Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L.
Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture.
Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Tag: këmbën
-

Mbylli derën duke i dëmtuar këmbën të miturës, procedohet shoferi i urbanit në Tiranë
-

Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP
Ministrja dixhitale e Ramës e cila bëri bujë e ka nisur mandatin e saj me “këmbën” e gabuar. Gabimet e Diellës janë vënë re, pasi në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) mungon i gjithë arkivi i tenderave që nga viti 2010.
Mesa duket Diella nuk është “zgjidhja dixhitale” ashtu siç u prezantua nga Kryeministri. Në APP dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh dhe nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Siç duket Diella ka zhdukur 11 vite historik të plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion.
Mediat për vite me radhë kanë denoncuar skemat e abuzimit me paratë publike dhe fshirja e këtij historiku përforcon bindjen se dikush kërkon të fshehë gjurmët plotësisht. Sakaq, pyetja që kanë ngritur mediat ndërkombëtare se Diella është një software kundër korrupsionit apo fasadë e re politike, vërteton se ministrja dixhitale është një fasadë që qeveria e përdor.# -

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari
Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shkeli kembën e një efektiveje teksa po përpiqej t’u largohej forcave të rendit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen.
Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për t’u larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë”, njoftoi policia. -

Shpendi e nis me “këmbën e djathtë” sezonin e ri
Kristian Shpendi e ka nisur me “këmbën e djathtë” sezonin e ri futbollistitk te Çezena, duke shënuar një super gol.
Shpendi ka tundur rrjetën në ndeshjen e parë të Serie B përballë Peskarës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1. Bardhezinjtë shënuan të parët me ish-sulmuesin e Prishtinës, Blesa në minutën e 31-të, ndërkohë që vendasit e Peskarës rikthyen baraspeshën në minutën e 35-të me Olzer.Në pjesën e dytë, për t’i dhuruar sërish avantazhin Çezenës, mendoi pikërisht Kristian Shpendi, i cili në minutën e 49-të, nuk fali, duke përshëndetur rrjetën me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Një gol ky me shumë peshë i realizuar në këtë start të sezonit.
-

(VIDEO) Vllaznia gjunjëzon kampionët e Shqipërisë, e nis me këmbën e parë!
22 Gusht 2025
21:58
Telesport
Vllaznia e nis kampionatin me këmbën e djathtë, duke fituar në debutimin në “Loro Boriçi” në javën e parë dhe duke u hakmarrë disi për atë finale të kampionatit të shkuar të humbur thellë ndaj Egnatias, dy herë kampione radhazi e Shqipërisë.
Kuqeblutë e Edi Martinit fituan 2-0 me golat e Gurishtës në pjesën e parë dhe të Bajramit në fillim të pjesës së dytë. Një ndeshje që ka pasur gjithçka, edhe një arbitrim jo edhe aq të mirë dhe shpesh konfuz që ka ngjallur polemika.
Një i kuq për Edi Martinin, trajneri i Vllaznisë ndoqi ndeshjen nga tribuna karshi pranë tifozëve, duke mos u futur në dhomat e zhveshjes siç ndodh tradicionalisht dhe zakonisht. Protestat e trajnerit nuk u pranuar nga arbitri. Ndërsa Balaj shpërdoroi penallti në pjesën e parë. Egnatia pati 3 raste të mira gjatë gjithë ndeshjes por i kuqi i Ëotlai ishte ai që i penalizoi edhe më shumë, duke i lënë me dhjetë pasi kishin pësuar edhe të dytin pasi Bajrami finalizoi për kuqeblutë.
Ndërkohë, Murataj, i ardhur në merkaton e verës, ishte ndër më të mirët deri sa u zëvendësua, për Vllazninë, duke fituar penallti dhe duke shkaktuar të kuqin te kundërshtari. Fernando pati shansin të hapte sfidën por portieri Jukaj sonte ka qenë fantastik. -

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO
Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme.
Megjithatë 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e detyruar të presë këmbën por në Shqipëri askush nuk i siguron protezën që të mund të ecë sërish.
Fatmira ka marrë garanci në një spital shtetëror në Itali për kryerjen e operacionit për prerjen e këmbës dhe vendosjen e protezës, por spitali shqiptar nuk jep epikrizën ku të përcaktohet se proteza nuk i garantohet në Shqipëri.
Mungesa e këtij dokumenti rrezikon të lërë nënën e dy fëmijëve të paralizuar gjithë jetën. /Top Channel/ -

Gruaja do të presë këmbën pasi i rrezikon jetën, operacioni në Itali, por mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”
Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme.
Megjithatë 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e detyruar të presë këmbën por në Shqipëri askush nuk i siguron protezën që të mund të ecë sërish.
Fatmira ka marrë garanci në një spital shtetëror në Itali për kryerjen e operacionit për prerjen e këmbës dhe vendosjen e protezës, por spitali shqiptar nuk jep epikrizën ku të përcaktohet se proteza nuk i garantohet në Shqipëri.
Mungesa e këtij dokumenti rrezikon të lërë nënën e dy fëmijëve të paralizuar gjithë jetën.
Top Channel


