Nga Julia Vrapi
“Kënga e mjellmës”, cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert, vjen premierë absolute në skenën tonë. Koncerti këtë nëntor është pjesë e kalendarit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe premton të sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore. Përgjatë këtij sezoni artistik në skenë në këtë teatër janë vënë shfaqje, zhvilluar edhe koncerte të ndryshme, ku pjesë e programit artistik është dhe koncerti vokal-instrumental “Kënga e mjellmës” nga cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert, që shënon premierën absolute në Opera. “Një cikël lindesh me poezi nga Rellstab, Heine dhe Seidi, në një mbrëmje ku çdo notë tingëllon si një rrëfim i sinqertë, i brishtë dhe thellësisht njerëzor”, thuhet nga teatri. Koncerti vokal instrumental do të jetë mbrëmjen e datës 25 nëntor. Premiera “Schwanengesang: Kënga e mjellmës” sjell në skenë baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi.
Dy artistët kanë pasur dhe më parë bashkëpunime do të rikthehen në skenë me“Schwanengesang:Kënga e mjellmës”, që është titulli i një koleksioni këngëshshkruar në fund të jetës së tij. Bariotni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi do ti japin jetë këtij cikli, duke sjellë në skenë thellësinë, elegancën dhe emocionin e një muzike që i flet dhimbjes, qetësisë dhe dashurisë në secilin lied. Franz Peter Schubert ( 31 janar 1797 – 19 nëntor 1828) ishte një kompozitor austriak. Schubert la gjurmë të mëdha në historinë e muzikës botërore, duke u përjetësuar përmes kompozimeve të tij. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë dhe “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano. Pas këtij koncerti që do të jetë mbrëmjen e datës 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit programi artistik këtë sezon do të sjellë dhe të tjerë koncerte për publikun.
“Kënga e mjellmës” në skenë pas veprës “Mullixhesha e bukur”
“Kënga e mjellmës”, cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert këtë nëntor premierë në Opera, ku dy artistët janë prezantuar dhe me të tjerë koncerte premierë më parë nga krijimtaria e këtij kompozitori.“Mullixhesha e bukur” e Franz Schubert, një nga kryeveprat e muzikës vokale të dhomës së periudhës romantike solli një natë magjike në muajin qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit u shfaq për herë të parë në skenën shqiptare. Një rrugëtim nga ëndrrat në humnerë, i thurur me delikatesën dhe forcën e muzikës së Franz Schubert-it, bashkoi sërish baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi në një natë, ku muzika u ndie në çdo notë të saj.
Në këtë vepër muzika e kompozitorit Franz Schubert shpalosi një histori dashurie të pafat, me një thellësi emocionale që prek çdo shpirt. Një djalosh i ri ndjek rrjedhën e një përroi dhe përfundon në një mulli, ku bie në dashuri me vajzën e mullixhiut. Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Wilhelm Müller-it, që sjellin një tregim të ndjerë poetik. Por ndërsa në muajin qershor në aktivitetin artistik erdhi “Mullixhesha e bukur”, në muajin shkurt, të dy artistët sollën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit “Rrugë dimërore” të po të njëjtit autor.
Tag: kënga
-

“Kënga e mjellmës” testamenti i fundit artistik i Franz Schubert, koncert premierë në Opera
-

