Tag: këmbë

  • Qëlloi me armë zjarri në këmbë 40-vjeçarin/ Në kërkim Mariel Jata, ja si paraqitet gjendja e të plagosurit

    Qëlloi me armë zjarri në këmbë 40-vjeçarin/ Në kërkim Mariel Jata, ja si paraqitet gjendja e të plagosurit

    Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
    Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Tiranë, policia: U paraqit në spital me plagë në këmbë

    Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Tiranë, policia: U paraqit në spital me plagë në këmbë

    Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Tiranës, rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
    Policia deklaron se shtetasi M. J., aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Mjekët shpjegojnë arsyet/ Ja pse pirja e ujit në këmbë është e dëmshme për shëndetin

    Mjekët shpjegojnë arsyet/ Ja pse pirja e ujit në këmbë është e dëmshme për shëndetin

    Uji është thelbësor për mbijetesë. Jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e nivelit të hidratimit të trupit, por gjithashtu mban larg një mori problemesh shëndetësore. Por, pavarësisht se sa e nevojshme është të pish ujë, pirja në pozicionin e duhur është shumë e rëndësishme.
    Mjekët mbështesin këtë deklaratë, duke thënë se si pirja ashtu edhe ngrënia në këmbë janë të dëmshme për shëndetin.
    Ne e dimë që duhet të pimë 8-10 gota ujë çdo ditë, por shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e qëndrimit gjatë pirjes. Pozicioni gjatë pirjes ndikon ndjeshëm në shëndetin tuaj. .
    Kur një person pi ujë me shpejtësi dhe e bën këtë ndërsa është në këmbë, kjo prish ekuilibrin e lëngjeve në trup, gjë që rrit toksinat në trup, si dhe probleme të tjera me stomakun. Kjo shkakton akumulimin e lëngjeve në nyje, të cilat mund të shkaktojnë simptoma të artritit në planin afatgjatë. Në mënyrë të ngjashme, është më mirë të mos pini ujë ndërsa hani.
    Kur një person pi ujë në këmbë, uji rrjedh me shpejtësi poshtë drejt stomakut të poshtëm pa u filtruar. Kjo bën që papastërtitë e pranishme në ujë të grumbullohen në fshikëzën e tëmthit, gjë që është e dëmshme për shëndetin e veshkave.
    Përveç kësaj, pirja e ujit në këmbë nuk lejon që lëndët ushqyese të arrijnë në mëlçi, gjë që nuk e shuan etjen. Kjo është arsyeja pse nuk ndihemi të ngopur edhe pasi kemi pirë disa gota ujë. Të gjitha lëndët ushqyese thelbësore kalojnë pa i sjellë dobi trupit.

  • Rikthim me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, Barcelona dhuron spektakël ndaj Athletic (video)

    Rikthim me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, Barcelona dhuron spektakël ndaj Athletic (video)

    22 Nëntor 2025

    18:19

    Telesport

    Barcelona është rikthyer me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, duke mundur 3-0 Athletic Bilbao-n, për javën e 13-të në La Liga. Katalanasit kanë zhbllokuar shifrat që në minutën e 4-të me Robert Lewandowski-n, sulmuesi polak shënon me një goditje të bukur me të majtën. Pavarësisht zërave për një largim në fund të sezonit, sulmuesi polak po tregon që është ende i aftë të udhëheqë më së miri sulmin e Barcelonës.
    Në fund të pjesës së parë, Barcelona dyfishon shifrat me Ferran Torres, pas një asisti magjik të Lamine Yamal. Katalanasit e nisin “zjarr” edhe pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 57-të me Fermin Lopez, pas një topi të humbur nga baskët në zonën e tyre.
    Në minutën e 54-të, Athletic Bilbao mbetet me 10 lojtarë, pasi Oihan Sancet ndëshkohet direkt me karton të kuq për ndërhyrje brutale ndaj Fermin Lopez.
    Në minutat e fundit, ishte Ferran Torres që shënoi golin e dytë personal, sërish me asistin e Lamine Yamal dhe vulosi fitoren 4-0 të Barcelonës. Katalanasit kryesojnë me 31 pikë, aq sa Real Madrid, vetëm se këta të fundit luajnë nesër ndaj Elche.
    SHIKOGOLAT

