Tag: këmbë

  • Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë, një qytet grek mes surprizave të pakëndshme

    Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë, një qytet grek mes surprizave të pakëndshme

    Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale dhe për të shijuar ritmin e jetës urbane. Një studim i ri, i publikuar nga Daily Mail dhe realizuar nga platforma Compare the Market, ka zbuluar qytetet më të përshtatshme dhe më pak të përshtatshme në botë për këmbësorët.

    Mynihu, qyteti më mikpritës për këmbësorët
    Në krye të listës ndodhet Mynihu në Gjermani, i cilësuar si qyteti më i mirë për të ecur në këmbë. Sipas studimit, 86% e popullsisë jeton brenda një kilometri nga një zonë pa makina, ndërsa 85% kanë akses të shpejtë në shërbime shëndetësore dhe arsimore. Qyteti bavarez ofron gjithashtu një përvojë të shkëlqyer për turistët, pasi shumë prej atraksioneve të tij ndodhen në distanca të arritshme në këmbë.
    Milano dhe Varshava ndjekin
    Në vend të dytë renditet Milano në Itali – i njohur për modën, kulturën dhe kafenë e mirë – me 80% të popullsisë që jeton pranë shërbimeve themelore, si shëndetësia dhe arsimi. Po ashtu, qyteti ka një rrjet të gjerë korsish biçikletash dhe zonash të përshtatshme për ecje.
    Varshava, kryeqyteti i Polonisë, zë vendin e tretë. Përmasat kompakte të qytetit dhe prania e zonave pa makina, si Parku i njohur Łazienki, e bëjnë atë ideal për këmbësorët.
    Top 5 plotësohet nga Helsinki dhe Parisi
    Në vendin e katërt renditet Helsinki, ku 85% e popullsisë jeton pranë zonave pa makina. Parisi, një nga qytetet më të vizituara në botë, renditet i pesti, me të njëjtin përqindje popullsie që ka qasje të lehtë në shërbime bazë.
    Patra, ndër qytetet më të këqija në botë për këmbësorët
    Ndërsa disa qytete shkëlqejnë për infrastrukturën miqësore ndaj këmbësorëve, të tjera lënë për të dëshiruar. Në fund të listës ndodhet Johanesburgu në Afrikën e Jugut, i ndjekur nga një emër surprizues: Patra, qyteti i tretë më i madh në Greqi.
    Sipas studimit, Patra është qyteti i dytë më pak i arritshëm për këmbësorët në botë, për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme, si rrugët ose shtigjet për këmbësorët. “Ashtu si në Kajro, mungojnë rrugë të dizajnuara posaçërisht për ecje në zonat jashtë qendrës”, thekson raporti.
    Në vijim të listës së qyteteve më të pafavorshme për këmbësorët renditen dy qytete nga Teksasi, SHBA: Dallas dhe Hjuston, ndërsa Manila, kryeqyteti i Filipineve, mbyll pesëshe më të keqe.
    Ky studim nënvizon rëndësinë e infrastrukturës urbane për mirëqenien dhe jetesën aktive të qytetarëve, si dhe ofron një udhëzues të vlefshëm për turistët që dëshirojnë të zbulojnë qytetet nëpërmjet ecjes.

    Top Channel

  • Elbasan/ Bie zjarr në hotel, klientja tenton të dalë nga dhoma dhe dëmtohet në këmbë

    Elbasan/ Bie zjarr në hotel, klientja tenton të dalë nga dhoma dhe dëmtohet në këmbë

    Një zjarr mësohet të ketë rënë gjatë natës në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha në Elbasan.
    Sipas policisë, raportohet se një 69-vjeçare është dëmtuar në këmbë teksa tentonte të dilte nga dhoma.
    Gjithashtu nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    ”Shtetasja H. J., 69 vjeçe, kliente në hotel, kur ka konstatuar flakët, ka tentuar të dalë me shpejtësi nga dhoma dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Edhe Vlora në këmbë me Berishën!

    Edhe Vlora në këmbë me Berishën!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Edhe Pogradeci në këmbë/ Pritje madhështore për Berishën!

