Tag: këngën

  • Mbahet edicioni i 43-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe

    Mbahet edicioni i 43-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe

    Në komunën arbëreshë Shën Mitër të Provincës së Kozencës, u mbajt Festivali i Këngës Arbëreshe. Ky ishte edicioni i 43-të i garës më të rëndësishme të vitit, mes artistëve arbëreshë.

    Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri të ditur se fitues i vendit të parë të festivalit, u shpall Ernesto Iannuzzi, kantautor nga Firmo. Para një publiku të mrekullueshëm në Shën Adrian, artisti performoi këngën “Ruam mbrënda”, me tekst nga Iannuzzi dhe aranzhime muzikore nga Alessandro Paloli, duke fituar çmimin e madh dhe një shpërblim prej 3,000 €,shkruan atsh.

    Në vend të dytë u rendit Francesca Manoccio nga Acquaformosa, me këngën e saj “Ajde Ajde / Eja Eja” (çmimi 2,000 €) dhe në vend të tretë, Clarissa De Santo nga Caraffa, me këngën e saj “Thuam he më mban mend / Më thuaj se ende mendon për mua”, shkruar nga Luigi Gregorio Comi me muzikë nga vetë këngëtarja (çmimi 1,000 €).

    Një juri teknike ndau gjithashtu çmimin e kritikës dhe çmimin për këngën më të mirë, respektivisht për Giuseppe Basile di Plataci “Fljutura” (Farfalla) dhe Marco Sabato me “U ngreva me hare”.

    Në Festivalin e organizuar si çdo vit, në Shën Mitër morën pjesë 16 këngëtarë, të cilët vinin jo vetëm nga fshatrat arbëreshe të Kalabrisë, por edhe nga rajone të tjera dhe nga Shqipëria.

  • Machine Gun Kelly pranon se e ka tradhtuar Megan Fox në këngën e tij të re

    Machine Gun Kelly pranon se e ka tradhtuar Megan Fox në këngën e tij të re

    Machine Gun Kelly ka thyer heshtjen për ndarjen nga Megan Fox dhe ka zbuluar qëndrimin e tij të fshehtë në qendër rehabilitimi në një këngë nga albumi i tij i ri. Artisti 35-vjeçar publikoi albumin e tij të shtatë, “Lost Americana”. Në këngën “Treading Water”, ai shpreh trishtimin dhe zhgënjimin e tij me jetën e tij, duke parashikuar se do të “vdesë vetëm”.
    “Kjo do të jetë hera e fundit që më dëgjoni të kërkoj falje, lotin e fundit që do ta shpenzoni për mua, e rrëzova këtë shtëpi”, këndon ai. Ai përsërit frazën “shtëpia u rrëzua”, duke shtuar se “do të ndryshojë për vajzën e tyre, kështu që ajo nuk do të jetë vetëm”. Çifti mirëpriti vajzën Saga Blade në mars. Të dy njoftuan shtatzëninë e Megan Fox në nëntor 2024, por disa javë më vonë ata u ndanë pasi aktorja dyshohet se zbuloi “mesazhe nga gra të tjera” në celularin e tij.

    Në këngën “Treading Water”, Machine Gun Kelly pranon pabesinë e tij, duke thënë: “Unë ua prisha pushimet, dhe gënjeshtrat nuk vdesin, ato rriten, dhe çdo gjë që përpiqesh të fshihësh, përfundimisht del në shesh.” Ai vazhdon të këndojë: “Bisha vrau bukurinë, petali i fundit ra nga trëndafili. Dhe unë të desha aq shumë, prandaj është e vështirë të të lësh të ikësh.”
    Këngëtari thotë gjithashtu se e shkroi këngën në Dhomën 3, duke kaluar Krishtlindjet në një qendër rehabilitimi, duke zbuluar se kishte “mbledhur valixhet” për këtë periudhë.

  • Cufë Kadishani dhe Habib Kukaj rapsodët që kënduan këngën e Oso Kukës në dasmën e Azem Galicës

    Cufë Kadishani dhe Habib Kukaj rapsodët që kënduan këngën e Oso Kukës në dasmën e Azem Galicës

    Bedri Tahiri

    Rikujtesë

    RAPSODËT- RUAJTËSIT MË BESNIKË TË HISTORISË SONË

    Ruajtësit më besnikë të historisë sonë, padyshim, ishin rapsodët! Njëri nga ta edhe Cufë Kadishani, për të cilin e pata një fejton prej tetë vazhdimesh “CUFË KADISHANI- RAPSOD I NJË SHEKULLI”. e që, po pata mundësi, do ta kurorëzoja edhe në një monografi të merituar.

