Tag: kënaqësia

  • Çfarë shkakton te fëmija mungesa e kënaqësisë

    Çfarë shkakton te fëmija mungesa e kënaqësisë

    Kujtoni vazhdimisht se “kënaqësia është premtimi që lidh”. Ajo lidh njeriun me realitetin. Mungesa e kënaqësisë ndërton te fëmija mekanizmat e dhimbjes dhe, për pasojë, ndërton urrejtjen për jetën dhe frikën prej saj.

    Kënaqësia është e lidhur ngushtësisht me procesin e rritjes. Rritemi duke e përfshirë brenda nesh ambientin, si fizik ashtu dhe emocional.

    E brendësojmë, e pasurojmë dhe zhvillojmë botën tonë të brendshme, që më pas të shohim mjedisin. Kështu e zbulojmë atë në një nivel të ri që e mundëson vetëm rritja nëpërmjet kënaqësisë.

    Fëmija transformon përfytyrimin e tij të botës së jashtme, duke mbajtur të qëndrueshme realitetin e përvojës së brëndshme të tij.

    Kjo do të thotë se përvojat e depozituara përgjatë fëmijërisë, diktojnë përfytyrimin tonë për botën e jashtme. Pra, është stabiliteti i brendshëm që mundëson procesin e zhvillimit.

    Ky konkluzion përforcon edhe më shumë rëndësinë e përjetimit të kënaqësisë për shëndetin fizik dhe psikoemocional të individit. 

  • ”Kënaqësia ime e përjetshme”, Salianji në ”Top Story” bën batutë pas prezantimit nga Grida Duma

    ”Kënaqësia ime e përjetshme”, Salianji në ”Top Story” bën batutë pas prezantimit nga Grida Duma

    Showbiz E Enjte, 4 Shtator 2025 21:50
    Pas verës së nxehtë politike por jo vetëm, demokrati Ervin Salianji, analisti Lorenc Vangjeli, gazetarja Anila Basha, kandidati Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja u bënë bashkë sonte në ”Top Story”. Gjatë prezantimit të të ftuarve nga Grida Duma, përshëndetja e Ervin Salianjit drejtuar moderatores ishte e veçantë. ”Kënaqësia ime e përjetshme”,-tha ai.

  • “Izolimi më ka ndihmuar shumë të…”/ Meta nga qelia: Ju rrëfej se cila është kënaqësia ime më e madhe në burg

    “Izolimi më ka ndihmuar shumë të…”/ Meta nga qelia: Ju rrëfej se cila është kënaqësia ime më e madhe në burg

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në qeli që pas arrestimit të tij më 21 tetor të vitit 2024. Në një intervistë, Meta ka ndarë edhe disa përjetime personale, veç ideve politike që lidhen me situatën e opozitës pas 11 majit.
    Ndër të tjera, Meta rrëfen se leximi dhe ushtrimet fizike janë pjesë e pandarë e përditshmërisë së tij. Meta shprehet se burgu e ka ndihmuar të çlirohet nga shumë gënjeshtra dhe të ndryshojë pikëpamje për jetën.
    Pjesë nga intervista:
    Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët. Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike.
    Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës “Long Walk to Freedom”.
    Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit. Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.
    Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.

  • Kënaqësia e të ndezurit zjarre, çfarë është piromania?

    Kënaqësia e të ndezurit zjarre, çfarë është piromania?

    Termi piromani rrjedh nga greqishtja ” pyros “, që do të thotë zjarr, dhe ” mania “, që do të thotë obsesion. Piromania është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku individi ndjen një dëshirë të fortë për të ndezur zjarre.

    Ky veprim nuk kryhet për përfitime materiale apo hakmarrje, por për kënaqësinë e brendshme që lind nga ndezja dhe zbutja e tensionit pas veprës.

    Piromania prek rreth 1-2% të popullsisë, me një përqindje më të lartë tek meshkujt, dhe trajtimi i saj kProfili i nj1%a një shkallë suksesi deri në 60%, sipas psikologes klinike Marija Babić.

    Babić shpjegon se motivi kryesor i piromanëve është kënaqësia e brendshme që lind nga ndezja e zjarrit dhe zbutja e tensionit pas veprës, jo dëmtimi i qëllimshëm. Ajo shton se vendosja e diagnozës varet nga faktorë individualë si kërkimi i emocioneve, vetëbesimi i ulët dhe çrregullime të tjera, si dhe faktorë mjedisorë, përfshirë marrëdhëniet familjare të paqëndrueshme dhe ndikimin e grupeve shoqërore.

    Sipas psikologes, 90% e rasteve të piromanisë përfshijnë meshkujt.

    Çrregullimi lidhet me faktorë individualë si kërkimi i emocioneve të forta, vetëbesimi i ulët dhe çrregullime të tjera psikologjike, si dhe faktorë mjedisorë, përfshirë marrëdhëniet e paqëndrueshme familjare dhe ndikimin e grupeve shoqërore.