Tag: kënetës

  • Rama ironizon deklarata për heqjen e nongrata të Berishës, kreu i qeverisë: Tjetër talljet e Bufit me lukuninë e kënetës

    Rama ironizon deklarata për heqjen e nongrata të Berishës, kreu i qeverisë: Tjetër talljet e Bufit me lukuninë e kënetës

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë paradite lajmet e shpërndara në rrjetet sociale për lejimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për të udhëtuar drejt SHBA-së.

    Rama shkruan se kjo është një tjetër ‘tallje e bufit me kënetën’, duke shtuar me ironi se “këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA”.
    “Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…
    Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • “Bufi i kënetës dhe Latifi”/ LaCivita i përgjigjet etiketimeve të Ramës me imazhin e miut në kthetra

    “Bufi i kënetës dhe Latifi”/ LaCivita i përgjigjet etiketimeve të Ramës me imazhin e miut në kthetra

    Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka vijuar “thumbimet” e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter). Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, pa asnjë koment tjetër.

    @ediramaal pic.twitter.com/qaAiOhhreU
    — Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) May 8, 2025

    Kjo nuk është hera e parë që LaCivita përdor llogarinë e tij personale në X për të sulmuar Ramën, të cilin e ka krahasuar me një mi, në përgjigje të etiketimit të kryedemokratit Sali Berisha si “bufi i kënetës” nga ana e kryeministrit. Megjithatë këto replika në distancë janë vijuar edhe nga vetë Rama, që përveç cilësimeve ndaj Berishës, nuk ka ngurruar të quajë LaCivita me tone ironike si “Latifi”.

  • Rama tek ”Të paekspozuarit”: Primaret treguan se PD është këneta ku bufi ushqehet me speciet që jetojnë në të

    Rama tek ”Të paekspozuarit”: Primaret treguan se PD është këneta ku bufi ushqehet me speciet që jetojnë në të

    Këtë mbrëmje kreu i PS-së, Edi Rama ndodhet në studion ”Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN, ku po bën një analizë për fushatën dhe për ambicien për mandatin e katërt. Rama u pyet në lidhje me etiketimin e rivalit politik si “bufi i kënetës”. Rama tha se zgjedhur karikaturën dhe satirën në vend të akuzave ndaj kreut të PD-së. Rama shpjegoi edhe pse ka zgjedhur ta krahasojë PD-në me një kënetë.
    ”Bufi ka marrë vend në vëmendjen e njerëzve por nuk ka qenë asnjëherë dominant në kohën dhe volumin e asaj që është thënë që në fillim. Duke qenë personazh pikat ka marrë vëmendje. Është e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik.

    E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Unë nuk i sulmoj kundërshtarët me akuza të natyrës penale. Unë nuk e bëj dot dhe detyrohem të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur. Në të gjithë volumin e kohës dhe përmbajtjes së komunikimit, bufi dhe këneta zënë shumë pak vend.
    Pjesa tjetër është çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë. Kjo fushatë nuk ka nevojë për gogol. Vendosja e bufit të kënetës është një karikaturë. Ajo parti është kënetë, në aspektin e ujit të ndenjur. U tregua sa kënetë e rrezikshme është kur u bënë primaret dhe u gëlltitën fituesit. Kryetari i Kavajës u fut në primare, doli i pari në qarkun e Tiranës, nuk e ke në listë. Dash Sula doli i pari dhe nuk është fare në listë. Jemi në kushtet e kënetës. I ha bufi sepse ai jeton me speciet e kënetës ku jeton”,-tha Rama.

  • Rama në Korçë: Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit dhe kënetës…

    Rama në Korçë: Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit dhe kënetës…

    Kryeministri Rama ishte këtë pasdite në Korçë. Ndër të tjera Rama tha se “E gjithë Korça e pa ca ndodhi në Pallatin e Kulturës, shfaqje e lemeritshme antikombëtare e antikorçare. Në kontrast me mandolinën që patë në fillim të këtij mitingu. Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar”, tha Rama:
    Me tej Edi Rama shtoi: Të gjithë ata që janë mërzitur me Nikon, janë fare të pakënaqur me mua, janë krejt të paorientuar që të vijnë drejt nesh duhet ti dëgjojnë disa fjalë nga unë sot.

