Tag: kënetës

  • “Bufi i kënetës” ‘zë vend’ në raportin e OSBE-ODIHR: Sulme personale mes dy liderëve, Rama-Berisha

    “Bufi i kënetës” ‘zë vend’ në raportin e OSBE-ODIHR: Sulme personale mes dy liderëve, Rama-Berisha

    foto ilustrim: Rama-bufi-Berisha

    TIRANË- Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në vend, teksa përveç vlerësimit dhe rekomandimeve, ajo që bie në sy është edhe citimi i termave gjatë fushatës mes kryetarëve të partive. 
    “Bufi i kënetës” është një prej termave më të dëgjuar gjatë fushatës 2025. Kryeministri Edi Rama e pëdorte këtë epitet për t’ju drejtuar kryedemokratit Sali Berisha. Por, ky nuk termi i vetëm i cituar në raport, të tjerë si “Antikrisht”, “përbindësh” dhe “narkodiktaturë”, përmenden gjithashtu referuar sulmeve midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre. 
    Pjesë nga raporti:
    Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”. Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, akuzoi Adriatik Lapajn, kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, se kishte përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat. Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të medias, z. Lapaj ngriti një padi për shpifje.

  • “Bufi i kënetës”, “antikrishti”, “qenie kënetash”, raporti i OSBE/ODIHR përfshin edhe etiketimet e Ramës dhe Berishës gjatë fushatës

    “Bufi i kënetës”, “antikrishti”, “qenie kënetash”, raporti i OSBE/ODIHR përfshin edhe etiketimet e Ramës dhe Berishës gjatë fushatës

    Raporti prej 46 faqesh i Misionit të OSBE/ODIHR ka përfshirë edhe etiketimet që Rama dhe Berisha i kanë bërë njeri-tjetrit gjatë fushatës elektorale.

    Gjatë 30 ditëve të fushatës, kreu i qeverisë e quajti shpesh liderin e opozitës “bufi i kënetës”, ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e quajtur “antikrisht” dhe qeverinë e tij “narkodiktaturë”.
    “Zoti Rama iu referua vazhdimisht kundërshtarit të tij, zotit Berisha, si një “buf kënetash”, dhe drejtuesve të tjerë të opozitës si “qenie kënetash”.
    Nga ana tjetër, zoti Berisha e quajti zotin Rama “Antikrisht”, “përbindësh” dhe qeverinë “narkodiktaturë”. Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, akuzoi Adriatik Lapajn, drejtuesin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, se ka përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat.
    Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të mediave, zoti Lapaj ngriti një padi për shpifje”, thuhet në raport.

    Top Channel

  • Edhe “bufi i kënetës” përfshihet në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: NUk munguan sulmet personale mes Ramës dhe Berishës

    Edhe “bufi i kënetës” përfshihet në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: NUk munguan sulmet personale mes Ramës dhe Berishës

    Në raportin final të OSBE-ODHIR, vend të veçantë kanë zënë dhe epitetet dhe fyerjet që liderët e parive kryesore, kryesisht PS dhe PD, kanë bërë gjatë fushatës elektorale, veçanërisht “bufi i kënetës”, epitet të cilin Rama e përdori për të shigjetuar Berishën.
    Raporti thotë se toni i fushatës ishte shpesh konfrontues, me sulme personale midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre.
    Po ashtu, në raport nënvizohen edhe epitetet me të cilat Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës, duke i thënë përbindësh.
    “Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”.”, citohet në raport.

  • Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

    Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

    Banorët e zonës së ish-kënetës, njohur ndryshe si Durrësi i Ri, të cilët janë përmbytur dy herë brenda këtij viti, më 29 janar dhe më 11 shtator, kanë protestuar pasditen e sotme.

