Tag: kënga

  • Fisnikët: Pse po më qortoni zotëria juaj… (teksti dhe kënga)

    Fisnikët: Pse po më qortoni zotëria juaj… (teksti dhe kënga)

    Pse po më qortoni zotëria juajvajzën tuaj e dua dhe për të vuaj

    Më quajtët huligan dhe shkatërraq, dhe shkatërraqthe s’je për vajzën time ore rrugaç, ore rrugaçkur thëras në telefon shanë e bërtet, shanë e bërtetvajzën tuaj se lëshoni në qytet, në qytet.

    Pse po më qortoni zotëria juajvajzën tuaj e dua dhe për të vuajpse s’po na lejon të lutem më thuajdhe kur ajo më don zotëria juaj.

    Më quajtët të sëmurë dhe të marrë, dhe të marrëthe ti s’ke shtëpi more qyqar, more qyqarpor unë kam zemër të çiltër e shpirt fisnik, shpirt fisniknuk jam si ti i egër dhe pasanik, dhe pasanik.

    ObserverKult

    ————————

    Kliko edhe:

    FISNIKËT: VALCERI I FUNDIT ËSHTË KY PËR NE…(TEKSTI DHE KËNGA)

    FISNIKËT SHQIPTARË TË SLLOVENISË, CILA ËSHTË LIDHJA E TYRE ME SKËNDERBEUN?

  • “Të deshta me hakikat”, kënga e njohur vjen e interpretuar nga Riza Bytyqi (teksti dhe video)

    “Të deshta me hakikat”, kënga e njohur vjen e interpretuar nga Riza Bytyqi (teksti dhe video)

    Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Riza Bytyqi këngën “Të desha me hakikat“

    Të deshta me hakikatTë çmova mikesh të shtrejtë. Mir’po paskem qenë pa fat, e amanMa punove pa të drejtë.

    Me gjithë zemër unë të deshaSi njeri me mirësi.Disa herë unë të buz’qesha amanMe mallin e djalit t’ri.

    Një kujtim që ma ke dhanë-ePo e ru’j me dashuni.Do ta kujtosh fukaranë, e amanMegjithë se m’ke marrë mëni.

    Nuk e di se t’kam bezdisëUnë të pata me kimet.Qofsh e lumtun ti moj mike, amanPër mu’ si të jetë kismet.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    RIZA BYTYQI: VINË VAPORAT, MOJ NANË, BREGUT DETIT… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Lexo edhe:

    HISTORIA INTERESANTE, JA SI U KRIJUA KËNGA E FAMSHME “LULET E MAJIT”

    Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, në të vërtetë kënga e ka një autor dhe ky është kompozitori Pjerin Ashiku.

    Dikur, luhej në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në gjimnaz, në lulishtet popullore ndërsa gjatë verës çiftet pinin birrë, në dasmat tradicionale që gjithmonë gjenin një hapësirë që kabanë me klarinetë ta ndërprisnin dhe të fusnin “Lulet e majit”, ajo luhej gjithmonë dhe këndohej nën buzë, si një premtim për dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

    Njerëzit ‘shkriheshin’ nën tingujt e kësaj muzike të embël, akujt e zemrës shkrimin dhe gjithçka bëhej më romantike dhe nostalgjike njëkohësisht. Nuk e teprojmë nëse themi se kjo këngë magjike u bë hymn i dashurive të asaj kohe.

    Ajo kishte marrë zemrat e të gjithëve dhe sidomos të shkodranëve. Po cila është historia e saj?

    Ku lindi ajo dhe si u përhap me aq shpejtësi në të gjithë vendin?

    Kënga lindi në Pijacën e Shkodrës, shëtitoren që përbën krenarinë e këtij qyteti, tempull i qytetarëve të saj, të cilët ndërtuan fatet e tyre në Pijacën e famshme.