    Jo të bëhen me Nikon e mua, por për tu arratisur nga ajo lemeri dhe nga ajo kënetë. Nuk është votë për shumicën aritmetike, për të krijuar një qeveri PS. Shumicën e krijimit të qeverisë socialiste, as nuk e diskutojmë fare.
    Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputetit të kënetës dhe ky deputeti bënte Uuu uuu, dhe ata bravooo. Nuk e e besoja dot se ishte deputet
    Ndërkohë kryeministri theksoi se duhet të votojmë për pasaportën europiane.

  • “Bufi i hëngri ata të Primareve”, Rama ironizon Berishën: Krimbat, zhapat dhe bretkosat që ka në kënetë po i zhduk

    “Bufi i hëngri ata të Primareve”, Rama ironizon Berishën: Krimbat, zhapat dhe bretkosat që ka në kënetë po i zhduk

    Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama po zhvillon këtë të diel një takim me qytetarët në Lezhë, në kuadër të fushatës elektorale.
    Në fjalën e tij, Rama nuk ka kursyer ironitë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali Berishës.
    Kreu i PS-së e ka cilësuar atë si “bufin e kënetës”, që po ha ata që ka në parti, miletin e vet.

    Rama: Bufi thotë po mbledh gratë për ti ndarë nga burrat, po ne sa më shumë burra mblodhëm më shumë gra po na vijnë. Shihni na janë shtuar më shumë burrat se herët e kaluara apo jo. Po, sepse i sollën gratë. Këta që qajnë hallin se unë po bullizojë shpendët, satira dhe karikatura janë forma më e lartë e komunikimit. Kur unë të krahasojë me një shpendë që rri në krye të kënetës u bullizove, unë them dhe bëjë atë që shoh, unë nuk shoh një lider po një buf. Tani ka filluar një stil tjetër, bufi rri dhe ha miletin e vet, ha ata që ka aty krimba, zhapa dhe bretkosa. E keni parë atë kënetën e tyre, njerëzit që vijnë atje për takime i lënë në diell dhe ai rri në një çadër. Ai edhe ato në primare i hëngri, s’janë më.
    /vizionplus.tv
     

  • “Bufi që ha zhapa e krimba”,  Rama me sulme të reja ndaj Berishës: Nga gjeli i Peqinit te fluturat e dështuara

    “Bufi që ha zhapa e krimba”, Rama me sulme të reja ndaj Berishës: Nga gjeli i Peqinit te fluturat e dështuara

    Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sulmet me tone ironike ndaj Sali Berishës. Ai e ka cilësuar atë si “bufin e kënetës”, që po ha ata që ka në parti.
    ‘Bufi thotë po mbledh gratë për ti ndarë nga burrat, po ne sa më shumë burra mblodhëm më shumë gra po na vijnë. Shihni na janë shtuar më shumë burrat se herët e kaluara apo jo. Po, sepse i sollën gratë. Këta që qajnë hallin se unë po bullizojë shpendët, satira dhe karikatura janë forma më e lartë e komunikimit. Kur unë të krahasojë me një shpendë që rri në krye të kënetës u bullizove, unë them dhe bëjë atë që shoh, unë nuk shoh një lider po një buf. Tani ka filluar një stil tjetër, bufi rri dhe ha miletin e vet, ha ata që ka aty krimba, zhapa dhe bretkosa.
    E keni parë atë kënetën e tyre, njerëzit që vijnë atje për takime i lënë në diell dhe ai rri në një çadër. Ai edhe ato në primare i hëngri, s’janë më. Dash Sulën gjel detin e Peqinit, fitoi primaret nuk e sheh fare. Atë nuk e ha dot bufi se është gjel. Bufi nuk do njerëz me personalitet. Nuk do insekte që mund të bëhen flutura. Bufi do llumin që e mban lidh pas vetes dhe që ushqen gjithë dynjanë sa herë del në rrugë’, tha ai.

