Tag: këmbë

  • Edison Ypi: Kur e vizituam Lasgushin, ja çka i tha Kadare për Koliqin

    Edison Ypi: Kur e vizituam Lasgushin, ja çka i tha Kadare për Koliqin

    Ismail Kadare dhe Lasgush Poradeci

    Nga Edison Ypi

    Shtëpia e Lasgushit ndodhej në kërthizën e Pogradecit të vjetër, atje ku zhvillohet rrëfimi dramatik më i bukur shkruar në shqip, “Lumi i Madh” nga Mitrush Kuteli.

    Kopshti i vogël me ferra dhe kati i parë shkatarraq ishin një realitet surreal krejtësisht i padeshifrueshëm.

    Ngjitja në katin e dytë ku pushonte i fundit rilindas nëpër shkallët e drurit që luhateshin dhe kërrcisnin, ishte një ritual i detyrueshëm si në filmat e horrorit.

    Këto, nja dy a tri kthina misterioze, dhe dhoma lart, ishin një “thriller” aq sugjestiv sa Alfred Hitchcock-u nuk do guxonte t’i përshkruante.

    Shtëpia nga jashtë dukej si e vizatuar nga eksperta hollivudianë, në mënyrë aq mjeshtërore, sa nuk të linte asnjë dyshim se ajo shtëpi ndodhej aty e paprekur që nga Mesjeta.

    Para asaj shtëpie ëndërrash, para asaj kështjelle legjendash me princesha të bardha dhe princër të kaltër, mund të rrije i ngurosur me vite pa t’u nginjur syri dhe shpirti.

    Ajo shtëpi e vjetër ishte aq marramendëse sa nuk kuptohej nëse ishte prej tullash, prej guri, prej druri, prej drite, apo prej mjegulle.

    Një pasdite vajta për vizitë në atë Tempull.

    Në dhomën lart ishin dy çupat e Lasgushit, Maria dhe Nina, e kudondodhura Meri Lalaj, dhe Sovrani, Lasgushi.

    Lasgushi rrinte gjithë kohës gjysëm shtrirë me shpinën mbështetur mbi dy jastëkë, këmbë mbi këmbë, sytë drejt infinitit.

    Hyri Kadare me një tjetër.

    Për tjetrin aty për aty qarkulloi vesh më vesh pëshpërima; Është i sapoemëruari “me ulje” nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme.

    Qesha me vete;

    Në Pogradec me ulje unë nga inxhinier në teknik për shkak të vëllait në burg në Spaç, po “me ulje” edhe shoqëruesi i Kadaresë.

    Kadare, i tëri brenda një ekstaze adhurimi ndaj Zeusit kryelartë këmbë mbi këmbë me qenin Cuc pranë.

    Tjetri që hyri me Kadarenë, edhe ai me një adhurim të papërmbajtur, i tregoi Lasgushit përmbledhjen e Poezive në një botim luksoz që kishte marrë në Prishtinë. Të vetmet fjalë që shqiptoi gjatë gjithë kohës që zgjati ajo bisedë ishin; J’u duan shumë në Kosovë Zoti Lasgush.

    Nuk u përmend asnjë soc-autor.

    Nuk u fol për asnjë kongres, komitet, plenum.

    U fol me respekt për Nolin, Fishtën, Migjenin.

    Kadare përmendi Ernest Koliqin për të cilin, mes tjerash, tha se “po duan ta përdhosin”.

    Lasgushi lëvizi nga vendi.

    Tha me kërcënim;

    -Kush guxon ta ndoti Koliqin ?!

    U fol për Garsia Markes, Miguel Anhel Asturias, etj.

    Maria, Nina, Meri, unë, dëgjonim të nemitur.

    Pas një pauze, Kadare;

    -Zoti Lasgush, thuaji këtij shokut (nënkryetarit të sapoemëruar të Degës së Brendshme) ndonjë hall që ke, se ndoshta të ndihmon.

    Nuk kishim asnjë shpresë dhe nuk mund të bënim asnjë hamendje se mund të ekzistonte ndonjë arsye që mund ta bënte Lasgushin të hiqte këmbën mbi këmbë, t’i largonte sytë nga infiniti, të drejtonte shpinën, aq më pak të hapte gojën e të fliste për të qarë ndonjë hall.

    Por edhe nëse çudia do ndodhte, dhe Lasgushi do fliste, dhe hallin do ta qante, çfarë na mori mendja se mund të thoshte, ishte ndonjë problem që lidhej ndoshta me transferimin e Ninës në Tiranë, a diçka tjetër të kësaj natyre.

    Lasgushi foli për të folur, por për asnjë hall të tillë.

    Pa lëvizur nga vendi, pa e drejtuar kurrizin, pa e kthyer kokën, pa i hequr sytë nga infiniti, Zeusi tha;

    -Thuaji tu thotë policëve të mos ma vrasin qenin.

    Rrënqethja që shkundi shtyllat kurrizore të mysafirëve bëri të dridhej e tërë ngrehina.

    ObserverKult

    ——————————————————————————————–

    Lexo edhe:

    EDISON YPI: PO MOR PLEHRA PO… DO MBURREM DERISA TA GJEJ NJË QË KA SHKRUAR LETRA SI UNË…

    Nga Edison Ypi

    Letrat që i kam nisur vëllait në Spaç. Nostalgjira të trishta. Nuk është mirë t’u afrohesh se sëmuresh.

    Kanë mbetur disa dhjetra. Të tjerat kanë humbur.

    Nuk i jam kthyer asnjërës prej atyre letrave për të parë çfarë kam zhgrrapsur ‘many tears ago’.

    Aso kohe, nëna ime Hasia dhe unë, jetonim si Zonja Nurihan dhe Mark Zavalina. Prisnim e përcillnim mysafirë me halle të ngjajshme.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Çfarë ndodhi në Kukës? Një granatë LODËR “ngriti në këmbë” autoritetet

    Çfarë ndodhi në Kukës? Një granatë LODËR “ngriti në këmbë” autoritetet

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    KUKËS- Një alarm për bombë në Kukës ka “ngritur në këmbë” autoritetet mëngjesin e sotëm. Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pikasur një granatë ofensive. Objekti u konstatua tek ‘Rruga e Turizmit’ rreth orës 06:35, por rezultoi të ishte një lodër.
    “Rreth orës 06:35,  te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.  Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, tha policia në njoftimin paraprak. 
    Policia rrethoi bulevardin e qytetit, ndërsa pas hetimeve u konstatua se granata ishte një lodër. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar si ka përfunduar lodra mbi stolin e shëtitores dhe nëse është lënë aty me qëllim apo rastësisht./ZËRI 

    dvp kukes

    download 11

  • Çfarë ndodhi në Kukës? Një granatë LODËR “ngirti në këmbë” autoritetet

    Çfarë ndodhi në Kukës? Një granatë LODËR “ngirti në këmbë” autoritetet

    FOTO ILUSTRUESE

    KUKËS- Një alarm për bombë në Kukës ka “ngirtur në këmbë” autoritetet mëngjesin e sotëm. Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pikasur një granatë ofensive. Objekti u konstatua tek ‘Rruga e Turizmit’ rreth orës 06:35, por rezultoi të ishte një lodër. Policia rrethoi bulevardin e qytetit, ndërsa pas hetimeve u konstatua se granata ishte një lodër./ZËRI 

  • Teodor Keko: Mos qaj… iu përgjërova atë natë!

    Teodor Keko: Mos qaj… iu përgjërova atë natë!

    Teodor Keko- poet, tregimtar dhe gazetar i njohur. Ai lindi më 2 shtator 1958 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2002 pas një sëmundje të rëndë.

    Ai është shquar për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim në prozën e shkurtër.

    Ndër romanet e tij më të njohura është “Shënimet e një gruaje”. Në këtë roman mund ta gjej veten mbase çdo grua, sepse në to flitet për dashurinë dhe për pjesën më të sinqertë njerëzore.

    Ky roman i Teodor Kekos është botuar fillimisht në vitin 1995 dhe një fragment nga “Shënimet e një gruaje” mund ta lexoni në vazhdim:

    -Mos qaj, -iu përgjërova Anës atë natë, -si ka thënë Naimi: Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë…-Ai ka dhënë këshilla për ata që dinë të lexojnë -ma ktheu, – e jo për analfabetët!E kundërshtova butë.-Edhe për ata që dinë të dëgjojnë, Ana!-Po, – tha krejt papritur, duke fshirë lotët. – Ma recito pak edhe atë vjershën tjetër, “Jakë, o ditë e uruar…”!Tunda kokën.– Atë një herë tjetër, -ia preva.S’bëri fjalë.– Si të duash, – u tërhoq, – unë për të mirën e Naimit ta kërkova, meqë atë e ka vjershën më gjeniale…Pastaj mërmëriti edhe një herë “Lum kush të rronjë” dhe e qepi gojën. S’kishte dëshirë të fliste më.

    Ditët tona ishin të bukura vërtet. Erërat sa vinin zbuteshin, në qytet po shfaqeshin gjithmonë e më dendur gjahtarët e rosave me çifte në krahë e zagarë që u vërtiteshin nëpër këmbë. Sytë e Anës ftoheshin papritur, me të pikasur zagarët.

    Asaj i përngjanin me ata frymorët pseudonjerëz, të cilët patën ëndërruar me pasion e fantazi njëherësh, që ta bënin Anën të tillë, të lëvizte bishtin orë e çast e t’u lëpinte këmbët. Kjo metamorfozë e tmerronte dhe mbërthehej nga melankolia e Brutit, siç mundohesha të tallesha unë për t’ia larguar mendjen e keqe.

    Por nuk qe nevoja as për njohuri nga lashtësia e as për teatër, se zagarët zhdukeshin pas bërrylilt të rrugës, ashtu siç ishin shfaqur, dhe sytë e saj zbuteshin e bëheshin femërorë përsëri. Bile, kur të ktheheshin në muzg apo të nesërmen gjahtarët me bisht ndër shalë e qen të mërzitur ndër këmbë, ngaqë nuk kishin plagosur, e jo më vrarë ndonjë gjë, Ana do të shkrihej fare në dritare e do të më thërriste mua:   – Ema, eja, më qafsh! Mos e humb rastin! Shikoji trimat!   Ha-ha! Kur s’ke mend, ke këmbë!… Ku e dinë këta fakirë se gruri, ai grurë socialist që bën një lek kilogrami, i ka fshirë me kullota e i ka ngrënë me rosa e derra të egër!…

    *Fragment i shkëputur nga romani “Shënimet e një gruaje”

    Përgatiti: K.B.- ObserverKult

    —————–

    Lexo edhe:

    Teodor Keko: Mos u trishto, e shtrenjta ime!

  • Karamuço për sigurinë në Gjykatën e Apelit: Nuk kanë dashur policë nëpër këmbë

    Karamuço për sigurinë në Gjykatën e Apelit: Nuk kanë dashur policë nëpër këmbë

    Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço thotë se vrasja në Gjykatën e Apelit, tregon se autori nuk ka dashur policë nëpër këmbë.
    ”Mund të kemi bërë atentate për interesa pronësie, por jo të kemi vrarë. Kjo ngjarje ka dy vrasës, përveç atentatorit që vrau një gjykatës të nderuar, i dyti është edhe ai që ka shkruar rregullat.

    Me një veprim unilateral administrata gjyqësore marrin përsipër ta caktojnë vetë punonjësin e sigurisë, e ka bërë vetë kancelari i gjykatave, e përcakton rojën në hyrje dhe atë që qëndron në godinë. Ata kanë kërkuar që të mos kenë policë nëpër këmbë, e kanë thënë ”na e lini neve të përcaktojmë punonjësit e sigurisë”.

    Godina e Apelit ka një specifikë, aty është edhe penalja edhe civilja. Tek civilja aty ku ka ndodhur edhe vrasja nuk ka fare po fare punonjës sigurie. Kanë një person që e kanë marrë nga rruga dhe i kanë thënë hajde se je roje”, tha Kramuço.

     

  • Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi”

    Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi”

    4 Tetor 2025

    20:59

    Telesport

    Vllaznia i ka shkaktuar Elbasanit humbjen e parë në këtë sezon, pas fitores së shkodranëve 1-0 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.
    Shkodranët gjetën golin në minutën e 41-të, ku Lirim Kastrati bën mjaft mirë nga krahu dhe kroson në zonë, edhe spe devitojet topi, në fund braziliani Andrey Yago e dërgon në rrjetë.
    Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, rezultati nuk ndryshon deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe merr e vetme kryesimin me 13 pikë, Elbasani ndjek në vendin e dytë me 11 pikë.

  • Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

    Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

    Dhimbja në këmbë nuk është gjithmonë pasojë e plakjes, por mund të sinjalizojë sëmundjen e arterieve periferike (PAD), një gjendje serioze që shpesh mbetet e padiagnostikuar.
    Sipas kardiologut dhe angio-kirurgut Aaron Aday nga Universiteti Vanderbilt, kjo sëmundje prek miliona njerëz dhe, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në infarkt, goditje në tru apo edhe amputim.
    Dy faktorët kryesorë të rrezikut janë duhani dhe diabeti, ndërsa simptomat përfshijnë dhimbje ose ngërçe gjatë ecjes që qetësohen me pushim, plagë që shërohen ngadalë, ngjyrë të zbehtë ose të ndryshuar të lëkurës dhe rritje të ngadalshme të thonjve. Shpesh, pacientët i fshehin simptomat duke kufizuar aktivitetin fizik, gjë që e bën sëmundjen të përparojë në heshtje.

    Diagnoza mund të vendoset me matjen e presionit të gjakut në duar dhe këmbë, ndërsa trajtimi varion nga ndryshimet në stilin e jetës dhe ilaçet, deri te procedurat mjekësore si angioplastika ose bypass-i. Ekspertët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, pasi shumë pacientë dhe madje edhe mjekë shpesh e ngatërrojnë dhimbjen e këmbëve vetëm me efektet e moshës.
    Mesazhi kryesor: dhimbja e përsëritur në këmbë nuk duhet neglizhuar – një konsultë e hershme mjekësore mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë komplikacione serioze.
     

  • “S’ka fitore në këtë histori”, Rama për shkarkimin e Veliajt: Ia prenë krahët,ishte i lidhur këmbë e duar, tani duhet..

    “S’ka fitore në këtë histori”, Rama për shkarkimin e Veliajt: Ia prenë krahët,ishte i lidhur këmbë e duar, tani duhet..

    “Pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të padetyrueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë, të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqyteti.
    Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetrarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe janë llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata që u ka rënë diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votim program pasi ndalohet ta paraqesë me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe bërrylave, dhe as me ata që tre herë resht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike, që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime të një kryetari të lidhur duar e këmbë”, tha Rama.

  • Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 37-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë (EMRI)

    Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 37-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë (EMRI)

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Një plagsoje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Vlorë. 37-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. I plagosuri, Skerdi Mehmetaj (Piperi) u paraqit vetë në spitalin e Vlorëspër ndihmë mjekësore.
    Njoftimi i policisë:
    Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./ZËRI

  • Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim

    Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim

    E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.

    “E fal,” tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë.
    Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë.”
    Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish.
    “E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti,” shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson. “Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja.”
    Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje.”
    “Ai donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën,” tha ajo, me zërin që i dridhej.
    Erika Kirk tha se ishte e nderuar të emërohej drejtuese e re ekzekutive (CEO) e organizatës që bashkëshorti i saj, Charlie Kirk, themeloi, Turning Point USA, duke premtuar hapjen e mijëra degëve të reja dhe vazhdimin e aktiviteteve universitare që Kirk kishte zhvilluar.
    “Bota ka nevojë për Turning Point USA,” tha Erika Kirk. “Ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit. Ka nevojë për diçka që do t’i shpëtojë njerëzit nga ferri i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ka nevojë për të rinj të drejtuar drejt së vërtetës dhe bukurisë, dhe unë ju premtoj sot se çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe.”
    “Charlie dhe unë ishim të bashkuar në një qëllim. Pasioni i tij ishte pasioni im, dhe tani misioni i tij është misioni im,” shtoi ajo. “Gjithçka që Turning Point USA ndërtoi përmes vizionit dhe punës së palodhur të Charlie-t, ne do ta bëjmë dhjetëfish më të madhe përmes fuqisë së kujtimit të tij.”
    Erika Kirk tha se burri i saj “vdiq me punë të papërfunduar, por jo me mision të lënë përgjysmë,” duke theksuar se kauza e tij më e madhe ishte ringjallja e familjes amerikane.
    Ajo u bëri thirrje burrave që po ndiqnin ceremoninë të “pranonin sfidën e Charlie-t dhe të përqafonin burrërinë e vërtetë,” duke dashur dhe mbrojtur familjet e tyre.
    “Gruaja juaj nuk është shërbëtorja juaj. Gruaja juaj nuk është e punësuara juaj. Gruaja juaj nuk është skllavja juaj. Ajo është ndihmësja juaj. Ju nuk jeni rivalë,” tha ajo. “Ju jeni një trup i vetëm, që punoni bashkë për lavdinë e Zotit.”

    Top Channel