Tag: këngën

  • ‘TABAN’ rikthen në skenë këngën qytetare/ Muho: Duhen koncerte me muzikë shqiptare

    ‘TABAN’ rikthen në skenë këngën qytetare/ Muho: Duhen koncerte me muzikë shqiptare

    Një skenë e mbështjellë me emocion, tinguj që zgjohen nga rrënjët e shpirtit shqiptar dhe një publik që nuk reshti së përqafuari çdo notë. Kështu u përjetua koncerti recital ‘TABAN’ i sopranos Nina Muho, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

    Një program i gjatë, por i shijuar deri në fund nga publiku, që e mbushi sallën me ngrohtësi dhe një mall të pashuar për këngët qytetare shqiptare, të sjella në një formë të rafinuar me kuartetin harkor. Për të, mbrëmja kishte edhe një ngarkesë të veçantë emocionale.

    Në listën e këngëve nuk mungonin ato që lidhen me kujtimet më të dashura familjare.

    Koncerti ‘TABAN’ ishte një dëshmi se muzika qytetare shqiptare mbart ende forcën për të krijuar emocione të gjalla dhe për të bashkuar breza. Vetë artistja, e ndikuar nga jehona e kësaj mbrëmjeje, e mbyll me një reflektim të thellë:

    ‘TABAN’ ishte një ftesë për ta rikthyer në skenë këngën qytetare, si një pasuri shpirtërore që meriton të dëgjohet, të kujtohet dhe të jetojë.

  • VIDEO/ ”Se je tu mpa duke ra”, Egli publikon këngën në bashkëpunim me Sergion

    VIDEO/ ”Se je tu mpa duke ra”, Egli publikon këngën në bashkëpunim me Sergion

    Showbiz E Martë, 1 Korrik 2025 18:36
    ”Baby” është tashmë në Youtube. Bashkëpunimi i shumëpritur nga Egli dhe Sergio po pëlqehet nga ndjekësit, dhe sigurisht që vëmendja është tek çfarë thuhet në këngë. E prodhuar nga SBS Entertainment, “Baby” vjen me një melodi të realizuar nga Ghulo dhe Muma, dy emra të njohur që fshihen pas shumë projekteve të suksesshme. Pamja skenike e artistëve është realizuar nga Sellma dhe Kaci, ndërsa veshjet e veçanta janë krijuar nga stilistja Miranda Dupi, duke i dhënë këngës një pamje moderne dhe tërheqëse.

  • VIDEO: Fluminense tallet me Interin duke përdorur këngën “Sara perche ti amo”

    VIDEO: Fluminense tallet me Interin duke përdorur këngën “Sara perche ti amo”

    1 Korrik 2025

    17:39

    Telesport

    Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi karakter në ndeshjen e luajtur në SHA për raundin e 16-të të turneut.
    Brazilianët fituan 2-0 dhe shënuan një sukses të jashtëzakonshëm. Pas ndeshjes, aq shumë e shijuan fitoren, saqë u tallën me zikaltrit duke përdorur elemente nga Milani.
    Klubi brazilian postoi pas ndeshjes një video të dy golave ​​të shënuar me këngën ikonike ‘Sara perche ti amo’, një këngë e cila praktikisht është himni i “Djallit”.
    Në vitet 1980, Milani ishte në humnerë, por ngriti kokën duke korrur suksese dhe kjo këngë ishte një bashkëshoqëruese e përhershme (edhe sot).

  • Ilary Blasi dhe “thumbi” i hidhur për Spallettin me këngën “Piccolo uomo”

    Ilary Blasi dhe “thumbi” i hidhur për Spallettin me këngën “Piccolo uomo”

