Tag: këmbët

  • Këto janë të vetmet pjesë të trupit që duhet t’i lani çdo ditë

    Këto janë të vetmet pjesë të trupit që duhet t’i lani çdo ditë

    Gjatë 24 muajve të fundit, ju keni dëgjuar herë pas here se sa e rëndësishme është të lani duart shpesh dhe tërësisht për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

    Dhe meqenëse kjo vazhdon të jetë kështu, mund t’ju shtyjë të supozoni se pastrimi rregullisht i pjesës tjetër të trupit tuaj është gjithashtu një ide e mirë. Megjithatë, kjo nuk është domosdoshmërisht kështu, sipas disa mjekëve!

    Në fakt, dushi ose larja e tepërt mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Sipas një mjeku, ju duhet të lani me sapun vetëm tre pjesë të trupit: sqetullat, ijët dhe këmbët. Të tjerat? Një shpëlarje e thjeshtë me ujë është gjithçka që ju nevojitet.

    Sandy Skotnicki, asistente profesoresh ee dermatologjisë në Universitetin e Torontos, tha së fundmi për The Atlantic se pastrimi i trupit tuaj nga koka te këmbët me sapun dhe ujë mund të çojë në probleme si ekzema dhe sëmundje të tjera të lëkurës. Në vend të kësaj, ajo thotë që thjesht të përqendroheni në disa “pjesë”, të cilat “do të ishin sqetullat, ijët dhe këmbët tuaja”.

    Nëse pastroni të gjithë trupin tuaj me sapun, rrezikoni të shkatërroni bakteret e dobishme që ndihmojnë mikrobiomën tuaj të dallojë mikrobet e mira nga ato të këqija, tha Robynne Chutkan, themeluese e Qendrës Digjestive për Gratë në Chevy Chase.

    Trupi juaj ka nevojë për baktere të caktuara, thotë ajo, dhe kur i hiqni ato nga lëkura duke u larë me sapun, ajo ul imunitetin tuaj ndaj disa viruseve, duke rritur rrezikun për t’u sëmurë. “Nëse nuk keni përfunduar një vrapim me baltë, të vetmet vende që kanë nevojë për sapun të përditshëm janë sqetullat dhe ijët tuaja,” shton Chutkan. “Pjesa tjetër e trupit tuaj shkon mirë me një shpëlarje, edhe pas një stërvitje të djersitur.”/

  • Këpucët e para për dy këmbët janë prodhuar para 713 vitesh

    Këpucët e para për dy këmbët janë prodhuar para 713 vitesh

    Më 20 maj të vitit 1310 janë prodhuar këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë. Deri atëherë, këpucët kanë qenë njësoj dhe njerëzit i kanë mbathur ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathtë, që të konsumoheshin të dyja njëherësh.

    Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave, kur njerëzit thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit.

    Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 p.e.s, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme kanë qenë në modë nga shekulli XI deri XV.

    Në shekullin 17-të këpucët janë prodhuar vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ka qenë e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa, çizmet e para për femra kanë qenë ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.

    Në kohët biblike një sandale është dhuruar në shenjë zotimi. Në mesjetë një prind ia ka kaluar autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës – ati i nuses ia ka dhënë dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia ka dorëzuar nuses, e cila e ka mbajtur për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit.

    Sot, në SHBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit.

    Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar.

    Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij, duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës.

    Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë.

    Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.

  • Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, dëme serioze në këmbët e saj, ka rrezik për shembje

    Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, dëme serioze në këmbët e saj, ka rrezik për shembje

    Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

    Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.
    Kjo situatë vjen në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik. Mungesa e urës pritet të krijojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-dalje të qytetit të Lezhës, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve.

    /vizionplus.tv

  • SYRI TV/ Dëmtohet ura e vjetër e aksit Milot-Lezhë, këmbët e urës dëmtohen nga erozioni

    SYRI TV/ Dëmtohet ura e vjetër e aksit Milot-Lezhë, këmbët e urës dëmtohen nga erozioni

    SYRI TV

    Degradon ura mbi lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot. Mungesa e mirëmbajtjes, ka bërë që këmbët e urës të anohen, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve. Këta të fundit shprehen se ura po kthehet në rrezik.

    Ura mbi Lumin Mat në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e asaj të zogut. Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo dhe investimet në këtë urë kanë munguar  që prej kohës kur është ndërtuar. 

