Tag: këmbë

  • Sinaj: Listat e hapura na ulin me këmbë në tokë, PS synon 9 mandate në Vlorë

    Sinaj: Listat e hapura na ulin me këmbë në tokë, PS synon 9 mandate në Vlorë

    Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka komentuar kandidimin e tij në listën e hapur të PS për qarkun e Vlorës, si dhe pritshmëritë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sinaj u shpreh se mbështet plotësisht vendimin e Ramës dhe kryesisë së PS për vendosjen e deputetëve aktualë në lista të hapura, duke e cilësuar si një hap që i afron më shumë me qytetarët.
    ”Në fillim kisha dyshime nëse duhej të garoja sërish. Por gjatë kësaj fushate kam kuptuar se ishte një nga zgjedhjet më të mira. Na ka ballafaquar me qytetarët dhe na ka ulur me këmbë në tokë. Ajo karrigia në parlament nuk është e jona, por e qytetarëve”,-tha Sinaj.

    Ai theksoi se ndjehet më i motivuar tani që mandatet merren direkt nga vota e qytetarëve, duke e konsideruar këtë si një formë të vërtetë përfaqësimi. Sa i përket objektivave elektorale, deputeti socialist theksoi se Partia Socialiste synon të sigurojë 9 mandate në qarkun e Vlorës, duke u mbështetur jo vetëm në bazën lokale, por edhe tek vota e diasporës, e cila për herë të parë në këto zgjedhje pritet të ketë një peshë të drejtpërdrejtë.

  • Qëllohet me armë zjarri në këmbë 29-vjeçari tek Rruga e Dibrës, identifikohet autori

    Qëllohet me armë zjarri në këmbë 29-vjeçari tek Rruga e Dibrës, identifikohet autori

    Një 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në këmbë, mbrëmjen e djeshme te Rruga e Dibrës në Tiranë.
    Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
    Policia njofton se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori, ndërsa 29-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
    “Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H, 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

  • Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiç në Beograd

    Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiç në Beograd

    Më shumë se 150 serbë nga Kosova sot në mëngjes janë nisur në këmbë drejt Beogradit, për të marrë pjesë në mbledhjen e së shtunës, më 12 prill, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e paralajmëron për fundjavën në vijim. Siç raportohet serbët nga Graçanica dhe qytetet përreth të Kosovës, u nisën në këmb në një udhëtim prej 250 kilometrash. 

    “Moti i keq, shiu dhe bora nuk do të na pengojnë të arrijmë qëllimin tonë dhe të arrijmë të gjallë dhe të mirë në tubimin e madh që mbahet të shtunën. Ne nga Kosova do ta mbrojmë Kosovën tonë edhe në Beograd sepse vendi ynë është i sulmuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda”, tha Ivan Cvetkoviç.

    Vuçiç më herët tha se qytetarët prej disa muajsh po organizohen për të përmbysur Serbinë nga jashtë dhe nga brenda. Gjithashtu Vuçiç tha se duhet ta kthejnë shtetin e vjedhur.

    “Ju vendosni se në çfarë lloj vendi dëshironi të jetoni. Ju pyesni veten. Dhe po, nesër mund të jetë tepër vonë. Serbia do të fitojë! Shihemi në Beograd më 12 prill në orën 19:00”, tha Vuçiç në një postim në TikTok.

    Presidenti i Serbisë paraprakisht njoftoi se në takimin në Beograd do të prezantohet lëvizja për popullin dhe vendin, të cilën e ka iniciuar.

  • “Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”/ G-Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj

    “Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”/ G-Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj

    Artisti i njohur G-Bani, po ashtu dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4” ishte i ftuar në Wake Up. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat e fundit të ndodhura mes banorëve…
    Si u ndjeve nga dalja jote në atë mënyrë?
    Më erdhi keq, sepse nuk e shpjegoj dot me fjalë çfarë situate emocionale kisha. Nga njëra anë ishte babi, e nga ana ana tjetër po ikja nga një ambient me ndjenja shumë të forta, do më mungonte shtëpia, do më mungonte një njeri aty brenda. Nga momenti që ika nga aty e deri sa arrita në shtëpi, kam pasur njerëz që më pyesnin si është babi dhe e bënte më intensive situatën. Sa të poshtër ca njerëz që i bëjnë ca foto si paparacë. Është ofenduese, është kriminale. Ta shikosh që kisha atë hall që kisha dhe ta kesh mendjen të më bësh foto. Është falcite.
    Për kë thua që do të merrte malli?
    Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.
    Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?
    Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.