Tag: kënaqur

  • 61% të qytetarëve të Tiranës s’kanë besim te Berisha, 42% të kënaqur me punën e qeverisë Rama

    61% të qytetarëve të Tiranës s’kanë besim te Berisha, 42% të kënaqur me punën e qeverisë Rama

    Shifrat për opozitën nën drejtimin e Sali Berishës nuk janë aspak në favor. Sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregon se për 61% të qytetarëve të qarkut të Tiranës, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha është aspak e besueshme. Në qarkun e Tiranës, vetëm 16% e qytetarëve e konsiderojnë opozitën shumë të besueshme dhe 18% mjaft të besueshme dhe 2% e konsiderojnë “pak të besueshme”.

    Në ndryshim nga Tirana ku kemi një përqindje më të lartë të qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama (42%), në Shkodër shohim një panoramë tjetër. 26% e qytetarëve të anketuar shprehen se janë të kënaqur nga qeveria. Konkretisht 14% që janë “shumë të kënaqur” dhe 12% “mjaft të kënaqur”. 69% janë “shumë të zhgënjyer” dhe 5% “mjaft të zhgënjyer”. Shkodra njihet si bastion i djathtë, por kujtojmë që për herë të parë socialistët morën fitore në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të 2023.

    Si e vlerësojnë qytetarët e Tiranës punën e qeverisë Rama? Sipas të dhënave të sondazhit të Piepolit, në Tiranë niveli i kënaqësisë ndaj qeverisë Rama arrin në 42%. Prej tyre, 22% janë “shumë të kënaqur”, ndërsa 20% janë “mjaft të kënaqur”. Nga ana tjetër, 40% e qytetarëve shprehen se janë “shumë të zhgënjyer” dhe 18% “mjaft të zhgënjyer”.

  • Sondazhi për Shkodrën: Vetëm 26% të kënaqur me punën e qeverisë Rama, 69% të zhgënjyer

    Sondazhi për Shkodrën: Vetëm 26% të kënaqur me punën e qeverisë Rama, 69% të zhgënjyer

    Në ndryshim nga Tirana ku kemi një përqindje më të lartë të qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama (42%), në Shkodër shohim një panoramë tjetër.
    Të dhënat e sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregojnë se 26% e qytetarëve të anketuar shprehen se janë të kënaqur nga qeveria.
    Konkretisht 14% që janë “shumë të kënaqur” dhe 12% “mjaft të kënaqur”. 69% janë “shumë të zhgënjyer” dhe 5% “mjaft të zhgënjyer”.
    Shkodra njihet si bastion i djathtë, por kujtojmë që për herë të parë socialistët morën fitore në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të 2023.

  • 40 goditje në portë, por vetëm një gol… Flick: Jam i kënaqur, gabuam më pak se në ndeshjet e kaluara

    40 goditje në portë, por vetëm një gol… Flick: Jam i kënaqur, gabuam më pak se në ndeshjet e kaluara

    Barcelona kishte nevojë të rikuperonte lojën ofensive dhe e arriti këtë kundër Mallorca në një ndeshje të shkëlqyer, të cilës i mungoi vetëm efikasiteti. Skuadra blaugrana gjuajti 40 herë në portë, por shënoi vetëm një gol. Një demonstrim loje që nuk u pasqyrua në rezultat, por e la të kënaqur Flick, i cili gjithashtu mundi të linte pushim lojtarë si Raphinha, Koundé dhe De Jong, të cilët e nisën nga stoli.
    “Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Kishim shumë raste për të shënuar, në fund përfundoi 1-0, pa pësuar gol, kështu që jam i kënaqur, – tha fillimisht trajneri. – Portieri i tyre ishte shumë i mirë, por jam vërtet i kënaqur me lojtarët e mi. Bëmë më pak gabime se në ndeshjet e kaluara”.
    Flick u pyet gjithashtu për paraqitjen e Ansu Fati dhe Héctor Fort, surprizat e mëdha të formacionit: “Ansu, Héctor… Të gjithë bënë një punë shumë të mirë. Ishte pozitive të shihja që të gjithë ndihen pjesë e këtij ekipi”.
    Për sulmuesin, trajneri gjerman pranoi se kjo ndeshje mund të ndikojë pozitivisht në paraqitjet e tij deri në fund të sezonit: “Mendoj se po. Shihet që shokët e skuadrës e mbështesin, po ashtu edhe tifozët. Ishte një ditë shumë e mirë për të. Kjo ndeshje do ta ndihmojë të rikuperojë vetëbesimin dhe të besojë më shumë në vetvete”.
    Trajneri gjerman theksoi gjithashtu se menaxhimi i skuadrës është pjesë e punës së tij: “Detyra ime është të menaxhoj minutat e lojtarëve, duke parë gjithmonë kalendarin dhe menduar për ndeshjen e ardhshme, që është më e rëndësishmja”.
    Për rëndësinë e lidhjes mes Pedrit dhe Dani Olmos, ai ishte i prerë: “Nuk janë vetëm këta dy lojtarë. Jemi të lumtur që i kemi, por sot kishim shumë mundësi të tjera për të bërë ndryshime me lojtarët. Për mua është e rëndësishme që ata që futen në lojë, dinë si të luajnë dhe si të lidhen me të tjerët”.
    Flick pati lëvdata për Pedrin, një nga më të spikaturit: “Është e vështirë të thuash cili është limiti i tij. Është i jashtëzakonshëm kur ka topin, por edhe kur nuk e ka. Të gjithë mund të shohin se si na ndihmon”. Flick u shpreh shumë i kënaqur edhe me Eric García: “Jam shumë i surprizuar nga niveli me të cilin luajti sot. Është një pozicion tjetër ku mund të luajë. Gjithmonë di çfarë duhet të bëjë”.