    Këmbët e strukturës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa vende, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

    Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër e  mbi lumin mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i konsiderueshëm. Autoritet lokale në Lezhë thonë përmes shkresave ju ka përcjellë shqetësimin institucioneve qendrore, por deri tani asnjë masë nuk është marrë.

  • Shëndeti në këmbët tuaja: 20 simptoma që nuk duhen anashkaluar

    Shëndeti në këmbët tuaja: 20 simptoma që nuk duhen anashkaluar

    Me siguri keni dëgjuar shpesh se këmbët janë pasqyrë e shëndetit. Ja cilat paralajmërime shëndetësore ato më së shpeshti ofrojnë.

    Këmbët nuk ju mbajnë vetëm në këmbë, ato mund të zbulojnë shumë më tepër për trupin tuaj sesa mendoni.

    Nga ënjtja, ngërçet, mpirja, plagët që nuk shërohen, deri tek thonjtë që ndryshojnë ngjyrë, këmbët shpesh paralajmërojnë sëmundje serioze që nuk duhen injoruar.

    Pa marrë parasysh sa kujdes u kushtoni këmbëve, ekzistojnë disa gjendje që nuk mund t’i injoroni.

    Zbuloni çfarë mesazhesh të rëndësishme mund të lexoni nga këmbët tuaja dhe pse është e domosdoshme t’u kushtoni më shumë kujdes!

    Këmbët e ftohta

    Nëse i keni këmbët të ftohtë gjatë gjithë kohës, atëherë keni probleme me tiroidet. Por, arsye tjera mund të jenë qarkullimi jo i mirë i gjakut, një problem që mund të shkaktohet nga duhanpirja, presioni i lartë i gjakut, apo sëmundjet e zemrës. Këmbët mund të jenë të ftohta edhe për shkak të dëmtimit të nervave nga diabeti. Shkaqe të tjera të mundshme janë hipotiroidizmi dhe anemia.

    Dhimbje në këmbë

    Kur të dhembin këmbët gjatë gjithë ditës, mund ta kenë fajin këpucët (8 në 10 gra ankohen për shkak të këpucëve me taka), por nëse nuk vishni taka, atëherë dhimbja mund të shkaktohet nga ndonjë krisje e kockës. Arsyeja mund të jetë një seancë shumë e fortë fizkulture, apo sporte që ndikojnë te këmbët, si basketbolli apo vrapi në distanca të gjata. Rreziku shtohet nëse kocka është dobësuar për shkak të osteoporozës.

    Gishta këmbe të kuq, të bardhë ose kaltër

    Sëmundja e Reinodit mund të bëjë që gishtat e këmbëve të bëhen të bardhë, pastaj të kaltër, më pas të kuq dhe në fund të rikthehen në ngjyrën e tyre natyrale. Shkaku është një ngushtim i papritur i enëve të gjakut, që quhet vazospazmë. Kjo mund të shkaktohet nga stresi, ose nga ndryshimi i papritur i temperaturave, por nuk ka pasoja të mëtejshme. Ndryshimi i ngjyrës mund të shkaktohet edhe nga artriti reumatoid, sëmundja e Sjogren-it dhe problemet me tiroiden.

    Dhimbje në thembër

    Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet plantar fasciitis. Është inflamacioni i ligamentit që lidh kockën e thembrës. Dhimbja mund të jetë më e mprehtë kur zgjoheni në mëngjes dhe ushtroni presion në këmbë. Artriti, fizkultura e tepruar dhe këpucët jo të përshtatshme, gjithashtu, mund të shkaktojnë dhimbje në thembër, ashtu si edhe tendoniti. Shkaqe më të rralla janë deformimi i kockës (dalja e kockës si shtizë në fund të thembrës), një infeksion i kockës, tumor, apo thyerje.

    Tërheqja zvarrë e këmbëve

    Nganjëherë shenja e parë e një problemi është një ndryshim në mënyrën e ecjes, si bërja e një hapi më të madh, ose tërheqja e lehtë e këmbëve. Shkaku mund të jetë një humbje e ngadaltë e ndjesive në këmbë, shkaktuar nga dëmtimi i nervit periferik. Afro 30% e këtyre rasteve janë të lidhura me diabetin. Dëmtimi i nervit mund të shkaktohet edhe nga infeksioni, mungesa e vitaminave dhe nga alkoolizmi. Shkaqe të tjerë të mundshme për tërheqjen e këmbëve përfshijnë probleme me trurin, shtyllën kurrizore, ose muskujt.

