Në një emision televiziv ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, I cili foli në lidhje me problematikat me shifrat për daljen në pension, qoftë me njohjen e viteve të punës ashtu edhe shifrën përfundimtare që përfitohet. Ai ka sqaruar procedurën të cilën qytetarët mund të ndjekin në rastet kur nuk janë të kënaqur dhe kanë pretendime mbi shumën të cilën duhet të përfitojnë.
“Qytetari sipas legjislacionit shqiptar ka të drejtën e një ankimimi administrative, fillimisht në degën e përfitimeve, që shqyton kërkesën e qytetarit për shqetësimit në lidhje me masën e përfitimit të pensionit.Nëse Dega i kthen përgjigje negative, qytetari ka të drejtë të ankimojë në Komisionin Rajonal të Ankimimit.
Në rastin që edhe ky hap nuk zgjidh problematikën, duhet të ankimojë në Komisionin Qendror të Ankimimit, ku analizohet përgjigja e marrë deri tan nga qytetari dhe se si janë ndjekur procedurat. Brenda 35 ditësh kthen përgjigje qytetarit, nëse qytetari ka të drejtë, ankimimi i kthehet shkallës më të ulët.Nëse edhe komisioni Qendror kthen përgjigje negative, qytetari ka të drejtë me kërkesë padi t’i drejtohet gjykatës për të zgjidhur këtë problem në rrugë gjyqësore”, tha ai.
Tag: kënaqur
-

Të pa kënaqur me shumën që përfitohet, eksperti i pensioneve sqaron procedurën: Ja hapat që duhet të ndjekin qytetarët
-

Wolff vendos për Russell-Antonelli: Nuk kemi më nevojë për të, do të vazhdojmë me këta dy pilotë
Pavarësisht se renditen në vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve te Mercedes nuk janë të kënaqur me vitin 2025 të Formula 1. Me një McLaren kaq dominues, “shigjetat e argjendta” nuk kanë qenë kurrë në garë për titullin kampion dhe dy fitoret, në Montreal dhe Singapor, janë “plaçkë” e vogël për një ekip me prestigjin e Mercedes.
Edhe pse ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar, Toto Wolff sqaroi në Marina Bay se ekipi do të vazhdojë me çiftin e pilotëve George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli për vitin 2026. Britaniku ka arritur dy fitore, ndërsa italiani është renditur në “top-5” në dy garat e fundit dhe ka një podium këtë sezon.
Në një intervistë me “Sport Bild”, Wolff analizoi sezonin e Antonelli: “Ai po bën një punë të mirë dhe po i përmbush pritjet tona. Kimi pati disa gara shumë të mira, si vendi i tretë në Kanada, dhe gara të tjera më pak. Është një sezon tipik për fillestarë“.
Në lidhje me Max Verstappen, shefi i Mercedes shtoi: “Max është një pilot i jashtëzakonshëm dhe një vlerë e shtuar për çdo ekip. Por ne jemi të kënaqur me djemtë tanë dhe Max nuk është më pjesë në planet tona”.
“Nuk mund të përjashtosh kurrë asgjë në Formula 1, por tani për tani nuk kemi nevojë për të. George ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë këtë vit dhe nuk bën gabime. Jemi shumë të kënaqur dhe të sigurt për vitin 2026 dhe më tej”, tha Wolff. -

Simeone ia faturon gjyqtarit barazimin me Celta Vigo: Me një lojtar më pak ishte e vështirë
6 Tetor 2025
10:57
Telesport
Pas triumfit në derbin e Madridit, skuadra e Atletico Madrid barazoi 1-1 në Celta Vigo. Trajneri Diego Pablo Simeone u shfaq në konferencën për shtyp i irrituar nga arbitrimi, por i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij.
“Nuk ka kuptim të flasim për arbitrimin, sepse nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me atë që ndodhi.”Me 11 lojtarë, ne e kontrolluam ndeshjen. Me dhjetë lojtarë, u mbrojtëm mirë edhe pse krijuam pak në sulm. Jam shumë i kënaqur me punën e ekipit”, tha Simeone.
Trajneri argjentinas përqendrohet në anët pozitive: “Ekipi reagoi mirë në një situatë komplekse. Kjo është ajo që marr me vete: aftësia për të vuajtur dhe për të qëndruar i bashkuar“.
“Po largohem shumë i lumtur, vërtet i lumtur… duke festuar punën e djemve“, tha Simeone. Skuadra e tij është ende pa një fitore jashtë fushe, por me këmbënguljen e tyre të zakonshme karakteristike. -

