Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me persona të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale, me të cilat i shantazhonte duke u kërkuar para në këmbim të mospublikimit të tyre.
Konkretisht, në datat 05.12.2025 dhe 06.12.2025, 20-vjeçari Erjon Mejdani, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shumën 750 euro nga një 36-vjeçar.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën kibernetike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online Threat”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, për një periudhë rreth 2-javore, në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me shtetas të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale. Më pas, nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte shuma monetare nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove personale.
Konkretisht, në datat 05.12.2025 dhe 06.12.2025, ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shumën 750 euro nga një 36-vjeçar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/
Tag: këmbim
-

Shantazhi, 750 euro në këmbim të mospublikimit të fotove personale, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
-

Leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me nga dy vite burg, ish zyrtarin e Kadastrës, Dritan Stoka dhe ish kryeplakun e Saukut në Tiranës, Agim Osma, pasi premtonin leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës, premtime këto të bëra gjatë zgjedhjeve të 2019.
Sipas organit të akuzës këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta.
Dritan Stoka, ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi në zgjedhjet vendore të vitit 2019 premtonte leje legalizimi në zonën e Saukut në Tiranë, si edhe punësime në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
Për të njëjtin krim zgjedhor GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Agim Osmën, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, por togat e zeza vendosën pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij.
Sipas SPAK, këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, i detyronin për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.
VENDIMI GJKKO
-

Klanet marrin tendera në këmbim të votave/ Gazeta italiane: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet!
Klanet marrin tendera në këmbim të votave/ Gazeta italiane: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet!
Nga Ugo Cundari, IL MATTINO
Disa e përshkruajnë Shqipërinë si një “narkoshtet”, dhe duke lexuar dokumentet e hetimeve, ky nuk duket aspak një ekzagjerim. Gjithçka fillon pas rënies së regjimit komunist, nga vitet ’90 e tutje, kur shqiptarët, të varfër dhe të dëshpëruar, zbarkuan në Itali, duke ëndërruar “Lamerikën”, për të përdorur fjalën e Gianni Amelio. Disa prej tyre, sapo zbarkuan, ndërtuan një karrierë kriminale duke mësuar pranë mafiozëve, kamorristëve, ‘ndranghetistëve dhe anëtarëve të ‘Sacra Corona Unita’.
Ata lidhën një marrëveshje me klanet italiane dhe u bënë së pari skafistë dhe kontrabandistë, pastaj rrahës dhe vrasës me pagesë të krimit të organizuar, “e më pas trafikantë njerëzish dhe trafikantë droge që sot, shumë të fuqishëm, kontrollojnë qendra shpërndarjeje dhe porte në të gjithë botën”, shkruan gazetari investigativ nga Nola, Nello Troçhia, në librin ‘Invincibili’, ku, përmes dëshmive të gjyqtarëve, viktimave, hetuesve, ish-vrasësve, trafikantëve, narkotikëve dhe sipërmarrësve, rindërton historinë e klaneve shqiptare që e nisën nga Roma për të pushtuar botën.
Së pari filluan të trafikonin kanabis, pastaj heroinë, falë lidhjeve me mafian turke, dhe më në fund kokainë, për të cilën, thekson Nicola Gratteri, prokuror i përgjithshëm i Napolit, “janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Menaxhojnë pjesën më të madhe të kokainës të shitur në Evropë dhe kontrollojnë pothuajse të gjitha tregjet e drogës në Londër. Falë aleancës tregtare me ‘Ndranghetën, mafia shqiptare ka arritur të konsolidohet në Amerikën Latine, veçanërisht në Ekuador, Kolumbi dhe Brazil”.
Si tek klanet kalabreze, edhe tek ato shqiptare është e vështirë që dikush të pendohet; mbizotëron familja e ngushtë. Ata kanë një rrjet njerëzish të pafajshëm, në emër të të cilëve regjistrojnë gjithçka. Lëvizin në heshtje, nën sipërfaqe, dhe janë mizorë pa mëshirë. Gjatë luftës së Secondigliano-s, midis 2003 dhe 2005, mes Di Lauro dhe ndarësve, thuhej se të parët kishin një grup shqiptarësh që, pas vrasjes, u prisnin kokat viktimave.
Një person i ’Ndranghetës, i vendosur në Romë ku njohu shumë mirë shqiptarët, rrëfen për ta: “Janë të besueshëm, janë mizorë, janë seriozë, kanë vetëm një fjalë. Kanë më shumë besueshmëri se kamorristët. Kjo është një tipar thelbësor. Kur bën marrëveshje me ta, nuk janë zhurmues si romanët, nuk bëjnë gjeste, nuk bëjnë shfaqje. Oferta e tyre është e gjerë dhe e favorshme. Kanë gjithçka: bar, heroinë, kokainë, AK-47, bomba dore, uzi, pushkë, pistoleta”.
Një tjetër i penduar, pasardhës i një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, thotë: “Narkosit shqiptarë kanë familje të pastra, marrin gjithçka në Evropë dhe Itali. Kanë regjistruar te njerëz të besuar piceri, hotele, restorante, plazhe. Cikli i ndërtimit të paligjshëm nuk është më i yni. Ata sjellin pesëdhjetë familje fatkeqe dhe blejnë gjithçka. Kanë një ushtri njerëzish në emër të tjerëve. Pa harruar se në vendin e tyre riciklojnë dhe bëjnë çfarë duan”.
Klanet e Tiranës dinë të lidhen me politikanët për të marrë tendera dhe autorizime në këmbim të votave dhe favoreve: parabola kriminale e bosëve shqiptarë, “ngjitja e këtij lloji të veçantë mafie na prek të gjithëve. Sepse nga Ekuadori në Itali, nga Evropa në Dubai, në krim valëvitet një flamur, dhe është shqiptar”. -