    Ndryshim i gishtave

    Në këtë rast, ndryshon forma e gishtit të madh dhe e gishtave të tjerë të këmbës. Thonjtë janë më të rrumbullakosur dhe në formë të mysët (më shumë se zakonisht). Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është ndonjë sëmundje mushkërish, por ajo mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet e zemrës, mëlçisë dhe nga çrregullime të tretjes, ose nga disa infeksione. Nganjëherë, kjo është e trashëguar, pa ndonjë shkak të dukshëm.

    Ënjtje e këmbëve

    Kjo zakonisht është një gjendje e përkohshme e shkaktuar nga qëndrimi shumë kohë në këmbë, ose nga udhëtimet e gjata me avion. Nga ana tjetër, nëse këmbët qëndrojnë të ënjtura për shumë kohë, kjo mund të jetë shenjë e një problemi mjekësor serioz. Shkak mund të jetë qarkullimi jo i mirë i gjakut, një problem me sistemin limfatik, ose një trombozë. Edhe çrregullimet në veshka, apo tiroidet joaktive, mund të shkaktojnë ënjtje.

    Djegie e këmbëve

    Ndjesia e djegies në këmbë është e zakonshme te diabetikët me një dëmtim të nervit periferik. Ajo mund të shkaktohet edhe nga mungesa e vitaminës B, myku, sëmundjet kronike, një qarkullim gjaku jo i mirë në këmbë, ose nga hipotiroidizmi.

    Plagët shërohen me vështirësi

    Kjo shenjë tregon se keni diabet. Plagët që nuk shërohen janë tregues i varfër i qarkullimit të gjakut. Rritja e nivelit të sheqerit të gjakut shkakton dëmtim nervor, duke ndaluar transportimin e gjakut në këmbë.

    Dhimbje në gishtin e madh

    Përdhesi është një shkak i njohur i dhimbjes së papritur në kyçin e gishtit të madh, bashkë me skuqjen dhe ënjtjen. Osteoartriti është një tjetër fajtor që shkakton dhimbje dhe ënjtje. Nëse kyçi është si i ngrirë, shkak mund të jetë hallux rigidus, një ndërlikim i artritit, ku kocka del si majë. Në fund, nga ky problem mund të vuajnë edhe atletët, sidomos ata që luajnë në sipërfaqe të forta. Kjo shkaktohet nga një dëmtim i ligamenteve që rrethojnë kyçin.

    Dhimbje në gishtat e vegjël

    Nëse ju ndjeni sikur jeni duke ecur në mermer, ose ju dhemb shputa e këmbës dhe kjo dhimbje shtrihet te gishtat, ju mund të keni neuromën e Mortonit, një trashje e indeve rrotull nervit, zakonisht, ndërmjet gishtit të tretë dhe të katërt. Kjo ndodh 10 herë më shpesh te gratë, sesa te burrat dhe shkaktohet nga një dëmtim ose presion i madh në gishtat e këmbëve.

    Kruarje

    Kur lëkura e këmbëve është si me luspa dhe të kruhet, shkak mund të jetë infeksioni me myk. Kruarje mund të shkaktojë edhe një reaksion ndaj substancave kimike, ose produkteve që përdorni për këmbët, që quhet dermatit i kontaktit dhe që shoqërohet me skuqje dhe tharje të lëkurës. Nëse lëkura që kruhet është e trashë dhe si me puçrra, shkak mund të jetë psoriaza, një problem imunitar.

    Gishta të përthyer

    Ky deformim i gishtave mund të shkaktohet nga këpucët e ngushta që shtrëngojnë gishtat e këmbëve, ose nga një sëmundje që dëmton nervat, si diabeti, alkoolizmi, ose çrregullimet nervore. Gishtat përkulen nga poshtë duke marrë formën e kthetrave. Kjo gjendje mund të përmirësohet duke bërë ushtrime tërheqjeje të gishtave, por ju mund të keni nevojë për këpucë speciale, ose për ndërhyrje kirurgjikale.

    Mpirje

    Ndjesia miza-miza tek këmbët është një tjetër shenjë e diabetit. Mpirja është gjithashtu shenjë e nevropatisë periferike, që të çon tek diabeti, pasi sheqeri i tepërt në gjak bën që nervat të mos funksionojnë siç duhet.