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • “Do të vijë edhe dita e drejtësisë“, del kenga e re edhe për Belinda Ballukun

    “Do të vijë edhe dita e drejtësisë“, del kenga e re edhe për Belinda Ballukun

    Numri dy i qeverisë, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK.
    Ditën e hënë ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati, ku me gjasa do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët.
    Për këtë lajm që duhet që ka ngjallur mjaft reagime ne rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe këngët të dedikuara për këtë ngjarje të bujshme.

     

  • G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale

    G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale

    G Bani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të anullojë pjesëmarrjen e tij në festivalin “Kënga Magjike”, pas mospërfshirjes në spotin publicitar zyrtar të emisionit në TV Klan.
    Në reagimin e tij, ai u shpreh se ky vendim vjen për arsye parimore dhe theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të ruajtur dinjitetin personal e profesional.
    “Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të ‘Këngës Magjike’ në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du’ të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj,” – shkruan ai.
    Artisti shtoi gjithashtu se nuk do të tolerojë sulme personale nga publiku apo kolegët nën pretekstin e “krijimit të artit”, duke theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.
    “Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon,” – përfundoi ai.
    Ky reagim ka tërhequr vëmendje në rrjete sociale, pasi G Bani është një nga emrat e njohur që gjithmonë ka shprehur hapur mendimet e tij për industrinë muzikore shqiptare dhe mënyrën se si trajtohen artistët.

  • Kënga e paharruar e Agron Berishës: Sonte në natë të errët të kujtoj (teksti dhe kënga)

    Kënga e paharruar e Agron Berishës: Sonte në natë të errët të kujtoj (teksti dhe kënga)

    Sonte në natë të errët të kujtoji trazoj ëndrrat të këtij qytetitë qytetit ku jama m’besonunë i thërras në argëtim.Ëndërr, o ëndërrdëshirën ti çoja asajdhe thuaj më të dashurësse unë një ditë do të kthehem në atdhe.Ndonëse jam ndjerë i vetmuarnë atdhe kam dëshirë për të takuara m’beson a m’besonUnë të thërras në argëtim.E dashur këtu jam i vetmuarnë qytet të huaj larg prej tejelarg prej dëshirës por zemrat bashkohenpres me mall që të kthehem në atdhe.

    ObserverKult

    ———————–

    Lexo edhe:

    Agron Berisha: Vetëm 5 minuta (teksti dhe kënga)

  • Jusuf Gërvalla: Ikën zogjtë e vajtën, bilbilat seç heshtën (Teksti dhe kënga)

    Jusuf Gërvalla: Ikën zogjtë e vajtën, bilbilat seç heshtën (Teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Kënga e bilbilit” të Jusuf Gërvallës!

    A, kjo anë e lumitka bilbila shumë.Pritëm bandill, pritëmjam e vogël shumë.

    Fusha na bën lule,mali bën furtunë.Pritëm bandill, pritëmsa të rritem unë.

    Ç’u dehën bilbilat,koha m’erdhi mua.Merrëm bandill, merrëm,në krahët e tua.Malit mbledhim lule,malit thithim shqotë.Po ç’na duhet tjetër,vallë në këtë botë.

    Ikën zogjtë e vajtën,bilbilat seç heshtën.Ngrohmë bandill, ngrohmë,se na zuri vjeshta.

    Malet mbuloi bora,fushës lulet ranë.Sa shpejtë frynë kjo jetë,vallë n’ëndërr e pamë.

    Ç’u dehën bilbilat,koha m’erdhi mua.Merrëm bandill, merrëm,në krahët e tua.Fushës mbledhim lule,malit thithim shqotë.Po ç’na duhet tjetër,vallë në këtë botë.

    ObserverKult

    ——————-

    Lexo edhe:

    FITNETE REXHA: ÇOVA LARG O MENDT’ E MIA (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Kënga me Tepsi – Thjeshtësia që u bë Traditë

    Kënga me Tepsi – Thjeshtësia që u bë Traditë

    Në mozaikun e pasur të muzikës popullore shqiptare, ndër elementet më të veçantë që dallojnë për origjinalitet është kënga me tepsi. Ajo përfaqëson një shprehje të pastër të shpirtit krijues të shqiptarëve, që edhe në mungesë të instrumenteve muzikore, arrinin të kthenin një objekt të zakonshëm shtëpiak në mjet arti.

