Ambasada amerikane në tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodjan Braho.
Në reagimin e bërë ambasada shprehet se pret me padurim të vazhdojë partneritetin me Brahon në krye të SPAK.
Gjithashtu ambasada amerikane vlerëson dhe punën e Dumanit në drejtimin e SPAK, ku shprehet se bëri një shërbim të pashembullt në krye të institucionit.
Njoftimi i ambasadës
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.
Tag: kënaqësi
-

Ambasada amerikane për SPAK/ Presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin, përgëzojmë Dumanin
-

Conte: Kënaqësi të përballesh me Mourinho, ndaj Benfica duhet energji dhe të mos falim asnjë centimetër
Pas një rikthimi të fortë në Serie A, ekipi i Napoli po kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Champions League. Kampionët e Italisë do të luajnë për pikë në ndeshjen e sotme ndaj Benfikës së Jose Mourinho. Një ndeshje shumë e vështirë dhe intensive, për të cilën Antonio Conte dha mendimin e tij.
“Do të përballemi me një ekip të shëndetshëm, që vjen nga një ndeshje e shkëlqyer kundër Sporting Lisbon. Po vijmë nga performanca të mira dhe energji e mirë. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, do të na duhet dëshirë dhe përqendrim. Do të jetë një ndeshje shumë intensive dhe e vështirë”, tha Conte.
Më tej, ai shtoi: “Do të duhet të japim shumë energji, siç kemi bërë kohët e fundit. Duhet të duam të hyjmë në fushë dhe të mos dorëzohemi asnjë centimeter, do të duhet të luftojmë. Do të duhet guxim për ta lënë fushën pa keqardhje“.
“Situata e lëndimeve sot do të thotë që po merremi me një goditje pothuajse çdo javë. Mendoj se humbja e lojtarëve kryesorë ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë së të gjithëve. Shumë lojtarë që mbërritën në verë kanë filluar të kuptojnë dinamika të caktuara duke luajtur më shumë dhe më mirë”, shtoi Conte.
Duke folur për përballjen ndaj Jose Mourinho, ai komentoi: “Në fund të fundit, është gjithmonë kënaqësi të takosh ekipet e Mourinho. Ai është një trajner fitues, ka pak për të thënë. Do të jetë mirë ta takojmë dhe ta përshëndetim.” -

Stilistja Bona Karamano rikthen traditën shqiptare në modë moderne dhe unike: Veshjet e mia pëlqehen nga të huajt, sidomos nga francezët
Prej 33 vitesh stilistja e veshjeve Bona Karamano drejton dizenjimin dhe qep veshje tradicionale në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës duke tërhequr edhe vëmendjen e turistëve.
Të stilosh dhe qepësh traditën, për Bonën është unike. “E bëj me dashuri këtë punë, kur ulem bëj një model gjatë atij modeli kur unë e qep, unë filloj dhe ndryshoj modelin gjatë punimit me dhjetëra herë derisa të bëj diçka që mua më pëlqen dhe është kënaqësi kur vijnë njerëzit thonë që vërtet janë gjëra unike,janë gjëra të veçanta sepse unë një model e bëj një herë dhe kjo është bukuria që çdo njeri ka në trupin e tij veshjen më të veçantë dhe që nuk e ka tjetër njeri”, shprehet stilistja.
Veshjet e stiluara nga Bona janë pëlqyer edhe nga emra të njohur. Bona veçon prej tyre ish ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Veshjet e mia i tërheqin turistët jashtë mase sidomos francezët, hollandezët , gjermanët tek unë kanë blerë dhe ambasadorë, Yuri Kim biles është kënaqësi kur e shikon atë me veshjen time, ambasadorë të tjerë, të cilët janë rikthyer sërish në atelienë time dhe jo vetëm kënaqësi por që ndien një lloj emocioni, kur të vlerëson dikush i huaj,ndihesh akoma më tepër e kënaqur”, thotë Bona Karamano.
Në Gjirokastër ka një interes në rritje për mjeshtëritë që lidhen me stilimin dhe realizimin e veshjeve të ndryshme dhe veçanërisht atyre kombëtare.Top Channel
-