    Ngërçi

    Shkaku më i zakonshëm është stërlodhja e muskulit. Shkaqe të tjera përfshijnë dehidrimin, qarkullimin e gjakut, mungesën e kaliumit, magnezit, kalciumit apo vitaminës D. Rol mund të luajnë edhe ndryshimi i nivelit të hormoneve gjatë shtatzënisë, ose çrregullimet e tiroides. Ushtrimet e forcës mund të ndihmojnë në rastin e lodhjes së muskujve.

    Njollat e zeza

    Ne mendojmë se kanceri i lëkurës shkaktohet nga rrezet e diellit dhe zakonisht, nuk i kontrollojmë këmbët për njolla të pazakonshme. Megjithatë, një melanomë, forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, mund të zhvillohet edhe në zona që nuk janë të ekspozuara ndaj diellit rregullisht. Ajo mund të shfaqet edhe nën thua, ku mund të duket si njollë e zezë.

    Thonj të zverdhur

    Ndryshimi i lëkurës vjen si shkak i sëmundjes kërpudhore të lëkurës. Ka raste kur thonjtë ndryshojnë ngjyrë edhe për shkak të problemeve me frymëmarrjen, që shkakton mbajtje fluide, duke krijuar kështu ënjtje në krahë dhe këmbë. Thonjtë e zverdhur mund të shkaktohen edhe nga një sëmundje e fshehur, si limfedema (ënjtje e lidhur me sistemin limfatik), probleme të mushkërive, psoriaza ose artriti reumatoid.

    Thonj të kthyer nga lart

    Nganjëherë, një dëmtim i thoit ose ekspozim i shpeshtë ndaj tretësve me bazë nafte mund ta bëjë thoin konkav (të lugët). Megjithatë, kjo mund të shkaktohet edhe nga mungesa e hekurit në trup.

    Thonj të bardhë

    Dëmtimi i thoit, ose një sëmundje tjetër në trup mund të shkaktojë njolla të bardha në thua. Nëse një pjesë, ose i gjithë thoi shkëputet nga mishi, ai mund të duket i bardhë dhe kjo mund të shkaktohet nga një dëmtim, infeksion i thoit, ose nga psoriaza. Nëse thoi është i paprekur dhe pjesa më e madhe e tij është e bardhë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e një problemi më serioz, si sëmundje e mëlçisë, e veshkave, probleme me zemrën, etj. Flisni me doktorin tuaj për këtë.

    Thonj me valëzime

    Thonjtë që duken me valëzime në sipërfaqe mund të shkaktohen nga një çrregullim i rritjes së thoit në shtratin e tij. Kjo gjë prek gjysmën e njerëzve që vuajnë nga psoriaza.

    Nyje të fryra

    Shumë njerëz mendojnë se nyjet e fryra krijohen si pasojë e ecjeve të shumta. Në fakt, ata tregojnë diçka më serioze në lidhje me shëndetin, si për shembull probleme me veshkat. Veshkat filtrojnë lëndët ushqyese. Por nëse nuk funksionojnë siç duhet, trupi krijon mbajtje fluide, veçanërisht në nyjet e këmbëve.

    Vijat e kuqe poshtë thonjve

    Nëse shikoni një vijë të kuqe, mendoni për zemrën. Vijat e kuqe janë shenjë e një infeksioni në zemër. Enët e gjakut mund të jenë çarë si rezultat i mpiksjeve të vogla të gjakut, duke dëmtuar kështu kapilarët poshtë thonjve.

  • Larja e këmbëve me kripë dhe sodë buke/ Ja se pse duhet ta bëni dhe çfarë përfitime jep

    Larja e këmbëve me kripë dhe sodë buke/ Ja se pse duhet ta bëni dhe çfarë përfitime jep

    Kujdesi për këmbët është thelbësor për shëndetin tonë, por shpesh herë neglizhohet. Megjithatë, një ilaç i thjeshtë dhe efektiv në shtëpi mund të bëjë ndryshimin, larja e këmbëve me kripë dhe sodë buke.

    E rekomanduar nga mjekët, kjo metodë jo vetëm që është e lehtë për t’u aplikuar, por sjell edhe shumë përfitime për shëndetin e këmbëve.

