Tag: kënaqur

  • Spalletti: Ishte thelbësore të fitonim, por nuk jemi të kënaqur. Pres shumë më tepër

    Spalletti: Ishte thelbësore të fitonim, por nuk jemi të kënaqur. Pres shumë më tepër

    11 Dhjetor 2025

    8:01

    Alfred Lleshi

    Juventusi siguroi fitoren e dytë radhazi ndaj Pafos në Champions League, një hap i rëndësishëm për renditjen e fazës së grupit. Spalletti e vendosi ndeshjen me ndryshimet e sakta në pjesën e dytë, por theksoi pakënaqësinë me paraqitjen e të tijve: “Ishte thelbësore të fitonim, por duhet të bëjmë shumë më tepër. Nuk jam i kënaqur, as lojtarët. Në disa momente bëmë minimumin, pati situata dekurajuese në pjesën e parë”.
    Trajneri shpjegoi se skemat funksionuan: “I kishim provuar në stërvitje, në pjesën e dytë u zhvilluan mirë dhe u bëmë më të rregullt e më të vendosur”. Ai vlerësoi vështirësinë e ndeshjes, duke rikujtuar se kundërshtari kishte pësuar pak gola, vetëm ndaj Bayernit.
    Spalletti pranoi problemet në fazën defensive, mungesa e një qendërmbrojtësi të djathtë detyron spostime, me Kalulu si mbrojtës krahu dhe lojtarë si Weston e Cambiaso që nuk janë “terzino” natyralë. “Kur do të shihet Juve e vërtetë? Shpresoj sapo të kemi një qendërmbrojtës të djathtë. Dua ta zhvillojmë 4-2-3-1 sa më shpejt”, – përfundoi ai.

  • 150 djem të vitlindjes 2009 në projektin “Open Stage”, në grumbullimet e FSHF

    150 djem të vitlindjes 2009 në projektin “Open Stage”, në grumbullimet e FSHF

    Federata Shqiptare e Futbollit vijoi dje me ditën e dytë të seleksionimeve Open Stage të futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët jetojnë dhe luajnë në Europë dhe botë. Pjesëmarrës në këtë seleksionim ishin rreth 150 djem të vitlindjes 2009.
    Futbollistët e rinj u zhvilluan u angazhuan në teste fizike dhe në 7 ndeshje miqësore, nga të cilat u përzgjodhën disa lojtarë për ndeshjen finale. Djemtë u ndoqën nga afër nga të gjithë trajnerët e moshave të ekipeve Kombëtare së bashku me stafet e tyre përkatëse si edhe stafi i Drejtorisë Teknike. Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, në një prononcim për fshf.org tregoi më tepër mbi ecurinë e Open Stage dhe pritshmëritë mbi prurjet e këtij viti. Si po ecin seleksionimet? – Mbas datëlindjes 2011, sot është datëlindja 2009. Jemi shumë të kënaqur. Pjesëmarrja është jashtëzakonisht e madhe, pothuajse nga çdo vend i botës. Jemi të kënaqur sepse kjo na hap rrugën që ne të kemi një seleksionim sa më të gjerë.
    Si i ndihmon ky aktivitet futbollistët e vegjël që të tregojnë veten dhe ata të ëndërrojnë që një ditë të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare? – Kjo është një mundësi shumë e mirë për çdo lojtar sepse në pamundësi për t’i ndjekur ne i shikojmë këtu, ata shprehin talentin e tyre dhe ne krijojmë një ide që ata të jenë pjesë e kombëtareve të moshave. Pritshmëritë për ditët në vijim – Jemi shumë të kënaqur nga dita e parë dhe e dytë. Ka futbollistë që vijnë nga skuadra me shumë emër. Ky është viti i tretë që ne bëjmë këtë seleksionim dhe vit pas viti vijnë lojtarë të talentuar. Pas mbylljes së këtyre seleksionimeve, a do të ndërtoni një databazë që të ndiqni lojtarët? – Është e vërtetë dhe prandaj kjo është shumë e rëndësishme, sepse na jep një orientim sa më të saktë dhe më të sigurt. Ne dimë për çdo lojtar informacione dhe ndërtojmë një databazë që është shumë e rëndësishme për ne.