“Kaçurrelat e tu”, kënga për dashurinë e humbur u krijua në ditët e fundit të jetës së tij… vdiq në burgun komunist
Fati tragjik i kompozitorit shkodran Gac Çuni dhe disa vargje dhimbjeje të Arshi Pipës: Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë; mâ s’ta gjegja zanin, mâ nuk t’ndesha jashtë! N’imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë;Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?;Fshâj nji kangë lirije qi t’u mbyll n’krahanuer!
Disa tinguj të lehtë, me një melodi melankolike, nisin të thyejnë ngadalë heshtjen nëpër qelitë e burgut të Burrelit, një natë pranvere të vitit 1956.
Ishte zëri i Gac Çunit, djali shkodran që po jetonte ditët e fundit të jetës së tij, në qelinë e burgut të Burrelit.
Kënga nisi të ngjallë shpirtrat e burgosur të atyre njerëzve, që po vuanin pa faj nëpër qelitë e atij burgu.
Kënga e fundit, melodia e fundit e djalit të ri.
I kushtohej dashurisë së tij të humbur, vajzës shkodrane me kaçurrela, që kishte mbetur imazh i largët për zemrën e djalit të burgosur.
Kaçurrelat e vajzës së bukur që kishte qenë dashuria e tij platonike, që do të mbetej në mendjen dhe zemrën e tij, si një hije që endej nëpër rrugicat e bukura të qytetit, atje ku Gaci kishte jetuar ato pak vite rinie, i lirë.
Unë pa ty jam i vetëm…. Unë pa ty jam i tretun…. Gjithmonë kam me të kujtu… Skam me te harru moj kaçurrele Kaçurelat e tu…
Përmes vuajtjeve që i sillte tuberkulozi, kur villte gjak e rënkonte papushim nga dhimbja, ai kompozoi aty nëpër qeli, këngën për dashurinë e humbur “Kaçurrelat e tu”.
E këndoi menjëherë, duke e ndarë me bashkëvuajtësit e tij brengën për dashurinë e tij të humbur.
Ai ishte mësues dhe kompozitor i talentuar i brezit të tij. Gac Çuni lindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër.
Pas diplomimit, punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur dhe se kishte komunikuar dhe ndihmuar dajën e tij, që ishte asokohe i arratisur si antikomunist, në malet e Dukagjinit.
Akuzohej gjithashtu, se kishte pasur lidhje me një klerik patriot, si Pader Çiril Cani, kur ai ishte me shërbim në Koplik, atje ku Gaci kishte qenë mësues.
Në akuzën e sigurimit të shtetit, thuhej se Gac Çuni nuk e kishte dashur komunizmin… Se i kishte shkruar një letër dajës së tij në malet e Dukagjinit dhe e kishte ndihmuar atë, me ushqim e rroba për të mbijetuar nëpë ato male.
Arshi Pipa kishte qenë mësues i tij, por edhe bashkëvuajtës, nëpër kampet e burgjet komuniste.
Gac Çuni dha shpirt në burgun e Burrelit, përmes dhimbjes së papërshkrueshme nga sëmundja e rëndë e tuberkulozit, për të cilën autoritetet e burgut, ndaluan ndihmën mjekësore.
Dha shpirt, ashtu i drobitur nga sëmundja e rëndë, larg familjes e shoqërisë, larg “kaçurrelave të saj”.
Kur vdiq Gac Çuni, mësuesi dhe bashkëvuajtësi i tij Arshi Pipa, shkroi:
«Elegji për Gac Çunin».
Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin! Banja t’madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin! Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë! Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t’Bedenit, fill andej përplasun brrakave t’liqenit; ra e u’mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati, s’ishte për tê kazma, s’ishte për tê shati Se ktij qielli i fali çka s’i dha secilit: frymën e muzikës, zanin e bilbilit. Oh sa herë ndër muzgjet e robnis ai zâ Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bâ Dridhej nën zâ letas, mallshëm, melodija, tash ndër kangë shkodrane, tash n’Ave Maria. Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin Tretun ndër kujtime t’ambla qi ato zgjojshin… Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë, mâ s’ta gjegja zanin, mâ nuk t’ndesha jashtë! N’imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân? Fshâj nji kangë lirije qi t’u mbyll n’krahanuer! nji jetë artisti qi pa fryt u-buer! Fshâj e përmbas teje le t’ankojë shoqnija qe na njofti vlerën, mbarë t’ankojë rinija!
Shënim: Informacioni është marrë në artikullin me titull: Requiem për Gac Çunin, botuar nga: adiandradia.com, me autor Pjetër Pepa./Kujto.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FREDERIK E ALISA NDOCI: KAÇURRELAT E TU (TEKSTI DHE KËNGA)
Kaçurrelat e tu, Teksti e muzika: Gac Çuni (1935 – 1949)
Natyra t’ fali, t’bardh porsi boraUn’ pëmbas tejet jeten e bora;Oh! Se dy sytë m’ i kan verbu,M’i kanë verbue, kaçurrelat,Kaçurrelat e tue.Aman kaçurrelat,kaçurrelat e tue.
O mi ke faqet, t’ kuq-o si gjaku,Se me ty vashë m’ ka zanë maraku;Oh! Se marakun moj ma kanë shtue,Ma kanë shtue moj kaçurrelatKaçurrelat e tu.Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu.
Tekstin e këngës mund ta shihni KËTU:
ObserverKult
-

Isuf Myzyri: Kur pata nji lule t’bukur (teksti dhe kënga)
Teksti i këngës “Kur pata nji lule t’bukur” e kënduar nga Isuf Myzyri
Kur pata nji lule t’bukurThashë se do ta kem përherëIku fluturoi si fluturEdhe s’mujta me i marr erëLulen n’dorë unë kur e pataKimetin nuk ia ditaVaj sa shpejt o, na u ngrys nataUnë këtë gja nuk e kam pritëLulja prej dorës ç’më doliE prej gjumi u kam çu’.M’la të shkretë o në mendimeAsnjiherë s’e kam harru
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
ORHAN PAMUK: DASHURIA ËSHTË DHIMBJE… DASHURIA ËSHTË LOT…
-