Kurti: Gati të presim emigrantë, Kosova e gatshme të ndihmojë Britaninë në këmbim të sigurisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë që vendi i tij të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.
Teksa ndodhet në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, kurti ka folur për median britanike “The Times” ku ka thënë se Kosova do të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar për çështjen e emigrantëve.
“E vlerësojmë këtë si detyrën tonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por duam të ndihmojmë dhe, ndërkohë që flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë nga Ministria jonë e Punëve të Brendshme dhe juristëve për mënyrën se si ta bëjmë këtë proces sa më të qetë dhe të dobishëm për të dyja palët”, tha Kurti.Ai shtoi më tej se në këmbim, Kosova do të dëshironte të merrte mbështetje në fushën e sigurisë përmes paisjeve apo projekteve të përbashkëta.
“Natyrisht, duam që si vend të përfitojmë, por e konsiderojmë, para së gjithash, detyrë tonën të ju ndihmojmë, sepse ju na keni ndihmuar shumë dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, deklaroi Kurti.
Kjo është hera e parë që qeveria në Prishtinë konfirmon planin ndërsa më herët kishte thënë se ishte e gatshme për ta diskutuar një çështje të tillë.
Ndërkohë Kosova ka bërë një marrëveshje të ngjashme me Danimarkën ku ka rënë dakord që të strehojë të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga vendi nordik, pas përfundimit të dënimit./vizionplus.tv -

“Ryshfete dhe favore në këmbim të votave”/ Reagon ashpër Këlliçi: Kjo skemë duhet të shembet deri në themel
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës ka hapur kapituj të ri. Këlliçi thekson se njëri nga drejtorët e 5D prej vitesh ka ngritur një skemë për të vjedhur arkën e buxhetit të Bashkisë Tiranë.
Këlliçi nënvizon se hapësirat publike janë kthyer në mall tregu, taksat janë përdorur si armë shantazhi dhe zarfet nën dorë janë bërë ligji i heshtur i inspektorëve bashkiakë.
“Në qendër të kësaj skeme korruptive që ka lulëzuar për 9 vite me radhë qëndron Arli Naska, tashmë ish-drejtues i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë. Pikërisht aty ku duhej të mblidheshin të ardhurat për shërbime publike, u ngrit një arkë paralele e ryshfeteve dhe favoreve në këmbim të votave”, thotë deputeti i PD-së.
Belind Këlliçi:
“Rilindja 2.0 e pompuar gjatë muajve të verës nga kryeministri, rezulton të jetë thjeshtë një upgrade i skemës 5D!
Rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, sapo çeli kapitujt e ri!
Arli Naska, një ndër drejtorët e 5D, i amnistuar nga “heronjtë e fëmijëve tanë”, na befasoi mbrëmë me skemën e ngritur në vite prej tij, për të vjedhur arkën e buxhetit të Bashkisë Tiranë!
Pamjet dhe materiali audio i publikuar në emisionin “Piranjat” në Syri TV, tregojnë qartë atë që kryeqytetasit e kanë ndjerë çdo ditë: hapësirat publike janë kthyer në mall tregu, taksat janë përdorur si armë shantazhi dhe zarfet nën dorë janë bërë ligji i heshtur i inspektorëve bashkiakë.
Në qendër të kësaj skeme korruptive që ka lulëzuar për 9 vite me radhë qëndron Arli Naska, tashmë ish-drejtues i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë. Pikërisht aty ku duhej të mblidheshin të ardhurat për shërbime publike, u ngrit një arkë paralele e ryshfeteve dhe favoreve në këmbim të votave!
Kjo nuk është thjesht një aferë zyrtarësh të vegjël, apo inspektorësh të korruptuar. Ky është një mekanizëm i ndërtuar me qëllim për të kapur paratë e qytetarëve, për të dhunuar hapësirat tona publike dhe për të vjedhur të ardhurat e bashkisë Tiranë.
Kjo skemë duhet të shembet deri në themel dhe Bashkia Tiranë duhet çliruar përfundimisht nga këta banditë ordinerë.
Përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë”. -