    Ata i kanë kërkuar bashkisë Durrës ndërhyrje urgjente dhe një zgjidhje afatgjatë për problemin e tyre të përsëritur.
    Nëpërmjet reagimit dhe një peticioni të nënshkruar nga rreth 800 banorë të zonës, ata i janë drejtuar pushtetit vendor me kërkesa konkrete, duke theksuar se dimri që po afron dhe ndryshimet e papritura të motit nuk duhet të sjellin të tjera katastrofa në banesat dhe bizneset e tyre.
    Përveç masave parandaluese, banorët kërkojnë gjithashtu dëmshpërblimin e premtuar financiar për familjet që u dëmtuan nga dy përmbytjet e këtij viti.

    Top Channel

  • “Bardh hardhuca, kameleon Gjekmarkaj, Oerd Gjiknalla, Ludovik Alizoti”, etiketimet e Ramës për kandidatët e PD në zonat ku PS pretendon një mandat më shumë

    “Bardh hardhuca, kameleon Gjekmarkaj, Oerd Gjiknalla, Ludovik Alizoti”, etiketimet e Ramës për kandidatët e PD në zonat ku PS pretendon një mandat më shumë

    Në fjalimin e mbajtur për rreth 40 minuta, kryetari i PS-së, Edi Rama renditi qarqet ku socialistët pretendojnë të marrin të paktën edhe katër mandate më shumë në 11 maj.

    Ai tha se në Shkodër, Durrës, Elbasan dhe Dibër PS-ja ka bërë aq shumë punë sa të pretendojë rritje të mandateve.Por paralelisht me këtë, Rama ka bërë etiketime edhe për kundërshtarët e tij politikë.
    Pjesë nga fjala e Ramës
    Në Kukës në mos e marshim edhe një, nuk kanë si na e marrin atë një që kemi. Se nuk e lejon aritmetika, ajo që unë kam mësuar në Lice, jo ajo 7×7= 6 milionë, apo ajo 50 mijë ranë në 60 mijë.
    Në Shkodër kemi 3 mandate nga 11. Më pak nuk ka ku të shkojë, pse do ta humbim edhe një tjetër? Apo mos vallë kryetari i Bashkisë anti-komunisti lëkurë gri, Bardh hardhuca, ai që mundi Benet Becin dy vjet më parë po e transformon Shkodrën nga një vend plehrash dhe pluhurash të mbledhura në 3 dekada qeverisje të PS-së për Shkodrën, në një vend të denjë për vizionin europian të demokratëve. Unë them se me çfarë kemi bërë ne dy vjet për Shkodrën bashkë me Benetin është normale që të pretendojmë një mandat plus, edhe pse të gjithë sondazhet thonë 2.
    Në Lezhë kemi 3 mandate nga 7. Që ta humbim një tjetër duhet që Lezha të dielën të gdhihet me bindjen se ndryshimet e mëdha në Lezhë dhe rilindja e Laçit janë meritë e vjershëtorit personal të bufit të kënetës, kryebashkiakut faqekuq Kameleon Gjekmarkaj. Kjo zorr të ndodhë, por më e mundur është të ndodhë që Kameleon vjershëtori ta humbë një mandat dhe ta marrim ne.
    Në Durrës kemi 8 mandate dhe mund të humbim një vetëm nëse njerëzit kuptojnë tani në fund do kuptojnë që fuqia e vërtetë e ndryshimit të Durrësit është kryebashkiaku dyll i verdhë Oerd gjinkalla, i cili e ka kthyer Durrësin në kantier me mbështetjen e SHQUP-it dhe nën kujdesin e atit të tij shpirtëror, bufit të kënetës. 8 mandate në Durrës nuk i lëviz dot as topi. Tulla e 6 e kënetës është duke rënë.
    Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije para 4 vjetësh, prandaj nëse zgjedhësit atje nuk do ta marrin vesh deri të dielën që edhe Formula 1 do ta sjellë në Elbasan pasardhësi i Luçiano Fake Pavarotit, Ludovik Bej Alizoti, edhe një plus në Elbasan hyn pa asnjë zorr në minimumin tonë të 11 majit.Një tjetër do të jetë Fieri ku nëse fierakët nuk do tia dinë për nder kënetës që i shpëtoi nga kanceri i Gjanicës, Gazi i Botës atje nuk ka asnjë shans ta ndalojë mandatin e 10 që të kthehet në shtëpinë tonë.

