhoni shtyn publikimin e këngës së re, shkak tragjedia në familjen e Gjestit

    Don Xhoni shtyn publikimin e këngës së re, shkak tragjedia në familjen e Gjestit

    Showbiz E Premte, 26 Shtator 2025 19:27
    Reperi Don Xhoni ka njoftuar se publikimi i këngës së tij të re nuk do të bëhet sot, për shkak të ngjarjes së rëndë që goditi familjen e reperit Besart Kelmendi-Gjesti. ”Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit, Zoti ju dhashte forcë dhe durim. Projekti publikohet nesër n’18:00”,-ka shkruar ai.

  • Eurovizioni, shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit: Do zgjidhet me votim

    Eurovizioni, shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit: Do zgjidhet me votim

    Mes stuhisë së reagimeve që ka pushtuar ende pa nisur edicionin e ri të festivalit Europian të Këngës, organizatorët e garës vjetore të njoftuan se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm.

    Ky qëndrim vjen në një kohë kur janë shtuar ndjeshëm thirrjet për ta përjashtuar Izraelin nga konkurimi i njohur ndërkombëtar muzikor për shkak të luftës në Rripin e Gazës.
    Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave Goodman, deklaroi se bordi i Unionit Europian të Transmetuesve, i cili bashkon transmetuesit publikë, u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme online në fillim të nëntorit.
    Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në garën vjetore të këngës, nëse shteti hebre nuk përjashtohet nga gara mes tragjedisë që po përjetojnë palestinezët në Gaza. Eurovisioni 2026 do të mbahet në muajin maj në Vjenë.
    Është traditë që fituesi i vitit paraprak të jetë mikpritës i festivalit dhe fitues i këtij viti në Bazel të Zvicrës ishte JJ nga Austria me këngën “Wasted Love”.
    I përshkruar si një lloj Olimpiade e muzikës pop, Eurovizioni shihet gjithashtu edhe si një ku shpesh pasqyrohen politika dhe rivalitete rajonale. Kështu, Rusia u përjashtua preuj tij pasi nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

    Top Channel

  • “Do zgjidhet me votim”/ Shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit në Eurovizion

    “Do zgjidhet me votim”/ Shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit në Eurovizion

    Mes stuhisë së reagimeve që ka pushtuar ende pa nisur edicionin e ri të festivalit Europian të Këngës, organizatorët e garës vjetore të njoftuan se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm. 
    Ky qëndrim vjen në një kohë kur janë shtuar ndjeshëm thirrjet për ta përjashtuar Izraelin nga konkurimi i njohur ndërkombëtar muzikor për shkak të luftës në Rripin e Gazës. 
    Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave Goodman, deklaroi se bordi i Unionit Europian të Transmetuesve, i cili bashkon transmetuesit publikë, u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme online në fillim të nëntorit. 
    Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në garën vjetore të këngës, nëse shteti hebre nuk përjashtohet nga gara mes tragjedisë që po përjetojnë palestinezët në Gaza. Eurovisioni 2026 do të mbahet në muajin maj në Vjenë. 
    Është traditë që fituesi i vitit paraprak të jetë mikpritës i festivalit dhe fitues i këtij viti në Bazel të Zvicrës ishte JJ nga Austria me këngën “Wasted Love”. 
    I përshkruar si një lloj Olimpiade e muzikës pop, Eurovizioni shihet gjithashtu edhe si një ku shpesh pasqyrohen politika dhe rivalitete rajonale. Kështu, Rusia u përjashtua preuj tij pasi nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. 
     
  • Eurovizioni, shtohet thirrjet për përjashtimin e Izraelit: Do zgjidhet me votim

    Eurovizioni, shtohet thirrjet për përjashtimin e Izraelit: Do zgjidhet me votim