Tag: kënga

  • Ardit Gjebrea: Sa herë më braktise, unë të kërkoja … (teksti dhe kënga)

    Ardit Gjebrea: Sa herë më braktise, unë të kërkoja … (teksti dhe kënga)

    Përpos që njihet si këngëtar dhe autor tekstesh, Ardit Gjebrea njihet edhe si producent i festivalit Kënga Magjike. Qysh në paraqitjen e tij të parë në Festivalin e RTSH-së ai shpërblehet me Çmimin e Parë.

    Në vazhdim po ju sjellim videon dhe tekstin e këngës “Se të kam shpirt” të interpretuar nga Ardit Gjebrea:

    Ti më bën të vuaj, më bën të çmendem,Ti me mua luan, me veten tënde.Dhe më kot u deha të të harroja,Sa herë më braktise, unë të kërkoja ty…Nëpër net i lodhur dhe i pafjetur,Vetëm ty të falem, për ty jam tretur,Kur të gjithë më flisnin të të largoja,Unë më shumë të ndjeja, më shumë të doja ty.Jo ti më kot lëndoheshSe unë ty të dua.Se zili na kanë të tjerëtTi je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua.Kur shpirti do edhe vuanSi ty në jetë skam dashuruar.Jo ti më kot lëndoheshSe unë ty të dua.Se zili na kanë të tjerëtTi je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua. Si ty në botëS’kam dashuruar.Edhe sikur ti të shkosh në fund të botësTë më lësh, të më harrosh, si taniNuk do vdes pa të gjetëSe të kam shpirt.

    Se unë vetëm ty të kam, s’kam asnjë tjetërJe për mua, jam për ty … përgjithnjëNuk të lë të më braktisëshSe të kam shpirt.

    Ti bën të endem si nëpër ëndërrTë jem larg dhe afër në jetën tëndeTa dua frymëmarrjen, kur fle e zgjoheshPor, më humb shikimi, kur më largohesh.

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    —————————

    Lexo edhe:

    Arilena Ara & Ardit Gjebrea: Kur braktis atë që do… (teksti dhe kënga)

  • Kënga e thjeshtë

    Kënga e thjeshtë

    Din Mehmeti

    Kënga e thjeshtë

    Ditën e tregut e ndesha shokun tim në tregtizë,Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzëe fytyra e mrrollur iu mbush me gaz, iu zgra,si dikur kur shkonim së bashku maleve me gja…

    Na harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg,burri s’vdes për së gjalli, pa i gjetur vetes shteg…E more rrugën e shkollës. Ani, të gjithë jemi krenuar, beso,që edhe ne kemi shkollar, që fëmijët tanë i mëso’…

    Por ti na ktheve shpinën, u ndave prej votrës sonëe ne një vend në sofër për ty e kemi ruajtur gjithmonë.Sa herë dasma kemi ba ke qënë i thirrur me na pri’e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty…

    E di: rëndë po të flas. Por, për besë, s’e kam me sherr,s’e kam me gverr – dashuria e madhe shpirtin ta shtjerr…A e di kur ti këndoje e unë të përcillja me fyell –katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?…

    Mos e lë pa u ngjitur, dimrit na gjen në shtëpi,bukë kallamoqe kemi, untë s’të lëmë – këngën me përtëri…

    ulur çdo ngarkesë e mbingarkesë në raportet e: miqësisë, shoqërisë, klasave a shtresave, pronave, jetës e vdekjes, kohëve;

    fjalë që lodhin akademikët: mrollur, zgra, gverr;

    rima të brendshme:Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzëe fytyra e mrrollurNa harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg,burri s’vdes për së gjalli,

    lojë e këndshme:unë të përcillja me fyell – (fiell)katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?…ke qënë i thirrur me na pri’e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty… (ti)

    Kënga e thjeshtë është aq e thjeshtë sa thuhet por jo aq e thjeshtë sa duket.