    Tradita e këngës me tepsi është e përhapur kryesisht në veriun dhe verilindjen e Shqipërisë – në zona si Kukësi, Dibra, Hasi, Puka e Mirdita. Tepsia metalike, e përdorur zakonisht për gatim, kthehej në një instrument muzikor të rastit, veçanërisht në dasma, ahengje dhe mbrëmje familjare, ku duhej të krijohej atmosferë por mungonin mjetet muzikore profesionale.

    Në thelb, kënga me tepsi është një këngë solistike, që shpesh shoqërohej nga ritmi i prodhuar duke rrahur tepsinë me duar, gishta ose ndonjëherë me lugë. Tingulli i saj metalik, i fortë dhe kumbues, sillte një ritëm të ngjashëm me daullen e vogël dhe krijonte sfondin mbi të cilin ndërtohej kënga.Meloditë shpesh ishin lirike, epike apo satirike, me vargje të thjeshta dhe të përshtatura në vend, ku rolin kryesor e kishte fjala dhe interpretimi. Në shumë raste, kënga me tepsi bëhej pjesë e garave muzikore apo të improvizimeve ku këngëtarët tregonin shkathtësinë e tyre.
    Një tipar i rëndësishëm është fakti që kënga me tepsi nuk ishte e kufizuar vetëm tek burrat. Shpeshherë gratë në mjedisin familjar merrnin pjesë duke rrahur tepsinë dhe duke kënduar, sidomos në raste festive. Kjo e bënte traditën më gjithëpërfshirëse dhe një shprehje kolektive të jetës së përditshme.

    Kënga me tepsi nuk është vetëm një formë argëtimi, por një dëshmi e shpikësisë popullore dhe e lidhjes së ngushtë mes kulturës materiale dhe asaj shpirtërore. Ajo tregon se si shqiptarët, edhe në rrethana të thjeshta, dinin të gjenin mënyra për të mbajtur gjallë festën, këngën dhe gëzimin.
    Studiues të muzikologjisë, si Ramadan Sokoli, e kanë përfshirë këtë dukuri në analizat e tyre për trashëgiminë muzikore shqiptare, duke e parë si pjesë të repertorit të këngës popullore urbane dhe fshatare. Sot, kënga me tepsi është më pak e pranishme në jetën e përditshme, por mbetet një trashëgimi e çmuar që meriton të dokumentohet dhe të ruhet.
    Kënga me tepsi është simbol i thjeshtësisë që bëhet art. Ajo dëshmon se kultura shqiptare është e aftë të nxjerrë bukuri edhe nga më e zakonshmja, duke e kthyer një objekt të kuzhinës në instrument muzikor dhe një mbrëmje të zakonshme në festë. Nëse sot dëgjohet më rrallë, mbetet ende një nga gurët e çmuar të mozaikut të trashëgimisë sonë kulturore. /Trungu & InforCulture

  • “Mallëngjimi”, kënga e njohur e Muharrem Qenës (teksti dhe video)

    “Mallëngjimi”, kënga e njohur e Muharrem Qenës (teksti dhe video)

    “Mallëngjimi”, këngë e kënduar nga Muharrem Qena

    O vendi im!Të thërras unë me mall,Këtu jetë më nep vetëm kjo kangë,se anë e kand, kudo që kërkojpa si ty të dashtun nuk gjej.Ku janë ato fusha, ku ato kaçubaVajza të bukura,si n’vendin tim kund nuk ka.I huaj jam!Dashuni nuk kamPër mue nuk lind dielli mëO vendi im!Përbuzje ku s’ka,si të lashë e dola në mërgim.O Sharr o baba im,Gërmi pushimi im,Adriatiku im,Tash vetëm po ju kujtoj.