Vladimir Putin kërkon rajonet kyçe të Ukrainës në këmbim të paqes, detaje të reja nga Samiti i Alaskës
Presidenti rus, Vladimir Putin bëri kërkesa për të marrë kontrollin e rajoneve kryesore të Ukrainës gjatë bisedimeve të tij me Donald Trumpin si një kusht për përfundimin e luftës.
Gjatë takimit të tyre në Alaska, udhëheqësi rus thuhet se i ka thënë presidentit amerikan se dëshiron rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut – dhe do të hiqte dorë nga territoret e tjera ukrainase të mbajtura nga trupat e tij në këmbim, sipas Skynews.
Planet u raportuan nga disa media, duke cituar burime të afërta me çështjen, ndërsa Trump caktoi një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington të hënën.
Ai ka thënë se kjo mund të hapë rrugën për një takim trepalësh me Putinin.
Sipas disa mediave, thuhet se Trump mbështet planet – por Zelensky më parë ka përjashtuar mundësinë e dorëzimit formal të ndonjë territori Moskës.
Raportohet se Rusia tashmë kontrollon një të pestën e Ukrainës, duke përfshirë rreth tre të katërtat e provincës Donetsk, në të cilën hyri për herë të parë në vitin 2014.Top Channel
-

Putin ofron armëpushim në këmbim të Donbasit? Zelensky, ‘i prerë’: Asnjë lëshim territori
Ukraina nuk e vë në diskutim, rajoni i Donbasit nuk do t’i kalojë Rusisë!
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzon t’i japë kontrollin e këtij rajoni presidentit Vladimir Putin në këmbim të një shkëmbimi.
Në takimin e një dite më parë me presidentin amerikan, Donald Trump, në Alaskë, thuhet se Putin ka ofruar ndalim të luftimeve dhe ngrirje të vijës së frontit në këmbim të kontrollit mbi rajonin lindor të Ukrainës, Donbasin.
Propozimi do të ishte gjithashtu në kundërshtim me paralajmërimet e liderëve të BE-së se në çdo marrëveshje paqeje, “integriteti territorial” i Ukrainës duhet të respektohet dhe “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.Top Channel
-

Mori para në këmbim të dokumenteve të legalizimit, dënohet ish-punonjësi i Kadastrës në Fier! Shpallen fajtorë shtetasit që i ofruan ryshfet
Ish-punonjësi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, Endri Ngresi u shpall fajtor për korrupsion pasiv.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me tre vite burg, ndërkohë që i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej pesë vjetësh.
GJKKO shpalli fajtore edhe Afërdita Vidhin, që i ofroi ryshfet Ngresit për të marrë në këmbim letrat e legalizimit. Ajo ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërkohë që gjykata e përjashton nga dënimi.
Me një vit burg u dënua bashkëpunëtori i Vidhit, që po ashtu u shpall fajtor për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.
Hetimet e SPAK nxorën se Afërdita Vidhi, në bashkëpunim me të pandehurin Ardjan Kumanaku i dhanë një shumë monetare në vlerën 2000 euro Endri Ngresit, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.Top Channel
-

Nga Anglia në Itali/ Në pranga shqiptari, u dënua për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, ja me sa vite u dënua
Policia italiane arrestoi një shqiptar 40-vjeçar në Fano, i cili u dënua për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge me 11 vite burgim.
Në fakt ka qenë një ekstradim nga Anglia, ku i shumëkërkuari fshihej prej kohësh dhe u prangos sapo zbriti në aeroportin e Romës, për llogari të autoriteteve të Fanos. Ndaj tij gjykata kishte vendosur, përveç burgimit me dy akuza, edhe një gjobë prej 32 mijë eurosh.
Operacioni erdhi nga incidentet që ndodhën disa vite më parë, të raportuara në Stacionin e Policisë nga një grua, e cila duke vuajtur nga varësia e rëndë nga kokaina, u shfrytëzua nga shqiptari, i cili e detyroi atë të prostituonte në këmbim të drogës.
Konkretisht, përveç provave të aktivitetit të mirëfilltë të trafikimit të drogës të të dyshuarit, ai e detyroi gruan, për një periudhë të zgjatur, të angazhohej në aktivitete seksuale të përsëritura me burra të ndryshëm në këmbim të kokainës.
Gruas iu privua gjithashtu, përsëri në këmbim të dozave të kokainës, gjithçka që mund të kishte në pronësi, siç janë televizori, telefonat celularë, laptopi dhe sende të tjera.
I arrestuari, një nga trafikantët kryesorë të drogës në Fano në atë kohë, u arrestua pas hetimeve nga stacioni i policisë, pas lirimit u dëbua nga Italia. Ai u dënua më pas dhe pas një kërkese ekstradimi me një urdhër arresti evropian të lidhur nga Zyra e Prokurorit Publik të Pesaros, Interpoli e gjurmoi atë në Angli dhe e solli përsëri në Itali, informon media e vendit fqinj.
Me ndihmën e policisë kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Fiumicino-s, të aktivizuar nga Stacioni i Policisë së Fano-s në bashkëpunim me Interpolin, shqiptari u arrestua sapo mbërriti në tokën italiane si marrës i një dënimi të njëkohshëm të lëshuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Pesaro-s, me 11 vjet burgim dhe një gjobë prej 32000 eurosh.