    Përfitimet e larjes së këmbëve me kripë dhe sodë buke

    Veprim antiseptik dhe dezinfektues: Ndihmon në largimin e baktereve, veçanërisht kur veshim këpucë të mbyllura për orë të tëra.
    Deodorant natyral: Soda e bukës neutralizon aromat e pakëndshme duke rregulluar pH-në e lëkurës dhe duke zvogëluar djersitjen e tepërt.
    Eksfolim i lehtë: Zbut lëkurën e fortë dhe ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, duke i bërë këmbët më të buta.
    Relaksim dhe lehtësim lodhjeje: Zhytja në ujë të ngrohtë me kripë dhe sodë zvogëlon ënjtjen dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, ideal pas një dite të lodhshme.
    Parandalon infeksionet: Falë vetive antimikrobike, ndihmon në ruajtjen e shëndetit të këmbëve dhe parandalimin e infeksioneve kërpudhore si këmba e atletit.
    Zbut kallotet: Efektiv për zbutjen e kallove dhe thembrave të çara, duke i bërë më të lehta për t’u hequr.

    Si të përgatisni banjën për këmbët me kripë dhe sodë buke?

    -Mbushni një legen me ujë të vakët, sa për të mbuluar këmbët.
    -Shtoni 2 lugë gjelle kripë të trashë dhe 2 lugë gjelle sodë buke.
    -Përziejini mirë derisa të treten.
    -Zhytni këmbët për 15-20 minuta.
    -Thajini mirë dhe aplikoni krem hidratues për të ruajtur butësinë.

    Sa shpesh duhet ta bëni?
    Ekspertët rekomandojnë ta përsërisni 1-2 herë në javë për të mbajtur lëkurën e këmbëve të pastër, të shëndetshme dhe të butë, veçanërisht nëse keni djersitje të tepërt, kallot ose lodhje. Nëse simptomat vazhdojnë apo përkeqësohen, konsultohuni me specialist.

    Përveç këmbëve, kripa dhe soda e bukës përdoren edhe për:

    Eksfolim duarsh dhe trupit: Të kombinuara me vaj ulliri ose mjaltë, largojnë qelizat e vdekura dhe lënë lëkurën të butë.
    Shpëlarës goje natyral: Soda e bukës në ujë neutralizon erën e keqe të gojës dhe ruan ekuilibrin e pH-së në zgavrën orale.
    Banjë relaksuese për trupin: Shtimi i tyre në ujin e banjës relakson muskujt, përmirëson qarkullimin dhe ul stresin.
    Lehtësim nga pickimet dhe djegiet: Aplikuar si pastë, qetësojnë acarimet dhe inflamacionin.

  • Kryeministrin britanik se mbajnë këmbët, bëhet meme

    Kryeministrin britanik se mbajnë këmbët, bëhet meme

    Bota E Mërkurë, 2 Korrik 2025 14:46
    Kryeministri britanik Keir Starmer, është bërë viral. Ai u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it të mërkurën. Starmer po largohej nga zyra e tij për të marrë pjesë në seancën javore të pyetjeve ndaj Kryeministrit në parlament.

     

  • Mesi huton kundërshtarin me praninë e tij, Estevao: Më shkeli syrin në fillim të ndeshjes, m’u drodhën këmbët

    Mesi huton kundërshtarin me praninë e tij, Estevao: Më shkeli syrin në fillim të ndeshjes, m’u drodhën këmbët

    Inter Majemi ka siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e Botërorit të Klubeve 2025. Skuadra amerikane u përball me Palmeirasin në ndeshjen e fundit në grup, të cilën e barazoi me shifrat 2-2. Megjithëse në moshën 38-vjeçare Mesi vazhdon të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në fushë, teksa vetë prania e tij i intimodon kundërshtarët. Lojtari i Palmeirasit, Estevao, ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se nisën t’i dridheshin këmbët kur pa 7 herë fituesin e Topit të Artë në fushë. Estevao nuk i ka kursyer elozhet për yllin argjentinas.
    “Në fillim të ndeshjes Mesi më shkeli syrin dhe këmbët e mia filluan të dridheshin. Vetëm duke e parë Mesin unë u tejmbusha me emocione. Ai është idhulli im, frymëzimi im. Ishte një nder i madh për mua që të ndaja fushën me të. Një përvojë e paharrueshme”, ka deklaruar Estevao./Sport Ekspres/

  • Demaliaj thirrje Berishës: Merr certifikatën që s’ke qenë i privilegjuar i Sigurimit, do të të puth këmbët në mes të bulevardit nëse…

