Tag: kënga

  • Historia e dhimbshme që fshihet pas këngës “Jon” të kënduar nga Ardit Gjebrea

    Historia e dhimbshme që fshihet pas këngës “Jon” të kënduar nga Ardit Gjebrea

    Ardit Gjebrea

    Nga Neritana Kraja

    Ka këngë në historinë e festivaleve në Radio Televizion që kanë lënë shenjë, që kanë shënuar histori, në historinë e muzikës, por edhe në vetë jetën e autorit të tyre.

    Një fat i tillë i është destinuar edhe këngës “Jon”, këngë e kantautorit Ardit Gjebrea, i cili ishte jo i panjohur për publikun. Por kurrë kaq i famshëm sa e bëri kënga “Jon”.

    Këngë e cila e renditi ndër kantautorët e suksesit, por që i shërbeu edhe si ogur i mirë në jetën private. Po ashtu për jetën e re në familjen e tij dhe fëmijën që pritej të lindte.

    Historia që do të tregojmë sot, nisi në Itali, në vitin 1991. Pra, nisi në kohën kur shqiptarët u turrën me anije drejt brigjeve të vendit fqinj. Krejt kjo për një jetë më të mirë.

    Imazhet që televizioni transmetonte, të njerëzve që linin vendin e tyre, e kishin tronditur pa masë kompozitorin e ri. Gjithashtu edhe vetë italianët, të cilët ofronin bukë dhe strehim.

    Kudo në Itali dëgjohej fjala “albanesi”. Pamje të tilla kishin tronditur edhe poetin Giancarlo Milone, i cili i bën si dhuratë kanautorit Ardit Gjebrea një tekst kënge. Kjo këngë ishte shkëndija e parë që ndezi këngën.

    Gjebrea e mori këtë poezi dhe krijoi këngën, fillimisht në italisht dhe më pastaj kënga u përkthye në shqip. Ndërkohë po afrohej festivali i dhjetori të vitit 1991, festivali më i rëndësishëm i muzikës shqiptare i asaj kohe.

    Gjebrea po mendonte ta prezantonte në festival, por e kishte të pamundur të vinte në Shqipëri për të bërë orkestrimin.

    Në ndihmë i erdhi, violinisti Olen Çezari, i cili e njihte nga afër kompozitorin e madh italian Gaxibo, që ky i fundit ta ndihmonte me orkestrimin. Me guximin për ta realizuar krijimin e tij para publikut, por edhe ndrojën që të shkakton një punë e patestuar, i drejtohet studios së Gaxibos.

    Duke qenë se ishte student, kompozitori i ri shqiptar, nuk kishte para për të mbuluar koston e një kënge që orkestrohet në një studio profesionale jashtë vendit. Por megjithatë, arrin ta bëjë këngën pa paguar para.

    Këtë fakt e dëshmon vetë Gjebrea në intervistat e tij.

    Sapo Gaxibo dëgjoi këngën të kënduar në italisht nga Gjebrea, ishte i gatshëm ta realizonte atë duke bërë edhe orkestrimin me të cilin kënga u prezantua para publikut shqiptar.

    27 dhjetor 1991. Dimër, dhjetor, ftohtë në Tiranë. Ngjarja më e rëndësishme e muzikës, Festivali i dhjetorit po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Festivali i 30-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të sillte risi si nga ana konceptuale, po kështu edhe krijuese.

    U zhvillua në datat 24, 25, 26, 27 dhjetor. Regjia iu besua Vera Grabockës, ndërsa prezantuese e këtij edicioni ishin Rudina Magjistari, Ema Andrea dhe Leon Mekshi.

    Ky do të ishte një festival i cili afirmoi kulturën e muzikës së lehte shqiptare. Por kulmoi me prezantimin e këngës “Jon”në skenë, ku Ardit Gjebrea u ngjit ta interpretonte me shumë emocione dhe ndjenjë.

    Kënga “Jon” triumfoi, po kështu edhe kantautori Ardit Gjebrea, si një emër i ri në muzikën e viteve ’90.

    Kënga fituese me titull “Jon”, e shkruar në tekst nga Giancarlo Milone dhe përshtatur në shqip nga Zhuljana Jorganxhi, i kushtohej emigracionit.