    Top Channel

  • Rama: Kryeqyteti është krenaria jonë. Në 11 maj marrim më e pakta do të marrim 78 mandate

    Rama: Kryeqyteti është krenaria jonë. Në 11 maj marrim më e pakta do të marrim 78 mandate

    Kryesocialisti Edi Rama mbajti një fjalim në fushatën përmbyllëse në Parkun Olimpik ku pjesëmarrje ishte masive, siç edhe në rrjetin social Facebook të Ramës, ku u ndoq nga mbi 32 mijë njerëz. Rama tha se PS synon në Tiranë të paktën 20 mandate nga 18 që ka aktualisht.
    Në nisje të fjalës, Rama përmendi të gjitha qarqet, por jo Tiranën, për të cilën foli në vijim të fjalës së tij. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk e harroi Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit. Duket se kryesocialisti i referohet arrestimit të Erion Veliajt, ndonëse nuk e përmendi me emër.

    ”Është njësoj si ta shohësh krahët drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës, njësoj si t’ia presësh këtij shteti këmbët dhe ta rrokullisësh kovë pusi teposhtë. Po Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit, e harrova vallë që nuk e rendita në listën e qarqeve me mandatet e tyre. Nuk e harrova natyrisht, po pse e lashë jashtë listës së mësipërme ndërkohë që brenda nesh debati lidhur me sondazhet, lidhur me të dhënat nga terreni është se në Tiranë do marrim 1 ose dy plus, duke shkuar nga 18 në 20.
    Nuk e harrova por e lashë veç, sepse Tirana ha bukë veç, është jo vetëm kryeqytet dhe qarku më i madh, po është edhe krenaria jonë me madhe, jo si qytetarë, por si shpëtimtarët e saj, i kemi dhënë këtij qyteti të mbytur në llumi i kënetës, sharmin e pamohueshëm të Europës”, tha Rama.
    Po ashtu Rama shprehu bindjen se në zgjedhjet e 11 majit PS do të marrë më e pakta 78 mandate. ”Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije para 4 vitesh, prandaj nëse zgjedhësit atje nuk do ta marrin vesh deri të dielën, se dhe Formula 1 do ta sjellim në Elbasan, pasardhësi i Luçiano “fake” Pavarotit, Ludovik bej Alizoti, atëherë edhe një plus në Elbasan hyjnë pa asnjë zor të minimumin tonë të 11 majit.
    Nëse fierakët nuk do ia dinë për nder kënetës që i shpëtoi nga kanceri i gjanëzës, Gazi nuk ka asnjë shans që të ndalojë mandatin e 10-të të kthyer. Në Berat, Korçë, Gjirokastër, nuk i lëviz topi mandatet tona, në Vlorë jo e jo, ku mund dhe t’a marim të 9-in, por prapë i 9-ti i Vlorës s’na hyn te minimumi, se minimumet tona janë 100% të sigurta. Prandaj të 4 plus që na çon në 78 minimumi, ne do ta marrim në dorë”,-tha Rama.

  • “Grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Lulit”/ Rama në mbylljen e fushatës: Bufi i kërrusur dhe i rrudhur si shtrigan

    “Grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Lulit”/ Rama në mbylljen e fushatës: Bufi i kërrusur dhe i rrudhur si shtrigan

