Tag: kënga

  • Elhaida Dani: Moj e bukur Arbëri (Teksti dhe kënga)

    Elhaida Dani: Moj e bukur Arbëri (Teksti dhe kënga)

    Kënga “Moj e bukur Arbëri” e kënduar nga Elhaida Dani

    Në breg pulëbardhat çajnë fluturimsi kënga jonë plot mall.Këndojmë nga larg me dashuri,moj Arbëri.

    Të parët tanë me brengë të lanë,sa kohë më nuk të panë?por sot si lule më je ti,moj Shqipëri.

    Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukur Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.

    Përtej ne degë, ti rrënjë matanë,mes deti me stuhi.Shkuan kaq mote, degët s’u thanë,moj Arbëri!

    Kjo kënga jonë, për ty përherëna djeg si zjarr në gji.Tek zjarri yt ne jemi përjetë,moj Shqipëri!

    Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukur Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.

    Sa kemi mall, s’ka deti valë,o moj e bukur Arbëri…

    Shikojmë nga larg…! Mendojmë për ty…!O moj e bukur Shqipëri.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ELHAIDA DANI: JO S’TË SHOH NË SY POR TË NDJEJË JE ATY… (TEKSTI…

    Mijëra vjet, s’më mjaftojnë për një jetë,Se në çdo sekondë unë marrë frymë dhe jetoj,Ti tik-tak që rreh brenda meje të sheh,Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk ka shi e frynë erë,Emër jo s’të gjej s’te prek të shoh,Fshehur do të mbaj si një thesar,Zemra të ka të shenjtë mijëra jetë për ty ja vlejnë,Ti një emër mban, je shenjë e rrallë,

    Jo s’të shoh në sy por të ndjejë je aty,Ti je pasuri, ëndërr je pakufij,Nuk më flet me fjalë më jep frymë më mban gjallë,Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk njeh dimër as verë,Emër jo s’të gjej, s’të pres të shoh,Fshehur do të mbaj si një thesar.

    Këngën dhe tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • “Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?

    “Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?

    Këngëtarja Rina Balaj është rikthyer fuqishëm me këngën “Deja Vu”, që po pushton TikTok-un por duket se rrugëtimi nuk ka qenë pa pengesa.
    Në një reagim në Instagram, ajo ka akuzuar platformat digjitale për “shadow ban”, duke thënë se kënga nuk i shfaqet më në kërkime. Madje, Rina dyshon për ndërhyrje të qëllimshme në kanalin e saj, duke ngritur pikëpyetje për sabotim apo edhe hakim.
    Por Rina s’e ka ndërmend të ndalet.“Ne po fitojmë gjithsesi, pasi kënga po bëhet virale në TikTok, prandaj shkoni në dreq,” – shkroi ajo, me një dozë tipike të ironisë dhe rebelimit që e karakterizon.

  • “Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?

    “Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?

    Ndërsa Katy Perry është rikthyer me albumin e saj “143”, kënga “Truth” ka qenë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave të saj, pasi përmban aludime dhe besohet se flet për ndarjen e saj të fundit nga Orlando Bloom. Kënga, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi teksti i saj duket se pasqyron zhgënjimin dhe tradhtinë që Katy  përjetoi pas pothuajse një dekade lidhjeje me aktorin.
    Në tekstin e saj, Katy Perry duket se po merret me të vërtetën dhe distancën që lindi në lidhje: “Dua ta di të vërtetën, edhe nëse më dhemb”, “Kam një vizion që më mban zgjuar natën, intuita ime më thotë se diçka nuk shkon”, “Nuk do të më japësh kodin e celularit, që të mos fillojë një sherr, sillesh ndryshe, më trego çfarë po të kalon nëpër mendje?”.
    Ndërsa kënga vijon, Katy Perry tregon se si dhimbja u shndërrua ngadalë në forcë, duke deklaruar: “Shikohem në pasqyrë, shoh dikë të qetë dhe të fortë… ”. Megjithatë, pavarësisht këtyre teksteve, aludimet zbulojnë një tension më të thellë emocional, me fansat që pyesin veten nëse kënga i kushtohet Orlando Bloom.
    Fansat e këngëtares në mediat sociale nxituan të komentonin: “A është për Orlandon?”, “Kush është këtu pas thashethemeve të ndarjes?” dhe “A bëri ai diçka? Kjo këngë tingëllon kaq ndryshe tani”.
    Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë njoftuar ndarjen e tyre pas gjashtë vitesh fejesë dhe pavarësisht se kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy. Edhe pse ndarja u përshkrua si miqësore, pati raportime për tensione prapa skenave gjatë turneut të Katy Perry-t.