  • Grupi “TNT”: Ishe e vetmja që dashurova (teksti dhe kënga)

    Grupi “TNT”: Ishe e vetmja që dashurova (teksti dhe kënga)

    Si një hije u trete e shkoveZemrën time pse e harrovePse në shpirt t’i më lëndove…Ishe e vetmja që dashurovaVeq me ty pata aq gëzimeTash këto ditë jam plot pikëllime…

    Mos më lër më në këto mundimeKthemi prapë ato kujtime…Ç’faj i patëm ne këtij zotiQë në vetmi po na shkon moti….

    Si një hije u trete e shkoveZemrën time pse e harrovePse në shpirt t’i më lëndove…Ishe e vetmja që dashurovaVeç me ty pata aq gëzimeTash këto ditë jam plot pikëllime…

    Mos më lër më në këto mundimeKthemi prapë ato kujtime…Ç’faj i patëm ne këtij zotiQë në vetmi po na shkon moti…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DREN ABAZI & ZIG ZAG ORCHESTRA: MBRETI I NATËS (TEKSTI DHE KËNGA)

    Lexo edhe:

    KONCERTIN MA PASKA ANULUAR ERDOGANI, DREN ABAZI RRËFEN “SEKRETIN”

    Dren Abazi është nga 41 personazhët e librit “41 Sekrete” të autorit Ben Blushi. Artisti ka rrëfyer për Blushin një episod të ndodhur në Tiranë pak kohë më parë.

    Ai shkruan se e ka takuar këngëtarin në sheshin Skënderbej në Tiranë ku do të mbante një koncert i cili më pas është shtyrë për shkak të faljes së Bajramit nga ana e besimtarëve myslimanë…

  • Elita 5: Unë qaj për ty… retë qajnë për ne… (teksti dhe kënga)

    Elita 5: Unë qaj për ty… retë qajnë për ne… (teksti dhe kënga)

    Këngën “Shiu vetëm ty të lagë” e intepreton grupi Elita 5

    Në mes të natës erdheëndrrat m’i prishe tipër mua ishe e vdekure humbur në gjithësi.

    Më lërë të qetë të lutemgjumin ti mos ma prishqelqi njëherë thyhetnuk ngjitet sërish.

    Dëgjoje pikëlliminqë shpirtin ma copëtonqë bie bashkë me shiunsytë m’i mjegullon.

    Ti s’vjenkoha është ndaluarunë qaj për tyretë qajnë për ne.

    Në qiellin e harruarku yjet nuk rrinëkujtimi yt i zbehurtretet nëpër shi.

    Ti s’vjenkoha është ndaluarunë qaj për tyretë qajnë për ne

    Ti s’vjenkoha është ndaluarunë qaj për ty.

    ObserverKult

    ————————–

    Nga po ky grup:

    ELITA 5: ZEMRA IME SHUMË E MËRZITUR, VAZHDIMISHT TY PO T’KËRKON… (TEKSTI DHE KËNGA)

    S’e tregova unë dashurinëTani shpirti po m’vajtonZemra ime shumë e mërziturVazhdimisht ty po t’kërkon.

    Më kujtohen çastet tonaQë s’bashku ne i ndamëEdhe lumturinëQë ne të dy e pamë.

    Këngën e plotë e gjeni KËTU

    ——————————————————————

    ELITA 5: NËSE SONTE NDIHESH VETËM (TEKSTI DHE KËNGA)

    Nëse sonte ndihesh vetëmDhe ke frikë të shohësh ëndrra,Shuaj dritën, ndize zemrën,Do t’më gjesh mua brenda.

    Dhe lindi kënga e dashurisëQë kurrë për ty s’do ketë mbarim,Kjo këngë përjetë mbetet kujtim….

    ëngën e plotë e gjeni KËTU

  • Aurela Gaçe: Qaj Maro, qaj moj bijë! (Teksti dhe kënga)

    Aurela Gaçe: Qaj Maro, qaj moj bijë! (Teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Qaj Maro, qaj moj bijë”, nga Aurela Gaçe

    Ike dhe më le shtëpinë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    More rrugën për Misirë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    Më le vetëm me fëmijtë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    Puna jote rrokullimë,qaj Maro, qaj moj bijë,oh po, qaj Maro, qaj moj bijë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AURELA GAÇE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE: VETEN DUA GJALLË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Njihet për vokalin e jashtëzakonshëm dhe karakterin shpërthyes në skenë. Aurela Gaçe është prej artisteve që ndihet komod në shumë zhanre muzikore.