  • “Open Stage”, dita e dytë! Drejtori i ri i Skautizmit, Osmani: Të kënaqur me prurjet dhe pjesëmarrjen, 150 futbollistë të testuar

    “Open Stage”, dita e dytë! Drejtori i ri i Skautizmit, Osmani: Të kënaqur me prurjet dhe pjesëmarrjen, 150 futbollistë të testuar

    Federata e Futbollit vijoi sot me ditën e dytë të seleksionimeve Open Stage të futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët jetojnë dhe luajnë në Europë dhe botë. Pjesëmarrës në këtë seleksionim ishin rreth 150 djem të vitlindjes 2009.
    Futbollistët e rinj u zhvilluan u angazhuan në teste fizike dhe në 7 ndeshje miqësore, nga të cilat u përzgjodhën disa lojtarë për ndeshjen finale. Djemtë u ndoqën nga afër nga të gjithë trajnerët e moshave të ekipeve Kombëtare së bashku me stafet e tyre përkatëse si edhe stafi i Drejtorisë Teknike.
    Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, në një prononcim për fshf.org tregoi më tepër mbi ecurinë e Open Stage dhe pritshmëritë mbi prurjet e këtij viti.
    Si po ecin seleksionimet? – Mbas datëlindjes 2011, sot është datëlindja 2009. Jemi shumë të kënaqur. Pjesëmarrja është jashtëzakonisht e madhe, pothuajse nga çdo vend i botës. Jemi të kënaqur sepse kjo na hap rrugën që ne të kemi një seleksionim sa më të gjërë.
    Si i ndihmon ky aktivitet futbollistët e vegjël që të tregojnë veten dhe ata të ëndërrojnë që një ditë të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare? – Kjo është një mundësi shumë e mirë për çdo lojtar sepse në pamundësi për t’i ndjekur ne i shikojmë këtu, ata shprehin talentin e tyre dhe ne krijojmë një ide që ata të jenë pjesë e kombëtareve të moshave.
    Pritshmëritë për ditët në vijim – Jemi shumë të kënaqur nga dita e parë dhe e dytë. Ka futbollistë që vijnë nga skuadra me shumë emër. Ky është viti i tretë që ne bëjmë këtë seleksionim dhe vit pas viti vijnë lojtarë të talentuar.
    Pas mbylljes së këtyre seleksionimeve, a do të ndërtoni një databazë që të ndiqni lojtarët?  – Është e vërtetë dhe prandaj kjo është shumë e rëndësishme, sepse na jep një orientim sa më të saktë dhe më të sigurt. Ne dimë për çdo lojtar informacione dhe ndërtojmë një databazë që është shumë e rëndësishme për ne.

  • Dita e dytë e seleksionimeve/ Në testim rreth 150 futbollistë të vitlindjes 2009, Osmani: Të kënaqur me prurjet dhe pjesëmarrjen

    Dita e dytë e seleksionimeve/ Në testim rreth 150 futbollistë të vitlindjes 2009, Osmani: Të kënaqur me prurjet dhe pjesëmarrjen

    Federata e Futbollit vijoi sot me ditën e dytë të seleksionimeve Open Stage të futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët jetojnë dhe luajnë në Europë dhe botë. Pjesëmarrës në këtë seleksionim ishin rreth 150 djem të vitlindjes 2009.
    Futbollistët e rinj u zhvilluan u angazhuan në teste fizike dhe në 7 ndeshje miqësore, nga të cilat u përzgjodhën disa lojtarë për ndeshjen finale. Djemtë u ndoqën nga afër nga të gjithë trajnerët e moshave të ekipeve Kombëtare së bashku me stafet e tyre përkatëse si edhe stafi i Drejtorisë Teknike.
    Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, në një prononcim për fshf.org tregoi më tepër mbi ecurinë e Open Stage dhe pritshmëritë mbi prurjet e këtij viti.
    Si po ecin seleksionimet? – Mbas datëlindjes 2011, sot është datëlindja 2009. Jemi shumë të kënaqur. Pjesëmarrja është jashtëzakonisht e madhe, pothuajse nga çdo vend i botës. Jemi të kënaqur sepse kjo na hap rrugën që ne të kemi një seleksionim sa më të gjërë.
    Si i ndihmon ky aktivitet futbollistët e vegjël që të tregojnë veten dhe ata të ëndërrojnë që një ditë të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare? – Kjo është një mundësi shumë e mirë për çdo lojtar sepse në pamundësi për t’i ndjekur ne i shikojmë këtu, ata shprehin talentin e tyre dhe ne krijojmë një ide që ata të jenë pjesë e kombëtareve të moshave.
    Pritshmëritë për ditët në vijim – Jemi shumë të kënaqur nga dita e parë dhe e dytë. Ka futbollistë që vijnë nga skuadra me shumë emër. Ky është viti i tretë që ne bëjmë këtë seleksionim dhe vit pas viti vijnë lojtarë të talentuar.
    Pas mbylljes së këtyre seleksionimeve, a do të ndërtoni një databazë që të ndiqni lojtarët?  – Është e vërtetë dhe prandaj kjo është shumë e rëndësishme, sepse na jep një orientim sa më të saktë dhe më të sigurt. Ne dimë për çdo lojtar informacione dhe ndërtojmë një databazë që është shumë e rëndësishme për ne.