  • Nina Muho vjen me koncertin “Taban”, soprano e njohur sjell këngët më të mira qytetare shqiptare

    Nina Muho vjen me koncertin “Taban”, soprano e njohur sjell këngët më të mira qytetare shqiptare

    Mbrëmjen e kësaj të hëne, holli i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbushet me tingujt e një mozaiku muzikor, ku kënga qytetare shqiptare do të marrë jetë përmes zërit të sopranos së njohur Nina Muho.

    Koncerti “TABAN” është një udhëtim i ndjerë në thellësitë e shpirtit shqiptar  dhe një rikthim në tabanin tonë kulturor. Me një repertor prej 16 këngësh, të interpretuara në formatin e kuartetit, Nina Muho premton të sjellë një përvojë të paharrueshme artistike.
    “Është hera e parë që unë mbaj një koncert recital me muzikë shqiptare. Të them të drejtën jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur që unë këndoj shqip, sepse duke qenë se jemi prezantuar gjithmonë para publikut me kryevepra botërore më mungon shumë të këndoj shqip. Kam një program prej 16 këngësh, 12 prej tyre janë të përpunuara për kuartet, të cilat nuk janë luajtur kurrë në këtë format”, tha Nina Muho.

    Kjo mbrëmje muzikore është më shumë se një koncert. Është një përqafim tingujsh dhe emocionesh, një pasqyrim i kujtesës sonë kolektive që shtrihet nga trevat më veriore e deri në jug të vendit.
    “Jam munduar të zgjedh këngë nga e gjithë Shqipëria, nga veriu, jugu Shqipëria e mesme dhe Kosova. Jo më kot kam zgjedhur pikërisht titullin taban, është një fjalë e huazuar që mua më ka shoqëruar që në fëmijërinë time dhe më pëlqejnë shumë gjërat me taban, që janë të mbështetura mirë te kënga popullore qytetare që ne duhet të mbështetemi fort e ta sjellim të publiku”, u shpreh Muho.
    “Taban” është një ftesë për të gjithë ata që duan të rikthehen në rrënjë, nëpërmjet tingujve që nuk tjetërsohen kurrë.
    /vizionplus.tv

  • Mashtroi Egli për Gjestin? Kënga ”Nata” një baladë shpirti, publiku çudit pasi…

    Mashtroi Egli për Gjestin? Kënga ”Nata” një baladë shpirti, publiku çudit pasi…

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Egli Tako paralajmëron një tjetër bashkëpunim surprizë

    Egli Tako paralajmëron një tjetër bashkëpunim surprizë

    Showbiz E Hënë, 16 Qershor 2025 11:26
    I-sh-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë së fundmi disa postime në “Instastory” që menjëherë kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.
    Këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë projekti i ri i saj muzikor.

    Artistja e njohur për zërin e saj të veçantë dhe interpretimin emocional, ka zbuluar se kënga e ardhshme do të jetë një bashkëpunim me një tjetër emër të muzikës.
    Egli ka vendosur që të mos tregojë detaje rreth partnerit që do t’a shoqërojë në këtë këngë, por fansat tashmë kanë nisur të hedhin hipoteza dhe të presin me padurim surprizën e saj.
    “O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar Tako në postimin e saj në “Instastory”, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

    Ky projekt shënon një hap të ri në karrierën e saj, pas shkëputjes nga menaxhimi i këngëtares Fifi, me të cilën më parë kishte bashkëpunuar ngushtë.
    Edhe pse nuk janë dhënë detaje për arsyet e ndarjes profesionale, duket se Egli është e vendosur të ndjekë rrugën e saj në mënyrë të pavarur dhe të sjellë risi për publikun.

  • “Pa të pa”, nga Ermali dhe Davidi super kombinim zërash dhe videoklipi më i shtrenjtë

    “Pa të pa”, nga Ermali dhe Davidi super kombinim zërash dhe videoklipi më i shtrenjtë

    Showbiz E Martë, 3 Qershor 2025 19:09
    Temperaturat u rritën dhe ju mos e lini pa e dëgju duetin më të mirë për momentin nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj. Kënga është kthyer tashmë në ritmin e ditës duke pushtuar radiot dhe virale kudo në rrjetet sociale.
    Mjafton që të shkruani “Pa të pa” që kështu quhet kënga e do të shihni super suksesin e saj që në ditët e para të publikimit të klipit. Ishte paralajmëruar si një super hit qoftë në kombinim zërash e deri te vizualitetit qē djemtë e muzikës duke interpreruar duken mjaft mirë e origjinalë dhe me stil.