    Kësaj radhe ia sjellim këngën “Veten dua gjallë”, me tekst të Rozana Radit. Për muzikë është kujdesur John Van Ride dhe vet Aurela Gaçe.

    Kënga jep një mesazh të qartë kundër dhunës ndaj grave . Dhe kjo këngë është pëlqyer e shpërndarë në emër të kësaj kauze.

    VETEN DUA GJALLË

    S’më ka parë të qajë,Le t’më shohë tani,I kam thënë më fal,Unë për fajet e tij.

    Çfarë kërkon më shumë ai?Të më shkelë, s’më shkel njeri…

    E kam mbushur sot,Një valixhe plot me lot,Se e dua plot, sa e di një Zot,E di një Zot!

    Më lëndon, lëndon e unë e fal,Por do shkoj se veten dua gjallë.

    Sa shumë tokë e ujë,Me të do t’më ndajë,E kur të mos më ketë,Lotët vetë le t’i thajë.

    Tekstin e këngës dhe këngën mund ta shikoni KËTU:

    AURELA GAÇE “THUMBON” REPERËT: BËJNË BLAH-BLAH PËR ATA QË U KANË DALË THINJAT NË SKENË…

    Aurela Gaçe shpesh në rrjetet sociale ka kritikuar blerjen e klikimeve nga këngëtarët.

    Së fundi, Gaçe përmes një postimi ka thumbuar reperët duke krahasuar klikimet e tyre me ato të Eminem, Snoop Dogg dhe Dr Dre, në këngën e tyre më të re, “Back in the game”.

    Artistja shkruan se, legjendat e hip hop-it bashkë në 5 ditë kanë mbledhur 7 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa nëse kjo ndodh me artistët në Shqipëri do t’u thuhet se u ka rënë fama.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Natasha Lako: “Dashuria për motrën mbetet e përjetshme…”

    Natasha Lako: “Dashuria për motrën mbetet e përjetshme…”

    Nga Natasha Lako

    Një tekst i Zhuliana Jorganxhiut, ku dashuria për motrën mbetet e përjetshme.

    Kam dashur prej shumë kohësh të shkruaj diçka për këngën ‘Pranvera me një lule s’vjen’ (Pranvera vjen me lule shumë) me tekst të Zhuliana Jorganxhiut, një përjetim muzikor i vitit 1987 që kulmon mes indoktrinimeve jo aq të rralla të të gjithë shqiptarëve që nuk dinin rrugëdalje tjetër.

    Dhe frymëzimi është tepër njerëzor, sepse kjo këngë i kushtohet drejtpërdrejt një motre, dhe kjo është Rozmari Jorganxhi, që sa është ndarë nga jeta.

    Unë nuk e di se në çfarë rrethana në vitin 1987 u shkrua teksti i këngës, nuk di se si lindi ideja muzikore.

    Autorët mund të shkruajnë një histori tjetër, nga ajo që percepton publiku i tyre.

    Ndoshta është rasti, si në të gjithë krijimet e mëdha, që kënga përmban një bërthamë reale jete, nga më të çiltrat, por jashtëzakonisht domethënëse.

    Një impresion plot freski i Zhuliana Jorganxhiut nga fëminia e saj.

    Është shkruar si një eko nostalgjie për fëmijërinë, kur një vajzë e vogël gjen lulen e parë të pranverës. Gjendemi gjithsesi në një lulëzim të dyfishtë prekës, atë të dy motrave, njëra pak më e madhe se tjetra, por njëkohësisht edhe një udhërrëfyese. Kënga ka një lëvizje të brendshme dashurie dhe kërkim të së bukurës, një botë të pastër motrash, me një varg të papërsëritshëm, pyetës dhe emocionues, që merr nënkuptime të pafund për qënien njerëzore.

    O motër, unë lulet ku mund t’i gjej.

    Pasazhi është aq viziv.