  • “Në tru janë bufa të vegël”, Rama sulmon partitë e reja: Të mos i lëmë të mbijnë!

    “Në tru janë bufa të vegël”, Rama sulmon partitë e reja: Të mos i lëmë të mbijnë!

    Në takimin përmbyllës në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj partive të reja. Ai u shpreh se mendësia e tyre është e vjetër. Krahasimin e bëri edhe me LSI-në, si “fara të këqija që nuk duhen lënë të mbijnë”.
    E ky koment i lindi pas deklaratës së Adriatik Lapajt në emisionin “Opinion” se nëse është në dorën e Nismës Shqipëria Bëhet, Rama do të bjerë nga pushteti dhe do vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
    “I keni dëgjuar ata gjoja, partitë e reja, çfarë thonë. “Po na ra ne rasti dhe po na dhanë votat shqiptarët që të mos lemë të bëhet qeveri do shkojmë në zgjedhje të parakohshme”. A ju kujtojnë ndonjë gjë këto? Unë mendoj që ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë çfarë është fara e keqe dhe është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI. Dhe ju e dini çfarë kemi hequr me atë farë të keqe. Sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat e politikës shqiptare sepse nuk ka asnjë ofertë, nuk ka asgjë të re, ka po të njëjtën gjuhë të kënetës, po sharje të kënetës, po akuzat e kënetës. Dhe ndryshe nga këneta ka vetëm një gjë. Këneta ka një buf të lodhur, të mbaruar, që i fiken llambat në çdo pesë fjali, kurse ata kanë disa djem të rinj, kjo është e vërtetë. Në moshë, por jo në tru. Në tru janë të tërë bufa të vegjël”, u shpreh Rama.
    Ai tha se Partia Socialiste garanton drejtësinë e re. Prandaj për Ramën, zgjedhjet e 11 Majit janë mundësia për t’u futur në BE pasi “BE na ka hapur derën”.
    “Ajo derë nuk rri e hapur përditë. Ajo është një shtëpi të pasurish. Dera hapet kur u intereson atyre dhe kur bien dakord të 27 bashkë”, tha ai.
    “Tani dy rrugë ka, o do bëhemi bashkë do përballim negociatat me ta. Do mbështesim Shqipërinë për të përmbyllur negociatat për të hyrë në BE ose pastaj do ta lemë këtë shans historik siç kemi lënë të tjera shanse të na ikin sepse këtu në Shqipëri do hedhin votat lart e poshtë sa këtej, e sa andej, sa në kënetë e sa nëpër ato dyqanet e qilimave fluturues”, u shpreh Rama.

  • “Në pedonalen e Gjirokastrës lëvizin bionde nga Suedia, kujt ia priste mendja”/ Rama: Kori i bretkosave…

    “Në pedonalen e Gjirokastrës lëvizin bionde nga Suedia, kujt ia priste mendja”/ Rama: Kori i bretkosave…

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral për Gjirokstrën, u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë “kuak kuak kuatë e kënetës”.

    Ai bëri një krahasim për ndryshimet që Gjirokastra, Tepelena dhe Libohova kanë pësuar gjatë mandateve të socialistëve.
    “Nuk duhet të dëgjoni kuak kuak kuatë e kënetës, nuk duhet të pini as ujin e kënetës. Ata janë kori i bretkosave që i thotë çdo natë që këtu ka vetëm vrasje s’ka bukë ka krime. Ndërkohë që realiteti është krejt tjetër. Kërkojnë të bëjnë manipulime të popullit, nxjerrin deklarata të miat dhe fillojnë me fjalimet. Thonë ku i keni 300 mijë vende pune…
    Ju e dini shumë mirë se çfarë ishte Gjirokastra, e Tepelena, vinin vetëm për ngushëllime ose për ndonjë dasëm, të merrnin nusen e të largoheshin prapë. Komandant mos fol fare, mjafto të shohësh që në pedonalen e Tepelenës lëvizin bionde nga Suedia, kujt i kishte vajtur mendja. Libohova ka qenë një shkretëtirë kur kam shkelur unë, ishte si ato filmat bardh e zi me kauboj”, u shpreh Rama.
     