    Kjo ishte një ndër situatat më të rënda sociale dhe më të dhimbshme të fillim viteve ’90.

    Kjo këngë ndryshoi edhe rrjedhën e jetës profesionale të Ardit Gjebresë. Pas këngës, nisi një bashkëpunim i frytshëm me Gaxibon. Ai u bë pjesë e një koncerti madhështor të mbajtur në Tiranë, me rastin e promovimit të albumit të ri të Ardit Gjebreas.

    Por, nëse kënga ndryshoi fatin e karrierës së autorit të saj, duke shënuar hapin e parë të një karriere në ngjitje, një tjetër moment shënon kënga në jetën personale të autorit.

    Është viti kur bashkëshortja e kantautorit sjell në jetë fëmijën e parë dhe emri nuk kishte si të ishte ndryshe, veçse “Jon”.

    Kënga me tekstin rrëqethës flet për ardhjen në jetë të djalit të tij, si një shpresë gjatë kohërave të trazuara të Shqipërisë, në vitet ’90.

    Kënga ka diçka të fuqishme personale për të gjithë, për qindra shqiptarë që kapërcyen detin, ka emrin “Jon”. Me këtë duket sikur këngëtari i drejtohet vetë birit të tij.

    Kjo këngë na mëson se vetëm nga shpirti njerëzor dhe kujtime të brishta personale, arti arrin në përgjithësime të mëdha, që e tejkalojnë kohën.

    Kënga “Jon” është më përfaqësuesja, më e dashura, më e dhembshura, më e vërteta e historisë së shqiptarëve.

    Ajo këngë përdoret si kolonë zanore në dokumentarë, filma, programe, që i referohen emigracionit. Është një këngë që ka histori dhe i këndon historisë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “EDICIONI MË I MIRI NË HISTORINË E FESTIVALEVE NË SHQIPËRI”: ARDIT GJEBREA TREGON NDRYSHIMET TE “KËNGA MAGJIKE”

    Moderatori dhe producenti, Ardit Gjebrea, ka zbuluar ndryshimet që do të aplikohen në edicionin e festivalit “Kënga Magjike”.

    Ai bën me dije se festivali do të zgjasë katër netë dhe jo tre sikurse ka qenë në edicionet e mëparshme, ndërsa parashikon se do të jetë më i miri në histori, pasi për herë të parë do të aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane, transmeton ‘tirananews.al’.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës kalon shifrën 1 miliard shikime në Youtube

    Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës kalon shifrën 1 miliard shikime në Youtube

    Kënga “Levitating” e Dua Lipës vazhdon të ngjitet në lartësi të reja, duke arritur shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Kjo shënon videon e saj të tretë muzikore që arrin këtë arritje, pas “New Rules” të vitit 2017 dhe “No Lie”.

    Videoklipi i realizuar nga Warren Fu dhe xhiruar në bashkëpunim me TikTok, videoja e “Levitating” e paraqet këngëtaren e popit duke hyrë në një portal galaktik që nga brenda duket si një ashensor retro. E veshur me një fustan blu me shkëlqim dhe me shkëlqim në qepallat e syve — që përputhet me vargjet “Glitter in my eye, shining just the way you like” — Lipa dhe disa miq kërcejnë në ritmin e këtij hiti të madh, trannsmeton Billboard.

    Në videoklip i bashkohet edhe DaBaby, bashkëpunëtori i saj, remiksi i të cilit e ndihmoi këngën të ngjitej në vendin e dytë në Billboard Hot 100 në vitin 2021. “Levtating është një nga këngët kryesore të albumit Future Nostalgia, dhe u bë një nga këngët më përcaktuese të vitit 2024.

    Që atëherë kanë ndodhur shumë ndryshime. Përveç se është fejuar me aktorin Callum Turner dhe ka publikuar albumin Radical Optimism në vitin 2024.

    Ajo gjithashtu është distancuar nga DaBaby pas komenteve të tij homofobike në festivalin “Rolling Loud” në vitin 2021.

