Tag: këngën

  • “Kur një ditë të kthehesh ti”, këngën e Nexhmije Pagarushës e interpreton Rosela Gjylbegu (teksti dhe video)

    “Kur një ditë të kthehesh ti”, këngën e Nexhmije Pagarushës e interpreton Rosela Gjylbegu (teksti dhe video)

    Kur një ditë të kthehesh ti , këndon Rosela Gjylbegu.

    Fjalët tua aq të rrejshmeqenë të vrazhda për me zgju dashnin’ timeAs që ditën mem ngushllueas në çastet kur për ty unë sytë i mekshaFjalet tua aq të vrazhdas`qen’ në gjendje me pajtue zemrën timeishin vetëm sy e tue asgjë tjetër nuk na lidhteKur një ditë të kthehesh tii përbuzur nga të gjithëdhe dëshiron ta kesh pranë, ndokënd afër vetiMos kërko strehin te unëse ngrohtësia në shpirtin timka shumë kohë që fluturon për ty në amshimKur një ditë të kthehesh tidhe e kupton se je fajtorse unë ende po jetoj pa fat dhe dashnidhe çkado që tash premtonështë shumë vonë për shpresën tonëpër urrejtje dhe dashni për ne të dyçdo mesnatë unë të shoh në andërrgjoja se po fle pranë meje si dikurÇdo mesnatë më zgjon kujtimise më lodhi dashuria me këto ëndrraÇdo mesnatë unë të shoh në andërrsi largohesh ti i heshtur pa buzëqeshjeFjalët e fundit janë për tysytë e mi janë tuj lotu.

    Kur një ditë të kthehesh tii përbuzur nga të gjithëdhe dëshiron ta kesh pranë, ndokënd afër vetiMos kërko strehin te unëse ngrohtësia në shpirtin timka shumë kohë që fluturon për ty në amshimKur një ditë të kthehesh tidhe e kupton se je fajtorse unë ende po jetoj pa fat dhe dashnidhe çkado që tash premtonështë shumë vonë për shpresën tonëpër urrejtje dhe dashni për ne të dy.

    Këngën mund ta gjeni KETU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    (VIDEO) NIMON MUÇAJ LEXON NJË CIKËL TË ZGJEDHUR POEZISH TË ADEM GASHIT/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS 2

  • VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

    VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

    Kuqezinjtë arritën një fitore historike mbrëmjen e djeshme në Leskovc ndaj Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për Botërorin 2026.
    Pas ndeshjes, në autobusin e Kombëtares shpërtheu festa. Djemtë e Sylvinjos  para nisjes për në atdhe me avion, ata festuan me këngën e komandantit legjendar, Adem Jashari.
    Pas vetëm tre ditësh, më 14 tetor, Kombëtarja do të presë në Tiranë Jordaninë në një ndeshje miqësore.

  • Dëgjojeni “Malli për nënën” të kënduar nga Ermira Babaliu & Ardit Gjebrea/ Kolona zanore e filmit “Eja” (Video)

    Dëgjojeni “Malli për nënën” të kënduar nga Ermira Babaliu & Ardit Gjebrea/ Kolona zanore e filmit “Eja” (Video)

    Të kaltra agimet, purpur janë mbrëmjetdhe jeta bën mall dhe gjoksin zgjeronKalojnë mes zemrës, gëzime dhe dhimbjee bëjnë fletë që dridhen, kambanë që gjëmon.

    Për mall jo i rëndë sa vite një lumë bëjnë malldhe malli për nënën, malli flori të ndjek pastë ndjek pas takimesh porsi deti me shkumëdhe i mbush hapësirat e zemrës plot dritë i mbush.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ERMIRA BABALIU: TEK KY PRAG FLISNIM PËR DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Këngëtarja Ermira Babaliu, shumë herët u dallua për zërin e saj melodioz e të veçantë, duke e rreshtuar atë krah këngëtarëve të njohur të skenës muzikore shqiptare.

    Ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë për këngën “Erdhi pranvera”.

