Austria është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2025, me performancën e artistit 23-vjeçar JJ me këngën “Wasted Love”.
Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.
Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.
Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku. Nga juria, Shqipëria mori 45 pikë, ndërsa pikët maksimale i mori vetëm nga Franca.
Austria ka fituar dy herë Eurovisionin në pjesëmarrjet e saj ndër vite. Në vitin 2014 e fitoi Conchita Wurst me këngën “Rise Like a Phoenix” si dhe në vitin 1966 me Udo Jürgens me këngën “Merci, Chérie”.
Tag: këngën
-

Austria fiton Eurovision 2025, “Shqipëria” renditet në vend të 8-të
-

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, merr duartrokitjet e skenës së Bazelit
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” ka shkëlqyer edhe në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës.
Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.
Pas parakalimit në skenë të 26 këngëtarëve dhe grupeve muzikore, është rradha e teleshikuesve të që të votojnë për këngën fituese.
Dy ditë më parë në një renditje të CNN Shqipëria surprizoi me vendin e parë.
“Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë”, shkruante CNN.
Top ChannelTop Channel
-

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit
Finalja e Eurovision 2025 do të zhvillohet të shtunën në Bazel, Zvicër, dhe organizatorët kanë bërë publike renditjen zyrtare të performancave për natën finale.
Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Shkodra Elektronike, që do të mbyllë natën me këngën “Zjerm”.
Në renditjen e publikuar, Norvegjia do të hapë natën me Kyle Alessandro dhe këngën “Lighter”, ndërsa Suedia, një nga favoritët kryesorë për fitoren, do të performojë në pozicionin 23 me Marcus & Martinus dhe këngën “Unforgettable”.
Për të dytin vit radhazi, Austria do të ngjitet në skenë e nënta, këtë herë me Kaleen dhe këngën “We Will Rave”.
Finalja e Eurovisionit 2025 pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, me performanca emocionuese nga artistë nga e gjithë Evropa. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni publik zviceran dhe pritet të tërheqë miliona shikues në mbarë botën.
Renditja e plotë e performancave në natën finale është si më poshtë:
Norvegjia | Kyle Alessandro – Lighter
Luksemburgu | Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son
Estonia | Tommy Cash – Espresso Macchiato
Izraeli | Yuval Raphael – New Day Will Rise
Lituania | Katarsis – Tavo Akys
Spanja | Melody – ESA DIVA
Ukraina | Ziferblat – Bird of Pray
Mbretëria e Bashkuar | Remember Monday – What The Hell Just Happened?
Austria | JJ – Wasted Love
Islanda | VÆB – RÓA
Letonia | Tautumeitas – Bur Man Laimi
Holanda | Claude – C’est La Vie
Finlanda | Erika Vikman – ICH KOMME
Italia | Lucio Corsi | Volevo Essere Un Duro
Polonia | Justyna Steczkowska – GAJA
Gjermania | Abor & Tynna – Baller
Greqia | Klavdia – Asteromáta
Armenia | PARG – SURVIVOR
Zvicra | Zoë Më – Voyage
Malta | Miriana Conte – SERVING
Portugalia | NAPA – Deslocado
Danimarka | Sissal – Hallucination
Suedia | KAJ – Bara Bada Bastu
Franca | Louane – maman
San Marino | Gabry Ponte – Tutta L’Italia
Shqipëria | Shkodra Elektronike – Zjerm
Me shumë emocione dhe pritshmëri, fansat e Eurovisionit presin të shohin performancat në këtë natë të madhe, që do të përcaktojë fituesin e edicionit të këtij viti.Top Channel
-

Rama ‘surprizon’ vlonjatët, për herë të parë këndon në fushatë bashkë me Noizyn
Kryeministri Edi Rama nga takimi përmbyllës në Vlorë, ka surprizuar ‘patriotët’ e tij.
Së bashku me këngëtarin e njohur Rigels Rajku (Noizy), kryeministri Edi Rama këndoi këngën e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
“Kam një surprizë për ju dhe dua që se bashku…hajde Noizy këtu hajde. Dua që Noizy dhe unë e ju të këndojmë këngën e jashtëzakonshme që Noizy ka shkuar”-u shpreh Rama.Top Channel
-
Tubimi i kitaristëve që kënduan “Hey Joe” arrin rekordin Guinness, me 8 122 interpretues, duke thyer atë të vitit 2019
Mijëra kitaristë u mblodhën në Sheshin e Tregut të qytetit Vroclav në Poloni më 1 maj, për të interpretuar këngën “Hey Joe” të artistit të njohur amerikan Jimi Hendrix, duke vendosur një rekord të ri botëror “Guinness” për ansamblin më të madh me kitara.
Gjithsej 8 122 pjesëmarrësish e luajtën këngën njëkohësisht, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 6.346 kitaristësh të vendosur në vitin 2009 në të njëjtin vend.Performanca ishte pjesë e Festivalit vjetor “Thanks Jimi”, një ngjarje që feston trashëgiminë e Hendrixit dhe bashkon kitaristë nga e gjithë bota.
Zyrtarët e Rekordeve Botërore Guinness ishin të pranishëm për të verifikuar dhe konfirmuar rekordin e ri në vend. /os/ -