  • “Ka disa ministra që…”/ Braçe nuk kursehet me kritika: Qeveria duhet të jetë me këmbë në tokë dhe jo me krahë në ajër

    “Ka disa ministra që…”/ Braçe nuk kursehet me kritika: Qeveria duhet të jetë me këmbë në tokë dhe jo me krahë në ajër

    Ligjvënësi socialist, Erion Braçe që shpesh herë nuk i kursen kritikat dhe për të vetët, ka sqaruar deklaratat dhe qëndrimet e tij në publik.
    Ai tha se disa ministra dhe vegjetojnë në krye të detyrës, ndërsa shtoi se ai reagon në të mirë të punës.
    Teksa u pyet për faktin nëse kjo është një strategji për të tërhequr vëmendje, një këmbë në qeveri dhe tjetra duke ‘protestuar’, Braçe tha; “ pse s’duhet bërë kjo gjëja! Jemi një qeveri për të përmbushur angazhimet që kemi marrë kundrejt njerëzve, por jemi dhe përballë kësaj qeverie, për të bërë rolin e pasqyrës, dhe brenda maxhorancës. Një ministër, që ka të tillë që vegjetojnë, pse mos të vihet para pasqyrës për t’i thënë; ej po fle. Ej lëviz. Do e bëja për veten time dhe për qeverinë.
    E kam bërë kohë pas kohe, dhe kur isha zv.kryeministër. Ka njerëz që se mendojnë këtë. Ka shumë gjëra që thuhen pas teje. Më ka shqetësuar shumë një fjali që më tha dikush në Divjakë, të thënë nga dikush në pushtet, aktualisht dhe më herët dhe mbase në të ardhmen, që; ky se ka kuptuar akoma që është në pushtet, por sillet si në opozitë. Por nuk sillem si në opozitë. Por kur gjërat nuk ecin, ta them disa herë, në seanca në Parlament, në takime personale dhe pune, dhe kur nuk lëviz gjëra, do ta them dhe publikisht.
    Pse s’duhet ta them publikisht? Patjetër që do e them sepse kam detyrim kundrejt atyre njerëzve. Qytetarët nuk duan t’ia dinë nëse ti e ke mirë me qeverinë tënde, s’duan t’ia dinë, ata duan zgjidhje të problematikave. Qeveria duhet të jetë me këmbë në tokë, jo m krahë në ajër, Kur shoh se krahët janë në ajër jo për të fluturuar, por për të dalë nga realiteti. Duhet ta bëjë dikush këtë gjë, që të biem me këmbë në tokë”, tha ai.
    Duke qëndruar te ministrat e kabinetet qeveritar që punojnë dhe ata që vegjetojnë, Braçe tha; “Në komisionin e Ekonomisë janë diskutuar shumë gjëra. Buxheti faktit i 2024-ës sjell në vëmendje faktin se kishte 43 mln lekë, shpenzime që nuk janë realizuar. Në fund të muajit shtator jemi në 45 mld lekë suficit dhe kemi 62 md lekë të pa konsumuara, pa 1.1 miliard euro të pashfrytëzuara.
    Buxheti për vitin e ardhshëm shënon rekord. Kur ti nuk përdor paratë që ke, i ke në buxhet, i ke arkëtuar, ti s’ke qenë efikas për të kryer shpenzimet për ata njerëz që flas unë. Ministrat që nuk e materializojnë paranë publike, janë në gjumë. Kur nuk përdor paratë, janë arkëtuar, janë mbledhur ato, buxheti nuk funksionin vetëm me një shtyllë, pasi duhet dhe shtylla e shpenzimeve.
    Të marrësh pra para për të rishpërndarë. Nëse nuk funksionon rishpërndarja, për çfarë rri si ministër. Kemi ministra të rinj, që u bë mirë që u zëvendësuan, por nuk shohim se po bëjnë gjë.”.

  • Atentati mafioz në Rinas/ Kryeministri Rama reagon për herë të parë, justifikohet me kamerat inteligjente

    Atentati mafioz në Rinas/ Kryeministri Rama reagon për herë të parë, justifikohet me kamerat inteligjente

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (i cili vdiq në vendngjarje) dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri (që ndërroi jetë tek Trauma mëngjesin e sotëm, 15 Nëntor )
    Katër ditë pas atentatit që tronditi vendin, Rama reagoi duke u shprehur se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, sipas tij, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente.
    “Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja”, tha Rama shkurtimisht.
    Edi Rama: Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla.
    Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit. Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin.

  • Atentati me dy viktima në Rinas/ Rama: Do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do të ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente

    Atentati me dy viktima në Rinas/ Rama: Do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do të ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin e ndodhur në rreth rrotullimin e Rinasit me dy viktima, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani (Sheqeri).
    Rama  gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e njësisë 2 tha se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente.
    Rama: Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla.

    Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit. Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin.
    /vizionplus.tv

  • Çfarë po bën Mario Mitaj? I gjithë stadiumi në këmbë, i mbyll karrierën 2 lojtarëve me driblimin, ka nivel tjetër (VIDEO)

    Çfarë po bën Mario Mitaj? I gjithë stadiumi në këmbë, i mbyll karrierën 2 lojtarëve me driblimin, ka nivel tjetër (VIDEO)

    Pa frikë mund të themi se Mario Mitaj është lojtari më i talentuar që ka aktualisht Shqipëria. Talenti i këtij futbollisti është i një tjetër kalibri. Zoti jo vetëm që e ka bekuar, por e ka tepruar realisht me bekimin e madh që i ka dhënë këtij njeriu. Jo vetëm këmbët që janë për t’u puthur, por edhe një kokë të ftohtë që e veçon nga të gjithë të tjerët.
    Frika ekziston në shumë njerëz, por jo te Mario Mitaj. Nëse do të ishte një personazh filmi, një njeri me mendësinë e Mitajt do të ishte padyshim një “serial k.iller”. I tillë është mbrojtësi ynë që si kur erdhi te Kombëtarja dhe kur luan në klube, e mban topin në zonën e tij mes 3-4 lojtarëve, pa asnjë ndjesi frike se do ta humbasi dhe del gjithmonë me top.
    Një tjetër driblim kryevepër ka bërë dje Mitaj që ka ngritur në këmbë të gjithë stadiumin, duke marrë duartrokitjet e merituara për spektaklin e ofruar. Al Ittihad është ndeshur në Champions League e Azisë ndaj Al Sharjah të Rei Manaj dhe Feta Fetait, duke fituar në shifrat 3-0.
    Mario Mitaj ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë dhe një driblim i tiji gjatë ndeshjes i ka lënë të gjithë pa fjalë. Si një ruletë ku asnjëherë nuk dihet krahu se ku ajo do të rrotullohet, Mitaj rrotulloi jo pak, por dy herë, dy lojtarë të Al Sharjah pas vetes së tij dhe në fund doli sërish me topin në kontroll.
    Tërësisht të dorëzuar dhe të pakënaqur me veten e tyre, dy kundërshtarët që në atë moment u kthye në piketa, u demoralizuan për mënyrën sesi Mitaj u tall me ta, duke i trajtuar si lojtarë të ekipeve të moshave dhe jo lojtarë të ekipit të parë të Al Sharjah.?Në mediat në Arabinë Saudite është ngritur edhe një temë shumë interesante mbi Mitajn. Sipas tyre, Conceicao e ka transformuar këtë futbollist në aspektin sulmues. Në vetëm pak ndeshje me këtë trajner, Mitaj ka bërë shumë herë më tepër në fazën sulmuese sesa në të gjitha ndeshjet e shkuara me Al Ittihadin. Kjo për faktin se në momentin kur Al Ittihad ka topin, Mitaj nuk qëndron si mbrojtës i majtë, por si një mesfushor i majtë dhe që tenton thellësinë në krahun e sulmit. Padyshim që te Shqipëria duhet të kërkojnë dhe të gjejnë me cdo kusht një mbrojtës të majtë për t’i dhënë lirinë Mitajt që ta përdorim në pjesën sulmuese. Një talent të tillë, me këmbë të tilla, është shumë mëkat që ta djegësh në mbrojtje, ai kërkon liri… /Sport Ekspres/

  • Ngërçet në këmbë dhe duar, pse ndodhin dhe si t’i kurojmë në mënyrë natyrale

    Ngërçet në këmbë dhe duar, pse ndodhin dhe si t’i kurojmë në mënyrë natyrale

    Ngërçet muskulore janë një problem shumë i përhapur që prekin si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Ato mund të shfaqen papritur, zakonisht gjatë natës apo pas aktivitetit fizik, duke shkaktuar dhimbje të forta në këmbë, duar apo pjesë të tjera të trupit. Edhe pse shpesh janë të padëmshme, ngërçet mund të jenë shenjë e mungesës së disa mineraleve apo e qarkullimit të dobët të gjakut.
    Çfarë shkakton ngërçet?
    Sipas mjekëve fiziologë, shkaqet më të zakonshme të ngërçeve janë:
    Mungesa e elektroliteve si kaliumi, magnezi dhe kalciumi.
    Dehidratimi – mungesa e ujit ndikon në funksionin normal të muskujve.
    Lodhja muskulore ose qëndrimi për periudha të gjata në të njëjtin pozicion.
    Qarkullimi i dobët i gjakut, veçanërisht te personat me probleme vaskulare.
    Temperatura e ulët që shkakton kontraktime të pavullnetshme të muskujve.
    Medikamente të caktuara (si diuretikët apo ilaçet për tensionin).
    Kur një muskul kontraktohet dhe dhimbja është e fortë, vepro menjëherë:
    Ndalo çdo lëvizje dhe shtrije muskulin e prekur me kujdes.
    Për ngërç në pulpë: shtrije këmbën dhe tërhiq shputën drejt vetes.
    Për ngërç në dorë: hap gishtat dhe përkul dorën ngadalë në drejtim të kundërt.
    Masazho zonën për të qarkulluar gjakun.
    Vendos nxehtësi (jastëk ngrohës ose kompresë të ngrohtë).
    Merr frymë thellë për të relaksuar muskujt.
    Si t’i parandalojmë ngërçet?
    Pije mjaftueshëm ujë gjatë ditës.
    Konsumo ushqime të pasura me minerale:
    Kalium: banane, portokaj, patate.
    Magnez: arra, fara, drithëra integrale, perime jeshile.
    Kalcium: produkte qumështi, brokoli, bajame.
    Bëj ushtrime shtrirjeje çdo mëngjes dhe para gjumit.
    Mos qëndro për orë të gjata ulur ose në këmbë.
    Vesh këpucë të rehatshme që mbështesin shputën.
    Kur duhet të kërkosh ndihmë mjekësore?
    ndodhin shumë shpesh,
    janë shumë të dhimbshme,
    shfaqen pa arsye të qarta, ose shoqërohen me mpirje, ënjtje apo ndryshim ngjyre në lëkurë, atëherë është e këshillueshme të konsultohesh me një mjek specialist. Kjo për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje të qarkullimit të gjakut apo problemeve neurologjike.
    KëshillëNjë mënyrë e thjeshtë për të shmangur ngërçet gjatë natës është të pini një gotë ujë me pak magnez (ose kos natyral) para gjumit dhe të bëni shtrirje të lehta të këmbëve për 5 minuta.

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës

    Plagosje me armë zjarri në Durrës

    Plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në Durrës.
    Sipas burimeve nga policia, një 31-vjeçar është plagosur në këmbë dhe më pas është paraqitur vetë në urgjencën e spitalit të Durrësit.
    I riu nuk ka pranuar të tregojë vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe as personin me të cilin është konfliktuar. Mjekët e spitalit bëjnë me dije se 33-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    NJOFTIMI:

    Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    /vizionplus.tv