    Unë që e kam jetuar fëmijërinë time në të njëjtin qytet si Zhuliana Jorganxhiu, e përfytyroj në kodrat e qytetit duke mbledhur lulet e para. Është këngë e çdo fëmijërie, në radhë të parë vajzërore, ku drita nuk shter kurrë, megjithë gati klithmën si ankim fëminor, që duket sikur vajton, në një kuptim shumë më të thellë figurativ, si element i evokimit dhe jo marrëdhënies të drejtpërdrejtë. Sepse koha gjykon dhe pranvera me një lule s’vjen.

    Kënga, një nga të rrallat për dashurinë ndaj një motre, për ne që jemi mësuar me plagët e Gjergj Elez Alisë, me një ndjeshmëri kaq delikate femërore, ka arritur në Koncertin e Pranverës të vitit 1988 dhe përgatitur në vitin 1987.

    Për të zbuluar edhe më tepër ngacmimet emocionale të saj, adresimi mund të na çojë deri sa, po me tekst të kësaj autoreje të shfaqet kënga “Jon” e cila, nëqoftëse ka diçka të fuqishme personale për të gjithë, për qindra shqiptarë që kapërcyen detin dhe të parët izolimin, ka edhe emrin “Jon”, me të cilin duket sikur këngëtari i drejtohet vetë birit të tij.

    Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kur shkruhet kënga “Jon” si nga kantautori edhe poetja, kanë ndodhur brenda botës së shqiptarit tronditje të mëdha dhe është shfaqur një etje tjetër për jetën, me sa duket se me to është shkruar historia, që nën muzikën e ‘lehtë’ hap krahë të tjerë, si një paralajmëruese e asaj që po vjen, thënë kjo me kaq delikatesë shpenguese në këngën e pranverës së dy motrave Jorganxhi.

    Dhe duhet thënë me zë të lartë se kjo këngë i tejkalon për nga forca dhe qëndrimet, ato mbledhje të famshme shumë më të vonshme të intelektualëve, apo ato shkrime për reforma, sipas kuadrateve të vendosura, me të cilat sot mburren shumë personalitete, që pse jo mbushin biografitë e tyre por jo modestja e modesteve dhe e mira e të mirave, autorja e këtij teksti me densitet emoicional të rrallë… Jo vetëm se kjo këngë i tejkalon shumë fraza të kornizimeve, gjysmë të burokratizuara dhe shtrënguese, jo vetëm se është krijuar para rënies së Murit të Berlinit krejt natyrshëm, jo vetëm se ajo përmban shumë jetë, jo vetëm se ka një përdorim masiv, por se në vitet 1987-88 është vetë një lule pranvere, që këlthet, ’po lulet e tjera ku do t’i gjej’…

    Zhuliana Jorganxhi, në modestinë e saj, me këtë këngë-hymn, me vargun e famshëm, ‘pranvera jo, me një lule nuk vjen’ të fondit popullor shqiptar i dha shqiptarit ‘një kontekst tjetër shoqëror’

    Të një kërkese edhe më të madhe, pothuaj të shprehur drejtpërdrejt, kur ende vazhdonin edhe hymnet partiake. Poetja i vendos vargut një “JO” të fortë që, nën kumbimin muzikor, e forcon edhe më tepër mungesën.

    Më ka rrahur zemra fort kur e kam dëgjuar këtë kënge, pasi kam marrë leximin e dytë dhe aq të pritshëm, kur po përgatitej diçka tjetër, në lirinë e fshehur brenda zemrave, së pari në zemrën e dy motrave dhe brenda pafajësisë së tyre të vetvetishme.

    Ngandonjëherë të vërtetat jetësore janë aq të fuqishme, sa kapërcejnë çdo lloj kufiri, ndoshta në mënyrë të pavetdijshme por që shpallin kaq vetvetiu një ndjesi të thellë, që kjo poete ka pasur brenda vetes.

    Dhe kjo këngë na mëson se vetëm nga shpirti njerëzor dhe kujtime të brishta personale, arti arrin në përgjithësime të mëdha, që e tejkalojnë kohën.