    Për këtë edhe bëmë një takim pune në Skënderaj me Shefqet Kadishanin, birin e Rapsodit të njohur Cufë Kadishani, koleksionuesin e pasionuar të këngës burimore shqipe, i cili ka arkivin më të kompletuar me kaseta e shirita manjetofoni, ku ruhet folklori ynë shumë i çmuar…

    Rapsodi Cufë Kadishani jetoi 102 vjet, diti mbi 500 këngë, u shqua edhe si tregimtar, pajtues gjaqesh, kultivues i prozës tregimtare dhe i shprehjeve popullore. Ishte bashkëkëngëtar me rapsodin e njohur drenicas-Habib Kukajn për mbi 40 vjet. Pos tjerash ata kënduan edhe dasmën e kryetrimit Azem Galica (e kënduan këngën e Oso Kukës nga “Lahuta e Malcisë” të Gjergj Fishtës).

    Dhe, prandaj them me plot gojën se ky Rapsod meriton respekt dhe nderim të veçantë!

    Ai meriton të përjetësohet, ashtu siç vetë i përjetësoi trimat tanë, që me gjakun e Tyre mbrojtën Atdheun që na e lanë amanet!

    Lavdi e përjetshme për të madhin Cufë Kadishani dhe të gjithë rapsodët tanë!

  • Dua dhe Dukagjin Lipa elektrizojnë Sunny Hillin me këngën “Era”

    Dua dhe Dukagjin Lipa elektrizojnë Sunny Hillin me këngën “Era”

    Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Dua Lipa, ka surprizuar pjesëmarrësit e festivalit “Sunny Hill”, duke u ngjitur në skenë me babanë e saj, Dukagjin Lipën, ku së bashku rikthyen këngën e Gjurmëve “Era”.

    Në videot e publikuara, shihet se këtij interpretimi fantastik të këngës “Era” i janë bashkangjitur edhe pjesëmarrësit e festivalit, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

    Më poshtë gjeni pamje nga ky interpretim i jashtëzakonshëm:

  • Kënga e njohur “Harrova”, duet i Armend Rexhepagiqit me Tunën (teksti dhe video)

    Kënga e njohur “Harrova”, duet i Armend Rexhepagiqit me Tunën (teksti dhe video)

    Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Harrova” të Armend Rexhepagiqit, në variantin duet me Tunën.

    Harrova, vetëm nganjëherë më duket se…Harrova, vetëm gjërat që i mori,I harroi koha.Nganjëherë në ëndërr t’shohë,vetëm nganjëherë në ëndërr t’përqafoj.

    Çka i lejuam vetës ne të dy,Orët si vite më kalojnë,e unë ty t’urrej nuk di,ketë ende s’e kam mësuar dot.Shpirti im si dreq i fortë,të gjitha vajet po i fsheh,çdo dhembje brenda, brenda mbet,e nuk po kalon.

    Unë sa të desha një Zot e di,ai do ta kthejë nëse ka drejtësi,kurrë mos t’kesh lumturiunë do ta lusë, ai do t’më ndijë.Më mirë i verbër t’eci nëpër botë,se sa me tjetrin t’lumtur t’shohë,dhe kurrë më zërin mos ta lëshoj,se sa për jetë të të mallkoj.Paramendoj se ende dorë e huajFlokët e lëshuar ende s’t’i ka prekë.Paramendoj se ende je e imja,E para botës, para vetës po gënjej.Harrova, harrova.Harrova, harrova.

    I harroi koha.Nganjëherë në ëndërr t’shohë,vetëm nganjëherë në ëndërr t’përqafoj.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    Armend Rexhepagiqi

    ObserverKult

    =======================

    Lexo edhe:

    DËGJOJENI KËNGËN “ÇMENDUR”, TË MAL RETKOCERIT, FITUESE E VENDIT I NË FEST 62 (VIDEO)

    Juria e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” shpalli Mal Retkocerin dhe këngën “Çmendur” si fituese të vendit të parë të festivalit.

    “Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, ka deklaruar Retkoceri.