    “Mua ato grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Lulit, ju kujtohet Luli në 2017 kur përhapte dritën e republikës së re. Në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë bezhë si këngëtarë në përvjetorët e maturës ishte bufi me kapelën e Donald Trumpit. I kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit në vitin 36.
    Me Latifin që kishte ardhur të përhapte tymin madhështor të magjisë që do të na shkatërronte të gjithëve ne dhe sot nuk do të ishim këtu fare. Dhe me syun e qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos, por tanimë fushata mbaroi dhe në fushë do të hyjë sovrani, populli me votën e tij. Vazhdimin e dimë, bufi do ta falenderojë popullin për fitoren mbrëmjen e së dielës, pastaj do ta alarmojë për vjedhjen e votave drekën e të hënës dhe do ta thërrasë në revolucion pa kthim mëngjesin e së martës. Latifi do të iki andej nga erdhi, natyrisht më i pasur se sa erdhi.
    Do harrohet edhe Latifi, njësoj si kapelja trampiste, që ia rrasi bufit në kokë, duke e bërë më qesharak se vetë Çim mjekër postiqja. Ne PS- do të marrim mandatin e 4 me të paktën 74 mandate dhe nuk do të humbim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE…”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Të hedhim në det leshterikët e kënetës”/ Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës

    “Të hedhim në det leshterikët e kënetës”/ Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës

    Kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit, nga takimi përmbyllës i fushatës për këtë qark.

    Ai shprehu synimin për të marrë 9 mandate në këtë qark.
    “Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë.”
    Për Durrësin, në memorandumin e Kuçit, mandatin e nëntë e vura me 50%. Nëse do të ketë një masivitet si sot këtu, në takimin më të madh që kam parë njëherë në Durrës, padiskutim që Durrësi do të marrë 9 mandate për PS. Kam parasysh këtu edhe Krujën, Shijakun dhe gjithë që përfshin ky qark”.
    Në mbyllje të takimit, iu bashkua Noizyt në këngën zyrtare të fushatës.

    Top Channel

  • VIDEO/ Rama në Durrës: Në 11 maj t’i japim një shtytje dhe më të fortë ”leshterikëve të kënetës”

    VIDEO/ Rama në Durrës: Në 11 maj t’i japim një shtytje dhe më të fortë ”leshterikëve të kënetës”

    Kreu i PS-së, Edi Rama ftoi sot durrsakët që në 11 maj t’i japin një shtytje edhe më të fortë “leshterikëve” të kënetës. Në takimin përmbyllës elektoral, Rama komentoi edhe takimin elektoral të opozitës në këtë shesh.
    ”Si durrsak dua ta nis me një falënderim shumë të veçantë, pasi qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh dhe pastaj kur u rrita dhe u bëra kryeministër kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë”, shtoi Rama, ndërsa theksoi se ky shesh tashmë është transformuar.

    Rama e konsideroi takimin e opozitës në Durrës, si një lëmsh leshterikësh të dalë nga deti. ”Para pak ditësh kur Ani më çoi foton e “kënetës” që ishin mbledhur këtu, m’u duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut dhe ishin bërë lëmsh këtu. Faleminderit që erdhët e pastruar atë imazh, se nuk mund ta përballoja dot idenë që ai lëmshi i leshterikëve kishte lënë një hije në këtë shesh”, u shpreh Rama.
    Për më tepër, kryeministri kërkoi nga durrsakët që ashtu siç fshinë atë lëmsh me këtë masivitet sot dhe me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu edhe qarku i Durrësit do t’i japë një shtytje edhe më të fortë “leshterikëve” në 11 maj. ”Një shtytje që do t’i rrudhi edhe më shumë”.

  • Rama ironizon deklaratën për heqjen e nongrata të Berishës, kreu i qeverisë: Tjetër tallje e Bufit me lukuninë e kënetës

    Rama ironizon deklaratën për heqjen e nongrata të Berishës, kreu i qeverisë: Tjetër tallje e Bufit me lukuninë e kënetës

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë paradite lajmet e shpërndara në rrjetet sociale për lejimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për të udhëtuar drejt SHBA-së.

    Rama shkruan se kjo është një tjetër ‘tallje e bufit me kënetën’, duke shtuar me ironi se “këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA”.
    “Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…
    Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA”, shkruan Rama.

    Top Channel