Capello: Ky është Interi i Chivu, kënaqësi ta shohësh duke luajtur. Dhuron spektakël
Fabio Capello, për “Gazzetta dello Sport”, lavdëroi performancën e Interit nën drejtimin e Chivu: “Po, tani mund ta themi, ky është Interi i Chivu. Ta shohësh duke luajtur është kënaqësi. Është bukur kur lojtarët rrethojnë trajnerin, siç ndodhi në ‘Olimpico’, një përqafim që tregon lidhjen e krijuar. Është bukur edhe ta shohësh ekipin të luajë, sepse gjithçka funksionon, ekipi po rritet ndeshje pas ndeshjeje, fitore pas fitoreje”.
Për përfshirjen e të gjithëve, Capello shtoi: “Tani të gjithë lojtarët, nga Lautaro te Barella, Bastoni dhe Calhanoglu, Dimarco e deri te të rinjtë Bonny dhe Pio Esposito, janë në sinkron me Cristian. Ai nuk ka përmirësuar nivelin e lojtarëve, që ishte tashmë i lartë, por ka rritur vetëbesimin e tyre, një meritë e madhe”.
Për stilin e lojës: “Përveç shpirtit dhe potencialit të skuadrës, ka edhe lojën. Interi luan vertikalisht, shtyn gjithmonë përpara dhe ka reduktuar obsesionin për ndërtimin e lojës nga poshtë vetëm për vetveten. Në këtë aspekt, Chivu ka shumë arsye për t’u krenuar”. -

”Progresi i Shqipëri në BE i mrekullueshëm”, Von der Leyen në Tiranë: U bë në një kohë të shkurtër, na pëlqen ambicia
”Ishte kënaqësi të kthehem në Shqipëri, është kënaqësi t’i rikthehem turneut. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Kemi bërë rrugë të gjatë, progres. Është një progres i mrekullueshëm, i bërë në kohë rekord. Ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. Unë di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit. Ju kërkoni t’i mbyllni grup kapitujt deri në 2026, kjo është ambicioze. Ne na pëlqen ambicia”, tha Von der Layen.
Top Channel
-

“Dashuria sjell më shumë vuajtje se kënaqësi”, ja pse mendonte kështu Jorge Luis Borges
Jorge Luis Borges
Nga: Jorge Luis Borges
Fatkeqësisht, mendoj se dashuria sjell më shumë dhimbje sesa kënaqësi. Tani është e qartë se lumturia që të jep dashuria është aq e madhe sa është më mirë të jesh i pakënaqur shumë herë për të qenë i lumtur pak herë.
Unë besoj se të gjithë ne kemi qenë shumë të lumtur me dashurinë, ndonjëherë, por, gjithashtu, besoj se të gjithë kemi qenë të pakënaqur, shumë herë.
Dashuria i ofron njeriut pasigurinë, atë pasiguri që të bën të kalosh nga lumturia absolute në mjerim; por edhe të mund të kalosh nga fatkeqësia në befasi, në lumturi të papritur. Mendoj se është një përvojë dhe njeriu nuk duhet ta refuzojë përvojën.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA RRAHMAN DEDAJ: KALORËSIT E ERËRAVE
-

Presidenti i Letonisë në Tiranë, Rama: Kënaqësi të mikpres Edgars Rinkēvičs
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, përmes një postimi në Instagram.
Shefi i qeverisë ka ka publikuar disa foto nga takimi duke u shprehur se është kënaqësi të mirëpresë Rinkēvičs.“Kënaqësi të mikpres Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs ”, shkruan Rama në Instagram.
-

Sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ambasada e SHBA: Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një reagim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.
‘Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë’, tha ai.
Gjatë javës që lamë pas u zhvillua java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë morën pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj. -

Iku nga ministër Drejtësie, Manja: Rikthehem në shtëpinë time
Ulsi Manja nuk do të jetë më ministër i Drejtësisë dhe as pjesë e kabinetit qeveritar në qeverinë e re Rama 4.
Ministri i ri do të jetë Besfort Lamallari. Për mediat, Manja tha se është kënaqësi që detyrën do t’ia dorëzojë Lamallarit, teksa vetë do të rikthehet në shtëpinë e tij, në komisionin parlamentar të ligjeve.“Rikthehem në shtëpinë time. Kënaqësi që do t’ia dorëzoj detyrën një njeriu dhe një djali të mrekullueshëm me kontribute të shkëlqyera në procesin e integrimit të Shqipërisë. Nuk është largim, është rikthim në shtëpinë time natyrale në komisionin e ligjeve”.
-

Agolli: Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje – lëreni të vdes!
Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017
Për shumë kohë, Agolli ishte gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit”, dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.
Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.
Dritëroi u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.
Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura nga Dritëro Agolli:
“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.”
“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.”
“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.”
“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.”
“U zumë të dy aq shumë për punën/ Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!/ Eh, budalla!/ Edhe dhëmbët zihen me gjuhën/ Zihen dhe bashkë rrinë.”
“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.”
“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.”
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
——————————————————————-
Lexo edhe:
ENVER HOXHA SI SHOKU ZYLO? VAJZA E DRITËRO AGOLLIT ZBULOI SKICËN E TË ATIT (FOTO)