    12 Qershor 2025

    10:37

    Alfred Lleshi

    Ilary Blasi, ish-bashkëshortja e Francesco Tottit, ka dashur të thotë fjalën e saj për shkarkimin e fundit të Luciano Spallettit nga kombëtarja italiane.
    Marrëdhënia mes të dyve nuk ka qenë kurrë e mirë, sidomos në vitin 2016, kur Blasi, atëherë ende bashkëshorte e ish-kapitenit të Romës, e sulmoi publikisht Spallettin (atëherë trajner i Romës) për zgjedhjet e tij teknike, që lanë Tottin në stol. Në atë rast, Ilary e quajti Spallettin “një burrë të vogël” (piccolo uomo).
    Edhe sot, lidhja me atë ngjarje është bërë më e qartë. Blasi ka postuar një video në Instagram, ku kërcen me këngën “Piccolo uomo” të Mia Martinit. Një thumbim i direkt, ndoshta jo aq i fshehtë, drejtuar ish-trajnerit të kombëtares italiane.

  • Fituesit e festivalit për fëmijë, Kroni Pula triumfon në edicionin e 63 me këngën “Fruta perime”

    Fituesit e festivalit për fëmijë, Kroni Pula triumfon në edicionin e 63 me këngën “Fruta perime”

    Kroni Pula me këngën “Fruta perime” është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

    Artistja e re rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.
    Festivali i Fëmijëve, një ngjarje e rëndësishme kulturore e zhvilluar sivjet në Shkodër, konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit.

    Në dy netët e para garuan 29 pjesëmarrës të kategorive “Të vegjlit” dhe “Junior”. Mes të vegjëlve, Çmimi i Parë shkoi për Maria Kalajën dhe këngën “Ja çfarë bëri bubi im”. Çmimi i dytë për Drini Drishtin me këngën “Dua” dhe çmimi i tretë për Aiden Ballën me “Do lejleku akullore”.
    Nga më të rriturit, fituesja e çmimit të dytë ishte Ea Zoga me këngën “Mirësi”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Prishila Pukën, “Si një fishekzjarr”.
    Çmimet e mëdha u ndanë nga sopranoja Inva Mula, këngëtarja shkodrane Myfarete Laze ndau tri çmime për zërat e rritur më stil të këtij edicioni, duke shpërblyer tri vajza: Tara Fejzullahun, Eslin Kurtin dhe Nivis Sulishtin.

  • VIDEO/ ”Nuk ta fal ç’ka m’bone”, Egli Tako publikon këngën ”Jetë”

    VIDEO/ ”Nuk ta fal ç’ka m’bone”, Egli Tako publikon këngën ”Jetë”

    Showbiz E Hënë, 26 Maj 2025 19:11
    Pritjes i erdhi fundi, dhe kënga ”Jetë” nga Egli Tako tashmë është në Youtube. Një këngë që i flet situatave në të cilat kaloi Egli në ”Big Brother Albania Vip 4”, që nga ajo me Gjestin deri tek kryqëzimi që iu bë në publik.

  • Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

    Austria është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2025, me performancën e artistit 23-vjeçar JJ me këngën “Wasted Love”. Reklama në FieriWeb

    Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku. Nga juria, Shqipëria mori 45 pikë, ndërsa pikët maksimale i mori vetëm nga Franca. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Austria ka fituar dy herë Eurovisionin në pjesëmarrjet e saj ndër vite. Në vitin 2014 e fitoi Conchita Wurst me  këngën “Rise Like a Phoenix” si dhe në vitin 1966 me Udo Jürgens me këngën “Merci, Chérie”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Austria fiton Eurovision 2025 me këngën “Wasted Love”, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

    Austria fiton Eurovision 2025 me këngën “Wasted Love”, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

    Austria është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2025, me performancën e artistit 23-vjeçar JJ me këngën “Wasted Love”.
    Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.

    Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.
    Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku. Nga juria, Shqipëria mori 45 pikë, ndërsa pikët maksimale i mori vetëm nga Franca.

    Austria ka fituar dy herë Eurovisionin në pjesëmarrjet e saj ndër vite. Në vitin 2014 e fitoi Conchita Wurst me këngën “Rise Like a Phoenix” si dhe në vitin 1966 me Udo Jürgens me këngën “Merci, Chérie”.

  • Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të. Triumfon Austria!

    Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të. Triumfon Austria!

    Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total.

    Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut 

    Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të.

    Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare. 

    Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve. 

    Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.