Disa foto të reja të Kris Jenner kanë ngritur një valë komentesh në rrjet, pasi ndjekësit pretendojnë se ajo ka… gjashtë gishta në këmbë.
69-vjeçarja postoi disa imazhe ku shfaqej elegante me një fustan dhe sandale, por nuk ishte veshja ajo që tërhoqi vëmendjen por një detaj i pazakontë në këmbë.
“A ka gjashtë gishta apo më duket?” pyeti një ndjekës në komente. “Edhe unë e vura re!” shtoi një tjetër.
Megjithatë, disa fansa të vëmendshëm u nxituan të japin sqarimin: nuk është gishti i gjashtë, por një iluzion optik i krijuar nga dizajni i sandales dhe ngjyra e saj, që ngjan me lëkurën.
Nuk është hera e parë që një anëtare e familjes Kardashian-Jenner përballet me akuza për “gisht shtesë”. Në vitin 2020, Kim Kardashian u detyrua të mohojë publikisht se kishte gjashtë gishta, duke postuar një video ku numëronte gishtërinjtë një nga një.
Tag: këmbë
-

Kris Jenner “me gjashtë gishta”? Fotoja që ngatërroi rrjetin
-

Njerëzit nuk zhvilluan dy këmbë për të vrapuar, thjesht donin disa mango
Edhe pse jemi pjesë e familjes së primatëve të quajtur Majmunët e Mëdhenj, kemi një sërë dallimesh nga kushërinjtë tanë më të afërt gjenetikisht. Tipari ynë më i dukshëm dallues është truri ynë i madh, që është rreth tri herë më i madh se ai i një shimpanzeje, ndonëse ngjashmëria gjenetike me homo sapiensin qëndron diku në mbi 90%. Megjithatë, truri i njeriut mund të mos kishte arritur këtë madhësi të habitshme po të mos ishte për tiparin tonë të dytë më dallues, ecjen mbi dy këmbë, pra bipedinë.
Miliona vjet përpara shfaqjes së gjinisë homo, disa hominidë të hershëm patën idenë gjeniale të çlironin duart dhe të fillonin të ecnin drejt. Natyrisht, kjo ishte një ecuri e ngadaltë, një proces që shkencëtarët besojnë se u nxit ndoshta nga ndryshimet klimatike, pasi një klimë në ngrohje i shndërroi pyjet e Afrikës ekuatoriale në toka pyjore të thata, të quajtura mozaiku i pyllit e savanës. Me pakësimin e pemëve, paraardhësit tanë të largët filluan të ecnin drejt si një mënyrë më efikase për të lëvizur në këtë mjedis të ri.
Të paktën, kështu kemi menduar deri tani.
Tani një studim i ri nga shkencëtarë të University College London, Institutit Max Planck dhe Qendrës për Kërkime dhe Ruajtjen e Ekosistemit Mahale në Tanzani tregon se historia e bipedisë njerëzore nuk është dhe aq e qartë. Për të kuptuar më mirë se çfarë mund të ketë ndodhur gjashtë deri në shtatë milionë vjet më parë, shkencëtarët studiuan një popullatë shimpanzesh në Luginën Issa, përgjatë Liqenit Tanganyika në perëndim të Tanzanisë. Kjo zonë është ideale për të studiuar origjinën e bipedisë, pasi përbëhet nga pyje galeri dhe savanë pyjore.
Ata zbuluan se shimpanzetë shpesh adoptojnë ecjen mbi dy këmbë për të ngrënë më me efikasitet frutat në pemët e rralla të savanës. Kjo mund të ketë qenë një shtysë kyçe që çoi hominidët e lashtë drejt qëndrimit në këmbë. Rezultatet u publikuan në revistën Frontiers, dhe mbështesin gjetjet e mëparshme të ekipit nga viti 2022 që nisën për herë të parë të ndërtonin këtë teori për origjinën arboreale të bipedisë.