    Sot ne mund të marrim përsëri kuptimin e parë të dashurisë së dy motrave, pa e vrarë mendjen se në çfare periudhe dhe rrethana është shkruar kjo këngë, kur njerëzit përndiqeshin ende.

    Por historia njerëzore ka stacione të tilla të mëdha që duhen shënuar.

    Dhe në një farë kuptimi, kjo këngë, të cilën e bën të vetën kompozitori, mund të quhet një dhuratë nga Zhuliana Jorganxhi dhe Rozmari, këto dy motra të mrekullueshme.

    Mjafton kjo këngë për t’i shprehur ngushëllime për humbjen e Rozmarisë, poetes sonë të shtrenjtë që na fali këto vargje. Kjo është një ditë e një ndarjeje të madhe dhe kompozitori që e bëri këtë tekst të dashurisë së dy motrave të paharrueshme, do të më kuptojë.

    ObserverKult

    ========================

    Lexo edhe:

    ZHULIANA JORGANXHI: KU TË TË GJEJ SONTE…

  • “Këputa një gjethe dafine”, këngë e paharruar nga Gaqo Çako (teksti dhe kënga)

    “Këputa një gjethe dafine”, këngë e paharruar nga Gaqo Çako (teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë të ndiqni këngën “Këputa një gjethe dafine”, interpretuar nga Gaqo Çako. Me muzikë të Limos Dizdarit dhe tekst të Xhevahir Spahiut, kënga u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, në edicionin e 17-të, viti 1978.

    Këputa një gjethe dafine

    Degën e dafinës e lëkundiKrahu i një zogu në agim,Me një gjethe në buzë unë fërshëllenjaKëngët që i zgjonte vetë pranvera.

    Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti,Jo, nuk bleron, por lulëzon, në çdo stinë,Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta,Të katër stinët t’i kish’ gjithmonë ajo të blerta.

    Ne si dhuratë lavdinë në jetën tonë s’e duam,Nga gjaku i luftës nga djers’ e ballit ato lulëzuanNë ditë me diell në kohë kur vetëtinë,Ti rritesh, rritesh, lulëzon ti. Blerimi yt –blerim rinor që flet për historinë,Dafinë e bukur-o, kurorë e thurur për lirinë!E veshur me blerime kjo tokë,Agimet pret, vetë agimet i zgjon.Degën e dafinës e lëkundiFllad i veriut, erë e jugut.Ditët i përcjellin njëra-tjetrës.Diellin e pranverave të jetës.

    Tenori Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në mesin e emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare.

    Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    ____________________

    Kliko edhe:

    “LEHT’ E LEHT’ PËRQARK, GLOBI RROTULLOHET”, KUR ADOLESHENTËT FITUAN FESTIVALIN (TEKSTI DHE KËNGA)

    Ishte dhjetori i vitit të largët 1969 kur në skenën e edicionit të 8-të të Festivalit të Këngës së RTSH-së u ngjitën dy adoleshentë.

    Ishin këta David Tukiçi dhe Rozeta Doraci, të cilët u paraqitën me këngën: “Dhuratë për ditëlindje”.

    Me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe tekst të Fatos Arapit, ishte pikërisht kjo kënga që fitoi këtë edicion të festivalit.

    Kishte prej atyre që mendonin që kënga që fliste për “Internacionalizimin proletar”, e që u këndua nga Tukiçi dhe Doraci do t’kishte qenë më e përshtatshme për festivalin e fëmijëve.

    ObserverKult ju sjell tekstin dhe videon e këngës.

    Dhuratë për ditëlindje

    Në përvjetor të ditëlindjes tëndeke plot dhurata…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU.

    ObserverKult

  • Elita 5: Zemra ime shumë e mërzitur vazhdimisht ty po t’kërkon… (teksti dhe kënga)

    Elita 5: Zemra ime shumë e mërzitur vazhdimisht ty po t’kërkon… (teksti dhe kënga)

    S’e tregova unë dashurinëTani shpirti po m’vajtonZemra ime shumë e mërziturVazhdimisht ty po t’kërkon. Më kujtohen çastet tonaQë së bashku ne i ndamëEdhe lumturinëQë ne të dy e pamë.Se ashtu unë mendovaNuk e di as vetëTani kur mendoj për tyPendohem me t’vërtetë .Më kujtohen çastet tonaQë së bashku ne i ndamëEdhe lumturinëQë ne të dy e pamë.

