Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues.
Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt.
Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.
Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua edhe nga burgu i Durrësit drejt Tiranës, ku forcat policore blinduan ambientet e Kushtetueses.
Tag: këmbë
-

VIDEOLAJM/ Masat e sigurisë brenda GJK, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjeve
-

VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues.
Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt.
Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.
Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua edhe nga burgu i Durrësit drejt Tiranës, ku forcat policore blinduan ambientet e Kushtetueses.Top Channel
-

Presion i lartë i gjakut, ja cilat janë tre shenjat paralajmëruese
Presioni i lartë i gjakut është një term i përdorur për të përshkruar presionin që shtyhet kundër mureve të arterieve tuaja. Ky presion sjell një tendosje shtesë në enët e gjakut, zemrën dhe organet e tjera, të tilla si truri, veshkat dhe sytë.
Me kalimin e kohës, mund të rrisë rrezikun tuaj për një numër problemesh shëndetësore serioze dhe potencialisht të rrezikshme për jetën, të tilla si sëmundja e zemrës. Përjetimi i ndjesisë së djegies, humbjes së flokëve ose një mpirje në këmbë mund të thotë që jeni në rrezik të presionit të lartë të gjakut.
Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në uljen e qarkullimit në këmbët tuaja, tha Specialisti i Këmbës së Kansas City.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se: “Ky qarkullim i ulur mund të shfaqet si një larmi simptomash të tjera. Kontrolloni nga afër këmbët tuaja për të parë nëse po përjetoni ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
Ndjesi djegieje në këmbë (për shkak të pulsit të dobësuar)
Rënia e qimeve në këmbë
Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë
“Nëse ndiheni sikur po përjetoni ndonjë nga simptomat e presionit të lartë të gjakut, është e rëndësishme të shkoni tek mjeku. Gjithashtu, nëse më parë jeni diagnostikuar me hipertension, sigurohuni që të informoni mjekun tuaj në mënyrë që ata të përshkruajnë ilaçe që ndërveprojnë mirë me ilaçet tuaja të presionit të gjakut. Për më tepër, nëse keni nevojë të bëni operacion këmbën ose kyçin e saj, mbani nën kontroll presionin e gjakut.”
Shkoni tek mjeku nëse keni simptoma të pazakonta në këmbët tuaja.
Mjeku do të kryejë një testim fizik, i cili mund të tregojë:
Probleme strukturore në këmbë
Infeksion mykotik
Lëkurë të skuqur ose të zbehtë
Reflekset
Mungesa e ndjesisë
Njerëzit, këmbët e të cilëve dhembin, lodhen lehtë ose kanë probleme për shkak të ngërçeve duhet të bëjnë një vlerësim për sëmundjen e arteries periferike, tha kirurgu vaskular, Dr. Lee Kirksey.
Ai shtoi: “Duhanpirësit aktualë ose të kaluar, ose kushdo që ka një histori familjare të PAD ose simptoma të sëmundjes gjithashtu duhet të vlerësohet. Kontrolli për sëmundjen e arteries periferike ndoshta nuk ka kuptim për një individ të shëndetshëm pa simptoma, i cili është më i ri se 60 vjeç, nuk ka pirë kurrë duhan dhe nuk ka histori familjare të aterosklerozës ose sëmundjes së zemrës.”
Nëse presioni i lartë i gjakut injorohet ose lihet i patrajtuar, simptomat mund të zhvillohen në një larmi problemesh të lidhura me zemrën. Këshillohet fuqimisht që të bëni ushtrime të përshtatshme, dietë dhe ndryshime në stilin e jetës që do të ndikojnë pozitivisht në situatën tuaj. Nëse jo, mund të jeni në rrezik për të zhvilluar:
Dobësi vaskulare
Mpiksje të gjakut
Grumbullim të pllakave
Reflekset
Mungesën e ndjesisë
-

Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim, 56 mijë apartamente bosh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë shqiptare se po e mban në këmbë ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se mbi 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh në Shqipëri, duke qenë se janë ndërtuar jo për nevoja të tregut, por për të fshehur dhe ricikluar para të pista.
Sipas tij, çmimet e larta të pronave i kanë përjashtuar qytetarët e ndershëm nga mundësia për të blerë një banesë.“Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit. Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge”, shkruan Berisha në “Facebook”.
Ish-kryeministri i referohet ndërtimit si një ndër sektorët më të ndjeshëm ndaj aktivitetit të pastrimit të parave, duke ngritur alarmin për ndikimin që kjo ka në çrregullimin e tregut të banesave dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës për familjet shqiptare.
-