Bushi flet para miqësores së radhës: Për ne është si ndeshje Europiani, shumë i kënaqur me grupin e lojtarëve
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dhënë një prononcim për fshf.org pas publikimit të listës me 21 lojtarë të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.
Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, duke komentuar edhe mungesat e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani.
“Janë lojtarë kryesorë, që kanë qenë gjatë gjithë kohës bazë. Lojtarë formacioni, shumë të rëndësishëm për ne. Do të ishte mirë që t’i kishim në ekip, sepse ne jemi një ekip që nuk kemi shumë kohë për të ndenjur me njëri-tjetrin dhe çdo mundësi që na jepet në çdo grumbullim, mundohemi që të forcohemi sa më shumë, si nga ana e lojës, ashtu edhe nga ana e kolektivit dhe atmosferës. Por lojtarët që kanë ardhur, që nuk kanë qenë herën e kaluar, janë të nivelit të mirë, lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë, dhe ndeshja me San Marinon është një sfidë që të jep mundësinë të shprehësh potencialin që ke”, – tha Bushi, i cili u shpreh i kënaqur me grupin aktual të lojtarëve, duke theksuar rëndësinë e disiplinës dhe përqendrimit në çdo grumbullim. Ai shtoi se ndeshja ndaj San Marinos është një mundësi për çdo lojtar për të treguar veten.
“Ne, si trajnerë të ekipit kombëtar, e kemi shumë të vështirë sepse pothuajse kemi ndeshje një herë në dy muaj dhe lojtarët janë në aktivitet në klubet e tyre. Sa herë që vijnë, u kërkoj të japin maksimumin, sepse i gjithë stafi i U-21 është dy muaj duke pritur një ndeshje dhe nuk lejoj asnjë tolerim, si nga ana e disiplinës, ashtu edhe nga ana taktike.Por gjithnjë, gabimet në mendim janë shumë problem, ose nënvlerësimi i kundërshtarit. Këto gjëra nuk duhet t’i lejojmë në ekip, sepse ne jemi ekip që jemi kualifikuar në Europian si vend organizator, dhe çdo ndeshje miqësore për ne është Europiani, edhe San Marino është Europiani. Unë do të shikoj në këtë ndeshje se cili lojtar është i denjë për të luajtur në Europian. E dinë shumë mirë që nga kjo ndeshje varet shumë edhe prezenca e tyre në ndeshjet e ardhshme”.
Trajneri Bushi u ndal edhe te kundërshtari, duke theksuar se çdo miqësore për Shqipërinë U-21 ka peshën e një ndeshjeje Europiani. Ai vlerësoi karakterin e grupit, përkushtimin dhe përmirësimin e lojtarëve në ndeshje të forta si ato ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e tifozëve në përballjen ndaj San Marinos.
“Me grupin jam shumë i kënaqur. Janë lojtarë të përulur që japin maksimumin, nuk kemi asnjë problem nga kjo anë. Lojtarë me kualitet të mirë, por po përmirësohen dhe po rriten dita-ditës. Kemi bërë dy ndeshje me Gjermaninë dhe Zvicrën, të mira. Pavarësisht nga humbja, ne kemi qenë në lojë deri në minutën e 90-të. Kjo tregon që ne jemi ekip që jemi aty dhe pretendojmë të ndeshemi me çdo lloj kundërshtari dhe të ballafaqohemi ashtu siç duhet. Jam shumë i kënaqur për këtë. Mendoja se ky grup do ta kishte pak me vonesë ambientimin dhe konkretizimin e gjërave, por e kanë bërë shumë shpejt. Për këtë jam shumë i kënaqur. E pres edhe ndeshjen me San Marinon, pavarësisht se kundërshtari është modest. Për ne nuk ka asnjë kundërshtar modest, janë gjithmonë ndeshje Europiani, këto miqësore.
Ndeshja është në “Air Albania”, orari është i përshtatshëm, mendoj që tifozët duhet të vijnë. Shqipëria është në Europian dhe rëndësi ka që të ketë tifozë që t’i mbështesin, sepse është një ekip që ka nevojë për mbështetje”, – përfundoi trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi. -