    ObserverKult

    —————————————————————

    LEXO EDHE:

    ELITA 5: SE UNË S’TË KUPTOVA TY ASNJËHERË… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Do t’ju tregoj një historiqë pikon dhimbje e mall për dashuripor vështirë e kam t’ja nis se s’mundematë kohë ta kujtoj e të mos qaj…Shumë kohë shkova pas saj i shkallmuarpor ajo s’më kuptoj s’ka për t’kuptuarpër të sa shumë këndova për të veten harrova…

    Pse? Pse kështu ndodhiunë kurrë s’do ta mësoja linda i mallkuar, a kjo botë e egër ndoshta më mallkoj.S’mundem, jo s’mundem, s’mundem ta kuptojveç do vuaj e do ta këndoj…

    Më tradhëtoi me shokun tima është e vërtetë ky rrëfim.Tani aspak s’mendoj për të se s’duame të fatin tim sërish ta ndaj…Diçka ndryshoj pa pritur e pa kujtuarnë shokun tim të ngushtë ish dashuruarpër të sa shumë këndova për të veten harrova…Se unë s’të kuptova ty asnjëherëse ç’ndodhi me mua ende nuk e digjithë këngët mi vrave me dashuri…

    Pse kështu ndodhi unë kurrë s’mundem ta mësoja linda i mallkuar apo kjo botë e egër ndoshta më mallkojs’mundem, jo s’mundem ta kuptojveç do vuaj e do të këndoj…

    Vuaj, vetëm vuaj, vetëm vuaj e këndoj.

    LEXO EDHE: ELITA 5: MË LË TË QETË TË LUTEM (TEKSTI DHE KËNGA)

    Në mes të natës erdheëndrrat mi prishe tipër mua ishe e vdekure humbur në gjithësi.

    Më lërë të qetë të lutemgjumin ti mos ma prishqelqi njëherë thyhetnuk ngjitet sërish…

    TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Armend Rexhepagiqi: Edhe një herë… (teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi: Edhe një herë… (teksti dhe kënga)

    Edhe një herë, o veç edhe një herë…(teksti dhe kënga)

    Ka shumë ditë që pikëllimi më mban,Si një sëmundje e rëndë,Që bar nuk ka e s’me lë të jetoj.

    Ka shumë ditë që rrugët përherë na janë ndarë,E ditët e mia, netët e mia kot unë i harxhoj.A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje,O, më beso se faj nuk kam që forca po më lë.

    Se çdo ditë e re më tregon seishte e kot tërë kjo pritja ime,edhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri.

    Edhe një herë, o veç edhe një herë,Këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj. Edhe një herë, o veç edhe një herë,Gjakun o prapë ta ndez,Veç një mëngjes me ty ta pres.Edhe një herë, o veç edhe një herë,Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty.

    Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugëpa të vetmen dashuri.Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa,pa t’pa edhe një herë,vetëm edhe një herë.

    Diçka e rëndë sikur hyri në mua,Më shtrëngon e po dhemb, Ma mori sigurinë,nuk jam i njëjti ai njeri. Dhe çdo dite e re më tregon seishte e kotë tërë kjo pritja ime,dhe mundi imdhe ëndrrat per dashurinë.

    Edhe një herë, o veç edhe një herë,Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty. Edhe përherë t’i mbylli sytënë këtë rrugë pa të vetmen dashuri,Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa,pa t’pa edhe një herë vetëm edhe një herë…

    ObserverKult

    ———————————————

    Kliko edhe:

    ARMEND REXHEPAGIQI: S’DUA TË NDAHEMI TANI… (TEKSTI DHE KËNGA)

    —————————————-

    Kliko edhe:

    PRINCAT E PËRRALLAVE NXISIN DHUNËN, MOS UA TREGONI MË FËMIJËVE KËTO BUDALLIQE

    Duhet të kujdesemi shumë se çka t’u ofrojmë fëmijëve për lexim. Princat e përrallave nuk janë modeli me të cilët duhet t’i ushqejmë fëmijët para gjumit.