    ObserverKult

    ———————–

    Nga po ky këngëtar:

    Muharrem Qena: Lamtumirë ti e bukra vashë (teksti dhe kënga)

    Lamtumirë ti o e bukra vashëunë do t’vete tash o hije n’vend të largët.

    Më vjen keq vasho që nuk u pamëdhe pa m`dhan besë vashëna duhet me u nda,por besoj se netët nuk na janë harrut’përqafum që i kemi kalu…

    Këngën e plotë e gjeni KËTU

    MUHARREM QENA: A THU ASHT’ MA LEHTË PA DHIMBJE (TEKSTI DHE KËNGA)

    A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje,A thu ma bukur pa lot,A thu ti ke me u kthye,Dhe prapë me qenë na të dy?

    A thu më është fati i tillë,A thu gjithmonë me vujtje,A thue ti do t’më kthehesh,Dhe prapë me qen na të dy?

    Këngën e plotë e gjeni KËTU

  • Historia interesante, ja si u krijua kënga e famshme “Lulet e majit”

    Historia interesante, ja si u krijua kënga e famshme “Lulet e majit”

    Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, në të vërtetë kënga e ka një autor dhe ky është kompozitori Pjerin Ashiku.

    Dikur, luhej në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në gjimnaz, në lulishtet popullore ndërsa gjatë verës çiftet pinin birrë, në dasmat tradicionale që gjithmonë gjenin një hapësirë që kabanë me klarinetë ta ndërprisnin dhe të fusnin “Lulet e majit”, ajo luhej gjithmonë dhe këndohej nën buzë, si një premtim për dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

    Njerëzit ‘shkriheshin’ nën tingujt e kësaj muzike të embël, akujt e zemrës shkrimin dhe gjithçka bëhej më romantike dhe nostalgjike njëkohësisht. Nuk e teprojmë nëse themi se kjo këngë magjike u bë hymn i dashurive të asaj kohe.

    Ajo kishte marrë zemrat e të gjithëve dhe sidomos të shkodranëve. Po cila është historia e saj?

    Ku lindi ajo dhe si u përhap me aq shpejtësi në të gjithë vendin?

    Kënga lindi në Pijacën e Shkodrës, shëtitoren që përbën krenarinë e këtij qyteti, tempull i qytetarëve të saj, të cilët ndërtuan fatet e tyre në Pijacën e famshme.

    Pasi Pijaca ishte rruga ku hidheshin shikimet e para dhe shkëndijat e të rinjve ndizeshin. Në këtë Pjacë kanë lindur mijëra këngë nga kompozitorë të ndryshëm shkodranë.

    Aty, në Pijacë jetonte edhe kompozitori Pjerin Ashiku që përnatë dilte para atij që të gjithë e njihnin si “Dyqani i valutës”, duke përjetuar botën mistike të tingujve dhe melodive.

    Si përherë, në krah të tij qëndronin dy aktorë briliantë të humorit shkodran, Tano Banushi dhe Bik Pepa. Aty ai pa një vajzë që për kompozitorin, kishte një vend shumë të rëndësishëm, aq sa ai i kushtoi një këngë.

    Po kush ishte ky njeri që nxorri këtë këngë perlë e cila i ka rezistuar kohës për gjysmëshekulli dhe bëhet përditë më e dashur dhe më e kërkuar?

    Pjerin Ashiku lindi më 1926 në qytetin e Shkodrës, në një familje të vjetër dhe me tradita shkodrane. Familja e tij bënte pjesë në ato familje që kanë kultivuar kulturën në Shkodër. Kur ishte ende i vogël, i dhurojnë një kitarë dhe një fizarmonikë, të parat që kishin ardhur në Shkodër.

    Që në rini aktivizohet me orkestrën muzikore. Duke pa se ishte talent në muzikë, prindërit e fusin me marrë mësime muzike në violinë, por shumë shpejt u dallua si talent i lindur e shumë premtues në kitarë e fizarmonikë, instrumenta të cilat gjatë gjithë jetës do ta shoqëronin në krijimtarinë e tij muzikore.