     

    Top Channel

  • “Barazia para ligjit më ka garant mua dhe PS-në”/Rama: Kur bufi i kënetës thotë se…

    “Barazia para ligjit më ka garant mua dhe PS-në”/Rama: Kur bufi i kënetës thotë se…

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka folur për çështjen e drejtësisë në takimin elektoral në Kuçovë.
    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është ai që garanton mbrojtjen e drejtësisë në Shqipëri.
    Sipas tij, Berisha është nga këta lloj politikanësh që nuk duan ta pranojnë ende se drejtësia po bën punën e saj, pasi thotë se më 12 maj do shkrij SPAK-un.
    “Një nga pretendimet e Kënetës dhe moçalishteve, është se ne nuk e meritojmë konsideratën e një mandati të katërt se kemi gjysmën e qeverisë në burg. Shqiptarët nuk panë një njeri me pushtet që të dalë para gjyqit. Drejtësia ka qenë në zyrën e të parit të qeverisë. PS çarmatosi veten, dorëzoi shpatën dhe tërhoqi duart nga sistemi i drejtësisë, duke e kthyer barazinë para ligjit në një fakt. Çadra e PD ka qenë që drejtësia mos të merrte pushtet. Na duhet drejtësi që të godasë majtas e djathtas. Barazia para ligjit është themelore për të dërguar Shqipërinë si zonjë në sallonin e Europës.
     
    Bufi i Kënetës thotë se më 12 maj do shkrij SPAK, kupton se këta lloj politikanësh nuk duan ta pranojnë ende që drejtësia po bën punën e saj. Rreziku që drejtësia të kthehet pas, është real. Barazia para ligjit më ka garant mua dhe PS-në. Që drejtësia mos të groposet, ka vetëm një rrugë, Shqipëria në BE. Ne po bëjmë histori, të kemi drejtësi të pavarur nga pushteti politik. Na duhet një fitore e madhe. 11 Maj është shumë i ngjashëm me 22 marsin e 1992, sepse në atë kohë duhet të votohej PD, sepse ishte moment takimi me historinë”, shprehet Rama.

  • “Bufi i kënetës do shkrijë SPAK”, Rama nga Dimali: Të kthehet në kohën kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit

    “Bufi i kënetës do shkrijë SPAK”, Rama nga Dimali: Të kthehet në kohën kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit

    Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin 6 milionë dollarë të PD në SHBA.

    “Ata që përpiqen dhe këmbëngulin të na përqeshin se medemek në këto tre mandate s’kemi bërë asgjë dhe një nga gjërat që thonë është se ku keni 300 mijë vendet e punës. 1 023 000 të punësuar ishin në 2013 ndërsa në 1 327 000 është e regjistrit sot. Kanë një problem të madh me aritmetikën. E filluan me 7×7= 42, tani e çuan në 6 milionë. Besoj se aritmetika që na kanë mësuar në shkollë tregon se janë më shumë se 300 mijë të punësuar të rinj”, tha Rama.
    Ato që ka bërë PS në këto vite tha Edi Rama  s’do të mund ta bëjë asnjë parti tjetër politike.
    “Njëri bufi i kënetës del thotë se do të shkrijë SPAK dhe e-Albania. Dmth drejtësia do të kthehet aty ku ishte, në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit…Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që ne na duhet të mbyllim negociatat në 2027 dhe të futemi në BE”, shprehet më tej kryeministri.
    Ofertën e partive të reja Rama i vuri shenjën e barazimit me ish LSI-n e Ilir Metës.
    “E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësdit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, theksoi kreu i qeverisë.

    Top Channel