Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Legjenda e futbollit shqiptar preku një detaj të veçantë, kur tifozët u ngritën në këmbë për Mirlind Dakun dhe më pas Silvinjo u bind për ta hedhur në fushë kundër Serbisë. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Europianin e Gjermanisë me Armando Brojën.
“Brojën, lojtarin tonë më të mirë, e fusim në një vend që të shërbej për ekipin dhe të mos marrim maksimumin. Unë një pyetje kam, ne themi që kemi brezin më të mirë të lojtarëve te Shqipëria, po ky Silvinjo, është trajner më i mirë se Shqipëria, njësoj si Shqipëria apo më keq se Shqipëria? U ngrit gjithë stadiumi në këmbë dhe thërriste: “Daku, Daku”. Dhe në Europian, u ngrit stadiumi në këmbë dhe tha: “Broja, Broja”, u ngrit Silvinjo dhe futi Brojën. Nëse tifozët janë më inteligjent se Silvinjo, kuptojnë më shumë se ai, atëherë nuk ke se çfarë të thuash”, tha Vasil Ruci.
Ndërkohë një koment interesant mbërriti edhe nga një i tifoz i Kombëtares pas ndeshjes me Serbinë, shqiptari i Tetovës. “Jam nga Tetova. Me pak fat do të kishim fituar kundër Serbisë. E prisja edhe pak më shumë atmosferë, një shtyrje më e madhe nga tifozët. Ky është futbolli, kur e do më shumë, nuk të vjen. Mendoj se nëse kjo ndeshje do të luhej në Maqedoni ose në Kosovë do të ishte jetë a vdekje, ndërsa në Shqipëri nuk e kuptojnë ende mirë se çfarë kemi pasur me serbët”, tha tifozi. /Sport Ekspres/ ?
Tag: këmbë
-

“Nëse kjo ndeshje me Serbinë do luhej në Maqedoni ose Kosovë do ishte jetë a vdekje”, flet tifozi i Kombëtares nga Tetova
-

“U ngrit gjithë stadiumi në këmbë për Mirlind Dakun”, Vasil Ruci: E çfarë trajneri është Silvinjo? Tifozët po e kuptojnë futbollin më mirë
Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Legjenda e futbollit shqiptar preku një detaj të veçantë, kur tifozët u ngritën në këmbë për Mirlind Dakun dhe më pas Silvinjo u bind për ta hedhur në fushë kundër Serbisë. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Europianin e Gjermanisë me Armando Brojën. ?“Brojën, lojtarin tonë më të mirë, e fusim në një vend që të shërbej për ekipin dhe të mos marrim maksimumin. Unë një pyetje kam, ne themi që kemi brezin më të mirë të lojtarëve te Shqipëria, po ky Silvinjo, është trajner më i mirë se Shqipëria, njësoj si Shqipëria apo më keq se Shqipëria? U ngrit gjithë stadiumi në këmbë dhe thërriste: “Daku, Daku”. Dhe në Europian, u ngrit stadiumi në këmbë dhe tha: “Broja, Broja”, u ngrit Silvinjo dhe futi Brojën. Nëse tifozët janë më inteligjent se Silvinjo, kuptojnë më shumë se ai, atëherë nuk ke se çfarë të thuash”, tha Vasil Ruci. /Sport Ekspres/
-

VIDEO / U bllokua tek “Akuariumi” në Dhërmi pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan
Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit. Sipas Policisë ai ishte dëmtuar në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit. Pasi u lokalizua, ai dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar dhe u transportua. Më pas u transportua në Spitalin e Himarës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar”, njofton Policia. -