    Shpejt u bë mik me artistët e qytetit, instrumentistë, kompozitorë, poetë dhe aktor. Por, për nevoja ekonomike ndërpret tërë aktivitetet muzikore dhe punon si punëtor në fabrikë duke drejtuar edhe trupën e Estradës, ku caktohet drejtues i saj. Me krijimin e Estradës së Shkodrës caktohet me orkestrën e saj.

    Krijoi parodi të shumta dhe kompozoi shumë këngë të paharrueshme që këndohen edhe sot, mbështetur kryesisht në motive popullore shkodrane.

    Krijimtaria e mirëfilltë muzikore e kompozitorit Pjerin Ashikut përfshin 140 këngë, e shumë parodi e intermexo muzikore.

    Këngët e tij janë kënduar me sukses në Dekadat e Majit si përshembull këngët “Një zog i vogël” dhe “Ermira” , ai ishte autor i këngëve si “Trotuari i qytetit tim”, “Çilma shtegun”, “Det e dashuri”, “Miri i vogël”, “Kukulla”, “Valbona”, etj. Shumë prej këngëve nuk iu njihej autorësia, megjithëse ishin këngë të Pjerin Ashikut. Ata bëheshin përnjëherësh të dashura për publikun dhe këndoheshin kudo.

    E tillë është kënga “Lulet e majit” e cila nisi si histori personale e dashurisë dhe përfundoi rrugëve të Korçës si serenatë. Duhet pranuar me gojë plot se Pjerin Ashiku është autori dhe kompozitori i këngës brilante “Lulja e Majit”, një nga perlat e muzikës shkodrane dhe shqiptare. Kënga mban të shënuar vitin 1954.

    Ka vite që muzikanti i talentuar shkodran është larguar nga kjo jetë, por ka lënë pas një krijimtari të jashtëzakonshme artistike.

    Duke dëgjuar këngën e tij të interpretuar nga këngëtarë të ndryshëm në vite por ndryshe nga versioni origjinal, Pjerin Ashiku në ditë e fundit kur ishte i shtrirë në shtrat dhe Tonin Tërshana i shkoi për vizitë i la amanet që ta këndonte ne versionin origjinal.

    “Lulet e majit” është më e bukura këngë e Pjerin Ashikut dhe ndër më të bukurat këngë të muzikës shqiptare.

    Tingujt e saj të vihen mbrapa dhe të shoqërojnë gjatë gjithë Pjacës së qytetit të Shkodrës, si hije të ëmbla./albanian.cri.cnObserverKult

    Lexo edhe:

    PJERIN ASHIKU: LULET E MAJIT (TEKSTI DHE KËNGA)

    Lulet e majit

    Një ditë t’bukur maji ty t’hetova,mshehë ndër gema t’shpeshta tek nji lule.Plot me andje n’zemër të kundrova,deri sa nji ditë n’dorë mu përkule.

    Por tashma je vyshkë për mue s’ke vlerë,fletë e tueja per mue ma s’kan’ erë.Nuk je lulja e bukur e ditës majit,por je lulja n’zemër time’ e vajit.

    Ishe ti ma e mira ndër të tjera,lule ‘ bukur, e vogël plot ngjyra.Pse fletë tueja lule’ i treti era,pse kaq shpejt n’pranverë ty t’ka ndrrue fëtyra?

    Por tashma je vyshkë për mue s’ke vlerë,fletë e tueja per mue ma s’kan’ erë.Nuk je lulja e bukur e ditës majit,por je lulja n’zemër time’ e vajit.

    Do t’kujtoj përherë moj lule e vyshkun,ndon’se gjindem larg tashma prej teje.Veç për ty do t’vuej n’zemër tuj heshtun,pse kujtim gjithmonë jeton pranë meje.

    Tekstin e këngës dhe videon mund ta shihni KËTU:

    ObserverKult