Barazimi ndaj Dinamos, Josa: Duhej të ishim më të kujdesshëm, jam i kënaqur vetëm nëse fitoj
Tekniku i Bylis, Mirel Josa analizoi barazimin pa gola ndaj Dinamos.
“Problemet dhe pretendimet që kam, t’ia lëmë kur të jemi me mendje më të qartë, t’i shohim më ftohtë episodet që kanë ndodhur në ndeshje. Unë më tepër jam i mërzitur sepse mund ta godisnim Dinamon shumë më përpara në të dy pjesët dhe besoj se goditja do të ishte shumë fatale për ta, pra duhej t’i jepnim vetes prioritet. Në përgjithësi, të thuash që jam i kënaqur, jam i kënaqur kur ekipi fiton.E ndërtuam lojën që kishim vënë dy mesfushorë qendre, nga loja e të cilëve jam i kënaqur. Ne duhej të shtynim më shumë me krahët, e nisa me Peraltën djathtas që të futej nga brenda, që të kishte pastaj ndihmesën në pozicione mbrojtëse. Për faktin se edhe Dinamo bëri dy-tre lëvizje, në momentin që bëri lëvizje me Vilën e Bregun, ishim të ndikuar për të bërë këtë vendosje. Megjithatë e ndryshuam pak në pjesën e dytë, gjë që nuk është se nuk dolëm para portës. Duhej të ishim shumë më të kujdesshëm. Kur mbaron një ndeshje të gjithë flasin me çfarë ka ndodhur, nuk dua t’i futem as inferioritetit numerik, janë gjëra që vendosen qoftë nga VAR-i, qoftë nga arbitrat.
Janë lojtarë të cilët i kanë vendosur në formacion, mund të ketë lojtarë të tjerë si kishim të dëmtuar qendërmbrojtësin Bruno, bëmë lëvizjen me kthimin mbrapa të Abazajt. Mos harroni që në mesfushë luajtën dy lojtarë që luajnë për herë të parë bashkë, Ofori dhe David. Jam i kënaqur sepse e ekuilibruan lojën shumë mirë”, tha Josa.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

“Jemi shumë të kënaqur”/ Protesta masive në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit kthehen me entuziazëm dhe këngë
Me entuziazëm, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, mbështetësit e Hashim Thaçit janë rikthyer sot nga Haga përmes Portit të Durrësit.
Pas ditëve të kaluara në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ata u kthyen mes emocioneve dhe thirrjeve për drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj
“Kishim dy javë që e organizonim protestën dhe jemi shumë të kënaqur nga rezultati i saj. Kemi qenë mbi 11 mijë protestues. Këto janë shifrat e policisë lokale. Ishim përgatitur për 2-3 mijë njerëz, jo më shumë”, deklaroi Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), në një lidhje direkte. -

“Do t’i jap hapësirë kujtdo”/ Peleshi flet si kryeparlamentari i ri: Opozita duhet të jetë e kënaqur me ndarjet komisioneve
Në përfundim të Asamblesë së PS, Niko Peleshi ka folur si kryetari i ri i Kuvendit, pasi u propozua nga Kryeministri Edi Rama për këtë funksion.
Duke folur për gazetarët, Peleshi tha se do t’i japë kujtdo hapësirën e vetë, ndërsa theksoi se puna e parlamentit duhet t’i përgjigjet ritmit të qeverisë.
“Opozita, mazhoranca, çdo deputet, do të mundohem të ketë hapësirën e vetë. Folëm për modernizim, teknologjia, do mundohem të bëj më të mirën time për të patur sa më shumë ndihmën e teknologjisë. Qeveria Shqiptare është një nga qeveritë më avangard në drejtim të përqafimit të teknologjive të reja inteligjencës artificiale, por dhe kuvendi. Sfida kryesore për mendimin tim është të ruajmë balancat, të kalojmë në një vetëdije të re, në vetëdijen që Shqipëria sot hyn në një segment të paimagjinueshëm për nga volumi i punës që ka. Nëse e mendojmë politikën si arenë gladiatorësh pa sens, ne do ta humbasim trenin e fundit. Qeveria mund të bëjë maksimumin e vetë, por pa Parlamentin, pa e mbështetur me përgjigje në kohë, konsultimin e ligjeve në kohë, ne mund të na ikë treni. Dhe nëse na ikën treni, po ta vendosim në kontekst gjeopolitik, mund të na ikë edhe për dekada të tjera. Kjo gjë është shumë herë më e madhe se sa gër-mëret politike të cilat i quajmë politikë, por për mua janë një traditë politike e së shkuarës që duhet t’ju kthejmë kurrizin”.
Opozita, tha Peleshi, duhet të jetë e kënaqur me ndarjen e re të komisioneve parlamentare dhe drejtimin e tyre që u është lënë nga shumica socialiste.
“Mendoj që opozita duhet të jetë e kënaqur me atë që u prezantua sepse do të ketë një komision më shumë në drejtim. Unë kam patur rolin tim modest në këtë dizejnim të komisioneve. E kemi bashkuar me politikën e jashtme, nuk ja kemi hequr opozitës. Sot që flasim, politika e jashtme është pothuaj e njehsuar me politikën tonë të integrimit europian”. -

