Tag: kënaqen

  • Dritëro Agolli: Pas vdekjes sime disa do kënaqen…

    Dritëro Agolli: Pas vdekjes sime disa do kënaqen…

    E di se pas vdekjes sime disa do kënaqen,Do flasin: i mbylli sytë, e kyçi gojën lugati,Se mjaft na ka prishur mendjen dhe paqen,Se tepër litarin e kohës e zgjati.

    E di se gëzimi i tyre i shkurtër do jetë,Pas vdekjes sërishmi kam për t’u dalëMe nofullë të rrjepur nga qindra faqe e fletë:“Jam gjallë, a doni të hamë së bashku një ngjalë”?

    ObserverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    AGOLLI: E DASHUR SADIJE! TË DUA SI JETËN TIME, MADJE EDHE MË SHUMË; DËSHIROJ SINQERISHT QË UNË TË VDES DHE TI TË JETOSH…

    “Adio, gjakftohtësi, armë e shkrimeve të mija! Pse vallë? Kjo siç duket është merita jote. Unë në përgjithësi kurrë nuk kam hapur sytë rrugëve pas fustaneve, po tani i kam mbyllur fare – kudo vetëm ty të shoh”. Deri në fund të jetës, Dritëro Agolli e deshi Sadijen, jo sa vetja. Ai thotë, edhe më shumë. Do të mjaftonin vetëm disa letra, shkëputur nga një letërkëmbim i gjatë, për të kuptuar, ndoshta jo gjithçka, por diçka nga ajo ndjenjë e thellë që i lidhte. Ai, tashmë poet e shkrimtar i konsoliduar, “në moshën e Krishtit”, siç thotë ai, ndërsa ajo, një vajzë, që sapo kishte mbaruar shkollën e punonte si mësuese letërsie në Shkodër.

    Ai në Tiranë, ndërsa ajo në Shkodër. Një distancë e gjatë asokohe, kur mjetet e transportit ishin të kufizuara, ndërsa ato të komunikimit përmblidheshin në ndonjë telefon të rrallë, letra e telegrame. Sot, në botën e teknologjisë, së skype-it, whatsapp-it, facebook-ut, ato letrat e zverdhura nga koha dhe të shkruara me dorë, janë edhe më të vyera dhe të papërsëritshme. Aq më tepër kur shkruhen nga njerëz të letrave.

    Tekstin e plotë egjeni duke klikuar në linkun KETU

  • “Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”

    “Disave ju dhemb, e disa kënaqen”, Murrizi ironizon hapjen e kutive: Kjo punë do kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”

    I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, Myslym Murrizi, ish-deputete dhe kandidat më 11 maj, ka ironizuar vendimet e KAS për hapjen e kutive në disa qarqe. Sipas tij, të hapen kutitë të të gjithë vendin dhe të bien rehat të gjithë ata që garuan në listë të hapur, pasi sipas tij, ata që ishin te lista e mbyllur nuk e vrasin mendjen.
    “Po “zhgënjehem” shumë që anëtarët e KAS nuk po vendosin hapjen e të 5200 kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë që të bjerë rehat e gjithë politika dhe të gjithë kandidatët e listave të hapura, se ato të listave të mbyllura as jua ndjen fare çfarë bëhet, jo me kutitë por as për partitë e qytetarët.
    Kjo është një “betejë e madhe” që kërkon mbështetje “logjistike, përgatitje për luftë dhe armatim të rëndë”, por do paaaak kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”, se ka disa që ju dhemb e disa që kënaqen kur jua mbështet dyfekun në vend delikat. Në fund të fundit, kur je i “bashkuar në diversitet”, do ta pranosh kudo që ta mbështesin dyfekun “diversitet””, shkruan ai.

  • “Ka disa që ju dhemb, e disa që kënaqen”, Murrizi ironik për zgjedhjet: Ata të listës së mbyllur as që e vrasin mendjen

    “Ka disa që ju dhemb, e disa që kënaqen”, Murrizi ironik për zgjedhjet: Ata të listës së mbyllur as që e vrasin mendjen

    I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, Myslym Murrizi, ish-deputete dhe kandidat më 11 maj, ka ironizuar vendimet e KAS për hapjen e kutive në disa qarqe.
    Sipas tij, të hapen kutitë të të gjithë vendin dhe të bien rehat të gjithë ata që garuan në listë të hapur, pasi sipas tij, ata që ishin te lista e mbyllur nuk e vrasin mendjen.
    “Po “zhgënjehem” shumë që anëtarët e KAS nuk po vendosin hapjen e të 5200 kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë që të bjerë rehat e gjithë politika dhe të gjithë kandidatët e listave të hapura, se ato të listave të mbyllura as jua ndjen fare çfarë bëhet, jo me kutitë por as për partitë e qytetarët.
    Kjo është një “betejë e madhe” që kërkon mbështetje “logjistike, përgatitje për luftë dhe armatim të rëndë”, por do paaaak kujdes se ku duhet mbështetur “dyfeku”, se ka disa që ju dhemb e disa që kënaqen kur jua mbështet dyfekun në vend delikat.
    Në fund të fundit, kur je i “bashkuar në diversitet”, do ta pranosh kudo që ta mbështesin dyfekun “diversitet””, shkruan ai.