“Për dekada me radhë është menduar se bipedia u shfaq sepse ne zbritëm nga pemët dhe kishim nevojë të ecnim nëpër një savanë të hapur,” tha Rhianna Drummond-Clarke, autorja kryesore e studimit, në një deklaratë për shtyp. “Këtu tregojmë se navigimi i sigurt dhe efikas nëpër kurorën e pemëve mund të mbetet shumë i rëndësishëm për një majmun të madh gjysmë-arboreal, edhe në një habitat të hapur. Përshtatjet ndaj jetesës nëpër pemë, dhe jo në tokë, mund të kenë qenë çelësi në formësimin e evolucionit të hershëm të linjës njerëzore.”
Gjatë sezonit të thatë, shimpanzetë moderne largohen nga brigjet e pyllëzuara të lumenjve dhe kalojnë në mozaikun e pyllit e savanës në kërkim të ushqimit. Ekipi kërkimor vëzhgoi të rriturit e popullatës së Luginës Issa, duke shënuar se çfarë llojesh pemësh dhe frutash konsumonin në savanë, dhe zbuloi se ata kalonin më shumë kohë në pemët më të mëdha. Ata përdornin teknika të specializuara, si të qëndruarit në degë, për të arritur frutat më të lakmuara në kurorën e hapur të pemëve.
“Ne sugjerojmë që mënyra jonë e ecjes me dy këmbë ka vazhduar të zhvillohej nëpër pemë edhe pasi kaluam në habitat të hapur,” tha Drummond-Clarke. “Studimet vëzhguese të majmunëve të mëdhenj tregojnë se ata mund të ecin në tokë për disa hapa, por më së shumti përdorin bipedinë nëpër pemë. Është logjike të mendohet se edhe të afërmit tanë hominidë të hershëm kanë përdorur këtë lloj bipedie, duke u mbajtur për degët për të ruajtur ekuilibrin.”
Autorët pranojnë se teoria e tyre ka disa kufizime. Për shembull, këto përfundime vlejnë vetëm për shimpanzetë e Luginës Issa (pra duhen të dhëna më të gjera që kjo ide të zgjerohet tek gjithë speciet e shimpanzeve), dhe modelet e të ushqyerit janë analizuar vetëm gjatë sezonit të thatë. Edhe të dhënat fosile janë të paplota për kohën kur pyjet afrikane filluan të shndërroheshin në mozaiku pylli e savane. Edhe pse sot ecim mbi dy këmbë për të përshkuar botën tonë tokësore, qëndrimi ynë drejt mund të jetë në fakt një mbetje e evolucionit nga koha kur përshkonim pemët. / Popular Mechanics – Syri.net
-

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Rumuni në Vlorë u prezantua si kapiten anijesh/ Daniel Corneas iu deshën 6 orë për t’u arratisur drejt Greqisë
Rumuni Daniel Cornea, i cili sipas policisë së Vlorës është autor i vrasjes së Renato Hoxhajt rezulton se ka hyre në Shqipëri me datën 21 Prill në orën 17:44 rreth 6 ditë para vrasjes së vlonjatit.
Sipas informacioneve, nga Qaë Bota është konstatuar rumuni kur hyn nga territori grek në këmbë. Sapo hyn në territorin shqiptar Rumani i moshës 53-vjeçar ka hipur në një taksi ku i ka kërkuarit shoferit ta çojë në Vlorë.
Sipas deklarimeve të shoferit të taksisë, rumuni ka folur në gjuhën greke e ndërsa i ka treguar si jeton në Athinë. Në bisedë e sipër Daniel Cornea ka treguar se ai ka punuar si kapiten anijesh dhe është i pamartuar.
Gjatë rrugës taksisti nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe i ka thënë që do ta çonte deri në Shijan-Sarandë dhe në Vlorë do ta çonte një taksist tjetër. Në Shijan ai ka zbritur dhe e ka marrë taksisti tjetër deri në Mavronat.
Ditën e ngjarjes në orën 04.47 minuta , nga automjeti Land Rover nga dera e përparme e anës së majtë zbret autori i dyshuar i cili pasi mbyll dhe siguron me pult dyert e automjetit fillon ecjen më këmbë ku i bën një xhiro të gjithë lagjes.
Kamerat kanë konstatuar lëvizjen e tij nga lagjja Hajro Çakërri dhe me pas tek prokuroria, poliklinika e deri ku ai është futur në rrugicën ku ka kryer vrasjen ndaj Renato Hoxhajt.
Pasi ka shkrepur armën 4 herë ai ka lëvizur në disa lagje më në afërsi të vendit të ngjarjes ku dhe më pas ka shkuar të makinë Land Rover ,e cila ishte e parkuar në rrugën Isa Boletini. Ky është momenti ku vrasësi ka Rumani ka marrë arratinë.
Me makinën Land Rover ka përshkruar disa rrugë të qytetit për të dal me pas në nga porti detar pranë universitetit dhe më pas në drejtim të fshatit Babicë.
Nga kamerat rezulton se autori ka marrë rrugën drejt Sarandës dhe në orën 11:00 në vendim e quajtur “Posta Ksamil”.
Ai parkon mjetin Land Rover në këmbë në “Qafë Botë”, i cili pasi kalon sportelin e regjistrimit, lëviz në këmbë për në drejtim të territorit të shtetit Grek./ Ora News.
-

A e dinit se në trupin tonë ekziston ajo që shkenca e quan ‘zemra e dytë’?
Ky nuk është një trillim metaforik, por një emër që i është dhënë muskujve të pulpës së këmbës.
Arsyeja është befasuese dhe thellësisht domethënëse: këta muskuj luajnë një rol jetik në sistemin qarkullues të trupit tonë.
Sa herë që ne ecim, ngjitemi në shkallë apo thjesht qëndrojmë në këmbë, muskujt e pulpës kontraktohen dhe veprojnë si një pompë natyrore. Ata shtyjnë gjakun nga këmbët drejt zemrës, duke e ndihmuar atë të përballojë gravitetin dhe të mos lodhet më shumë seç duhet.
Ky mekanizëm biologjik kontribuon në mënyrë të jashtëzakonshme në:
• Nxitjen e qarkullimit të gjakut në vena,
• Parandalimin e mpiksjeve të gjakut në këmbë,
• Lehtësimin e ndjesisë së rëndesës, fryrjes dhe shfaqjes së variçeve,
• Uljen e rrezikut të trombozës venoze të thellë (DVT).Ky proces i mahnitshëm nuk ndodh rastësisht. Ai është rezultat i një bashkëpunimi të përkryer midis muskujve dhe valvulave të venave, të cilat parandalojnë rikthimin e gjakut mbrapsht.
Prandaj, qëndrimi ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë pa lëvizje, është i dëmshëm. Lëvizja e thjeshtë, qoftë edhe vetëm ecja, aktivizon këtë sistem jetik dhe ndihmon zemrën të punojë më lehtë.
Me fjalë të tjera: Çdo hap që bën, është një dhuratë për zemrën tënde.
Ecja, shtrirjet, ushtrimet e lehta – janë gjeste të vogla, por me ndikim të madh në shëndet.
Sepse, në trupin tonë, çdo funksion është projektuar me një urtësi që shpesh e harrojmë…
Mos harroni: të kujdeseni për këmbët do të thotë të kujdeseni për zemrën tuaj. “Çdo hap që bëni, është një dhuratë për zemrën tuaj”
-

Shqipëria, një këmbë te Izraeli e tjetrën te Turqia
Shqipëria po tenton të mbajë një këmbë te Turqia, së më tepër në fushën e mbrojtjes, edhe pse tjetrën e kaluar në Izrael, në një partneritet me shtetin gjakatar sionist, forcuar çuditërisht e alogjikisht pas 7 tetorit 2023.
Kështu, pasi qeveria shqiptare ka firmosur bashkëpunimin ushtaral me Izraelin, shfaqet e afeksionuar me industrinë ushtarake turke, e cila po shfaqet dhe si lidere botërore në këtë fushë vitet e fundit.
Është ministri me gjak grek Piro Vengu që njofton:
“Sot në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes #IDEF2025 në Stamboll teksa mbetemi të angazhuar në thellimin e bashkëpunimit strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë midis Shqipërisë dhe Turqisë.Duke u mbështetur në vendimet e Samitit të NATO-s në Hagë, Shqipëria synon të ndajë burime shtesë për zbatimin e objektivave kryesore në fushën e sigurisë, duke theksuar prioritetet për gatishmërinë e forcave ajrore, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe infrastrukturës kritike.
Pata mundësinë t’i shprehja kolegut turk vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit tonë dhe rritjen e rolit të Shqipërisë në sfidat e përbashkëta të sigurisë në rajon”.
Kujtojmë se është në stilin diplomatik të Ramës për të patur raporte edhe me palë që janë kundërshtare të njëra-tjetrës në sferën gjeopolitike, përjashto Rusinë, me të cilën Tirana është tërësisht e akullt në marrëdhënie. /tesheshi.com/
-

‘Njerëzit në Gaza, kufoma në këmbë’/ UNWRA ngre alarmin: Nuk janë as të vdekur as të gjallë, po vdesin nga uria
Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Ndihmës dhe Punëve të Kombeve të Bashkuara ka thënë se punëtorëve të tij po u bie të fikët në punë nga uria.
Philippe Lazzarini shkroi në ‘X’: “‘Njerëzit në Gaza nuk janë as të vdekur as të gjallë, ata janë kufoma në këmbë’: më tha një koleg në Gaza këtë mëngjes.
“Kjo krizë që po thellohet po i prek të gjithë, përfshirë ata që përpiqen të shpëtojnë jetë në enklavën e shkatërruar nga lufta. Punonjësit e shëndetësisë në vijën e parë të UNRWA-s mbijetojnë me një vakt të vogël në ditë, shpesh vetëm me thjerrëza, nëse i hanë fare.”
“Ata po i bie gjithnjë e më shumë të fikët nga uria ndërsa janë në punë. Kur kujdestarët nuk mund të gjejnë mjaftueshëm për të ngrënë, i gjithë sistemi humanitar po shembet.”
‘Familjet nuk po përballojnë më, ata po shkatërrohen, të paaftë për të mbijetuar. Ekzistenca e tyre është e kërcënuar. Lejoni partnerët humanitarë të sjellin ndihmë humanitare të pakufizuar dhe të pandërprerë në Gaza. Ne, në UNRWA, kemi ekuivalentin e 6,000 kamionëve të ngarkuar me furnizime ushqimore dhe mjekësore në Jordani dhe Egjipt’.
“People in Gaza are neither dead nor alive, they are walking corpses”: a colleague in #Gaza told me this morning. Meanwhile, according to @UNRWA latest findings: one in every five children is malnourished in Gaza City as cases increase every day. When child malnutrition…— Philippe Lazzarini (@UNLazzarini) July 24, 2025
Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka vazhduar për gati dy vjet që kur Hamasi vrau rreth 1,200 njerëz dhe mori peng 251 nga Izraeli jugor në sulmin më vdekjeprurës të vetëm në historinë e Izraelit.
Që atëherë, Izraeli ka vrarë gati 60,000 palestinezë në Gaza, ka shkatërruar Hamasin si forcë ushtarake, ka shndërruar pjesën më të madhe të territorit në rrënoja dhe ka detyruar pothuajse të gjithë popullsinë të largohet nga shtëpitë e tyre disa herë./ The Guardian.
-

Sulmi me raketa nga Izraeli/ Mediat e zbulojnë: Presidenti Pezeshkian u plagos në këmbë
Masoud Pezeshkian
TEHERAN- Presidenti i Iranit u plagos në një sulm ajror izraelit që synonte një takim të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare. Masoud Pezeshkian u plagos në këmbë dhe u detyrua të largohej përmes një dhome emergjence pasi Izraeli goditi me raketa gjatë takimit që ai po zhvillonte me zyrtarë të tjerë në Teheran. Godina ku ai ndodhej u sulmua me 6 raketa.
Zbulimi, i bërë nga agjencia e lajmeve “Fars”, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), konfirmon pretendimet e bëra nga Pezeshkian gjatë një interviste të kohëve të fundit se Izraeli u përpoq ta vriste. Sipas Fars, Pezeshkian, 70 vjeç, pësoi një dëmtim në këmbë pas sulmit më 16 qershor, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe kreu i gjyqësorit Mohseni Ejei. Agjencia tha se sulmi kishte ngjashmëri me sulmin që shënjestroi kreun e përfaqësuesit më të madh rajonal të Iranit, Hezbollahut, vitin e kaluar, i cili arriti të vriste udhëheqësin e hershëm, Hassan Nasrallah, në Bejrut.
Hetimet janë duke u zhvilluar tani për të gjetur një person që mund të ketë qenë informatori i brendshëm për shkak të natyrës së saktë të sulmit. Deri më tani, Irani ka arrestuar më shumë se 700 persona pas luftës me akuzat për bashkëpunim me Izraelin dhe është përpjekur të miratojë një ligj të ri emergjence për spiunazhin që synon të vendosë dënime më të ashpra, përfshirë dënimin me vdekje.
Edhe pse Fars nuk dha detaje për vendndodhjen e sulmit, media opozitare Iran International raportoi një sulm ajror izraelit në një zonë pranë Shahrak-e Gharb në Teheranin perëndimor më 16 qershor./ZËRI
-

Çfarë sëmundjeje mund t’i tregojë rënia e qimeve në këmbë?
Nëse keni vënë re rënie të qimeve në pjesët e poshtme të këmbëve dhe një ndjesi mpirjeje në gjymtyrë, mos e neglizhoni mund të jetë një sinjal i hershëm i diabetit.
Sipas ekspertëve, kjo simptomë lidhet me dëmtimin e nervave periferikë, një gjendje e njohur si neuropatia diabetike, që shkaktohet nga nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak.
Kjo sëmundje mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut dhe, nëse nuk trajtohet, të çojë në komplikime serioze.
Humbja e qimeve në këmbë, sidomos në shputat dhe pjesët e poshtme, pa qenë rezultat i depilimit, është një nga treguesit më të hershëm të neuropatisë diabetike -shpjegon Dr. Kenneth Harless.
Simptoma të tjera paralajmëruese:
-Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë
-Lodhje e vazhdueshme
-Shërim i ngadaltë i plagëve
-Probleme me përqendrimin (“mjegull cerebrale”)
-Dëmtime në shikim ose veshka
Një studim i vitit 2019 konfirmoi lidhjen midis humbjes së qimeve dhe dëmtimit të nervave te pacientët me diabet të pa kontrolluar mirë.
Diabeti i tipit 2 shpesh zhvillohet në mënyrë të heshtur, sidomos te personat mbi 50 vjeç, duke u zbuluar vetëm kur shfaqen komplikimet. Shkaktarët kryesorë janë:
-Ushqyerja jo e shëndetshme
-Mungesa e aktivitetit fizik
-Obeziteti
Në shumë raste, simptomat nuk janë të dukshme, ndaj kontrolli i rregullt i glukozës në gjak është thelbësor.
Vlerat normale të glukozës janë 3.5-6.1 mmol/L, ndërsa shifrat 5.7 deri në 6.9 mmol/L tregojnë një gjendje para-diabetike, e cila është e kthyeshme, nëse merret me seriozitet.
Çfarë rekomandojnë mjekët?
-Bëni një analizë gjaku të paktën një herë në vit
-Monitoroni çdo ndryshim në lëkurë, këmbë ose ndjesi trupore
-Ruani një stil jetese të shëndetshëm për të parandaluar komplikimet
Mos e injoroni trupin tuaj – ai shpesh na paralajmëron shumë më herët nga sa e kuptojmë. Një kontroll i thjeshtë mund të parandalojë një problem të madh.
-

Sa sekonda mund të qëndroni në një këmbë? Testi që zbulon rrezikun për tru dhe demencë
Një ushtrim i vogël një paralajmërim i madh: stabiliteti juaj mund të zbulojë sa të fortë jeni kundër plakjes, sulmit në tru dhe humbjes së kujtesës.
Një hulumtim i publikuar në revistën shkencore Stroke, ka zbuluar se personat që nuk mund të mbajnë ekuilibrin në një këmbë për më shumë se 20 sekonda kanë një rrezik dukshëm më të lartë për të pasur infarkte të heshtura cerebrale, gjakrrjedhje shumë të vogla në tru që zakonisht kalojnë pa simptoma të menjëhershme, por rrisin ndjeshëm rrezikun për sulm cerebral madhor dhe demencë në të ardhmen.
Në këtë studim, individët me kohë më të shkurtër qëndrimi kishin një prevalencë më të lartë të dëmtimeve të vogla të enëve të gjakut në tru, të cilat mund të ndikojnë në funksionin njohës dhe koordinimin e lëvizjeve.
Sa duhet të zgjasë?
Ekspertët sugjerojnë se:
Në moshën 70-vjeçare, një person mesatarisht i shëndetshëm duhet të jetë në gjendje të qëndrojë rreth 20 sekonda në një këmbë.
Në moshën 80-vjeçare, mesatarja zbret në rreth 9 sekonda.
Personat 40–60 vjeç duhet të arrijnë të qëndrojnë të paktën një minutë, sipas profesorit të mjekësisë sportive John Brewer.
Sipas tij, ky test nuk mat vetëm balancën, por është një tregues i forcës së muskujve, stabilitetit të kyçeve dhe shëndetit të ligamenteve që mbështesin gjunjët dhe nyjat. Për më tepër, qëndrueshmëria lidhet edhe me funksionin vestibular (ekuilibri), shëndetin e nervave dhe funksionin e përgjithshëm neuromuskular.
Pse është kaq i rëndësishëm?
Balanca e dobët shpesh lidhet me rrezik më të lartë për rrëzime, fraktura dhe pasoja serioze, veçanërisht në moshë të shtyrë.
Testi i qëndrimit në një këmbë përdoret si pjesë e vlerësimeve klinike të shëndetit të trurit, sidomos për të identifikuar rrezikun e goditjeve cerebrale “të heshtura”.
Dëmtimet mikro-vaskulare cerebrale (që nuk japin simptoma menjëherë) mund të grumbullohen me kalimin e viteve dhe të ndikojnë në kujtesë, përqendrim dhe orientim hapësinor.
Si ta përmirësoni?
Nëse nuk mund të qëndroni aq sa rekomandohet për moshën tuaj, është një sinjal që duhet të forconi:
▪ Muskujt e këmbëve (stërvitje të lehta rezistence, ushtrime për gjunjët).
▪ Koordinimin dhe balancën (ushtrime yoga, tai chi).
▪ Forcën e bërthamës trupore (core strength) – një trup i fortë në pjesën e barkut dhe shpinës ndihmon shumë në stabilitet.
▪ Shëndetin kardiovaskular – aktiviteti fizik i rregullt dhe një dietë e pasur me antioksidantë dhe omega-3 ruajnë elasticitetin e enëve të gjakut.
Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?
Nëse vëreni se keni humbje të balancës pa shkak, mpirje, marramendje të vazhdueshme apo çrregullime të shikimit, duhet të këshilloheni menjëherë me një mjek. Këto mund të jenë shenja të hershme të një çrregullimi neurologjik që kërkon trajtim të specializuar.
Pra, herën tjetër që qëndroni në një këmbë, mos mendoni se është vetëm një lojë ekuilibri, është një dritare drejt trurit dhe të ardhmes suaj!
-

‘Zbrisni me këmbë në tokë’, Lala zbulon prapaskenat: Në Theth ndërtimet lidhen me një kriminel në kërkim nga SPAK
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas publikimit të qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Theth.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala i ka bërë thirrje Ramës që pas 12 vitesh në qeverisje të zbrisë me këmbë në tokë, pasi sipas saj përgjegjësit e skandalit janë vetë institucionet shqiptare.
“Disa pyetje për kryeministrin e vendit tim, vendit tonë.
Nisur nga akuzat e tij në adresë të një prokuroreje, që sot e mësova emrin e saj, kam disa pyetje për kryeministrin…
Ku ishin institucionet kur ngriheshin kioskat?
Kush lejoi shtrimin e atij betoni si të ishte stadium?
Kush i lidhi dritat e ujin te ato kioska? A kanë përgjegjësi institucionet vendore?
Le t’i marrim me radhë përgjegjësit e këtij skandali, që ka shkatërruar një nga zonat që gjithkush që shkelte gjente qetësi.
Z.Kryeministër nëse ta sjellin këtë status po të informoj:
Ato ndërtime zotërohen në mënyrë të tërthortë nga një kriminel i zonës i shpallur në kërkim nga SPAK.
Erdhi dita që Ju z.Rama, pas 12 vitesh në qeverisje të zbrisni me këmbe në tokë e të kuptoni pse bërtasim ne, një grup njerëzish prej vitesh”,-shkruan Lala.