Sherr në Allias, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri fqinjin e tij, e plagos në këmbë
Vendngjarja
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mëngjes në zonën e Alliasit në Tiranë. 38-vjeçari Korado Teodori ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci. Dyshja janë fqinj me njëri-tjetrin dhe kanë debatuar këtë mëngjes, për motive të dobëta, por nuk janë zbardhur ende. Baci është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
Neurostimulimi ngre në këmbë një paraplegjik. Verifkohet në Itali për të parën herë në botë një rezultat i tillë, mbi një pacient 33-vjeçar, i cili para 4 vitesh kishte humbur përdorimin e këmbëve në një incident sportiv.
Ndërhyrja e realizuar ka parfshirë një trial klinik, ku së pari i është implantuar një neurostimulues në shtyllën kurrizore, që më pas është aktivizuar, e ka zgjuar disa lidhje nervore. Më pas është nevojitur kohë për rihabilitim me anë të ushtrimeve specifike.
Gjatë 3 muajve mjekët kanë asisituar në një rritje të dukshme të lëvizjeve të këmbëve dhe të kontrollit të qëndrimit të trupit. Më pas 33-vjeçari është ngritur në këmbë dhe ka arritur të ecë pas 6 muajsh nga ndërhyrja duke përshkuar 58 m në vetëm 6 minuta.
Mjekët dhe ekipi i specialistëve nga disa institute dhe spitale italiane u shprehen entuziastë dhe në verifikim të këtij protokolli, hapi i radhës do të jetë kërkesa për të marrë autorizim nga entet përkatëse për ta trajtuar këtë teknikë si një ndërhyrje rutine, pasi mundësitë janë të larta për sukses.
Aktualisht është e përshtatshme për t’u aplikuar vetëm mbi paraplegjikët, dhe në pacientë nga 18 deri në 55-vjeç, jo në mbipeshë, dhe pa sëmundje të sistemit nervor qendror. Klan News -

Turqia do të gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që ngrihen në këmbë para ndalimit të aeroplanit, shkak incidentet në rritje
Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit pas uljes, thanë rregullatorët. Autoriteti turk i aviacionit civil tha se e vendosi urdhrin pasi mori ankesa nga pasagjerët. Rregullat hynë në fuqi në fillim të këtij muaji.
Raportohet se gjobat do të jenë rreth 70 dollarë amerikanë (50 paund), megjithëse nuk përmendet asnjë shumë konkrete në udhëzimet e autoritetit. Autoriteti paralajmëroi se kishte një “rritje serioze” të incidenteve të tilla, me shumë ankesa për pasagjerë që rrëmbenin bagazhe sipër kokës përpara se avioni të ishte parkuar.Turqia është një destinacion për dhjetëra miliona turistë çdo vit. Autoriteti i aviacionit tha se linjat ajrore komerciale tani duhet të lëshojnë një njoftim gjatë fluturimit dhe të raportojnë ata që nuk i zbatojnë urdhrat. Pasagjerëve duhet t’u thuhet që t’i mbajnë rripat e sigurimit të lidhur dhe të mos qëndrojnë në këmbë dhe të mos hapin dollapët sipër kokës derisa shenja e rripit të sigurimit të jetë fikur.
Ata që nuk i ndjekin këto rregulla duhet të raportohen tek autoriteti, thuhet në të. Sipas mediave të huaja, Turkish Airlines, transportuesi kombëtar, ka përditësuar njoftimin e uljes.
“Pasagjerët që nuk i përmbahen rregullave do të raportohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil përmes një Raporti për Pasagjerët e Shkelur dhe do t’u vendoset një gjobë administrative në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi”, thotë linja ajrore.
-

Plagoset minatori në Bulqizë, niset drejt spitalit të Peshkopisë
Një minator është plagosur mesditën e sotme në Bulqizë dhe është dërguar drejt spitalit të Dibrës.
Top Channel mëson se minatori është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Minatori punonte si ndihmës armator në një nga nivelet e galerisë AlbChrom. Teksa punonte për ndërtimin e frontit të galerisë është shkëputur një tub, duke e goditur në këmbë.
Sipas mjekëve i plagosuri kishte vetëm një frakturë në këmbë por për mungesë të mjekëve kirurg në Bulqizë, është nisur në Peshkopi për mjekim më të specializuar.Top Channel
-

A fluturojnë flamingot? 9 fakte interesante për zogjtë rozë
Këta zogj fantastikë rozë, të gjatë, me këmbë të holla dhe sqepa të mbërthyer i përkasin gjinisë Palmyra dhe gjenden pothuajse në të gjithë botën.
Ngjyra e tyre rozë e ndezur mund t’i bëjë ato të famshme, por në fakt ka shumë karakteristika të tjera që i bëjnë flamingot kaq të veçantë dhe interesantë. Le të hedhim një vështrim në disa fakte argëtuese për këto zogj bukurosh.
1. Fjala “ flamingo ” vjen nga latinishtja dhe spanjishtjaFjala “flama”, që do të thotë flakë, formoi bazën për emrin e zogut të bukur. Në greqisht, fjala “phoinicopter” ka të njëjtin kuptim: vjen nga fjala “foinos” që do të thotë vjollcë, dhe përshkruan ngjyrosjen e krahëve të zogut.
2. I bëjnë foletë nga balta
Foleja e një flamingoje i ngjan një vullkani të vogël balte dhe përshtatet vetëm me një vezë të madhe. Flamingot janë monogamë, dhe prindërit ndërtojnë folenë dhe inkubojnë vezën së bashku. Kur veza çelet, zogu i vogël nuk është rozë, por gri në të bardhë me sqep të drejtë. Duhen disa vite që ata të fitojnë ngjyrën e tyre karakteristike rozë dhe sqepin e grepëzuar. Të dy prindërit mund të prodhojnë qumështin e veçantë që u nevojitet të rinjve në fytin e tyre dhe t’i ushqejnë përmes gojës.
3.Ngjyrën rozë e marrin nga ushqimi
Me siguri e keni dëgjuar shprehjen “ne jemi ajo që hamë”. Epo, fjalë për fjalë vlen për flamingot. Shumë bimë prodhojnë pigmente natyrale të kuqe, të verdha ose portokalli të quajtura karotenoidë. Karotenoidet janë përgjegjëse për ngjyrën portokalli të karotës dhe ngjyrën e kuqe të domates së pjekur. Ato gjenden gjithashtu në algat mikroskopike që hanë krustacet e specieve Artemia Salina. Duke qenë se flamingot ushqehen kryesisht me alga dhe krustace të tillë, trupat e tyre metabolizojnë ngjyrat, duke i “lyer” pendët e tyre rozë.
4. Ata filtrojnë ushqimin e tyre dhe e kthejnë kokën përmbys për të ngrënë
Flamingot filtrojnë ushqimin e tyre si balenat. Ata ushqehen me alga, fara të vogla, krustace të vogla, larva insektesh, si dhe kafshë dhe bimë të tjera që gjenden në ujë të cekët. Kur është koha për të ngrënë, flamingo e vendos sqepin e saj në ujë me kokë poshtë, me majën e drejtuar nga këmbët. Më pas tund kokën nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur gjuhën për të pompuar ujin brenda dhe jashtë sqepit. Në majë të sqepit ka dhëmbë të ngjashëm me krehër, të cilët krijojnë një filtër që mban ushqimin brenda, duke e kulluar ujin.5. Ndryshe nga sa duket, gjunjët e flamingos nuk përkulen mbrapa
Edhe pse gjunjët e flamingos duken të përkulen mbrapa, në realitet nuk është kështu. Gjunjët e flamingos përkulen si gjunjët e njeriut. Ajo që shohim kur shikojmë “gjurin” e flamingos është në fakt nyja e kyçit të këmbës. Gjunjët e flamingos janë më lart në këmbët e tij, të fshehura nga trupi dhe krahët e tij. Imagjinoni që flamingot në thelb qëndrojnë në majë të gishtave dhe ajo që shihni duke u përkulur kur përkulen është kyçi i tyre.
6. Janë shumë të guximshëm dhe jetojnë në mjedise ekstreme
Flamingot zakonisht jetojnë në ujëra të cekëta të njelmëta ose të përziera. Disa flamingo, megjithatë, jetojnë dhe shumohen në liqene hipersaline, ose “liqene sode” siç quhen. Përmbajtja e lartë e kripës në këto liqene madje mund të djegë lëkurën, duke e bërë ujin jo mikpritës për shumicën e kafshëve. Megjithatë, flamingot mund të mbijetojnë në vende të tilla “të ashpra”, dhe shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë arsyet pse fiziologjia e veçantë e flamingove i bën ata kaq elastikë. Përmbajtja e lartë e kripës mund të vrasë edhe disa foshnja flamingo, pasi e bën të pamundur ecjen nëse grumbullohet në këmbët e tyre.
7. Ata mund të fluturojnë
Ju mund të jeni mësuar të shihni flamingo të mbledhur në grupe të mëdha në tokë, por e vërteta është se ata mund të fluturojnë mirë. Disa flamingo fluturojnë për të migruar me ndryshimin e stinëve, ose për t’u çiftëzuar. Nëse do të udhëtojnë në distanca të gjata, zakonisht fluturojnë gjatë natës.8. Mund të flenë duke qëndruar në njërën këmbë
Flamingot mund të qëndrojnë në një këmbë për periudha të gjata kohore – madje mund të bëjnë një sy gjumë. Shkencëtarët priren drejt shpjegimit se flamingot ruajnë energjinë dhe qëndrojnë të ngrohtë duke qëndruar në njërën këmbë. Kjo e fundit mund të jetë e vërtetë sepse zogjtë humbasin nxehtësinë përmes gjymtyrëve të tyre. Duke qëndruar në njërën këmbë dhe duke e palosur njërën nën bark, flamingot kufizojnë sasinë e nxehtësisë që del nga këmbët e tyre.
9. Të dy meshkujt dhe femrat kërcejnë në sinkron
Në shumë lloje zogjsh, meshkujt janë ata që “bien në oborr” duke përdorur ekrane të ndryshme për të fituar femrat. Flamingot preferojnë barazinë gjinore, duke marrë pjesë në vallëzime në grup, si meshkuj ashtu edhe femra. Pamja e një grupi të madh flamingosh që kërcejnë duke kthyer kokën, duke përplasur krahët, duke u rrotulluar dhe duke u përkulur ose duke parakaluar, është vërtet spektakolare./vizionplus.tv -

Top qytetet globale për ata që duan të ecin dhe jo të ngasin makinë
Milano renditet si qyteti i dytë më i mirë në botë për t’u vizituar në këmbë, duke u pozicionuar menjëherë pas Mynihut, sipas një studimi të publikuar nga faqja australiane Compare the Market. Kjo renditje bazohet në disa kritere që favorizojnë turistët që preferojnë të shmangin përdorimin e makinës.
Ndër faktorët e vlerësuar janë: shtigjet e biçikletave, zonat për këmbësorë, afërsia me shërbimet bazë, siguria publike, si dhe kostoja e transportit publik. Milano spikat për numrin marramendës të shtigjeve të biçikletave, plot 1,941,010 kilometra, ndërkohë që 80% e banorëve jetojnë brenda një kilometri nga shërbime shëndetësore dhe arsimore.Mynihu, i cili mban vendin e parë, ka 86% të popullsisë që jeton pranë zonave pa makina, ndërkohë që edhe pse transporti publik aty është ndër më të shtrenjtët në botë, është ndër më të sigurtët.
Në vendin e tretë renditet Varshava, e cila përfiton nga përmasat e vogla dhe transporti i përballueshëm, me një biletë ditore prej vetëm 3.50 euro. Gjithashtu, 74% e popullsisë së saj jeton pranë zonave të qeta pa makina.
Renditja e 10 qyteteve më të mira për të ecur në këmbë:
Mynih (Gjermani)Milano (Itali)Varshavë (Poloni)HelsinkiParisTokioMadridOsloKopenhagenAmsterdamNdërkohë, në fund të renditjes ndodhen qytete si Johanesburgu, Patra, Dallas, Hjuston dhe Manila, të cilët konsiderohen më pak të përshtatshëm për këmbësorët, për shkak të mungesës së infrastrukturës, shtigjeve të pakta për biçikleta dhe niveleve të ulëta të sigurisë.