    Një prishtinali e një malësor me një nga klipet më të bukura dhe të kushtuara në këtē sezon sapo ka ardhur dhe në linkun më poshtë mund ta shijoni atë e ta kërceni fort pasi jemi të sigurt se do të jetë dyshja më e preferuar e koncerteve verore 2025.

  • VIDEO/ Egli zbulon pak nga kënga e re, një baladë ku thotë: Nuk ta fal

    VIDEO/ Egli zbulon pak nga kënga e re, një baladë ku thotë: Nuk ta fal

    Showbiz E Premte, 23 Maj 2025 20:00
    Egli Tako, finalistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, ka shuar kuriozitetin e madh, duke treguar pak nga kënga e re. ”Jetë”, është titulli i baladës që do të publikohet më datë 26 Maj.  Në fragmentin e publikuar, dëgjohet Egli duke thënë ”Nuk ta fal”. Kureshtja është e madhe për të ditur më shumë për raportin e saj me Gjestin, ndaj edhe kjo këngë ka marrë një vëmendje të madhe. Egli shihet e veshur me të zeza, dhe me sytë mbushur me lot. Një baladë për Gjestin? Pritet të shihet me datë 26, kohë kur kënga do të publikohet në Youtube.

  • VIDEO/ Edona Hossli s’ka të ndalur, publikon projektin e ri me titull “Pse”

    VIDEO/ Edona Hossli s’ka të ndalur, publikon projektin e ri me titull “Pse”

    Këngëtarja Edona Hossli ka publikuar një projekt të bukur, ku xhirimet e videos  janë realizuar në Zvicër, ku dhe jeton. Kënga mban titullin “Pse” dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti janë me produksion Shqip Vibes, realizimi në studion e A-recordink, e klipi punuar nga DreamFilms. Kënga është mjaft interesante dhe mund ta ndiqni e dëgjoni në linkun më poshtë. Bukuroshja e cila është dhe një modele dëshiron që tashmë të merret më seriozisht e më shumë me muzikë, ku mësojmë se ka edhe dy projekte të tjera që do tē vijnë nga muaji qershor.