  • Barcelona dhe Flick “të kënaqur e të dashuruar”, gati marrëveshja për shtyrjen e kontratës

    Barcelona dhe Flick “të kënaqur e të dashuruar”, gati marrëveshja për shtyrjen e kontratës

    11 Prill 2025

    9:16

    Telesport

    Sipas të përditshmes spanjolle “SPORT”, drejtuesit e Barcelonës janë takuar me Pini Zahavi, agjentin e Hansi Flick. Takimi është kryer përpara ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund.
    Qëllimi i takimit ishte nisja e diskutimeve për zgjatjen e kontratës së trajnerit gjerman. Në takim morën pjesë figura të njohura si presidenti Joan Laporta, drejtori sportiv Deco dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues.
    Takimi konsiderohet si një deklaratë e qartë e qëllimit nga klubi katalanas për të vijuar punën e nisur. Duket se ka një konsensus midis palëve për dëshirën për të zgjatur marrëveshjen aktuale të Hansi Flick, e cila skadon në qershor 2026.
    Drafti i kontratës së re parashikon shtyrjen e kontratës me një sezon (2027), me opsion për një vit shtesë (2028). Marrëveshja duhet të përfshijë gjithashtu një klauzolë që do t’i lejojë të dyja palët të ndahen më herët me pëlqim reciprok.
    Flick është i kënaqur me përvojën e tij në Barcelonë dhe klubi i kënaqur me punën e tij. Rregulloret e rrepta të Fair Play-it financiar mund të përbëjnë një pengesë për nënshkrimin e marrëveshjes së re. Prioriteti i klubit mbetet ruajtja e hapësirës së pagave për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

  • 45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS

    45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS

    Në prag të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv sjell sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin Piepoli. 45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Si e gjykon veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës? 26% e shqiptarëve i përgjigjen “jam shumë i kënaqur”, 19% “mjaft i kënaqur”, 5% “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer” dhe vetëm 1% thonë “nuk di të gjykoj”.

  • SONDAZHI:  45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS

    SONDAZHI: 45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS

    Në prag të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv sjell sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin Piepoli.
    45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit.
    Pyetjes, “si e gjykon veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?” 26% e shqiptarëve i përgjigjen “jam shumë i kënaqur”, 19% “mjaft i kënaqur”, 5% “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer” dhe vetëm 1% thonë “nuk di të gjykoj”.

  • Ter Stegen propozon kapitenin e ardhshëm të Barcelonës: Kam bërë transplant flokësh, tani jam i kënaqur

    Ter Stegen propozon kapitenin e ardhshëm të Barcelonës: Kam bërë transplant flokësh, tani jam i kënaqur

    Marc-André ter Stegen tregoi gjithçka përmes një interviste dhënë në podcastin e “Bild”, duke folur pa filtra për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Nga përvoja me Lionel Messin te Barcelona deri te puna me Hansi Flick, pa harruar disa kuriozitete personale, portieri i Barcelonës zbuloi prapaskena vërtet interesante.
    Në lidhje me aktualitetin, portieri gjerman, i cili po përfundon rikuperimin nga një lëndim i rëndë në gju, ka folur me entuziazëm për punën e bashkatdhetarit të tij Hansi Flick, trajneri që ka arritur të sjellë harmoni në dhomën e zhveshjes:
    “Ai është shumë i aftë të krijojë empati me njerëzit dhe të kuptojë se çfarë i lëviz ata. Gjen fjalët e duhura, edhe kur duhet të thotë diçka të drejtpërdrejtë. Ka ekuilibër, edhe me të rinjtë, arrin t’i vendosë të gjithë në një gjatësi vale të njëjtë”.
    Barcelona ëndërron për më shumë dhe synon tripletën sezonale. Ter Stegen ka theksuar atmosferën pozitive brenda ekipit katalanas: “E shikon menjëherë që gjithçka është shumë harmonike”.
    Ai ka përmendur një emër për të ardhmen e klubit, Pedri. “Për mua, ai është tashmë një fenomen. Nuk do të isha i befasuar nëse do të bëhej kapiten i Barcelonës. Ai do të lërë shenjë në këtë klub për shumë kohë”.
    Përfundimisht, një parantezë personale, që gjermani e ka trajtuar me lehtësi; transplantimin e flokëve. “Siç ndodh me shumë burra, në një moment humba jo pak nga flokët e mi. Për pasojë nuk isha më plotësisht i kënaqur. Dëshiroja thjesht një model flokësh ndryshe dhe kështu bëra. Tani jam i kënaqur”.