Pse Katy Perry vonoi publikimin e hitit të saj të ri? Një histori e ndjeshme pas Bloom
Katy Perry ka zgjedhur ta shoqërojë rikthimin e saj muzikor me një doze të fortë sinqeriteti. Kënga e saj më e re, “Bandaids”, e publikuar së fundmi, ka hapur diskutime për mesazhin emocional që mbart, por edhe për momentin personal që e frymëzoi. Pas ndarjes nga Orlando Bloom, këngëtarja 41-vjeçare pranon se procesi i publikimit nuk ishte aspak i lehtë.
Në një postim të ndjerë në Instagram, Katy zbuloi se kishte muaj që luftonte me idenë se a duhej ta nxirrte këngën, sepse ajo ekspozon një anë shumë të brishtë të saj. “Edhe pas kaq vitesh karrierë, të jesh e hapur dhe e ndjeshme mbetet gjë e vështirë. Por nëse kjo këngë i flet qoftë edhe një personi që po kalon të njëjtën gjë, atëherë ia ka vlejtur,” shkroi ajo, duke falënderuar fansat për reagimin e ngrohtë.
Pjesë e ndarjes së prapaskenave nga videoklipi, i cili mbart elementë simbolikë rreth shërimit pas një marrëdhënieje, Katy tha se “Bandaids” nuk është thjesht një këngë ndarjeje, por një mesazh shprese për ata që po mësojnë të rindërtohen pas dhimbjes emocionale.
Kënga vjen pak muaj pas përfundimit të lidhjes së gjatë me aktorin Orlando Bloom. Çifti, të cilët u lidhën për herë të parë në 2016 dhe patën ndërprerje të herëpashershme, mirëpritën në jetë vajzën e tyre Daisy Dove në vitin 2020.
Me “Bandaids”, Katy Perry duket se po zgjedh të rikthehet në muzikë duke vendosur gjërat në vendin e parë: artin e sinqertë që flet drejtpërdrejt zemrës. -

Këngë që s’harrohet/ Vaçe Zela: Moj e bukur Arbëri (teksti & video)
Ju ftojmë ta dëgjoni një nga perlat e kënduara nga e madhja Vaçe Zela këngën “Moj e bukur Arbëri”
Në breg pulëbardhat çajnë fluturimsi kënga jonë plot mall.Këndojmë nga larg me dashuri,moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë,sa kohë më nuk të panë?por sot si lule më je ti,moj Shqipëri.
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,N`mes deti me stuhi.Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,moj Arbëri!
Kjo kënga jonë, për ty përherëna djeg si zjarr në gji.Tek zjarri yt ne jemi përjetë,moj Shqipëri!
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
ObserverKult
Kliko edhe:
VAÇE ZELA: KUR BJEN FYELLI, ÇIFTELIA…(TEKSTI DHE KËNGA)
Kliko KETU për ta dëgjuar
Muzika: Pjetër GaciTeksti: Aleksandër Banushi
Kur bjen fyelli e çifteliaNatën deri vonëVet nga zemra knon malsiakrenaria jonëTi o fyell i barijve bukur po tingëllonSi kristalet nëpër krojeZëri yt buron
Bjeri çiftelisë o djalëkëngë e trimave ushtonkur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonëvet nga zemra knon malsiakrenaria jonë
Me dy tela çifteliekëngën do qëndisdo këndoj nëpër korijeshkrepave t’malsisëKënga ime dhe jehonamaleve t’ushtojtë gëzohen bjeshkët tona krenaria jonë
Bjeri çiftelisë o djalëkëngë e trimave ushtonkur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonëvet nga zemra knon malsiakrenaria jonë
ObserverKult
-

Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)
Ne ishim vetëm dy të panjohurqë ecnim bashkë nëpër natëunë çaja terrin ti yjet ndiqjedhe belbëzoje ngadalëTi më tregove se botën njihjepa tinguj zërash pa fjalëpor gjuha jote krejt me simboleme magjepsi në çastJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetësishtTi lotët s’njihje ti buzëqeshjetrishtimin mbysje në çastti dashuroje veç me vizionemallkojë heshtjen pa fjalëNjë thirrje të larget më pas dëgjuamti rende-rende drejt sajishte ëndërr shpresë ishte dehja joteune dhimbje ndjeva pas kësajJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetesisht.
ObserverKult
————–
LEXO EDHE:
Redon Makashi: Pse ke frikë, ti zemra ime (teksti dhe kënga)
-