    Pastaj dy herë rresht, vlerësohet me çmime të treta, në edicionin e 25-të dhe të 26-të të Festivalit të RTSH-së.

    Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Duke të pritur” të shkruar nga Irma Kurti dhe me muzikë të Galliano Borsato:

    Zëri yt trokitifare lehtë në vetminëqë më kish mbështjellënë dhomë këtë natë.

    Tej, era ulërintesi e marrë, ndoshtamë sillte lajme ti,nga larg.

    Mijëra pika shiu binin mbi tokë,malli për ty i ktheu në lotë.Një vetëtimë u ndez, u fikdiku, atje lart.

    Tekstin dhe këngën mund ta klikoni KËTU:

    ObserverKult

  • Dervish Shaqa, rapsodi i njohur që u detyrua të ikte nga Kosova…

    Dervish Shaqa, rapsodi i njohur që u detyrua të ikte nga Kosova…

    Rapsodi Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 ndërsa ndërroi jetë më 11 prill 1985. Deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën.

    Kjo për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

    Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën…”.

    Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patriotëve të devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

    Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar në Gjirokastër.

    Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij, rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç’janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n’Nish“, Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shotë Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

    Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

    Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës.

    Populli ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndonte për këngën dhe jo për para.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DERVISH SHAQA: PYET-O KOSOVA PËR NI ÇIKË (TEKSTI DHE KËNGA)

    “Këngë për Shotë Galicën” interpretuar nga Dervish Shaqa

    Pyt-o, Kosova për ni çikë,Veç o, mor anën me ja ditë,U mblodhën burrat në log të kuvendit,E po pyesin bjeshkët e Kelmendit,E po pyesin bjeshkët e Kelmendit.Ku o Shota e Azemit,Ushtun’ malet larg u nin’,E n’Shqipni osht heroinë.Knon o Kosova, po knon Drenica,Heroinë Shote Galica.Shqipe e malit me dy fletë,Dymbdhjetë vjet i kaloi në çetë,Qysh se e vogël rrit’ me trima,Ajo shkrepke si vetima,Me pre hekrin edhe gurinKrahë për krahë luftoi me burrin,Burri i saj Azem Galica

    Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Dueti që nuk harrohet/ Luan Zhegu & Ledina Çelo: E doni dashurinë? (teksti dhe muzika)

    Dueti që nuk harrohet/ Luan Zhegu & Ledina Çelo: E doni dashurinë? (teksti dhe muzika)

    Si njëri nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore, në afër 50 vite karrierë artistike, Luan Zhegu do ta veçoj vetëm një duet… duetin me këngëtaren Ledina Çelo.

    “Emocion më të madh ose mund të them një lloj lumturimi në qenien time (ndoshta e pa shprehur) ka qenë në vitin 1995, kur unë kam kënduar një duet me Ledina Çelon “E doni dashurinë?”.

    Ishte një këngë e Osman Mulës me tekst të Jorgo Papingjit. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Mbas 7 vitesh unë iu ktheva skenës. Sepse ishin vitet e fluiditetit të mendimit njerëzor me emrin e koduar “tranzicion”.

    Ishin vitet e hallakatjes së mendimit njerëzor ku çdo njeri donte të prekte atë që nuk e kishte prekur për 45 vjet. Unë përjetova një emocion shumë të madh. Isha në ethe. Mendoja se si do të më priste spektatori. Doja të kisha një performancë solide. Edhe sot i kam të freskëta ato momente.”

    I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. 

    Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “A e doni dashurinë?” të kënduar nga Luan Zhegu në duet me këngëtaren Ledina Çelo:

    Erdha sërish i përmalluarMe pika loti nëpër syNë këtë skenë ku kam kënduarVetëm për ju

    Këndo dhe ti rini me zërin timKëndo me zërin tënd për dashurinëMë jep rininë ti, dashurinëRitmin plot magji në këngën time

    Një këngë na mbeti pa mbaruarNa mbeti pezull një dëshirëNjë dashuri pa dashuruarS’u tha një lamtumirë

    Ku janë ato që dashuruanNë mes lëndinave dhe në malKu janë vajzat djemtë ku shkuanMë vjen të qaj…

    Njerëzit që dëfrejnë, yjet që shkëlqejnësonte dua t’i shohDhe në gëzime fëmijësh jehon dashuria – oJu na falët zemrën, ne ju falëm këngënTinguj që s’kanë mbarimNë këngen time këtë mbrëmjeJeni ju refreni im

    Dhe ju kënduat bashkë me muaNë zërin tim plot dashuriSa jetën time unë ju duaNdaj erdha përseri

    Dhe bashkë me ju kënduamDhe gjetem vehten në çdo vargNë krahë ëndrrash fluturuamShkuam larg…

    Njerëzit që dëfrejnë, yjet që shkëlqejnësonte dua t’i shohDhe në gëzime fëmijësh jehon dashuria – oJu na falët zemrën, ne ju falëm këngën

    Tinguj që s’kanë mbarimNë këngën time këtë mbrëmjeJeni ju refreni imE doni dashurinë – Po!

    E doni Shqipërinë – Po!

    E doni shpirtin tonë -Po!Ritmin tonë – Po!Të këndojmë të gjithë së bashkuJu na falët zemrën, ne ju falëm këngënTinguj që s’kanë mbarim

    Në këngën time këtë mbrëmjeJeni ju refreni imNë këngën time këtë mbrëmjeJeni ju refreni im.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    Përgatiti: ObserverKult

    ————————————–

    Lexo edhe:

    UMBERTO ECO: GJUHA E PËRKRYER E DANTES

  • Nuk zgjat pritja, Yll Limani publikon këngën e re

    Nuk zgjat pritja, Yll Limani publikon këngën e re

    Showbiz E Enjte, 18 Shtator 2025 19:06
    Yll Limani ka sjellë për publikun këngën e tij më të re me titull “Prite”. Projekti është punuar në bashkëpunim me producentin e tij të afërt, Fatjon Miftari, me të cilin artisti ka ndërtuar disa nga sukseset më të mëdha të viteve të fundit.
    “Prite” vjen si vazhdim i serisë së projekteve të suksesshme të Limanit dhe shënon një tjetër hap në rrugëtimin e tij artistik. Me muzikën e ndjerë dhe përkushtimin e dyshes krijuese, kënga pritet të gjejë jehonë të veçantë tek publiku.
    Publikimi i saj konfirmon edhe një herë vendin që Yll Limani ka fituar në skenën muzikore shqiptare, ku çdo projekt i tij shndërrohet në ngjarje.

  • 20 emrat që do të garojnë në Festivalin e Këngës

    20 emrat që do të garojnë në Festivalin e Këngës

    Showbiz E Mërkurë, 10 Shtator 2025 19:59
    Televizioni publik ka shpallur listën e 20 këngëve që do të garojnë në edicionin e tretë të Festivalit të Këngës, pas një procesi përzgjedhjeje mes 44 aplikuesve. Në mesin e tyre spikasin disa prej artistëve më të njohur të skenës, përfshirë Xuxin me këngën “Identitet”, Vjosa Shehun me “Alo”, Nita Latifin që bashkohet me Algert Salën në “Pija”, Egzon Pirecin me “Kënga Jonë”, Florent Abrashin me “Unë dhe ti” dhe Art Lokajn me këngën “Ty”. Këta emra pritet të tërheqin vëmendjen më të madhe të publikut dhe të krijojnë atmosferën konkurruese të festivalit. Megjithatë, as këtë vit në skenë nuk shfaqen artistët më komercialë e më të ndjekur të industrisë, duke e bërë garën një platformë më tepër për prurje të reja dhe zëra që kërkojnë të konsolidojnë vendin e tyre në muzikën vendore.
    1-Almir Kraba – “Nuk ka si ti”2-Arjeta Palushaj – “Andrra”3-Arsi Bako – “Rreze Zjarr”4-Art Lokaj – “Ty”5-Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”6-Dea Berisha – “Afër”7-Egzon Pireci – “Kënga Jonë”8-Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”9-Florent Abrashi – “Unë dhe ti”10-Kiara Juba – “Nirvana”11-Klea Dina – “At”12-Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”13-Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”14-Santino de Bartolo – “Naze Naze”15-Semi Tafaj – “Vazhdoj”16-Teutë Halili – “Amin”17-Vlera Kastrati – “Nanë”18-Vjosa Shehu – “Alo”19-Xuxi – “Identitet”20-Zergjina Hasanaj – “Pres”

  • Dëgjojeni këngën “Midis ballit ma ke nji pikë” e interpretuar nga e njohura, Marie Kraja (teksti dhe video)

    Dëgjojeni këngën “Midis ballit ma ke nji pikë” e interpretuar nga e njohura, Marie Kraja (teksti dhe video)

    Midis ballit ma ke nji pikëShtatin moj si selvi, Foli e qeshi dashnorit t’ngratëKur më del moj si pehrri.Përmbi lule drandofiliMbi ty nuk ka të shamë.Shumë telashet i ki ba bylbylitKur mendon se del behar.Unë me zemër të kam dashtëMori lule ty Hajde lule të rrimë bashkëE s’të ndërroj o për sy.ObserverKult

    Lexo edhe:

    DRITËRO AGOLLI: KËTO ISHIN FJALËT E FUNDIT QË DËGJOVA PREJ AZEM SHKRELIT

  • Pushtoi TikTok-un gjatë verës, Ylli ka gati këngën “Po të pres te Shadërvani”

    Pushtoi TikTok-un gjatë verës, Ylli ka gati këngën “Po të pres te Shadërvani”

    Showbiz E Mërkurë, 3 Shtator 2025 20:52
    Yll Limani ka ndërtuar një traditë të veçantë në koncertet e tij më të mëdha LIVE, ai zgjedh të ripërpunojë një këngë të njohur dhe t’i japë jetë të re në skenë. Kështu ndodhi edhe në fillim të gushtit, në DokuFest, ku ai interpretoi “Po të pres te Shadërvani”.
    Interpretimi i tij nuk mbeti thjesht një moment i koncertit. Brenda pak ditësh, kënga u shpërnda masivisht në TikTok dhe u kthye në një trend që kapërceu kufijtë e festivalit, duke e rikthyer te publiku një melodi që tashmë lidhet ngushtë me zërin e Limanit.

    I vetëdijshëm për reagimin që krijoi, këngëtari ka vendosur ta sjellë këngën në versionin zyrtar.
    Publikimi është paralajmëruar për nesër, në orën 18:00, duke shënuar një nga momentet më të pritura për fansat e tij dhe për dashamirët e muzikës që e ndoqën këtë valë virale.

  • Dëgjojeni këngën “Do të shkrihem, të venitem…” të kënduar nga Aurela Gaçe (Teksti: Naim Frashëri)

    Dëgjojeni këngën “Do të shkrihem, të venitem…” të kënduar nga Aurela Gaçe (Teksti: Naim Frashëri)

    Ju ftojmë të dëgjoni të kënduar nga Aurela Gaçe këngën Bukuria, me tekst të Naim Frashërit, kënduar së pari nga grupi kosovar Fisnikët.

    Naim Frashëri: Bukuria

    Do të shkrihemTë venitem,Si kandili kur s’ka vaj.Balt’ e pluhurDo të bëhem,Të më shkel një këmb’ e saj;E të prehemDuke puthurAtë këmbë pasandaj.A s’më thua,Ç’ke me mua?Pse të dua paskam faj?Pse heq unëHidhërime,A në vdekça, ti mos qaj…Vdekja ime,S’të prish punë,Haj, e zeza jetë, haj!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AURELA GAÇE KA DY FJALË PËR KRITIKËT E FESTIVALIT: NJËHERË I QUANI TRADHTARË DHE MË PAS I NGRINI NË PIEDESTAL