    “Jam e habitur dhe e tmerruar nga komentet e DaBaby-t,” shkroi ajo në një deklaratë menjëherë pas fjalës fyese të reperit, ku ai përhapte keqinformim ofendues për komunitetin LGBTQ. “Nuk e njoh këtë si personin me të cilin kam punuar.”/ KultPlus.com

  • Nga yjet në YouTube: “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve

    Nga yjet në YouTube: “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve

    Hiti i Dua Lipës, “Levitating”, ka kaluar shifrën e një miliard shikimeve në YouTube, duke u bërë videoklipi i tretë i artistes me prejardhje kosovare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” dhe “No Lie”.
    Kënga, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të dekadës, duke arritur deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100. Sipas të dhënave të vitit 2025, “Levitating” është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në këtë listë.
    Sot, ndërsa Lipa po shijon suksesin e albumit të saj të fundit Radical Optimism dhe fejesën me aktorin Callum Turner, ky hit mbetet një nga projektet më të fuqishme të karrierës së saj.

  • Kënga e njohur “Vajza me kaçurrela” e interpretuar nga Rovena Dilo (teksti dhe video)

    Kënga e njohur “Vajza me kaçurrela” e interpretuar nga Rovena Dilo (teksti dhe video)

    “Vajza me kaçurrela” është njëra ndër këngët më të njohura shqipe. Tekstin e saj e shkroi Fatmir Gjata, ndërsa muzikën e bëri Avni Mula, i cili edhe e këndoi i pari këtë këngë .ObserverKult ua sjell këtë këngë të kënduar nga Rovena Dilo.

    Po ecte që me natë mes shkrepave pa udhëtakoi tek burimi një vajzë tu mbush ujëI tha se ju dogj xhani oj vajzë me kaçurrelapak ujë luftëtarit të lutem nga bucelaAjo nuk tha një fjalë dhe uji i freskët rrodhishikimin valë-valë ju duk se vajza i hodhiNë sytë e në faqe tek rridhnin dy bucelaranë një tufë manushaqe të verdhat kaçurrela.Këmbyen buzëqeshjet djersa krejt ju derdhU shkrin terë malet dhe udha ju bë detDhe iku nëpër pyje e pritave me tela s’i hiqeshin prej syve te verdhat kaçurrela.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROVENA DILO: SA HERË TË KAM PRITUR…(TEKSTI DHE KËNGA)

    Sa herë të kam priturtek vendi që ne dimë.Mes shiut rrëke,kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronime s’ndjenim ne vetmi.Vetë më mësovese dashuria ka diell dhe në shi.Vetë më mësovese dashuria gjithë qiellin ka çati.

    Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.

    E zgjatëm duart, përkulëm degët,por kokrra s’morëm dot.Ty të mos kisha pranë ato çastee etur do të ndjehesha edhe sot.Ty të mos kisha pranë ato çastee etur do të ndjehesha dhe sot.

    Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë“Vallë dashuria a deti ka më thellësi?”Pastaj i dashur kokën mbështete,përgjigje prisje kot.S’di në ç’thellësira humba e tëra,por di se s’dilja dot.

    Kliko për tekstin e plotë dhe për ta dëgjuar këngën KETU

  • Sekretet e “Bohemian Rhapsody”: Historia, kuptimi dhe lidhjet e fshehta

    Sekretet e “Bohemian Rhapsody”: Historia, kuptimi dhe lidhjet e fshehta

    Më 31 tetor 1975, bota dëgjoi për herë të parë “Bohemian Rhapsody”, kryeveprën e Freddie Mercury-t dhe grupit Queen. Në vitin 2018, filmi biografik i Queen-it u publikua pikërisht në këtë datë, si homazh për momentin historik.

    Titulli i këngës kombinon dy koncepte: “Rhapsody” , një formë muzikore e lirë, e ndarë në pjesë të ndryshme dhe “Bohemian” term që lidhet me figurën e lirë e rebele, por edhe me historinë e Faustit, personazhit që i shet shpirtin djallit në veprën e Goethe-s.