Ju kujtohet Irma Libohova me: “Më dhe dritë nga syri yt…” (teksti dhe kënga)
Kënga “Më dhe dritë nga syri yt” e kënduar nga Irma Libohova, për herë të parë u interpretua në edicionin e 18-të të festivalit të RTSH-së, me tekst të Arben Dukës dhe muzikë të Agim Krajkës.
Kaltëron ky qielli ynëI qeshur vendi me lastare e gjethështë veshur plot me fllad edhe me erëPranverë, o mbi pranverë
Moj pranverë e vendit timKe ngritur shtatin dhe mendimin tonëKe rritur linde ti atë nëntorBinjake me lirinë
Ti më dhe gjak nga gjaku yt të jetoj,Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj,Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj,Ndaj gjer në shekuj të dashuroj
Gjer në qiell të jehojëGjithë bota këngën time ta dëgjojëSa e lumtur jam o që jetoj e punojNë këtë pranverë
Kaltëron ky qielli ynëI qeshur vendi me lastare e gjethështë veshur plot me fllad edhe me erëPranverë, o mbi pranverë
Ti më dhe gjak nga gjaku yt të jetoj,Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj,Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj,Ndaj gjer në shekuj të dashuroj
Gjer në qiell të jehojëGjithë bota këngen time ta dëgjojëSa e lumtur jam o që jetoj e punojNë këtë pranverë
ObserverKult
———————
Irma Libohova
Lexo edhe:
IRMA LIBOHOVA & BASHKIM ALIBALI: AH, KJO JETË GËNJESHTARE…(TEKSTI DHE KËNGA)
Në një tavernë të vjetërMe ty unë po vallëzojMes ritmit edhe zhurmësNjë tjetër po mendoj.Hopa-hopka ti me muaE unë me ty lodrojMë pyete “a të dua”Dhe unë them “të dashuroj”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

“Të desha me hakikat” kënga e njohur vjen e interpretuar nga Artiola Toska (teksti dhe video)
Të desha me hakikatTë çmova mikesh’ të shtrejtë. Mirëpo paskem qenë pa fat, e amanMa punove pa të drejtë…
Me gjithë zemër unë të deshaSi njeri me mirësi.Disa herë unë të buz’qesha amanMe mallin e djalit t’ri.
Një kujtim që ma ke dhanëPo e rujë me dashuni.Do ta kujtosh fukaranë, e amanMegjithë se m’ke marrë mëni.
Nuk e di se t’kam bezdisëUnë të kisha me kimet.Qofsh e lumtun ti moj mike, amanPër mu’ si të jetë kismet.
ObserverKult
Lexo edhe:
MANJOLA NALLBANI: NË ERRESIRË PA MBARIM… QAJMË TË DY (TEKSTI DHE KËNGA)
-

“Ta dish” fiton çmimin e parë në Festivalin e Këngës “Luleborë”
Pas dy netëve magjike në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, edicioni jubilar i festivalit të këngës “Luleborë” uli siparin e tij.
Kënga “Ta dish” u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e 10-të të Festivalit “Luleborë”. Kënga u interpretua nga Glerdit Turmetaj dhe ishte me muzikë dhe tekst të Leon Lekaj.
Edicioni i 10-të i “Luleborës” i paraqiti publikut 15 këngë të reja. Ky edicion solli emocione, art dhe mbi të gjitha muzikën qytetare shkodrane. Por ishte Glerdit Turmetaj ai që rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë, e cila përbëhej nga Osman Mula, Bashkim Alibali, Eli Fara, Armando Lika dhe Rosela Gjylbegu.
Drejtues artistikë të Festivalit të Këngës “Luleborë” ishin sopranoja Inva Mula dhe kompozitori dhe mjeshtri i korit, Zef Çoba.
Fituesi falenderoi organizatorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e veçanërisht publikun e mrekullueshëm të Shkodrës, që i dhuroi dashuri dhe mbështetje gjatë të dy netëve të festivalit. Kënga fituese u vlerësua për finesën melodike, emocionin e brendshëm dhe interpretimin plot ndjeshmëri.
ObserverKult
Lexo edhe:
SI E KUJTONTE E BIJA SAMI FRASHËRIN: “KUR MBARONTE KORRIGJIMET, PËRPLASTE TRI HERË DUART ME NJËRA-TJETRËN…”
-

Armend Rexhepagiqi: Çka do të ndodhë me ne? (teksti dhe kënga)
Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi). Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.
Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.
Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.
Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Çka do të ndodhë me ne”:
Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëPor nuk ndahemi edhe pse s’jemi të lumturSa herë unë të shikoj dhe ti kur më shikonunë ndihem aq keqPastaj të flas ngadalë edhe pse mirë e diSe fjalët asgjë nuk ndryshojnëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemi.Çka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet “m’fal”
Çka do të ndodhë me ne?
Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemiÇka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet m’falÇka do të ndodhë me ne…
Këngën mund ta dëgjoni KËTU
E përgatiti: K. B.- ObserverKult
————————
Lexo edhe:
ARMEND REXHEPAGIQI: KUR DASHURIA VDES… (TEKSTI DHE KËNGA)