  • CNN: Shqipëria, favorite kryesore për ta fituar Eurovisionin këtë vit

    CNN: Shqipëria, favorite kryesore për ta fituar Eurovisionin këtë vit

    CNN e rendit Shqipërinë si favoritin kryesor për të fituar Eurovisionin këtë vit. Duket se dyshja shqiptare “Shkodra Elektronike”, e përbërë nga një interpret karizmatik dhe këngëtarja enigmatike Beatrice Gjergji, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në skenën e Eurovision-it me këngën e tyre “Zjerm”. Duke marrë vëmendjen për një stil të pazakontë, ata janë cilësuar si një nga çiftet më të papritura të këtij viti.
    Sakaq, dyshja nuk janë ndjekës tipikë të Eurovision-it. “Jo, aspak,” i tha Beatrice Gjergji CNN-it. “(Nuk është) lloji ynë i muzikës.” Megjithatë, kjo distancë nga stili tradicional i festivalit po shihet si një avantazh. Performanca e tyre, ndryshe nga çdo tjetër në garë, ka fituar një vëmendje të konsiderueshme dhe jehonë në rrjetet sociale.
    “Emocionet janë të mëdha, skena është e madhe, presioni… është i madh,” u shpreh Gjergji. Sipas CNN, , në një vit me konkurrencë më të dobët se zakonisht, Shkodra Elektronike mund të shfrytëzojë momentin dhe t’i sjellë Shqipërisë një fitore të papritur. Në vend të dytë ky medium ka renditur Austrinë, e treti Finlanda, e katërta, Zvicra dhe e pesta Franca. Në vend të gjashtë ky medium ka renditur Italianë e pasura nga Luksemburgu, Suedia, Danimarka dhe Malta.
    RENDITJA26. Armenia – PARG, “Survivor”Një mashkull i bukur që vrapon pa bluzë mbi një pistë, në ngjyra ose bardhë e zi dramatik, me një këngë që të bën të ndihesh si në një reklamë proteine. Estetika? Si të kishte dizajnuar një inteligjencë artificiale.
    25. San Marino – Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”Autori i hitit “Blue (Da Ba Dee)” nga Eiffel 65 është kthyer me një këngë ku përmenden makarona, verë dhe Mona Liza. Kaq. Dhe jo, nuk është meme – është realitet.
    24. Mbretëria e Bashkuar – Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”Vajzat dinë të këndojnë, por kënga është si mbetje e një feste të vitit 2013.
    23. Portugalia – Napa, “Deslocado”E butë, relaksuese, por totalisht e harrueshme. Një këngë për në Spotify, jo për në skenën e Eurovision-it.
    22. Lituania – Katarsis, “Tavo Akys”Shumë emocione, por pak festë. Si të jesh bllokuar në një bisedë me dikë që flet vetëm për dhimbjen e brendshme dhe nuk të lë të largohesh.
    21. Gjermania – Abor & Tynna, “Baller”Kënga është surprizë ritmike, por vargjet janë krim më vete.
    20. Izraeli – Yuval Raphael, “New Day Will Rise”Një baladë e mbushur me ngarkesë emocionale dhe politike. Kënga si muzikë mbetet më e dobët krahasuar me vitin e kaluar.
    19. Spanja – Melody, “Esa Diva”Shfaqje dramatike, por kënga është një përzierje e zhurmshme që nuk bind as jurinë, as publikun.
    18. Islanda – VÆB, “Róa”Energjike në kufijtë e lodhjes. I vetmi funksion i tyre: të zgjojnë publikun në mes të baladave të shumta.
    17. Norvegjia – Kyle Alessandro, “Lighter”I ri, energjik, por tekstet janë sikur të jenë përkthyer nga Google Translate nga anglishtja… në anglisht.
    16. Polonia – Justyna Steczkowska, “GAJA”Një kthim pas 30 vitesh, me lëvizje dramatike dhe violinë. Por zëri është pak shumë… operistik për shijet e sotme.
    15. Letonia – Tautumeitas, “Bur Man Laimi”Një grup etno-pop që sjell kulturë dhe gjuhë autentike në skenë. Nuk është për të gjithë, por është 100% Eurovision.
    14. Greqia – Klavdia, “Asteromáta”Baladë prekëse për humbjen dhe emigrimin.
    13. Holanda – Claude, “C’est La Vie”Një përzierje e ëmbël anglisht-frëngjisht që kërkon të fitojë zemrat e jurisë. E kënduar shkëlqyeshëm.
    12. Ukraina – Ziferblat, “Bird of Pray”Një mishërim i gjithçkaje që është Eurovision: guxim befasi. Jo për të gjithë, por absolutisht origjinal.
    11. Estonia – Tommy Cash, “Espresso Macchiato”Një karikaturë absurde e kulturës italiane të kafesë. Ju nuk doni ta pëlqeni këtë këngë – por do ta bëni.
    10. Malta – Miriana Conte, “Serving”Vajza dominon skenën me vetëbesim dhe zë të fortë. Pak e tejkaluar, por funksionon.
    9. Danimarka – Sissal, “Hallucination”Pas pesë vitesh mungesë, Danimarka rikthehet me një baladë magjepsëse. Shumë më mirë live sesa në studio.
    8. Suedia – KAJ, “Bara Bada Bastu”“Do bëjmë sauna, sauna, do djersisim,” thonë këta tre finlandezë që përfaqësojnë Suedinë. Është qesharake, por e paharrueshme.
    7. Luksemburgu – Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”Një kundërpërgjigje feministike ndaj një fitueseje të vitit 1965. Klasike, argëtuese dhe inteligjente.
    6. Italia – Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”Një këngë e ndjerë mbi identitetin dhe burrërinë. Shumë e bukur dhe ende e nënvlerësuar.
    5. Franca – Louane, “Maman”Një baladë personale për nënën e ndjerë të Louane. E sinqertë, e thjeshtë dhe tepër prekëse.
    4. Zvicra – Zoë Më, “Voyage”Delikate dhe e bukur, kjo këngë do të qëndrojë gjatë në kujtesën e publikut, edhe pse nuk pritet të fitojë dy herë radhazi.
    3. Finlanda – Erika Vikman, “Ich Komme”Një himn feminist dhe seksual që nuk ka turp nga asgjë. Mikrofonë gjigantë me flakë dhe tekst që e thotë troç.
    2. Austria – JJ, “Wasted Love”Zë brilant dhe emocione të forta, por… ngjan shumë me këngën fituese të vitit të kaluar. Rrezikon penalizim për ngjashmëri.
    1. Shqipëria – Shkodra Elektronike, “Zjerm”Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë.