Tag: këmbë

  • FOTOT/ Pas ecjes në këmbë drejt Kryeministrisë, ministrat nisin zyrtarisht punën

    FOTOT/ Pas ecjes në këmbë drejt Kryeministrisë, ministrat nisin zyrtarisht punën

    Pas betimit në Presidencë, ashtu siç është bërë tashmë ritual, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrat e tij ka ecur në këmbë drejt kryeministrisë.

    Në krah të djathtë të Ramës qëndronte zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe në krahun e majtë Mirela Kumbaro.
    Ministrave iu desh të prisnin për disa momente në semaforin e kuq pranë Presidencës përpara se t’i drejtoheshin godinës së Këshillit të Ministrave.
    Fillimisht bënë një foto dhe më pas janë drejtuar në njërën prej zyrave të mbledhjeve ku kanë zhvilluar edhe takimin e parë të mandatit të katërt.

    Top Channel

  • Jo loja me këmbë, por paga e lartë… Drejtori i PSG shpjegon pse e “flakën” Donnarumma

    Jo loja me këmbë, por paga e lartë… Drejtori i PSG shpjegon pse e “flakën” Donnarumma

    16 Shtator 2025

    10:29

    Alfred Lleshi

    “Donnarumma kërkoi pagë në nivelin e PSG-së së mëparshme, jo të PSG-së aktuale”, – zbuloi Luis Campos, drejtor sportiv i klubit kampion të tripletës. Kjo është arsyeja kryesore e largimit të portierit italian, jo kërkesa e Luis Enrique për një portier më të aftë me këmbë, gjë për të cilën u zgjodh Chevalier.
    Agjenti i Donnarumma, Enzo Raiola, kishte bërë të qartë se oferta për rinovimin (një vit i mbetur nga kontrata) ishte shumë e ulët për klientin e tij. Campos shtoi: “Kur kërkon pagë si PSG-ja e mëparshme, jo e tanishmja, duhet të gjejmë zgjidhje”.
    PSG ka ndryshuar politikën e pagave. Baza fikse është më e ulët, me bonuse të bazuara në meritë dhe performancë. Campos theksoi: “Ylli është klubi dhe grupi, jo individi. Stabiliteti nuk ndryshon për një lojtar që kërkon privilegje”. Si zgjidhje, PSG bleu Chevalier nga Lille për 40 milionë euro. Donnarumma, ndërkohë debutoi me sukses te Manchester City.

  • Plumbat nuk e kursyen në atentatin e Shkodrës, familjarët e kamarieres apelojnë për ndihmë

    Plumbat nuk e kursyen në atentatin e Shkodrës, familjarët e kamarieres apelojnë për ndihmë

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    SHKODËR-Familjarët e Meri Kacerrit, kamarieres 25-vjeçare, e cila u plagos aksidentalisht në vendin e saj e të punës në atentatin e mëngjesit të 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja, si dhe u plagos po ashtu Ergon Brajoviç, kanë kërkuar ndihmë për mbulimin e shpenzime mjekësore të së resë. Për kamarieren shkodrane është hapur një llogari në platformën GoFoundMe, ku mund të kontribuojë me para kush ka dëshirë dhe mundësi, për rikuperimin shëndetësor të Meri Kacerrit dhe ringritjen e saj në këmbë.
    NJOFTIMI:
    Të ndihmojmë Merin të luftojë dhe të kthehet më e fortë se kurrë!
    Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn. Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.
    Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj. Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.
    Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.
    Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.
    Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.
    Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë.
    Ju falenderojmë nga zemra dhe jua kthefshim në gëzime

  • Kamarierja e plagosur aksidentalisht në atentatin e 8 shtatorit/ Familjarët apelojnë për ndihmë, ja thirrja e tyre

    Kamarierja e plagosur aksidentalisht në atentatin e 8 shtatorit/ Familjarët apelojnë për ndihmë, ja thirrja e tyre

    Familjarët e Meri Kacerrit, kamarieres që u plagos aksidentalisht në vendin e saj e të punës në atentatin e mëngjesit të 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja, si dhe u plagos po ashtu Ergon Brajoviç, u bëjnë apel shqiptarëve që të kontribuojnë për mbulimin e shpenzime mjekësore të së resë.
    Për kamarieren shkodrane është hapur një llogari në platformën GoFoundMe, ku mund të kontribuojë me para kush ka dëshirë dhe mundësi, për rikuperimin shëndetësor të Meri Kacerrit dhe ringritjen e saj në këmbë.
    Thirrja për ndihmë për Meri Kacerrit:
    Të ndihmojmë Merin të luftojë dhe të kthehet më e fortë se kurrë!
    Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn. Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.
    Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj. Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.
    Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.
    Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme. Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.
    Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë. Ju falenderojmë nga zemra dhe jua kthefshim në gëzime.

  • Masakra në Shkodër/ U plagos aksidentalisht, familjarët apelojnë për ndihmë për kamarieren e shtruar në spital

    Masakra në Shkodër/ U plagos aksidentalisht, familjarët apelojnë për ndihmë për kamarieren e shtruar në spital

    Familjarët e Meri Kacerrit, kamarieres që u plagos aksidentalisht në vendin e saj e të punës në atentatin e mëngjesit të 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja, si dhe u plagos po ashtu Ergon Brajoviç, u bëjnë apel shqiptarëve që të kontribuojnë për mbulimin e shpenzime mjekësore të së resë.
    Për kamarieren shkodrane është hapur një llogari në platformën GoFoundMe, ku mund të kontribuojë me para kush ka dëshirë dhe mundësi, për rikuperimin shëndetësor të Meri Kacerrit dhe ringritjen e saj në këmbë.
    Thirrja për ndihmë për Meri Kacerrit:
    Të ndihmojmë Merin të luftojë dhe të kthehet më e fortë se kurrë!
    Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn. Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.
    Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj. Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.
    Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.
    Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.
    Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.
    Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë.
    Ju falenderojmë nga zemra dhe jua kthefshim në gëzime
     
     
     
     
     
     
     

  • Foshnja lindi pa këmbë, gjinekologu gjobitet pas 10 vitesh me 350 mijë euro

    Foshnja lindi pa këmbë, gjinekologu gjobitet pas 10 vitesh me 350 mijë euro

    Një foshnjë lindi pa këmbë nga gjuri e poshtë në dhjetor të vitit 2015 në Spitalin Maggiore në Parma të Italisë, për shkak të një keqformimi që asnjë mjek nuk e kishte diagnostikuar deri në momentin e lindjes. Për këtë arsye, Gjykata e Parmës gjeti përgjegjësinë profesionale të një gjinekologu nga Sala Baganza, i cili e kishte trajtuar privatisht nënën e fëmijës, dhe e urdhëroi atë të paguante dëmshpërblim afërsisht 350,000 euro, duke përfshirë shpenzimet ligjore.
    Sipas gjyqtarit, shkelja e detyrës nga gjinekologu privat “është padyshim e pranishme”. Anomalia anatomike mund dhe duhej të ishte diagnostikuar gjatë ekografive të korrikut dhe shtatorit 2005. Magjistrati gjeti gjithashtu një shkelje “të qartë” të detyrës në lidhje me ekzaminimin morfologjik.
    Sipas mediave italiane shuma do të paguhet nga kompania e sigurimeve të mjekut. Padia civile, e ngritur nga prindërit e fëmijës, i cili sot mbush 10 vjeç dhe mban proteza, ishte ngritur gjithashtu kundër spitalit dhe autoritetit lokal shëndetësor, pasi gruaja ishte trajtuar gjithashtu nga profesionistë të të dyja kompanive, por të dyja kërkesat për kompensim u refuzuan.

  • Me pranga në këmbë e duar/ Del videoja e arrestimit të Vilson Pepës

    Me pranga në këmbë e duar/ Del videoja e arrestimit të Vilson Pepës

    Policia në Republikën Domenika ka publikuar momentin e arrestimit të shtetasit shqiptar Vilson Pepa.
    Në pamje shihet i shumëkërkuari nga SPAK, Pepa i prangosur këmbë e duar dhe me helmetë në kokë, teksa shoqërohet për në makinën e policisë.
    Vilson Pepa është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai konsiderohet si anëtar i grupit kriminal që trafikonte drogë dhe që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çapja.
    Vilson Pepa është në kërkim nga SPAK lidhur me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, një pjesë e të cilës u kap në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020.
    Sipas të dhënave paraprake, Pepa është ndaluar një ditë më parë në Santo Domingo dhe kishte me vete dokumente shqiptare dhe italiane.
    Po ashtu burimet shtojnë se atij iu gjeten edhe 5 aparate të enkriptuara dhe para cash.

  • Portieri anglez kritikon Luis Enrique: Donnarumma është shumë më i aftë se të luajë me këmbë

    Portieri anglez kritikon Luis Enrique: Donnarumma është shumë më i aftë se të luajë me këmbë

    5 Shtator 2025

    12:38

    Alfred Lleshi

    Joe Hart ka reaguar ndaj deklaratave të trajnerit Luis Enrique lidhur me largimin e Gianluigi Donnarumma nga PSG (pastaj erdhi transferimi te Manchester City). Trajneri spanjoll kishte theksuar se vendimi teknik ishte i bazuar në aftësitë me këmbë të Lucas Chevalier, por Hart e kundërshton:
    “Unë nuk mund të mos mendoj për atë që ka bërë Donnarumma. Ai është më shumë i aftë se vetëm të luajë me këmbë. Po flasim për një djalosh që debutoi te Milani në moshën 16-vjeçare, pastaj shkoi te PSG dhe fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit. Jam i lumtur që erdhi në Premier League; është një transferim pozitiv. Pep e di që ai është portier i klasit botëror”.
    Donnarumma pritet të mbrojë portën e Italisë në ndeshjen e sotme kundër Estonisë, ku kombëtarja e Gattusos synon një tjetër fitore, pas asaj ndaj Moldavisë, për të synuar kreun e grupit, që mbahet nga Norvegjia.

  • Pranga në duar dhe këmbë/ Publikohen pamjet e arrestimit të Vilson Pepës, “ushtarit” të grupit të Franc Çopjas

    Pranga në duar dhe këmbë/ Publikohen pamjet e arrestimit të Vilson Pepës, “ushtarit” të grupit të Franc Çopjas

    Dalin pamjet e arrestimit të shqiptarit Soni Pepa në Santo Domingo, të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge. Pepa ishte i lidhur me një grup kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut dhe pjesë e një grupi që trafikoi një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga të cilat 600 kg u sekuestruan në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020. Ngarkesa kishte origjinën nga Villetas, Paraguai, me destinacion Antwerp, Belgjikë.
    Pas arrestimit, autoritetet konfiskuan një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona dhe para cash. Pepa pritet të ekstradohet në Shqipëri pas shpalljes në kërkim Ndërkombëtar. Pepa kishte qenë në Republikën Dominikane për më shumë se një muaj. Ai kishte hyrë në vend më 31 korrik 2025, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Punta Cana-s me familjen e tij, duke pretenduar se janë turistë. Pepa u përpoq t’i shmangej arrestimit por u kap nga forcat speciale.

  • Donnarumma nuk luan mirë me këmbë? Zoff kundër Luis Enrique: Ai i fiton ndeshjet i vetëm…

    Donnarumma nuk luan mirë me këmbë? Zoff kundër Luis Enrique: Ai i fiton ndeshjet i vetëm…

    4 Shtator 2025

    9:46

    Alfred Lleshi

    Dino Zoff, kampion bote dhe Europe me Italinë, mbron Donnarumma mbas vendimit të PSG-së për ta larguar, pas fitimit të Champions League: “Nuk e kuptoj. Pas atyre që tregoi sezonin e kaluar, Champions-i u fitua edhe falë pritjeve të tij. Nuk e kuptoj vërtet, përveç nëse ka diçka tjetër që ne nuk e dimë”.
    Zoff komentoi edhe kërkesën e Luis Enrique për një portier më të mirë me këmbë: “Së pari duhet një portier që të presë topat, pastaj nëse di të luajë me këmbë, aq më mirë. Nuk e kuptoj si mund të jetë problem portieri që eviton gola të sigurt, por nuk luan mirë me topin. Një si Donnarumma i fiton ndeshjet me pritjet e tij, por nuk mund të hyj në mendjen e një trajneri që sapo ka fituar Champions-in”.
    Për transferimin te Manchester City: “Do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për të. Një portier si Donnarumma nuk mund të rrinte rezervë, do të ishte problem edhe për kombëtaren”.