Tag: kënaqur

  • Përfundon numërimi në Vlorë, kandidatja e PS fituese me 78% të votave. Mersini: Jam e kënaqur me pjesëmarrjen në votime

    Përfundon numërimi në Vlorë, kandidatja e PS fituese me 78% të votave. Mersini: Jam e kënaqur me pjesëmarrjen në votime

    Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027.

    Në përfundim të numërimit të 231 kutive të votimit, Mersini, e cila për pak javë mbajti edhe mandatin e deputetes, ka rezultuar fituese me më shumë se 13 mijë vota ndaj rivalit të saj të pavarur, por të mbështetur nga opozita, Dionis Sota.
    Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit të numërimit ajo tha se ishte e kënaqur me pjesëmarrjen në votime, ndonëse 12.54% e qytetarëve me të drejtë vote shkuan për të votuar.
     
    Votat nga kutitë e numëruar 230/231:
    Brunilda Mersini 15573
    Dionis Sota 2312
    Gjergji Nika 1974

    Top Channel

  • Vlorë, voton Brunilda Mersini: Kjo ditë është për qytetarët. E kënaqur me pjesëmarrjen

    Vlorë, voton Brunilda Mersini: Kjo ditë është për qytetarët. E kënaqur me pjesëmarrjen

    Kandidati i Partisë Socialiste në Vlorë Brunilda Mersini teksa ushtroi të drejtën e votës, ftoi bashkëqytetarët e tij të dalin në votime dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen.
    “Shumë faleminderit për suprtorin tuja. Është një ditë e shënuar për mua jo vetëm si e para grua që kandidon për kryetare bashkie. Kjo ditë është për qytetin që kanë treguar demokraci qytetare. Pjesëmarrja është shumë e mirë. Jemi të kënaqur”, tha Mersini.
    Vlora shkon në zgjedhje të pjesshme lokale, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Gara zhvillohet mes Brunilda Mersini (PS), Dionis Sota (i pavarur, mbështetur nga opozita), Gjergj Nika (i pavarur – kandidatura u pranua nga Kolegji Zgjedhor pas refuzimit fillestar nga KQZ).

  • “A jam gjallë në 2029-tën?”, pensionistët të kënaqur për rritjen, i tremb mosha

    “A jam gjallë në 2029-tën?”, pensionistët të kënaqur për rritjen, i tremb mosha

    “Nuk jam gjallë unë deri atëherë”. Hapi i parë i rritjes progresive të pensioneve i ka gëzuar pensionistët, por viti 2029 kur do të përfundojë kjo reformë shohin të largët. 

    Pritja e gjatë për të pasur pensione dinjitoze i ka zbehur optimizmin, aq sa një pjesë e tyre refuzojnë edhe daljen në pension duke vijuar punën në sektori publik dhe atë privat. 

    Për ekspertët e ekonomisë janari është një shenjë shprese për pensionistët, të cilët do të nisin një fazë të re të vlerësimit të punës së tyre. 

    Pyetja që bëjnë të gjithë është: Ku do të gjenden paratë, që deri dje mungonin për pensionistët? 

    Në Shqipëri 100 pensionistë paguhen nga kontributet e 117 punëtorëve, një nga shifrat më të ulta ndonjëherë ndër vite. Ndaj lufta ndaj informalitetit në sektorin privat vijon si rrugëdalja nga kjo gropë e zezë ekonomike. 

  • Pensionistët të kënaqur për rritjen që bëri qeveria

    Pensionistët të kënaqur për rritjen që bëri qeveria

    Hapi i parë i rritjes progresive të pensioneve i ka gëzuar pensionistët, por viti 2029 kur do të përfundojë kjo reformë shohin të largët.
    Për ekspertët e ekonomisë janari është një shenjë shprese për pensionistët, të cilët do të nisin një fazë të re të vlerësimit të punës së tyre.

    Pyetja që bëjnë të gjithë është: Ku do të gjenden paratë, që deri dje mungonin për pensionistët?

    Në Shqipëri 100 pensionistë paguhen nga kontributet e 117 punëtorëve, një nga shifrat më të ulta ndonjëherë ndër vite. Ndaj lufta ndaj informalitetit në sektorin privat vijon si rrugëdalja nga kjo gropë e zezë ekonomike.

  • Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    5 Nëntor 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Dusan Vlahovic shënoi ndaj Sporting Lisbona, por mbeti i pakënaqur me barazimin e Juventusit. Sulmuesi serb zbuloi pas ndeshjes: “Ndjeva një dhimbje të vogël në fleksor dhe kërkova të ndërrohem. Më vjen keq që nuk e mbarova ndeshjen, sepse gjatë përgatitjeve nuk kam luajtur shumë dhe as më pas nuk kam bërë gjithmonë 90 minuta”.
    Vlahovic theksoi se skuadra mund të bënte më mirë: “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, sepse mund të fitonim. Luajtëm më mirë se portugezët, edhe pse ata kanë kontroll të mirë topi. Na mungoi vetëm goli i dytë, tani shpresojmë t’i fitojmë katër ndeshjet e mbetura”.
    I pyetur për të ardhmen e tij, serbi u tregua i prerë: “Nuk mendoj për merkaton. Kam folur me Spallettin, por dua të qëndroj i përqendruar te ndeshja e radhës, derbi që duam ta fitojmë”.

  • Comolli mirëpret Spallettin: Zgjidhja më e mirë. Merkato? Të kënaqur me lojtarët që kemi, por…

    Comolli mirëpret Spallettin: Zgjidhja më e mirë. Merkato? Të kënaqur me lojtarët që kemi, por…

    31 Tetor 2025

    12:44

    Alfred Lleshi

    Për herë të dytë më 2025, Juventusi prezanton një fillim të ri teknik, pas periudhave me Thiago Motta dhe Tudor, tani me Luciano Spalletti në stolin bardhezi. Trajneri debuton në Cremona, ndërsa ndryshimet taktike priten pas pushimit. Qëllimi kryesor? Kualifikimi në Champions League dhe performanca maksimale në Europë.
    Damien Comolli, drejtor i përgjithshëm, mirëpriti Spallettin: “Jemi të lumtur ta presim Spallettin, ekspert i madh i futbollit italian. Zgjedhja u mor së bashku me Chiellini dhe Modesto. Është shumë e rëndësishme që vendimi të ishte i përbashkët”. Comolli konfirmoi një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit, me opsion për zgjatje: “Ai ka fituar trofe edhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në fund të sezonit do të vendosim për vazhdimin”.
    Për merkaton: “Do respektojmë ‘fair play financiar’. Nëse shfaqen mundësi, do t’i shfrytëzojmë. Jam i kënaqur me lojtarët e merkatos së verës”. Pozita e drejtorit sportiv mbetet e lirë: “Kërkimi vazhdon, do t’ju njoftojmë sapo të ketë zhvillime”.

  • Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

    Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

    30 Tetor 2025

    12:24

    Telesport

    Trajneri Pep Guardiola ishte i kënaqur që Omar Marmoush më në fund shënoi golin e tij të parë sezonal me Manchester City. Sulmuesi egjiptian shënoi dje në fitoren 3-1 të “qytetarëve” ndaj Swansea në Carabao Cup.
    Marmoush u vendos në rolin e sulmuesit kryesor në këtë ndeshje, ndërsa Erling Haaland u la pushim. “Po bëhet gjithnjë e më mirë. Jam i lumtur për të sepse një sulmues ka nevojë për gola dhe për vetëbesimin e tij kjo do të jetë e rëndësishme”, tha Guardiola.
    “Ai ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë dhe sigurisht që të luash në pozicionin e Erling është e rëndësishme. E dimë që në shumë ndeshje kemi nevojë për dy sulmues dhe është shumë mirë ta kemi atë përsëri”, shtoi Pep Guardiola.
    “Shumë ekipe kundërshtare luajnë me një sistem me 5 mbrojtës, ndaj Marmoush e di si të jetë i duruar. Ai është i aftë të lëvizë në hapësira të vogla, të jetë konsistent dhe më pas të vrapojë në prapavijë. Kemi nevojë për të”, tha trajneri spanjoll.

  • Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

    Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

    Trajneri i Vorës, Arjan Bellai u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Bylisit.
    “Nuk jam fare i kënaqur sot, besoj se ndeshja u humb, domethënë e humbëm qejfin e dëshirën duke u kënaqur në anë psikologjike te kartoni i kuq. Duke e ditur që Ballshi e kishim thënë që në ndeshje brenda është mundur me vështirësi më përpara. Me Elbasanin luajti mirë e barazoi me një gol që nuk u quajt. Aty besoj ajo dëshira që ta bëj unë, të shënoj unë, bëri të mos shkojmë shpesh, nuk ishim të saktë në goditje standarte.