    Sipas interpretimeve, kënga është një rrëfim metaforik për jetën e vetë Freddie Mercury-t, ndarë në shtatë pjesë muzikore: nga balada e butë, te opera dramatike dhe kulmi rock. Teksti përshkruan një njeri që bën një “pakt me djallin”, përballet me frikë, faj dhe shpëtim shpirtëror. Referencat përfshijnë figura biblike, opera klasike dhe simbole të numerologjisë – kënga zgjat 5 minuta e 55 sekonda, një numër që lidhet me transformimin shpirtëror.

    “Bohemian Rhapsody” nuk është thjesht një këngë, por një udhëtim artistik i mbushur me simbole, që ka fituar statusin e kryeveprës së muzikës moderne dhe është votuar shpesh si kënga më e mirë e të gjitha kohërave./KultPlus.com

  • Kënga e Naim Krasniqit kushtuar Vaçe Zelës: Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte

    Kënga e Naim Krasniqit kushtuar Vaçe Zelës: Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte

    Muzika: Naim KrasniqiTeksti: Ekrem Kryeziu

    Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patënIshin zogj të diellit, por e puthën natënKu u lindën, jetuan pa fluturuarPrandaj jeta u shkoi pa e shijuar

    Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonteSe shpirti e lypte, që dikush të këndonteO robit për liri t’ja ngallte mallinMe kënge zemre t’ja qante hallin

    Na fale shpirtin e njomë, këngën na faleNga skena jehonte aj’ zá në fush’ e maleO Vaçe Zela k’saj toke të plaguarJetë i dhurove, e mbajte të zgjuar

    Ndonëse moj motër ty të lindi nataZërin nuk ta ndali stuhia dhe dallgaNë kafaz e mbyllur na këndoveDhe shpresën ndër ne e gjallërove

    Kënga jote në çdo anë jehoiTë bukurën tek ne ajo e shpëtoiO të duan në Kosovë si ujt e DrinitO ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NAIM KRASNIQI: SHIU I VERËS,SHI I NGROHTË I DASHURISË… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Dyzet gërsheta t’i numrova,dhe të ngroha n’gjirin tim,kur si pëllumba nga shiu i verës,u strehuam nën çati.

    Shiu i verës floktë m’i lagu,vetëm buztë m’i lage ti,sa shumë të doja,vetëm kur thoshe…

    Këngën e plotë e gjeni KËTU

  • Kënga e ushtarëve Ilirë me të cilën marshonin në luftë

    Kënga e ushtarëve Ilirë me të cilën marshonin në luftë

    Kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez te vitit 1888.

    Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire. Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

    Nga: Aurenc Bebja

    Ja kënga në vijim: “Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë, Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë! Të mprehim kosat, të mprehim shpatat! Të shporrim armikun nga këto toka! Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë Atdheut të heronjve! Me kosë të vrasim këtë grabitës, Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona! Oh ! Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona! Që secili…(Refren) Nëse bisha çel kthetrat e saj, Iliri me grusht e shtrin për tokë ; Nëse gjarpëri krenar e ngrenë kokën ndaj tij, Iliri, këmbëzbathur, e shkel. Që secili…(Refren) Kur era e veriut, e tërbuar, Copëton lisin e vjetër, Zemra shtendoset në gjoksin tonë! Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur! Që secili…(Refren) Kur dridhen skajet e botes..Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell, Dhe kur toka hap barkun e saj, Iliri i lumtur këndon këngën e luftës. Që secili…(Refren) Iliri, të huajin e sulmon me thikë, Vetëm kur duhet të mbrojë vëllaun e tij! Kurrë frika nuk ia ul kokën, Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë! Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë Atdheut të heronjëve”

  • ‘’Jam Arbënesh, jam Arbënesh!..’’ Këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës

    ‘’Jam Arbënesh, jam Arbënesh!..’’ Këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës

    Trungu & InforCulture sjellë dy këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës të shkëputura nga libri ‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”. Njëra këngë ka tematikë për vendlindjen ndërsa kënga tjetër është kënduar për luftën, ku në të përmendet edhe emri i Skënderbeut. /InforCulture.info

    Këngët për vendlindjen

    Duhet të jetë doemos shumë e vjetër kënga Zogu i verës, e cila edhe sot e kësaj dite këndohet shpesh në këtë vend. Siaps dëshmisë së Ana Bajllos, e lindur në Kotllar, këtë  këngë ajo e kishte dëgjuar nga babai i saj dhe duke pasur parasysh se në vitin 2010 i kishte 93 vjet, mund të konkludohet se kënga i takon grupit të këngëve të vjetra burimore popullore në Arbënesh.