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Aurela Gaçe: Qaj Maro, qaj moj bijë! (Teksti dhe kënga)

    Aurela Gaçe: Qaj Maro, qaj moj bijë! (Teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Qaj Maro, qaj moj bijë”, nga Aurela Gaçe

    Ike dhe më le shtëpinë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    More rrugën për Misirë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    Më le vetëm me fëmijtë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    Puna jote rrokullimë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AURELA GAÇE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE: VETEN DUA GJALLË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Njihet për vokalin e jashtëzakonshëm dhe karakterin shpërthyes në skenë. Aurela Gaçe është prej artisteve që ndihet komod në shumë zhanre muzikore.

    Kësaj radhe ia sjellim këngën “Veten dua gjallë”, me tekst të Rozana Radit. Për muzikë është kujdesur John Van Ride dhe vet Aurela Gaçe.

    Kënga jep një mesazh të qartë kundër dhunës ndaj grave . Dhe kjo këngë është pëlqyer e shpërndarë në emër të kësaj kauze.

    VETEN DUA GJALLË

    S’më ka parë të qajë,Le t’më shohë tani,I kam thënë më fal,Unë për fajet e tij.

    Çfarë kërkon më shumë ai?Të më shkelë, s’më shkel njeri…

    E kam mbushur sot,Një valixhe plot me lot,Se e dua plot, sa e di një Zot,E di një Zot!

    Më lëndon, lëndon e unë e fal,Por do shkoj se veten dua gjallë.

    Sa shumë tokë e ujë,Me të do t’më ndajë,E kur të mos më ketë,Lotët vetë le t’i thajë.

    Tekstin e këngës dhe këngën mund ta shikoni KËTU:

    AURELA GAÇE “THUMBON” REPERËT: BËJNË BLAH-BLAH PËR ATA QË U KANË DALË THINJAT NË SKENË…

    Aurela Gaçe shpesh në rrjetet sociale ka kritikuar blerjen e klikimeve nga këngëtarët.

    Së fundi, Gaçe përmes një postimi ka thumbuar reperët duke krahasuar klikimet e tyre me ato të Eminem, Snoop Dogg dhe Dr Dre, në këngën e tyre më të re, “Back in the game”.

    Artistja shkruan se, legjendat e hip hop-it bashkë në 5 ditë kanë mbledhur 7 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa nëse kjo ndodh me artistët në Shqipëri do t’u thuhet se u ka rënë fama.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Bashkim Alibali & Eduart Jubani: Motrës (teksti dhe kënga)

    Bashkim Alibali & Eduart Jubani: Motrës (teksti dhe kënga)

    Dueti Bashkim Alibali dhe Eduart Jubani në vitin 1983 sollën këngën “Motrës”.

    Dall’ndyshet përgatiteshin t’shtegtonin tjera vendeDhe ti o motër për të vajtur në folezën tënde.Do kthehen dallndyshet bashkë me pranverën.Ashtu siç vjen ti motër në folezën tënde,

    Folez’n e vjetër, të re e bën cicërimiCicërojnë zogjtë e tu, lule gëzimiMegjithëse motra u bë nënë me fëmiZemra për vëllezrit gjithnjë hapur rri.

    Lexo edhe:

    Bashkim Alibali është një nga këngëtarët më në zë shqiptarë. Lindur në Tiranë dhe rritur në Shkodër, ai ka një jetë interesante, mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë.

    Si shumë këngëtarë bashkëkohës Festivali i 11-të e mënjanoi nga skena, por jo nga dëshira për këngën.

    “Kënga ishte e bukur dhe u pëlqye, por të këqijat erdhën mbrapa. Ky festival u kritikua shumë. Këngëtarët më të mirë u kritikuan për tendenca borgjezo-revizioniste, për shfaqje të huaja.

    U kritikuan ashpër Sherif Merdani, Françesk Radi, dhe për mua në Shkodër, në ndërmarrje, u zhvillua një mbledhje që zgjati 4 orë. Pas mbledhjes mua më hoqën të drejtën e këngës për 7 vjet, konkretisht, të mos merrja pjesë në Festivalet e RTSH-së. Pra, sërishmi më kritikuan për ekstravagancë dhe kush? Njerëz që nuk e kishin parë fare festivalin. Pra, deri në vitin 1978, këndoja vetëm në Estradën e Ndërmarrjes këngë popullore. ën e lehtë nuk e lëvrova. Më dukej vetja bosh.

    Në Festivalin e 17-të. Përsëri mora pjesë me një këngë të Enver Shëngjergjit. Pas këtij Festivali kam marrë pjesë me ndonjë shkëputje në të gjitha festivalet në RTSH.Në Festivalin e 20-të kam marrë çmim të parë me këngën “Çel si gonxhe dashuria” me muzikë të Kotanit dhe tekst të Arben Dukës.”