Berisha: Nëse do vendosnim të mos hynim në Parlament, Rama sot do ishte shumë i kënaqur! Betejë..
Kryetari i Partisë Demokratike mblodhi sot grupin e ri parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ku foli për objektivat në sesionin e ri të Kuvendit dhe shpjegoi pse opozita vendosi të hyjë në Parlament në vendimin e marrë dje nga Kryesia.
Ai pohoi se ka marrë shumë mesazhe dhe ka pasur shumë demokratë dhe demokrate zemërthyera, por sipas tij, prezenca në Parlament është lufta me narkoregjimin që ka vendosur një nga censurat më të mëdha nëpërmjet mediave që kontrollon. Ai nënvizoi se “Rama sot do ishte i kënaqur nëse ata do vendosnin dje të mos hynin në Parlament”.
“Ju garantoj se Edi Rama do festonte sonte nëse ne do vendosmin të mos ishim në Parlament. Ishte vendim i vështirë, por i domosdoshëm dhe do kishte shumë pasoja nëse do merrnim vendim tjetër, për betejë jetike të opozitës, ndaj e nisa fjalimin me këtë”, tha Berisha.
Ai shpjegoi më tej edhe kontrollin e pushtetit që ka kryeministri Rama aktualisht, e që lind nevojën për ta vazhduar betejën e vështirë me regjimin që duket i gjithpushtetshëm.
“Rama shpalli sot pushtetin e vazhdueshëm dhe permanent, e mendon opozitën si stoli. Shumë mendojnë se ne po bëjmë gabim të rëndë që po hyjmë në parlament. Por unë i ftoj ata të ndalen në një moment fondamental dhe që ne demokratët duhet të kemi parasysh, efektin shkatërrimtar të censurës mbi ne. Ne mendojmë se flasim me njëri-tjetrin, dalim me ndonjë studio edhe e mendojmë se folëm me qytetarët. Por këto nuk janë as një e dhjeta e qeverisë”, u shpreh kreu i selisë blu.
Ai qetësoi edhe mbështetësit demokratë për këtë vendim që mori kryesia:
“U them demokratëve dhe demokratëve që mbetën zëmerthyer nga vendimi i djeshëm i Kryesisë, se prania jonë në parlament duke qenë zëri i tyre, është në kushtet e thella të narkodiktaturës dhe me rëndësi jetike për realizimin e qëllimeve tona”. -

Sulmi izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dënohet nga ndërkombëtarët, Trump: Nuk jam i kënaqur
Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha të Katarit të martën pasdite.
Mediat izraelite raportuan se sulmi u krye duke përdorur 15 avionë luftarakë izraelitë. Dëshmitarët në Doha thanë se dëgjuan deri në tetë shpërthime të ndara.
Hamasi tha se pesë nga anëtarët e tij u vranë, por pretendon se udhëheqja e saj e lartë mbijetoi.Çfarë kanë thënë Izraeli, Katari dhe Hamasi për sulmin?
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo ishte “plotësisht e justifikuar” sepse shënjestroi udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza.
Hamasi tha se sulmi ishte “një krim i urryer, një agresion i hapur dhe një shkelje flagrante e të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare”.
Katari tha se sulmi ishte një “shkelje flagrante” e ligjeve ndërkombëtare, si dhe një “kërcënim serioz” për ata në Katar.
Reagimi ndërkombëtar
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk është i kënaqur me situatën.
“Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë, ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot. Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme”, deklaroi Trump.
Ai tha se mësoi për sulmin nga ushtria amerikane ndërsa sulmet ishin duke u zhvilluar. Trump tha gjithashtu se eliminimi i Hamasit “është një qëllim i denjë”.
Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe OKB-së e kanë dënuar sulmin.