    Kënga është:

    Zogu i verës

    Zogu i verës ko këndua

    Në livadë në fusha jon,

    E gji jeta ka diktua

    Se ne jena Arbënesh.

    Jam Arbënesh, jam Arbënesh!

    Mo kanda ven, mo kanda ven,

     Gjipër në brombje i de

    Né shpi po shkoj me flet.

    Kanga e luftës

    Atje larg në fush të malit

    Ku po kalbenj djelmet të ri

    Nana kjohet shoqnis të soj

    Çish fumit kan dek në luft

    Atje me ta ka dek Skenderbeu

    Çish po si s’ka pat të gjall

    Mos digoni fjal të hallkut

    Se ata flasin keç për ne

    Se na jena Arbënesh

    E dekna për Shipni!

    Këtë këngë e ka recituar Efa Marshan, kurse e ka shënuar Ginafranco Kotllar.

    (‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”) /Trungu & InforCulture.info

  • Kiara Tito drejt prezantimit të “Kënga Magjike 2025”?

    Kiara Tito drejt prezantimit të “Kënga Magjike 2025”?

    A do të jetë Kiara Tito prezantuesja e edicionit të ardhshëm të “Kënga Magjike”? Kjo pyetje ka filluar të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale pas një videoje që ka bërë xhiron ne rrjet, ku Kiara dhe Luizi, shfaqen në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij.
    Në video, Luizi dëgjohet duke thënë me ironi karakteristike:
    “E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”

    Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, duke shtuar dyshimet se ndoshta Kiara mund të jetë në bisedime për të qenë pjesë e prezantimit të festivalit të njohur muzikor në vitin 2025.

  • Kjo është kënga e vjetër arvanitase që i mbijetoi kohës

    Kjo është kënga e vjetër arvanitase që i mbijetoi kohës

    Gjuha shqipe e dokumentuar e Buzukut, është përplasur me dallgët titanike të zhdukjes. Ndërsa dyndjet e shqiptarëve, janë në këngët heroike të popullit, përcjellë brez pas brezi.

    Të vendosur në Greqi gjatë mesjetës, arvanitasit ishin element dominant i popullsisë në disa rajone të Peloponezit dhe Atikës, deri në shekullin e XIX. Me gjithë përpjekjet e parreshtura për asimilimin e tyre, legjendat e këngët e lashta ende këndohen.

    Mes shumë studiuesish, Aristidh Kola do të ishte një zë i fortë i historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve në Greqi.

    “Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitët myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos” dhe të dytët helenë, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero kombëtar.” –  do të shkruante ai.

    Ndërsa kjo këngë e vjetër arvanitase, është ruajtur ndër breza. Ishte Panagis Pappas (1880-1976), arvanitas nga Elefsina (Eleusis), i cili e mësoi atë nga e ëma, ndërsa ajo vetë e kishte mësuar nga kapiteni Anagnostis, luftëtar i Pavarësisë së Greqisë, më 1821.

    Kënga e vjetër, thotë:

    Arvanitet të këndonjëngluhën mos e harronjën.Gjigju si këndon ai plaku,shih se si lëvis ai gjaku.Golë me golë e bahet jeta,bahetë më këngë të drejta.Arvaniti s’mund të shkruon,me këndim të gjitha i ruon.Gluha e pashkruar shuhet,vëtëmë me këngë ruhet.

    Disa nga fjalët e sjella në shqipen standarde:

    këndonjën = këndojnëgluhën = gjuhaharronjën = harruargjigju = dëgjolëvis = lëvizjegolë = gojëbahet (ë) = mbahetshkruon = shkruaj——————————

    Lexo edhe:

    NA DUHET NJË ANTOLOGJIA E NAIMIT DHE FISHTËS/PLOTËSON NJË MUNGESË, ËSHTË NJË IDE BASHKUESE !