    ——————-

    NERTILA KOKA & BASHKIM ALIBALI: FJALËT BEFAS DOLËN THASHË TË DUA

    ObserverKult

  • Dëgjojeni këngën e njohur “Vajzë me kaçurrela” të interpretuar nga tenori Bashkim Paçuku

    Dëgjojeni këngën e njohur “Vajzë me kaçurrela” të interpretuar nga tenori Bashkim Paçuku

    E kemi dëgjuar sa e sa herë këngën Vajza me kaçurrela, nga interpretues të ndryshëm. Sigurisht varianti i Avni Mulës është i pari që na vjen ndërmend. Por edhe këngëtarë të tjerë e kanë pasuruar këngën me karakteristikat e tyre interpretative.

    Ju ftojmë ta dëgjoni variantin e kënduar nga tenori nga Dibra, Bashkim Paçuku.

    Vajza me kaçurrela, teksti Fatmir Gjata

    Po ecja që me natë mes shkrepave pa udhëtakova tek burimi një vajzë tu mbush ujëI thash se mu dogj xhani moj vajzë me kaçurrelapak ujë i jep djali të lutem nga bucelaAjo s’e tha një fjalë dhe uji i freskët rrodhishikimin valë-valë m’u duk se vajza më hodhiNë sytë e në faqe kur ngrita dy bucelame ra një tufë manushaqe të verdhat kaçurrela.Shkëmbyem buzëqeshje dhe djersa krejt mu derdhm’u shkrin dhe terr e male dhe udha mu bë detDhe ika nëpër pyje e pritave me tela s’më hiqeshinprej syve te verdhat kaçurrela.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    Tenori shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dibra e Madhe, Bashkim Paçuku ka një karrierë të gjatë dhe të sukesshme, e cila ka filluar në Ballkan, fillimisht në Shkup, ku ka kryer studimet, në Kosovë, Kroaci, e më pas është shtrirë në disa vende evropiane: në Itali, ku ai ka interpretuar në teatrin La Skala, në Moskë, në teatrin Çaikovski dhe në vende të tjera evropiane, si Spanja, Franca, Austria, Gjermania.

    Që prej vitit 1990 zoti Paçuku ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku ai ka studiuar dhe tani jep mësim në Univertistetin e Bostonit.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai ka fituar këto ditë çmimin e parë në konkurimin për çmimin ndërkombëtar për këngëtarët klasikë Barry Alexander.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BARDHYL LONDO: SA E GJATË RRUGA NGA TRUPI TEK SHPIRTI…

  • Nita Latifi tallet me Eglin për videon në koncert: Brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk po këndon

    Nita Latifi tallet me Eglin për videon në koncert: Brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk po këndon

    Showbiz E Hënë, 21 Korrik 2025 19:54
    Egli Tako vijon që të jetë kryefjalë në media. Gjatë një koncerti, ajo interpretoi këngën ikonike patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, një këngë me simbolikë të thellë kombëtare dhe emocione të forta për publikun shqiptar.
    Më shumë se sa zëri apo interpretimi, ajo që ra në sy ishte paraqitja e saj skenike. Egli u shfaq me një veshje të shkurtër dhe provokuese, që shumë e konsideruan të papërshtatshme për një këngë të tillë me përmbajtje patriotike.

    ”Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën”. Komentet e saj vënë në pah dy problematika që shumë prej ndjekësve i kanë theksuar: mungesën e autenticitetit në interpretim dhe mosrespektimin e karakterit solemn të këngës.

  • MVJ magjeps publikun me këngën ”Dost”, një krijim unik me vibe aziatik

    MVJ magjeps publikun me këngën ”Dost”, një krijim unik me vibe aziatik

    Showbiz E Mërkurë, 16 Korrik 2025 20:41
    Artisti shqiptar Jeton Ramiqi i njohur me emrin e artit MVJ ka suprizuar me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Dost”, një këngë me ritme të qeta verore që vjen si një kombinim i stilit urban me elemente orientale. Më shumë ajo që tërheq vëmendjen menjëherë është videoklipi, i cili sjell motive të qarta aziatike, duke krijuar një estetikë të veçantë vizuale. Një modele shoqëron videoklipin me pamje dhe veshje tradicionale aziatike, e rrethuar nga një sfond që përfshin elemente të kulturës së lindjes.