    Edhe Pogradeci në këmbë/ Pritje madhështore për Berishën!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • VIDEO/ Po e kritikonin të gjithë në Turqi! Rei Manaj shënon gol dhe ngre stadiumin në këmbë, heqja e bluzes dhe çlirimi nga ngarkesa 

    VIDEO/ Po e kritikonin të gjithë në Turqi! Rei Manaj shënon gol dhe ngre stadiumin në këmbë, heqja e bluzes dhe çlirimi nga ngarkesa 

    Pas shumë kritikave të mëdha, Rei Manaj është kthyer në “hero” te Sivaspori. Kritika të pafundme ka pasur për sulmuesin shqiptar pasi jo vetëm nuk po tregohej shumë efektiv, por në kohët e fundit vendosej në shënjestër edhe për golat e pësuar nga Sivaspor. 
    Ndërkohë në ndeshjen e sotme, Sivaspori luajti një finale mbijetese kundër Antalyaspor, atje ku fitorja ishte detyrim. Pas një goli të anuluar padrejtësisht në pjesën e parë me anë të Rodrigues, Sivaspori shënoi 2 të tjerë dhe rezultati vazhdon 2-0, ndërsa ka edhe pak minuta loje. 
    Goli i dytë u shënua nga Rei Manaj që me të majtën gjeti cepin e rrjetës duke mos i lënë shansin portierit kundërshtar për të reaguar. I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë, ndërsa edhe clirimi i Manajt ishte i madh teksa hoqi bluzen për të treguar gjithë emocionin e tij. /Sport Ekspres/ 

  • Gjirokastra në këmbë me Berishën, mijëra qytetarë në shesh!

    Gjirokastra në këmbë me Berishën, mijëra qytetarë në shesh!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Vrasësve të 21 janarit nuk u hyri gjemb në këmbë”, Rama në Poliçan: Shqipëria nuk është më kënetë! Drejtësia ka shpatën…

    “Vrasësve të 21 janarit nuk u hyri gjemb në këmbë”, Rama në Poliçan: Shqipëria nuk është më kënetë! Drejtësia ka shpatën…

    Në takimin elektoral të zhvilluar në Poliçan, kryeministri Edi Rama, duke folur reformën në drejtësi, tha se ndryshe nga dikur, sot “shpata” e drejtësisë pret majtas e djathtas.
    Rama përmendi dhe ngjarjen e “21 Janarit” ku u vranë 4 protestues në bulevard dhe sipas tij, përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar.
    “Nga zyra ku jam sot u vranë njerëz, u vranë protestues të pafajshëm, dhe vrasësve nuk u ka hyrë akoma asnjë gjemb në këmbë. Unë e kam thënë gjithmonë që drejtësia vonon po nuk harron. Ama më parë kjo mbetej një fjalë boshe, sot nuk është më sepse drejtësia e ka shpatën”, tha Rama.
    Edi Rama: Nga zyra ku jam sot u vranë njerëz, u vranë protestues të pafajshëm, dhe vrasësve nuk u ka hyrë akoma asnjë gjemb në këmbë. Unë e kam thënë gjithmonë që drejtësia vonon po nuk harron. Ama më parë kjo mbetej një fjalë boshe, sot nuk është më sepse drejtësia e ka shpatën. Dhe parafytyroni kur thonë se ca ka ndodhur këtu, parafytyroni sikur këneta të vijë poshtë zyrës time dhe unë të vrisja ca njerëz. Nuk është më ajo Shqipëri, e zhytur në kënetë.
    Që në 1912 kur lindi shteti shqiptar, shpata e ndëshkimit, në cdo vend me ligj e normal nuk i takon Kur thonë që këta i kanë njerëzit në burg, e vërteta është se ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë. Votoni nr,5 pikëtrisht sepse nëse hyjmë në BE barazia para lgijit është e garantuar përgjithmonë.

  • Shkencëtarët zbulojnë shenjën kyçe paralajmëruese të variçeve

    Shkencëtarët zbulojnë shenjën kyçe paralajmëruese të variçeve

    Këmbët e ftohta mund të jenë një shenjë e hershme paralajmëruese e variçeve, sugjeron një studim i ri. Kërkimi zbuloi se mbindjeshmëria ndaj të ftohtit, veçanërisht këmbët akull të ftohta, dhe ndjesia e rëndesës në këmbë lidhen ngushtë me këtë gjendje.