  • Zyrtarë të PS prapa hekurave/ Rama i kënaqur me punën e SPAK? Gur themeli që mund ta mbulojë llumi i kënetës, por…

    Zyrtarë të PS prapa hekurave/ Rama i kënaqur me punën e SPAK? Gur themeli që mund ta mbulojë llumi i kënetës, por…

    Kryeministri Edi Rama tha se jo vetëm është i kënaqur me punën e SPAK, por thekson është krenar, pasi falë reformës në drejtësi, që sipas tij është bërë nga PS, zyrtarë të lartë hetohen në mënyrë të pavarur. Në konferencën e përbashkët me shefen për politikë të jashtme të BE, Kaja Kallas, kreu i qeverisë deklaroi se “sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit”. Ai tha se hyrja në BE është e rëndësishme që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme.
    “Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë”, tha kryeministri.
    Edi Rama: Ne nuk e kemi pasur asnjëherë barazinë para ligjit. Ne këto vite jemi duke bërë ushtrimin për të pasur barazi para ligjit. Që nga 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur ne nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar i pavarur. Asnjëherë një hetim dhe gjykim dhe hetim të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Ne na duhet hyrja në BE për këtë, që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që barazia para ligjit të mos varet nga vullneti i një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush. Nëse në bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Natyrisht nëse jemi duke përjetuar këtë moment historik kjo lidhet me vullnetin e kësaj shumice që qeveris vendin, që udhëhoqi reformën në drejtësi dhe mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt.
    E parë në perspektivën historike dhe në sytë e të ardhmes unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar për këtë. Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë.

  • “Duam finalen dhe ta fitojmë atë”, Konseisao largohet i kënaqur nga derbi: Bëmë lojë inteligjente

    “Duam finalen dhe ta fitojmë atë”, Konseisao largohet i kënaqur nga derbi: Bëmë lojë inteligjente

    Serxho Konseisao ka mbetur i kënaqur me rezultatin e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë kundër Interit. Trajneri i Milanit e ka konsideruar barazimin 1-1 si të drejtë, teksa ndeshja ishte e balancuar për të dyja skuadrat. Portugezi i pankinës kuqezi ka deklaruar për mediat pas përfundimit të derbit se në ndeshjen e kthimit synon kualifikimin për në finale dhe më pas fitimin e trofeut.
    “Një ndeshje e balancuar. Rezultat i drejtë. Jam i kënaqur, kishim shanset tona. Duam finalen dhe ta fitojmë atë. Tani mund të punojmë më mirë. Agresioni stërvitet. Ekipi ishte më kompakt sot. Jemi në gjysmë të rrugës. Tani do të presim për ndeshjen e kthimit, ku ka një mundësi për të shkuar në Romë për të luajtur finalen që ne e duam kaq shumë. I falenderoj tifozët, ishin fantastikë. Kishim nevojë për një ndeshje inteligjente dhe e bëmë këtë”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/

  • Pse Është Mirë të Zgjoheni në të Njëjtën Orë Çdo Ditë

    Pse Është Mirë të Zgjoheni në të Njëjtën Orë Çdo Ditë

    Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo.

    Nëse me dëshirë zgjoheni për shkak të punës për çdo ditë, zgjohuni në të njëjtën kohë edhe gjatë vikendit kur nuk shkoni në punë – do të ndiheni shumë më mirë, më energjikë dhe më të kënaqur se sa të flini më gjatë.

    Sipas mindbodygreen, është mirë të keni edhe ndonjë rutinë, të cilat kanë të bëjnë me zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë të filloni ditën me energji të mirë, për shembull, të bëni një dush apo të meditoni, transmeton Telegrafi.
    Njerëzit të cilët zgjohen në të njëjtën kohë janë më të lumtur
    Koha në të cilën zgjoheni çdo mëngjes mbase është njësoj e rëndësishme si edhe koha e shkuarjes për të fjetur gjumë natën e kaluar, ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë ëeb portali Mattress Inquirer.
    Individët, të cilët zgjohen rreptësisht në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës se njerëzit të cilët ndonjëherë zgjohen më herët dhe herë-herë më vonë dhe nuk e kanë rutinën e tillë.
    Produktiviteti dhe kënaqësia me punën janë më të mundshëm
    Disa hulumtime na bëjnë të supozojmë që zgjimi i hershëm në të njëjtën kohë do të mund të jetë çelësi për produktivitet kulmor, gjë që do të shpjegonte përse individët të cilët e kanë këtë shprehi shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe afariste.
    Ajo shprehi është e mirë për shëndetin fizik dhe psikik
    Orari i çrregullt i gjumit dhe i zgjimit mund të dëmtojë organizmin me uljen e nivelit të kolesterinës së mirë, rritjen e yndyrës trupore dhe faktorëve të rrezikut për diabet dhe sëmundje të zemrës, ka treguar hulumtimi.
    Gjithashtu, kjo nuk është mirë as për shëndetin mendor./Burimi:Top Channel