Guinness-i më i fundit
Në sheshin kryesor në Wroclaw të Polonisë, u thye një rekord i ri botëror.
Sipas Agjencisë Anadolu, 8,122 kitaristë interpretuan së bashku këngën “Hey Joe” të të famshmit Jimi Hendrix, duke thyer rekordin botëror për ansamblin më të madh të kitarës.Rekordi i ri e tejkaloi atë të mëparshëm të vitit 2009, kur 6,346 muzikantë e interpretuan këngën në të njëjtin vend.
Kjo shfaqje spektakolare ishte pjesë e Festivalit tradicional “Faleminderit Jimi”, që mbahet më 1 maj, i cili mbahet çdo vit në nder të trashëgimisë muzikore të Hendrix dhe bashkon kitaristë nga e gjithë bota.
Zyrtarët e Librit të Rekordeve Botërore Guinness ishin të pranishëm në vendngjarje për të verifikuar dhe konfirmuar zyrtarisht rekordin e ri. /tesheshi.com/
-

VIDEO – ‘Ja bën bufi bu e bu… Unë këmborën do ta…’/ EPIKE, Berisha përgjigjet Ramës me këngën e Bufit
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur Ramës me këngën e Bufit.
‘Kënga e vajit në strofullën e hajdutëve’, shkruan Berisha bashkëngjitur videos e cila tregon se çfarë është i aftë të bëjë ‘Bufi’.
-

VIDEO/ Leo çel sezonin veror me këngën ”Katile”
Showbiz E Premte, 18 Prill 2025 19:01
Këngëtari Leo ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar ”Katile”. Projekti vjen edhe me një videoklip shumë të veçantë. Një këngë ritmike e cila çel padyshim sezonin veror, që për artistin do të jetë i ngjeshur me shumë koncerte. Leon e kemi parë edhe në ”Big Brother Kosova Vip 3”, një rrugëtim plot me dinamika, aty ku njohu Lelën dhe krijuan një lidhje që vijon me shumë dashuri edhe sot. -

“Këto janë idiotësi që nuk e di se kush i shpik”, Duka sqaron zërat për këngën “Mora fjalë”: Do të dëgjohet çdo këngë që motivon lojtarët
Armand Duka ka zhvilluar një intervistë me emisionin “Favorit”, që transmetohet në televizionin “T7”. Kreu i FSHF-së ka sqaruar njëherë e mirë opinionin publik në lidhje me këngën “Mora fjalë” të këgëtares Shkurte Fejza. Duka i ka quajtur idiotësi zërat për një çensurë të këngës në fjalë. Ai thekson se ekipi ynë kombëtar i ka dhënë jehonë këngës “Mora fjalë” dhe nuk qendrojnë akuzat për mosvendosjen e saj në stadium .
“Ne as heqim e as vëmë këngë. Ajo që e ka bërë më shumë popullore atë këngë ka qenë Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe meqë ne e bëmë kaq shumë popullore, ne ishim ata që e çensuruam. Këto janë idiotësi, që nuk e di se kush i shpik dhe nuk e di se kujt i interesojnë. Si kjo idiotësi ka edhe idiotësi të tjera. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të themi Kosova dhe Shqipëria, që duhet të themi Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të na fusi të tilla spica, që hoqëm këngën apo vumë këngën.
Ne e kemi promovuar atë këngë, ne e kemi bërë që te jetë hit për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërie. Kështu që edhe këtë nuk keni pse të na e ktheni negative. Le t’i shohim gjërat pozitivisht. Keni dëgjuar dhe do të dëgjoni çdo lloj kënge që motivon futbollistët dhe që është e dashur për spektatorët”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/ -

“Familja ime dikur ishte me PD-në”/ Performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, Noizy: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin
Reperi Noizy, i cili performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se vota e tij do të shkojë për këtë forcë politike.
Postimi i Noizyt:
“Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.
Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.
Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.
Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kopur me grushta mes vete nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.
Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS.”