    Debati se duhet rishikuar tekstet për fëmijë nuk ka heshtur. Përrallat nuk u kanë shpëtuar leximeve sociologjike, e interpretimeve të ndryshme nga ekspertët.

    Shumë nga to, tashmë nuk po konsiderohen të denja për lexim dhe referim tek fëmijët.

    Kështu mendon edhe Kazues Muta, profesoreshë në Universitetin e Osakos. Ajo u bënë interpretim gjinor dhe gjenë dhunë brenda tyre.

    Ajo thotë se princat që njohim nga përrallat e Borëbardhës dhe Bukuroshes së Fjetur nuk promovojnë një romancë mes dy njerëzve, por “akte seksuale të detyruara ndaj një personi të pavetëdijshëm”.

    Akademikja feministe dhe autore e librit, That Love is Sexual Harassment! pohon se princat në përrallat popullore të Bukuroshes së Fjetur dhe Borëbardhës janë mishërim i akteve seksuale.

    Ajo madje nuk harroi të përmendë një incident që konfirmoi pohimet e saj kur një burrë u arrestua pasi kishte puthur një grua që ishte duke fjetur në një tren.

    “Nëse ju mendoni logjikisht për Borëbardhën dhe Bukuroshen e Fjetur, këto tregime flasin për një princeshë që zgjohet nga puthja e një princi”, domethënë akti seksual ndaj një njeriu pa ndjenja.

    Ju mund të mendoni se unë shkatërroj imagjinatën e të gjithëve, por këto histori nxisin dhunën seksuale dhe unë do doja që të gjithë ta dinin këtë gjë”-thekson shkrimtarja.

    Përgatiti U.V/ ObserverKult

    Lexo edhe:

    SI U SHNDËRRUA KËNGA “CANDLE IN THE WIND” E ELTON JOHN NË KOLONËN ZANORE TË PIKËLLIMIT TË NJË KOMBI

    Martin Neary këngën “Candle in the Wind” të Elton John e shndërroi në kolonën zanore të pikëllimit të një kombi, në vetëm gjashtë ditë.

    Nearvy, organist dhe mjeshtër i korit në Westminster Abbey, i cili drejtoi korin muzikor në funeralin e Princeshë Dianës në vitin 1997 ka zbuluar për “The Times” se si gjithçka u organizua në vetëm gjashtë ditë.

    E diel, 31 gusht 1997

    Unë zgjohem me lajmin e tmerrshëm se Princesha Diana ka vdekur në një aksident automobilistik në Paris. Gjenerali i pranimit telefonon për të thënë se funerali ndoshta do të bëhet të hënën. Megjithatë, nuk është ende e sigurt nëse do të mbahet në Abbey apo në St Paul.

    Ne shohim në televizion nderimin emocionues të kryeministrit për “princeshën e popullit” dhe jam i bindur që muzika në shërbim duhet ta pasqyrojë disi këtë.

    A ka ndonjë gjë bashkëkohore që do t’i përshtatej faturës?

    I telefonoj kompozitorit John Tavener, muzika e të cilit ka një spiritualitet dhe megjithatë një qasje që duket ideale. Ne diskutojmë për pjesën e tij Kënga për Athinën, shkruar në vitin 1993. Kënga u shkrua në kujtim të një aktoreje të re greke, që kishte vdekur në një aksident me biçikletë. E shikoj përsëri tekstin dhe është i përsosur.

    (Photo: Reuters)

    E hënë, 1 shtator

    I bëj një telefonatë të hershme producentit dhe mikut tonë të ngushtë, Steve Abbott. E pyes nëse ai mund të më rekomandonte muzikë pak më moderne për funeralin. Ai më këndon dy këngë nga Elton John, njëra prej të cilave, Candle in the Wind që është shkruar në kujtim të Marilyn Monroe.

