Tag: këngë

  • “Republika e Premtimeve”/ Analisti: Uji në Shqipëri rrjedh vetëm në fjalime, jo në rubineta

    “Republika e Premtimeve”/ Analisti: Uji në Shqipëri rrjedh vetëm në fjalime, jo në rubineta

    Analisti Lutfi Dervishi, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka ironizuar ashpër një nga premtimet më të bujshme e më të përsëritura të qeverisë Rama furnizimin me ujë 24 orë.
    Me një gjuhë therëse, Dervishi vë në pah kontrastin mes premtimeve elektorale dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve, të cilët ende përballen me mungesën e ujit të pijshëm, çmime të rritura dhe administrim të paaftë.
    Në “Republikën e Premtimeve”, siç e quan ai, uji nuk rrjedh nga rubinetat, por vetëm në këngë dhe ligjërime politike.
    Postimi

    Rrjedh në këngë e ligjërime

    Më 2013, u premtua ujë 24 orë në ditë. Dhe si çdo premtim, edhe ky u mbajt… por në versione të përmirësuara:

    Nga 24 orë, qytetarët marrin rregullisht ujë, me çmim të trefishuar, në tre vakte:

    Në mëngjes për të larë fytyrën,
    në drekë për të zier fasulen,
    dhe në darkë për të larë mëkatet.

    Kush guxon të kërkojë ujë jashtë këtij orari konsiderohet si “armik i pompës dhe i partisë dhe ndëshkohet me… nofkën “çyryk”!

    Pompa punon vetëm kur ka ujë në rrjet.

    Administratori është gjithmonë aty, por vetëm për të të kujtuar që edhe kur ke pompë, s’ke fuqi mbi rrjetin!

    Sepse në Republikën e Premtimeve,
    uji rrjedh veç në këngë e ligjerime!

  • Republika e Premtimeve”/ Dervishi: Uji në Shqipëri rrjedh vetëm në fjalime, jo në rubineta

    Republika e Premtimeve”/ Dervishi: Uji në Shqipëri rrjedh vetëm në fjalime, jo në rubineta

    Republika e Premtimeve”/ Dervishi: Uji në Shqipëri rrjedh vetëm në fjalime, jo në rubineta

    Analisti Lutfi Dervishi, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka ironizuar ashpër një nga premtimet më të bujshme e më të përsëritura të qeverisë Rama furnizimin me ujë 24 orë.

    Me një gjuhë therëse dhe plot sarkazëm, Dervishi vë në pah kontrastin mes premtimeve elektorale dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve, të cilët ende përballen me mungesën e ujit të pijshëm, çmime të rritura dhe administrim të paaftë.

    Në “Republikën e Premtimeve”, siç e quan ai, uji nuk rrjedh nga rubinetat, por vetëm në këngë dhe ligjërime politike.

    Postimi:

    Rrjedh në këngë e ligjërimeMë 2013, u premtua ujë 24 orë në ditë. Dhe si çdo premtim, edhe ky u mbajt… por në versione të përmirësuara:Nga 24 orë, qytetarët marrin rregullisht ujë me çmim të trefishuar në tre vakte:

    Në mëngjes për të larë fytyrën,

    në drekë për të zier fasulen,

    dhe në darkë për të larë mëkatet.

    Kush guxon të kërkojë ujë jashtë këtij orari konsiderohet si “armik i pompës dhe i partisë dhe ndëshkohet me… nofkën “çyryk”!

    Pompa punon vetëm kur ka ujë në rrjet.

    Administratori është gjithmonë aty, por vetëm për të të kujtuar që edhe kur ke pompë, s’ke fuqi mbi rrjetin!Sepse në Republikën e Premtimeve,

    uji rrjedh veç në këngë e ligjerime!

  • “Republika e Premtimeve”, analisti: Uji në Shqipëri rrjedh vetëm në fjalime, jo në rubineta

    “Republika e Premtimeve”, analisti: Uji në Shqipëri rrjedh vetëm në fjalime, jo në rubineta

    Analisti Lutfi Dervishi, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka ironizuar ashpër një nga premtimet më të bujshme e më të përsëritura të qeverisë Rama furnizimin me ujë 24 orë.
    Me një gjuhë therëse, Dervishi vë në pah kontrastin mes premtimeve elektorale dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve, të cilët ende përballen me mungesën e ujit të pijshëm, çmime të rritura dhe administrim të paaftë.
    Në “Republikën e Premtimeve”, siç e quan ai, uji nuk rrjedh nga rubinetat, por vetëm në këngë dhe ligjërime politike.
    Postimi

    Rrjedh në këngë e ligjërime

    Më 2013, u premtua ujë 24 orë në ditë. Dhe si çdo premtim, edhe ky u mbajt… por në versione të përmirësuara:

    Nga 24 orë, qytetarët marrin rregullisht ujë, me çmim të trefishuar, në tre vakte:

    Në mëngjes për të larë fytyrën,
    në drekë për të zier fasulen,
    dhe në darkë për të larë mëkatet.

    Kush guxon të kërkojë ujë jashtë këtij orari konsiderohet si “armik i pompës dhe i partisë dhe ndëshkohet me… nofkën “çyryk”!

    Pompa punon vetëm kur ka ujë në rrjet.

    Administratori është gjithmonë aty, por vetëm për të të kujtuar që edhe kur ke pompë, s’ke fuqi mbi rrjetin!

    Sepse në Republikën e Premtimeve,
    uji rrjedh veç në këngë e ligjerime!

  • “Po si ta hapnim, me zi? Të qanim me oi?” Rama ironizon kritikuesit për hapjen e fushatës së PS: Po kur thonë tallava, këta aristokratët!

    “Po si ta hapnim, me zi? Të qanim me oi?” Rama ironizon kritikuesit për hapjen e fushatës së PS: Po kur thonë tallava, këta aristokratët!

    Edi Rama ka ironizuar kritikuesit për hapjen e fushatës së PS, kur thanë se e hapi me këngë e valle.

    Nga njësia numër 6 në kryeqytet, Rama nuk i kurseu batutat dhe ‘thumbat’ ndaj kundërshtarëve, duke thënë se PS dëgjon tallava, ndërsa ata janë aristokratë që dëgjojnë Beethoven.
    “Na kritikojnë dhe shqetësohen pse e hapni fushatën me këngë e valle, se sipas tyre duhej ta hapnim me zi, me oi, të mblidheshim e të… pse shqetësohen këta? Më mirë me këngë apo se të dilnim të mbanim të gjithë fjalime, imagjino ç’a tmerri. Dhe kur thonë tallava, këta aristokratët që dëgjojnë Beethoven.
    E na duhet që burrat që janë gjysma e mirë, bashkë me shumicën e grave e vajzave dhe jemi në rregull. Një gjë dua që ta dini të gjithë, ne në mandatin e ardhshëm do bëjmë për Kombinatin, Kasharin, Astirin dhe për Tiranën më shumë se seç kemi bërë në të gjitha këto mandatë të marra së bashku.
    Tirana 2030 do jetë kjo që është në shumë aspekte dhe shumë më mirë në një aspekte tjetër. E di shumë mirë që është një sfidë e madhe të jesh deputet i Tiranës, edhe të përpiqesh që të çosh para punët e Tiranës. Ne jemi për sfidat e mëdha, jo për lojën me porta të vogla. Edhe pse jemi futur në një fushë midis, siç është Blendi Gonxhja”, tha numri një i PS.

    Top Channel

  • “Këto janë idiotësi që nuk e di se kush i shpik”, Duka sqaron zërat për këngën “Mora fjalë”: Do të dëgjohet çdo këngë që motivon lojtarët

    “Këto janë idiotësi që nuk e di se kush i shpik”, Duka sqaron zërat për këngën “Mora fjalë”: Do të dëgjohet çdo këngë që motivon lojtarët

    Armand Duka ka zhvilluar një intervistë me emisionin “Favorit”, që transmetohet në televizionin “T7”. Kreu i FSHF-së ka sqaruar njëherë e mirë opinionin publik në lidhje me këngën “Mora fjalë” të këgëtares Shkurte Fejza. Duka i ka quajtur idiotësi zërat për një çensurë të këngës në fjalë. Ai thekson se ekipi ynë kombëtar i ka dhënë jehonë këngës “Mora fjalë” dhe nuk qendrojnë akuzat për mosvendosjen e saj në stadium .
    “Ne as heqim e as vëmë këngë. Ajo që e ka bërë më shumë popullore atë këngë ka qenë Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe meqë ne e bëmë kaq shumë popullore, ne ishim ata që e çensuruam. Këto janë idiotësi, që nuk e di se kush i shpik dhe nuk e di se kujt i interesojnë. Si kjo idiotësi ka edhe idiotësi të tjera. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të themi Kosova dhe Shqipëria, që duhet të themi Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të na fusi të tilla spica, që hoqëm këngën apo vumë këngën.
    Ne e kemi promovuar atë këngë, ne e kemi bërë që te jetë hit për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërie. Kështu që edhe këtë nuk keni pse të na e ktheni negative. Le t’i shohim gjërat pozitivisht. Keni dëgjuar dhe do të dëgjoni çdo lloj kënge që motivon futbollistët dhe që është e dashur për spektatorët”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Me këngë korçare dhe kitarë, prezantohet qarku i Korçës në fushatën elektorale

    Me këngë korçare dhe kitarë, prezantohet qarku i Korçës në fushatën elektorale

    Partia Socialiste ka nisur fushatën elektorale duke prezantuar çdo qark në vend. Qarku i fundit që është prezantuar në fushatën elektorale të PS-së është qarku i Korçës.
    Në prezantimin e qarkut, erdhën artistë nga Korça që me kitare dhe këngë korçare kanë përfunduar prezantimin e qarkut.

  • “Hajde bos”/ Rama e kthen fushatën elektorale në koncert,Noizy këndon në Sheshin ‘Skëndërbej’ me ftesë të kryeministrit

    “Hajde bos”/ Rama e kthen fushatën elektorale në koncert,Noizy këndon në Sheshin ‘Skëndërbej’ me ftesë të kryeministrit

    Pas mbajtjes së fjalimeve të të gjithë drejtuesve politik të PS në çdo qark, në skenë u ngjit Edi Rama, i cili nisi të flasë, ndërsa në skenë ftoi skenë Noizyn për të prezantuar kengen e fushates.
    Rama: Unë kam sjellë surprizë një çun problematik, të cilit i kërkova të vijë këtu para jush edhe nga ky shesh të flasë ashtu sic ai di të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj. Hajde bos…
    Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. Duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji, i thashë hajde se unë do ngelem vetë me zërin tim, ndërkohë që të tjerët vijnë me këngë dhe valle. Ja ku është këtu.

  • Këngë e valle, Rama mbërrin në sheshin “Skënderbej”, takon simpatizantët

    Këngë e valle, Rama mbërrin në sheshin “Skënderbej”, takon simpatizantët

    Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama.
    Rama ka mbërritur në shesh, teksa ka takuar dhe simpatizantët që ishin mbledhur për ta pritur.

    Mitingu është hapur me këngë e valle teksa u prezantuan kandidatët për deputet të qarkut të Dibrës.
    Blendi Klosi u shpreh i bindur në fitoren e PS-së, siç tha ai, partisë më të madhe në vend.
    Kryeministri Rama është shprehur më herët se hapja e fushatës më 12 Prill në orën 12:00 ka si simbolikë 12 yjet në flamurin e Bashkimit Europian. /vizionplus.tv

  • Me këngë e valle, PS hap fushatën te Sheshi Skënderbej

    Me këngë e valle, PS hap fushatën te Sheshi Skënderbej

    Partia Socialiste hap ditën e sotme fushatën elektorale në Sheshin Skënderbej në Tiranë.Ndërkohë në shesh ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, shihet i veshur me kapele, atlete dhe bluzë me numrin 5, si dhe me një xhaketë të zezë.
    Me mbërritjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë, ku fillimisht është nisur me qarkun e Dibrës.Të gjitha qarqet do të bëjnë nga një prezantim të veçantë, të shoqëruar me këngë e valle tradicionale.
    Në shesh janë edhe 12 yje, që simbolizojnë 12 yjet e Bashkimit Europian, pasi kryeministri Rama ka si premtim kyç të fushatës anëtarësimin e vendit në BE.

     

  • “Pranverë-verë”/ Reperi i njohur Buta prezanton albumin e ri me 16 këngë

    “Pranverë-verë”/ Reperi i njohur Buta prezanton albumin e ri me 16 këngë

    “Pranverë–Verë” është albumi më i ri, i reperit Betim Januz, që të gjithë e njohim si Buta.

    Pjesë e produktit diskografik, janë 16 këngë të reja. Përmes si 24 h, Si dje si sot, Histori, Lilo & Stitch, Vivaldi, Trump apo Ivanka, artisti përcjell mesazhe të ndryshme, përmes temave të dashurisë, tradhtisë apo probleme sociale.
    “Pranverë–Verë” vjen pas albumit “Vjeshtë–Dimër”, të publikuar në vitin 2018. Në një nga club-et e kryeqytetit, Buta performoi për qindra fansat e tij, duke zbuluar prodhimin e ri muzikor. Albumi u publikua në ditën e lindjes së reperit, ndaj mbrëmja e së shtunës ishte një festë e dyfishtë për të
    Përveç solove, albumi përmban edhe disa bashkëpunime, ku Buta ka bashkuar forcat me artistët më të suksesshëm të momentit si Ledri Vula, Lumi B apo Lluni.
    Prej 25 vitesh në muzikë, Buta është dalluar për stilin e veçantë, kur bashkoi trap-in dhe hip hopin në krijimet e tij, duke formësuar tingujt e repit bashkëkohor shqiptar.

    Top Channel