    Kjo erdhi si rezultat edhe me mungesat që kemi, edhe me dëmtimet që vijnë një herë njëri e një herë tjetri. Por duhet të jemi të gjithë të gatshëm, ky është futbolli, nuk duhet të themi mungon Bellaj e duhet të luajë dikush tjetër. Duhet të jemi të gjithë të gatshëm e të japim maksimumin në çdo ndeshje. Qe më e mirë kjo shuplakë, që të rrimë më mirë me këmbë në tokë, që të mos mendojmë se u bëmë dikush, Duhet të shikojmë sa kemi lartësinë tonë, mos e çojmë shumë kokën lart. Besoj kjo humbje sot na ul tamam me këmbë në tokë, duke e ditur programin që fillon që nga java tjetër me Partizanin. Ndeshjet në vazhdim fillojnë nga e para dhe është një kampionat më i vështirë duke e ditur se tabela në zonën ku jemi ne është më e ngjeshur” – tha ai.
    Ne kur ndërtojmë lojën, Kasalla luan 8-sh me Tabakun dhe Dalipi është 6 i pastër që organizon nga mbrapa. Kasalla, meqë topin e njeh shumë mirë, na organizon gjithmonë lojën dhe nuk bëri keq. Ai kishte një problem me dhëmbin, ka qenë tre ditë te dentisti dhe ishte pa dhëmbë, ju nuk e keni parë. Nuk kishte atë freskinë që duhej pasi edhe dje në darkë, edhe sot në mëngjes jemi marrë vetëm me të. Për mua ka bërë shumë mirë, thjesht e penalizoi pak fusha, ishte pak e rëndë se ai është teknik. Tabaku kishte urdhër të ngjitej më lart se ishin me 10 lojtarë e dikush duhej të ngjitej. U fola shumë herë edhe Kasallës e Dalipit që të ngjiteshin dhe u vonuam.
    Duke u ngjitur Dalipi më lart, edhe Kasalla të shkonte me lart, u bë dy herë. Në pjesën e dytë ishte urdhër që duhej të luanim kështu.
    Ne kemi filluar në pjesën e parë jo mirë, në pjesën e dytë mirë. Ky është futboll dhe nuk mund ta dish kur luan mirë apo keq. Por pjesën e dytë është si pjesa e parë e ndeshjeve të tjera, na mungonte freskia e shpirti i ndeshjeve të tjera.
    Daka ka ndihmuar, e ka bërë mirë në krah, e provova edhe me Dinamon Bardhin duke hequr Zunën. Nuk dhamë atë që duhej, është edhe lodhje se janë të njëjtat futbollistë dhe Bardhi është nga ata që bën kilometrat më të shumta. Edhe në ndeshjen me Elbasanin kishte probleme. Ndaj u detyrova, isha i kënaqur se bëri shumë mirë”,

  • Kryebashkiaku i Vaut të Dejën u dërgua për gjykim, kreu i SPAK: Nuk jam i kënaqur, ka shumë për të bërë

    Kryebashkiaku i Vaut të Dejën u dërgua për gjykim, kreu i SPAK: Nuk jam i kënaqur, ka shumë për të bërë

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjes së demokratit Flamur Noka, në lidhje me gjykimin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës.

    -Dërgimin për gjykim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, korrupsion aktiv në zgjedhje…. A nuk turpëroheni nga ky bilanc?
    Dumani: Nuk kam asgjë për të komentuar. Nuk mund të bëj një koment mbi komentin tuaj. Patjetër që nuk jam i kënaqur ka shumë për të bërë. Por duhet marrë parasysh burimet njerëzore të kufizuara.
     
     

    Top Channel

  • “Jam i kënaqur”, Mehmeti flet pas golit me Bristol Cityn: Vazhdoj kështu

    “Jam i kënaqur”, Mehmeti flet pas golit me Bristol Cityn: Vazhdoj kështu

    “Jam i kënaqur”, Mehmeti flet pas golit me Bristol Cityn: Vazhdoj kështuAnis Mehmeti realizoi golin e pestë sezonal me fanellën e Bristol Cityt, teksa ndëshkoi Southampton në Championship. Sulmuesi shqiptar, foli për mediat, pas sfidës së fituar 3-1.
    “Ishte një fitore e madhe ndaj një skuadre të fortë dhe jemi shumë të lumtur që morëm tre pikë…