    Demaliaj thirrje Berishës: Merr certifikatën që s’ke qenë i privilegjuar i Sigurimit, do të të puth këmbët në mes të bulevardit nëse…

    “Berisha të shkojë te Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit dhe të marrë certifikatë që nuk ke qenë i privilegjuar nga Sigurimi i Shtetit, bëje këtë dhe unë do të vij të puth këmbët në mes të bulevardit. Bëje këtë zoti Berisha dhe pastroje veten nga kjo njëherë”, u shpreh Demaliaj në “News Line” në ABC News.
    Ai vijoi më tej duke akuzuar Berishën për shpifje dhe sulme ndaj kundërshtarëve politikë, duke theksuar se ish-kryeministri i ka etiketuar të gjithë si kriminelë, hajdutë apo vrasës, ndërkohë që vetë është përgjegjës për ngjarje të rënda si Gërdeci.
    “Ky nuk ka lënë njeri pa shpifur, pa anatemuar. Duhet t’i jepet fund kësaj kulture, njerëzit kanë familje, dhe nuk mund t’i prekesh dhe kush mostrat e sigurimit. SPAK ka bërë një veprim shumë të mirë, por ky veprim duhet të shkojë deri në fund. Të gjithë i ka bërë kriminel, hajdut , vrasës, kur vrasjet i ka ky. Ka hedhur një Gërdec në erë, djali i këtij…”, tha ndër të tjera Demalia.

  • Ndoshta s’e dini, pse duhet ta përdorni antidjersën në këto pjesë të trupit

    Ndoshta s’e dini, pse duhet ta përdorni antidjersën në këto pjesë të trupit

    Shumica e njerëzve e përdorin deordorantin vetëm si një produkt për të zvogëluar djersën dhe erën e pakëndshme. Por, kjo nuk është funksioni i vetëm i tyre. “Bright Side” ka renditur disa përdorime të domosdomshe të deordorantit.

    Tek shputat e këmbëve
    Njerëzit që kalojnë gjithë ditën në këmbë e dinë shumë mirë çfarë do të thotë një këmbë e djersitur, që mund të shkaktojë aromë të pakëndshme dhe si rrjedhojë mikrobet. Për t’i mbajtur këmbët më të freskëta dhe të padjersitura për një kohë të gjatë mund të spërkasni pak deordorant.

    Nën gjoksin tuaj
    Nëse përdorni deordorant poshtë pjesës së gjoksit, nuk do të djersiteni për një kohë të gjatë. Nëse jeni të shqetësuar se kimikatet në deordorant do të shkaktojnë dermatit, mund të zgjidhni një produkt pa alumin.
    Në pjesën e brendshme të kofshëve
    Këmbët tona mund të djersiten gjatë temperaturave jashtëzakonisht të nxehta ose për shkak të kushteve të ndryshme mund të vuajmë nga diabeti dhe ankthi. Kjo djersitje ekstreme mund të shkaktojë kruajtje, acarim dhe plagë. Prandaj, duhet të përdorni deordorant në pjesën e brendshme të kofshëve, por tregoni kujdes për të mos prekur pjesët intime.
    Në pjesën e thembrave
    Kur veshim këpucë të reja, këmbët kanë nevojë për t’u përshtatur me to. Zakonisht krijohen flluska, duke shkaktuar dhimbje. Për të shmangur këtë problem, përdorni deordorant, pasi në këtë mënyrë do të minimizoni fërkimin dhe për pasojë dhimbjen dhe krijimin e flluskave.
    Në zonat ku ju pickojnë mushkonjat
    Për të shmangur kruajtjen në zonën ku jeni pickuar nga mushkonjat përdorni një kub akulli. Gjithashtu këtë metodë mund ta zëvendësonio me deordorant, pasi përmban klorur alumini, i cili zvogëlon kruajtjen dhe skuqjen.
    Tek thonjtë për të hequr manikyrin
    Acetoni mund të thajë thonjtë dhe kutikulat nëse përdoret shumë shpesh. Për këtë, mund të përdorni deordorantitn tuaj me llak për të hequr manikyrin. Mjafton t’i spërkasni thonjtë dhe më pas fërkojeni me një pambuk. Mund t’ju duhet pak mkohë ose do t’ju duhet ta përsërisni dy herë, por të paktën do të qëndroni larg kimikateve të dëmshëm si acetoni.