  • Marrin bonusin e fundvitit, pensionistët në Fier: Jemi të kënaqur

    Marrin bonusin e fundvitit, pensionistët në Fier: Jemi të kënaqur

    Këtë të martë ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit të pensionistëve. Përveç pensionit të përmuajshëm pensionistët fierak po tërheqin dhe bonusin e ndarë sipas fashave nga 10-15 mijë lekë. ”Unë jam invalid dhe mora 150 mijë lekë. Po jemi të kënaqur”, tha një qytetarë. ”Unë përfitova 100 mijë, këto janë mundësitë, do mundohemi që të përballojmë shpenzimet e fundvitit”, tha një tjetër. ”Unë mora 150, jam e kënaqur”, tha një pensioniste. Pas vlerësimit që bënë për bonusin shprehen që të kemi vitin tjetër rritjen e pensioneve.
     

  • Lara Colturi e dyta në renditjen e përgjithshme pas 3 garave: E kënaqur që po ngjitem në podium

    Lara Colturi e dyta në renditjen e përgjithshme pas 3 garave: E kënaqur që po ngjitem në podium

    24 Nëntor 2025

    11:50

    Telesport

    Ky sezon në Kupën e Botës për ski ka nisur mjaft mirë për skiatoren shqiptare Lara Colturi. Me dy podiume, dy vende të dyta në Levi dhe Gurgl, në tri gara të zhvilluara deri më tani, skiatorja 19-vjecare po befason me paraqitjet e saj.
    ”Ndihem shumë mirë dhe pse nuk ishte aspak e lehtë, pasi kushtet e pistës nuk ishin të mira në zbritjen e dytë. Kur pashë që isha e para pas zbritjes time nuk e besoja. Jam e kënaqur që ngjitem sërish në podium”, deklaroi Lara Colturi pas podiumit të dielën në Austri
    Më tej, në deklaratën e saj për mediat, Colturi tha: “Tani do të përgatitem për garën e radhës, ajo që zhvillohet në Amerikë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Do të përgatitem në maksimum për të qenë gati për sfidën e radhës së Kupës së Botës”.
    Në renditjen e përgjithshme për femra në Kupën e Botës në ski, Lara Colturi ndodhet e dyta me 196 pikë, pas ikonës dhe kampiones në fuqi Mikaela Shifrin, që ka 250 pikë, që ka fituar dy garat e fundit, duke qenë e vetmja që ka mposhtur skiatoren kuqezi.

  • Rama: Anëtarësimi në BE objektivi historik që s’ka kompromis

    Rama: Anëtarësimi në BE objektivi historik që s’ka kompromis

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i vetmi rast kur ai do të ndihet plotësisht i kënaqur, një ngjarje të cilën e cilësoi si epokale, historike dhe të jashtëzakonshme.
    Gjatë podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se natyra e tij është të mos jetë kurrë plotësisht i kënaqur me punën apo rezultatet që arrin.

    “Vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë fare. Perceptimi në distancë është i ndryshëm nga çfarë jam realisht. Nëse dukem si dikush që mendon se i di të gjitha, në fakt unë vuaj nga pakënaqësia,” tha Rama.

    Ai shtoi se është kritik ndaj vetes dhe gjithmonë mendon se mund të kishte bërë më mirë.

    “Jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. I shoh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes, sepse mendoj se mund t’i kisha realizuar më mirë,” theksoi Kryeministri.
    Rama foli edhe për qëndrimet e tij të forta në debate, por tha se me kalimin e kohës ka zhvilluar mekanizma për të rikonsideruar situatat.
    “Jam shumë i vështirë në debat, sepse mbroj me forcë bindjet e mia. Por jam i hapur për të kuptuar se ku mund të bëj më mirë, apo ku mbase tjetri ka të drejtë dhe unë jo. Edhe pse nuk e tregoj,” tha ai.
    Sipas tij, me kalimin e viteve ai është bërë më reflektues dhe më i prirur për të rishikuar vendimet dhe qëndrimet e së shkuarës.