“Tërhoqëm djalin prej këmbe”/ Fqinjia rrëfen tmerrin nga zjarri që i mori jetën nënës dhe 14-vjeçarit në Maliq
Ditën e sotme, një zjarr në një banesë në Maliq i mori jetën shtetases Merjeme Azizllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Valter Azizllari, ndërkohë që i dëmtuar rëndë ka mbetur edhe fëmija i vogël i familjes, një 6 vjeçar.
Fqinjia e familjes së prekur nga zjarri, shtetasja Xheme Kapali, ka folur për A2 CNN, ku ka shpjeguar edhe disa detaje nga ngjarja e rëndë.
Kapali shpjegoi se bashkë me një komshi tjetër, kur pane flakët në banesën e fqinjes, nxituan dhe nxorën prej aty, duke e tërhequr prej këmbe djalin 6-vjeçar.
Ajo tha gjithashtu se nuk ishin në dijeni se brenda ndërtesës ndodheshin edhe e ema e tij dhe djali 14-vjeçar.
Kapali tregoi gjithashtu momentin kur babai i 14-vjeçarit që mbeti viktimë, mësoi për ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur familjes së tij.
Ndërkohë A2 CNN, duke cituar burime pranë Bashkisë, ka mësuar se 14-vjeçari që mbeti viktimë ishte me aftësi të kufizuara dhe merrte kemp, si dhe frekuentonte edhe qendrën komunitare në Maliq.
“Kur dola që hodha plehrat, shikoja që fëmija qante në oborr. Thashë me vete, jalla si e ke lënë fëmijën të qajë. Kur vete unë ça të shikoje. Ishte shkrumb i zi. Thirra këtë komshiun këtu. Rimi i ra derës me këmbë dhe tërhoqëm djalin të dilte jashtë.
Asaj çupës i binte leshi, nuk e mbledh dot veten tani fare. Ishte tym, nuk dukej fare. Vetëm djali që ishte shtrirë mes korridorit, e tërhoqëm për këmbe dhe e nxorëm jashtë. Ne nxorëm fëmijën, por nuk e dinim ne që ishin të tjerët brenda.
Babai ishte në punë, e lajmëruam ne, erdhi dhe zuri kokën me dorë. Pastaj kur erdhi policia na përzunë, u morën ata vetë. As ne nuk e morëm vesh se qysh ndodhi”, tha mes të tjerash fqinjia Xheme Kapali. -

Shpërthen një granatë në Himarë, raportohet për të lënduar
Një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë pas shpërthimit të një granate dore.
Ngjarja u regjistrua teksa i moshuari ishte duke punuar tokën, në lagjen “Livadhë”, Himarë.
85-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Granata e dorës ishte e vendosur në rrënjët e një ulliri.
“Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. -

Detajet/ Plagosje me armë tek mbikalimi i Rinasit, 25-vjeçari qëllohet në këmbë, lëndohet dhe shoku! Autorët braktisin automjetin dhe arratisen (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë, ku 25-vjeçari Fabjo Arifaj është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe po merr mjekim në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa po ashtu është plagosur me sende të forta edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj i cili po ashtu ndodhet në spital.
Ndërsa policia thekson se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme me qëllim kapjen e autorit/ve.
Sakaq, është sekuestruar automjeti me të cilin autorët e plagosjes te mbikalimi i Rinasit u larguan pas ngjarjes. Mjeti është gjetur i braktisur, ndërsa ende nuk dihet se si autorët kanë vijuar arratisjen më pas.
Dy të plagosurit, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve. Po verifikohet se kujt i përket makina, në mënyrë që të identifikohet dhe kapet autori.
“Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-

Plagosje me armë zjarri në Rinas (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Një 25-vjeçar Fabjo Arifaj ka mbetur i plagosur në këmbë me armë pranë Megatek. Sherri ka nisur mes disa personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin. Ndërkohë, i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj. Autori/ët është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI -

Detajet/ Të shtënat me armë te mbikalimi i Rinasit, zbulohen identiteti i autorit dhe i të plagosurit. Si ndodhi ngjarja
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autori është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu bëhet me dije se 22-vjeçari Grisjan Latifaj ka plagosur me armë zjarri në këmbë 25-vjeçarin Fabjo Arifaj, pas një konflikti për motive të dobëta.
Vorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