    Variçet, të cilat prekin nga 2% deri në 30% të të rriturve, janë më të zakonshme tek gratë dhe zakonisht shkaktohen nga funksionimi i dobët i venave të thella, sipërfaqësore ose perforuese në këmbë. Simptomat e zakonshme përfshijnë ndjesi rëndese, dhimbje, pulsime, kruarje, ngërçe në këmbë, ënjtje dhe në raste të rënda, ulçera.

    Studiues në Tajvan analizuan të dhënat e 8782 personave të moshës 30 deri në 70 vjeç nga Biobanka e Tajvanit, midis viteve 2008 dhe 2020. Pjesëmarrësit u pyetën për ndjeshmërinë ndaj të ftohtit në këmbë dhe ndjesinë e rëndesës. Gjithashtu u regjistruan faktorë të tjerë si mosha, profesioni, dieta, pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, pesha, diabeti dhe tensioni i lartë.

    Nga pjesëmarrësit, 5888 thanë se nuk ishin të mbindjeshëm ndaj të ftohtit, më pak se 6% prej tyre kishin variçe. Ndërsa nga 1535 që ishin ndjeshëm të ftohtit në nivel mesatar, pak më shumë se 9% kishin variçe. Nga 1359 që ishin shumë të ndjeshëm, mbi 14% ishin të prekur.

    Analiza statistikore tregoi se mbindjeshmëria mesatare deri e rëndë ndaj të ftohtit lidhej me një rritje prej 49% deri 89% të mundësisë për të pasur variçe, krahasuar me ata që nuk kishin këtë simptomë. Ndjesia e rëndesës në këmbë ishte gjithashtu katër herë më e zakonshme te njerëzit me variçe.

    Punët që përfshijnë qëndrimin në këmbë për periudha të gjata lidhen me një rrezik të shtuar prej 45%. Ndër ata që ndienin rëndesë në këmbë, personat me ndjeshmëri mesatare ndaj të ftohtit kishin 90% më shumë gjasa të kishin variçe, ndërsa ata me ndjeshmëri ekstreme kishin më shumë se trefishin e rrezikut.

    Dr. Yung-Po Liaw nga Universiteti Mjekësor Chung Shan tha se ndjeshmëria ndaj të ftohtit shpesh neglizhohet në praktikat klinike. Megjithatë, kombinimi i këmbëve të rënda dhe të ftohta rrit ndjeshëm mundësinë për të zbuluar variçet, duke theksuar rëndësinë e njohjes së këtyre shenjave herët. / Talker News – Syri.net

  • Topalli poston videon ku Berisha thotë: Diaspora shqiptare është në këmbë

    Topalli poston videon ku Berisha thotë: Diaspora shqiptare është në këmbë

    Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka postuar një video të Sali Berishës nga Dibra. Aty dëgjohet që kreu i PD-së thotë se Diaspora shqiptare është në këmbë. ‘‘Diaspora shqiptare është e tëra në këmbë. Ka jo një, por shumë përfaqësues të saj në këtë sallë dhe unë i përshëndes shumë përzemërsisht. I përshëndes vëllezërit, motrat tona kudo që janë. I ftoj të votojnë me dinjitet, të votojnë në privacinë e tyre, të votojnë si qytetarë dinjitozë për të shpëtuar këtë vend nga narkodiktatura, për të rikthyer në Shqipëri shpresën, besimin, të ardhmen tonë”,-thotë Berisha.

  • Kryeministri në këmbë në aksin rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë

    Kryeministri në këmbë në aksin rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë

    Në rrugën e re Maliq-Lozhan-Strelcë, një aks i sapopërfunduar që lidh Maliqin me Gramshin, e që do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane, duke krijuar kushte të reja për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë, agrobiznesit dhe agroturizmit në këtë zonë, ka ecur në këmbë kryeministri Rama. Ai ishte shoqeruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe shefi i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi.
    Ky aks jep jetë dhe zhvillim krejt zonës.