  • Shqipëria U-21 korr dy fitore rresht kundër Moldavisë e Ukrainës. Trajneri Bushi: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës

    Shqipëria U-21 korr dy fitore rresht kundër Moldavisë e Ukrainës. Trajneri Bushi: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës

    Shqipëria U-21 arriti dy fitore brenda katër ditësh në miqësoret kundër Moldavisë dhe Ukrainës. Shpresat e drejtuar nga Alban Bushi mposhtën 1-0 Moldavinë në transfertë ndërsa mbrëmjen e kaluar triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Ukrainës në “Elbasan Arena”.
    Pas fitores në shtëpi kundër ukrainasve, në një prononcim për fshf.org trajneri Bushi u shpreh i kënaqur jo vetëm me rezultatet në këto dy ndeshje, por edhe me paraqitjen e skuadrës së tij në fushë.
    “Jemi të kënaqur. Dy ndeshje, dy fitore, nuk është se nuk i kishim menduar. Gjithmonë futemi për t’i fituar ndeshjet. Po mënyra se si erdhi kjo e dyta, jam i lumtur sepse luanim me një kundërshtar shumë të fortë. Ukraina është një nivel shumë i lartë, ekip i rangut të Gjermanisë, goxha më mirë se ne.
    Jam shumë i kënaqur nga ekipi, dua t’i falënderoj sepse vrapuan dhe luftuan shumë. Por dua të falënderoj edhe lojtarët e tjerë që nuk luajtën dhe që nuk pata mundësi t’i fusja në lojë. Ne pavarësisht se luajmë miqësore, përqasjen e bëjmë sikur është kualifikuese sepse këto janë si kualifikuese për ne. Dhe dua që ta kuptojnë edhe lojtarët vetë që ne i duam fitoret. Intensiteti i lojës ishte shumë i lartë dhe në pjesën e dytë nuk pata mundësi të bëj shumë ndërrime.
    Jam shumë i lumtur sepse kur e sheh që ekipi lufton e sakrifikon dhe kanë qëllim që të mbrojnë rezultatin, ne ndihemi mirë. Ukraina na vuri në vështirësi sidomos pjesën e dytë, ishin më të freskët se ne. Bëmë një përqasje shumë të mirë, do të vazhdojmë kështu sepse jemi rritur goxha në çdo aspekt” – tha Alban Bushi për fshf.org.

  • Kroacia në Botëror, Dalic: Jemi të kënaqur, shpresoj të shoh dhe Italinë…

    Kroacia në Botëror, Dalic: Jemi të kënaqur, shpresoj të shoh dhe Italinë…

    Kroacia arriti të kualifikohej direkt për në Botërorin 2026 dhe trajneri I kësaj skuadre, Zlatko Dalic që padyshim nuk e ka fshehur për këtë kualifikim që erdhi edhe pas suksesit me Malin e Zi me rezultatin 3-2.

    ‘E arritëm objektivin tonë dhe jemi të kënaqur-tha Dalic-e arritëm duke përmbysur rezultatin dhe duke treguar se kemi mentalitet. Gabime ka pasur, por tani të shijojmë këtë kualifikim në Botëror’
    Trajneri kroat nuk harroi të komentojë as dështimin e Italisë për t’u kualifikuar direkt me Të Kaltrit që do të luajnë në fazën e playoffit.
    ‘Italia ka bërë një rrugëtim të çuditshëm, nuk është kualifikuar 2 herë në borërorë, por ndërkohë ka fituar një evropian-tha Dalic-nuk e fitoi grupin dhe tani do të duhet të luajë në playoff. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj ta shoh në Botëror’

  • Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

    Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

    Chelsea fitoi 3-0 ndaj Wolves në Premier League dhe ngjitet në vendin e tretë. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij: “Isha shumë i lumtur në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë. Dallimi midis pjesës së parë dhe pjesës së dytë ka qenë se ne vetëm shënuam gola”.
    “Kur nuk pëson gol dhe nuk lë hapësira pas, ndërkohë që krijon 4-5 raste shënimi duhet të jesh cinik. E kemi thënë shumë herë, përndryshe loja është gjithmonë e hapur, çdo gjë mund të ndodhë. Por, për fat të mirë, në pjesën e dytë shënuam gola dhe fituam ndeshjen”, deklaroi më tej trajneri italian.
    Enzo Maresca lëvdon shumë brazilianin Estevao, që u aktivizua në pjesën e dytë dhe beson se adoleshenti meriton të vlerësohet mbi 100 milionë euro. Estevao pati një ndikim të menjëhershëm kur hyri në fushë: “Ai është i shkëlqyer, një talent. Përsëri, ne po përpiqemi ta ndihmojmë të përshtatet dhe t’i japim minutat e duhura”.
    “Ai po bën një punë fantastike. Për këtë klub, në 5-10 vitet e ardhshme, ai do të jetë një lojtar i shkëlqyer. Arsyeja pse tifozët paguajnë bileta është sepse duan të shohin lojtarë si Estevao apo Cole Palmer.  Njerëzit janë të lumtur kur janë brenda fushës, Estevao erdhi nga Brazili, ai ka nevojë për pak për t’u përshtatur”, tha Maresca.