    Në orët e vona të mëngjesit udhëzimet janë marrë dhe ka një njoftim për shtyp se funerali do të mbahet në Abbey, të shtunën, në orën 11:00.

    Tani prioriteti im është të rekomandoj atë që mund të këndojë kori. Ne duhet ta përshtatim muzikën me nevojat e rastit të caktuar, duke gjetur në të njëjtën kohë vepra që janë ngritëse, pavarësisht nëse vijnë apo jo nga repertori ynë i zakonshëm.

    Në shtëpi gjej një numër të madh mesazhesh nga këngëtarë, kompozitorë dhe madje edhe nga Orkestra Filarmonike Mbretërore që kanë bërë sugjerime muzikore ose ofrojnë shërbimet e tyre për rastin. Ndërkohë ekziston një ide se Elton John mund të këndojë gjatë shërbimit funeral.

    I them se, ndonëse e simpatizoj idenë që ai të marrë pjesë në shërbim kjo gjë do të kërkonte miratimin e të dy familjeve dhe do të varej nga ajo që ai do të propozonte të këndonte.

    Teksti i këngës Candle in the Wind, me siguri duhet ta përjashtojë atë. A mund të këndojë apo kompozojë një këngë tjetër apo të shkruajë një tekst të ri për Candle in the Wind?

    E lëmë që ai të flasë menjëherë me tekst shkruesin e tij dhe brenda gjashtë orësh Bernie Taupin në Kaliforni dërgon me faks tekstin e ri: “Mirupafshim, Anglia Rose”.

    Elton John

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Shi bie në Tiranë” të kënduar nga Rovena Dilo (teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Shi bie në Tiranë” të kënduar nga Rovena Dilo (teksti dhe kënga)

    Shi bie në Tiranë,nga malli ynëedhe qielli qan.Je i dehur nga pija,apo nga dashuria,ti ecë, por këmbët nuk të mbajnë.Shi bie në Tiranë,si nën ombrellë,ti strukesh nën një palmë.Gjysma ime treti,rrugëve të këtij qyteti,shi bie në Tiranë.Sa shumë u lagëm e s’ikëm,sa shumë u endëm e s’ikëm,harruam ditët dhe viteta është kjo dashuri?Shi bie në Tiranëdhe shpirti ynëfluturon mbi Dajt.Vetja ime mbetirrugëve të ktij qyteti,shi bie në Tiranë.Zemra ime mbetirrugëve të ktij qyteti,shi bie në Tiranë.

    ObserverKult

    —————————————————-

    LEXO EDHE:

    ROVENA DILO: DASHURINË S’E KAM HARRUAR, S’E HARROJ (TEKSTI DHE KËNGA)

    Erdhi prilli shkriu bora majaveMaleve bie këmbora, maleveËshtë një vajzë, vajzë maliËshtë e bukur si një yllËshtë brenga e një djaliBorë e bardhë, trëndafil.Erdhi prilli shkriu bora majaveMaleve bie këmbora maleveE pashë një bilbil mënjanëRrinte i struktur qan me vajPse s’këndon po rri veçan’.

    E pashë nje bilbil mënjan;Rrinte i strukur qan, me fajPse s’këndon po rri veçant’Bilbili i mirë qan me lotZogjtë dy nga dy jetojnëDhe këndojnë në foleÇajnë qiellin e kaltërEdhe largohen si rrufe.Erdhi prilli shkriu bora majaveMaleve bie këmbora, maleveGjithë natyra u ndriçuaEdhe ndriçon pafundësinëQielli i prillit me një puthje.Do të zgjojë nga gjumi i largëtDashurinë s’e kam harruar,s’e harrojThellë në shpirt e kam të shkruar,sa të rrojë.

    LEXO EDHE:

    ROVENA DILO: SA HERË TË KAM PRITUR TEK VENDI QË NE DIMË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Sa herë të kam priturtek vendi që ne dimë.Mes shiut rrëke,kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronime s’ndjenim ne vetmi.Vetë më mësovese dashuria ka diell dhe në shi.Vetë më mësovese dashuria gjithë qiellin ka çati.

    Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy…

    TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU