Avokati Idajet Beqiri kërkoi reagim nga KLGJ dhe KLP për sulmet e kreut të PD, Sali Berisha ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se KLGJ duhet të ngrinte në këmbë sistemin e drejtësisë, lidhur me deklaratat e Berishës.
“Nëse Irena Gjoka nuk do kishte marrë masën e sigurisë ndaj teje, a do fliste ndaj saj? Ajo bëri detyrën dhe ti iu vërsule dhe nuk le gjë pa bërë ndaj saj. KLGJ ka 190 punonjës. KLP ka 90 punonjës. Rrogat e tyre janë marramandëse. Ata janë atje, një fjalë thotë kryeministri për gjyqtarin dhe KLGJ, reagoi menjëherë. Na lini në pavarësinë tonë. Po kundër këtij kryebanditi? KLGJ duhet të jepte alarmin sot kur dëgjoi atë deklaratë, por duhet të ngrinte në këmbë sistemin e drejtësisë.”, theksoi ai.
Tag: këmbë
-

Sulmet e Berishës ndaj Dumanit dhe Gjokës, avokati: KLGJ duhet ta ngrinte në këmbë sistemin…
-

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shfaqen në këmbë
Britanikët paralajmërohen të jenë vigjilentë ndaj disa simptomave të pazakonta që shfaqen në këmbë, të cilat mund të tregojnë një gjendje të rrezikshme. Diabeti është një gjendje serioze dhe shpesh e përjetshme që çon në nivele tepër të larta të sheqerit në gjak.
Ndërsa shkaku i saktë i diabetit të tipit 1 mbetet i panjohur, diabeti i tipit 2 shpesh shoqërohet me faktorë që përfshijnë peshën e tepërt dhe aktivitetin fizik të pamjaftueshëm. Megjithatë, mund të jetë edhe i trashëgueshëm, shkruan Mirror.
Ashtu si me çdo gjendje mjekësore, sa më herët të identifikohen simptomat e diabetit, aq më shpejt mund të kërkohet ndihmë mjekësore. Megjithatë, këto shenja paralajmëruese mund të shfaqen në disa zona të papritura.
Për shkak të niveleve të larta të sheqerit në gjak, këmbët përfaqësojnë një zonë të trupit që mund të pësojë dëme të konsiderueshme. “Diabetes UK” deklaron: “Me kalimin e kohës, nivelet e larta të sheqerit në gjak, të njohura edhe si nivele të glukozës në gjak, mund të dëmtojnë enët e vogla të gjakut që furnizojnë nervat në këmbët tuaja”.
“Kjo i ndalon lëndët ushqyese thelbësore të arrijnë nervat. Nëse nervat në këmbët tuaja dëmtohen, mund të humbni ndjesinë në këmbë, e njohur si neuropati periferike (dëmtim nervor). Kjo do të thotë që mund të mos i ndjeni gjërat siç duhet dhe mund t’i dëmtoni këmbët pa e vënë re”.
Tri shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të të thyejnë zemrën
“Enët e gjakut të dëmtuara gjithashtu zvogëlojnë furnizimin me gjak në këmbët tuaja, që do të thotë se mund të keni probleme me shërimin e prerjeve dhe plagëve. Gjithashtu mund të keni dhimbje dhe ngërçe në këmbë ose shputa”.
Organizata këshillon njerëzit të konsultohen me mjekun e tyre familjar nëse vërejnë ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
Ndjesi shpimi ose mpirje;
Dhimbje djegieje;
Humbje e ndjesisë në këmbë;
Ënjtje e këmbëve – mund të vini re se veshja e këpucëve ose ecja është bërë më e vështirë;
Këmbët tuaja nuk djersiten;
Plagë që nuk shërohen;
Kërcitje në pulpat tuaja gjatë pushimit ose ecjes;
Lëkurë e shndritshme dhe e lëmuar në këmbë;
Rënie e qimeve në këmbë dhe shputa.
-

Më shumë se 1,500 shtëpi të rrafshuara në Gazë, agjencia palestineze: Nuk ka ndërtesë që ka mbetur ‘në këmbë’
Më shumë se 1,500 shtëpi janë shkatërruar plotësisht në lagjen Al Zeitoun të qytetit të Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në këtë zonë, në fillim të muajit gusht.
Lajmi është konfirmuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza, e cila vepron nën autoritetin e Hamasit, dhe është cituar nga agjencia turke Anadolu.
Sipas deklaratës së zëdhënësit të kësaj agjencie, Mahmoud Bassal, në pjesën jugore të lagjes “nuk ka më asnjë ndërtesë që qëndron në këmbë”. Ai shton se ushtria izraelite po përdor çdo ditë makineri të rënda ndërtimi dhe robotë të ngarkuar me eksplozivë, të cilët po përdoren për të rrënuar sistematikisht strukturat në këtë zonë. Gjithashtu, dronë kuadrokopterë janë angazhuar për të hedhur bomba në çatitë e banesave.
“Çdo ditë shkatërrohen deri në shtatë zona të ndryshme. Prishjet janë të planifikuara dhe synojnë të zhdukin plotësisht këtë pjesë të qytetit,” tha zëdhënësi palestinez.
Pasojat humanitare janë të rënda. Sipas agjencisë, rreth 80% e banorëve të Al Zeitoun janë zhvendosur me forcë, duke u larguar drejt pjesës perëndimore dhe veriore të qytetit të Gazës, në kërkim të një strehimi të përkohshëm.Top Channel
-

‘Balt’ e pluhur do të bëhem, të më shkelnjë këmbë’ e saj’
Poemth nga Naim Frashëri
Bukuria
9.
Zëmra jote në krahrorët tënt
Është hekur Brenda n’ergjënt;
Dhe në linj’ aty krahruar,
Si ndë dhé gur’ i paçmuar.
Dielli zënë me rezë,
Vera në qelqe të zezë,
Shpirti brënda nër qivure,
Zot’ i madh nër katrë mure!
10.
Do të shtrihem
Të venitem
Si kandili kur s’ka vaj
Balt’ e pluhur
Do të bëhem
Të më shkelnjë këmbë’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
As më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?/KultPlus.com
-

Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari në Tiranë, merr plumb në këmbë
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e së premtes. Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.
-

EMRI/ 27-vjeçari në Tiranë paraqitet në spital i plagosur në këmbë me armë zjarri, rasti nën hetim
Një 27-vjeçar me inicialet Renato Çadra, është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë. Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. Bëhet me dije se 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.
-

Plagosje me armë zjarri në Tresh, 29-vjeçari merr plumb në këmbë
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të premteje.
Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.Top Channel
-

Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë
Ilir Hoxha
“Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë. Nxënësi priste që Mead të fliste për grepa peshkimi ose enë balte ose gurë bluajtes.Por jo! Mead tha se shenja e parë e qytetërimit në një kulturë të lashtë ishte një kockë këmbe që ishte thyer dhe më pas ishte shëruar. Mead shpjegoi se në mbretërinë e kafshëve, nëse thyeni këmbën, ju vdisni. Ju nuk mund të ikni nga rreziku, të shkoni në lumë për të pirë ujë ose të gjuani për ushqim. Ti je mish për grabitqarët. Asnjë kafshë nuk i mbijeton një këmbe të thyer aq gjatë sa të shërohet.Një kockë këmbe e thyer që është shëruar është dëshmi se dikush ka shpenzuar kohë për të qëndruar me të dëmtuarin, i ka lidhur plagën, e ka çuar personin në vend të sigurt dhe është kujdesur për te gjatë kohës së shërimit. Të ndihmosh dikë tjetër gjatë vështirësive është pikërisht pika ku fillon qytetërimi, tha Mead.Ne jemi në kulminacionin e qytetërimit tonë atëherë kur u shërbejmë të tjerëve.”
-

Gratë suliote nuk dorëzohen
KUSH ISHTE ARMIKU?..
Pamjet tregojnë ngjarjen në fshatin Rrënjasë. Trupat e Ali Pashës rrethuan disa gra suliote dhe ato, zgjodhën vdekjen në vend të robërisë.
Kënga suliote në gjuhën shqipe, për ngjarjen e ilustruar:
“Moskua në këmbë, foshnjën përdhe ka lënë,Qëllon a s’qëllon kjo grua, deli grua,Pushka top gjithçka zhurit.“Vështrojuni një çikë more, si jeni bërë meit!”
Edhe muret u bënë hi, po Dhespua përherë në këmbë,Nuseve ç’u thërret, me zë e me gjëmë.“Skllave të turkut bija, a mund të bëhemi ne?Pas meje, mori nuse, vendin e kemi atje!”
Piktura: Cesare dell’ Acqua – The Heroism of Despo/Fustanella (Paintings)
